Close
Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 161
  1. #31
    ...gjenķ... Maska e mad
    Anėtarėsuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321
    ca gallate.....çeku jep ne gjate cdo blloku reklamash, spotin qe himnizon kthimin e Nedved per te mbeshtetur kombtaren ne kete moment...nderkohe qe gjysma e popullsise(asaj te interesuar per futbollin, kuptohet) ...e kritizon ashper menyren se si u soll kapiteni legjendar, duke mohuar pjesemarrjen ne kombtare per ndeshjet e grupit.

    nesje, me pak fjale, te shtunen ne norvegji, dhe sot java ne Letna, ceket do "mblidhen" te unifikuar duke mbeshtetur ekipin e tyre.

    {^_^}
    ::|maDes!gn © 2009|::

  2. #32
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Ceki...Spanje...Zvicer ---> Nje bast per fiksim neser!

  3. #33
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Tė besuarit e Aragonesit do tė kėrkojnė golat ndaj Sllovakisė qė shpreson nė njė kualifikim histori 12-11-2005

    Spanja, pėr autokritikė ndaj Sllovakisė

    Formacionet e mundshme:

    Spanjė: Casiljas, Salgado, Ibanez, Pujol, Del Horno, Ksavi, Albelda, Ksabi Alonso, Rejes, Raul, Torres

    Sllovakia: Kontofalski, Skrtel, Kratoēvil, Had, Petras, Karhan, Hodur, Valaēoviē, Hlinka, Nemeth, Vitek
    Gjyqtar: Masimo De Santis (Itali)

    Spanja humbi shumė pikė nė prestigjin e vet, kur nuk arriti tė kualifikohet direkt pėr nė Kupėn e Botės 2006. Kapiteni i kombėtares dhe kapiteni i Realit tė Madridit, Raul, ka deklaruar se ndeshja kundėr Sllovakisė nė "play-off" ėshtė mė shumė se e rėndėsishme. "Ne nuk u paraqitėm nė nivelim qė pritej gjatė kualifikimeve. Ne ishim tė pandėrgjegjshėm dhe ėshtė faji ynė qė jemi nė "play-off", por tani duhet ta shlyejmė gabimin tonė. Do tė ishte njė zhgėnjim i madh, nėse nuk kualifikohemi pėr nė Gjermani," tha sulmuesi spanjoll. Spanja u detyrua tė merrte pjesė nė "play-off", pasi doli e dyta nė grupin kualifikues pėr botėror, ndėrkohė vendin e parė e zuri Serbia.

    Problemi kryesor i ekipit, i cili u vu re qartė, ishte paaftėsia e lojtarėve pėr tė kthyer nė gola dominimin nė mbajtien e topit. Gjithsesi, me sulmues si Fernando Torres dhe Raul duket se gjithēka duhet tė rregullohet. "Mendoj se Torres, Raul, Morientes dhe Vila janė lojtarė qė dinė tė shėnojnė. Ata sė shpejti do t'i tregojnė vlerat e tyre," tha lojtari i Arsenalit, Hoze Antonio Rejes. Edhe ky i fundit pritet tė jetė pjesė e rėndėsishme e sulmit, pasi Aragones me shumė mundėsi do tė formojė nė sulm treshen Rejes-Torres-Raul. Edhe pse kundėrshtari i tyre, Sllovakia, ėshtė njė emėr jo shumė i madh nė futbollin europian dhe botėror, ata treguan njė formė shumė tė mirė nė fazėn nė grupe, duke dalė nė vendin e dytė nė grupin e tretė, pas Portugalisė. Trajneri i sllovakėve, Dusan Galis, e ka cilėsuar arritjen e kombėtares sė tij si mė tė mirėn nė 12 vitet e fundit, qė kur Sllovakia fitoi pavarėsinė. "Ne kemi bėrė njė paraqitje shumė tė mirė. Tani na mbetet edhe vetėm njė hap i fundit pėr t'u bėrė, dhe mendoj se do tė paraqitemi shumė mirė. Ne treguam se kemi njė ekip shumė tė fortė, dhe se prezantojmė njė nivel tė lartė loje. Kjo ėshtė arritja mė e madhe e futbollit sllovak, qė nga koha kur fitoi pavarėsinė," tha Galis. Sllovakėt janė me moral shumė tė lartė dhe synojnė sa mė shumė.

    "Duke e ditur se Spanja ėshtė njė emėr i madh i futbollit botėror, mund tė them qė nė letėr ata janė favoritė. Gjithsesi, ne do tė kėrkojmė kualifikimin, pasi nuk kemi asgjė pėr tė humbur. Kjo ėshtė hera e parė qė marrim pjesė nė "play-off"-et e botėrorit. Ėshtė njė arritje shumė e madhe, por duhet tė kėrkojmė edhe diēka mė shumė," tha mbrojtėsi Roman Kratoēvil. Nė ndeshjen ndaj Spanjės, Sllovakia do tė udhėtojė pa portierin Juraj Ēobej, pasi ky i fundit u dėmtua gjatė njė ndeshjeje tė ekipit tė tij, Artmedias. Ai do tė zėvendėsohet nga portieri i Tenerifes, Marian Kelemen.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #34
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ballkanasit, tė pėrgjysmuar do tė luajnė nė Bern ndaj vendėsve qė nuk humbasim qė prej 13 ndeshjesh 12-11-2005

    Zvicra pret Turqinė me mungesa

    Formacionet e mundshme:

    Zvicėr: Zuberbuehler, Degen, Myller, Senderos, Manjin, Gigaks, Jakin, Kabanas, Barneta, Frei, Shtreler

    Turqi: Demirel, Akiel, Toraman, Alpaj, Ozat, Nihat, Sahin, Ēimsir, Metin, Shukur, Altintop
    Gjyqtar: Mishel Lubos (Sllovaki)

    Trajneri i Zvicrės, Koebi Kuhn, ka deklaruar se nuk ėshtė aspak i avantazhuar se Turqia do tė ketė disa mungesa pėr shkak dėmtimesh dhe pezullimesh, nė ndeshjen e parė tė "play-off"-it. "Nuk mendoj se do tė jemi mė tė avantazhuar nga mungesat qė ka Turqia. Kjo nuk do tė thotė se ata nuk kanė lojtarė cilėsorė pėr t'i zėvendėsuar. Ne i kemi ndjekur ndeshjet e Turqisė nė transfertė, dhe kemi vėrė re se ata janė shumė tė rrezikshėm, pasi sulmojnė shumė," tha Kuhn. Zvicra do tė shkojė nė kėtė sifdė pas 13 ndeshjeve, pa u mundur nė fushėn e tyre. Edhe trajneri Kuhn do tė ketė disa mungesa. Mesfushori Johan Vogel dhe sulmuesi Johan Vonlaten kanė pėsuar dėmtim, dhe nuk janė gati pėr ndeshjen e parė. Por pėr trajnerin e Turqisė, Fatih Terim, do tė jenė mė tė shumta mungesat.

    Emre dhe Hamit Altintop do tė mungojnė pėr shkak pezullimi, ndėrsa Bashturk, Hasan Shash dhe Ibrahim Akin janė tė dėmtuar. Terim ka rithirrur nė kombėtare veteranin Hakan Shukur, duke shpresuar qė eksperienca e tij do tė jetė e dobishme, pasi mund tė luajė nė sulm me Halil Altintopin. "Kemi disa mungesa tė rėndėsishme, por po mundohemi qė t'i zėvendėsojmė ato sa mė mirė. Mendoj se tė gjithė do tė japin maksimumin nė njė atė ndeshje," tha Terim. Turqia u rendit e dyta nė fazėn nė grupe, pas Ukrainės, por la pas skuadra si Danimarka apo Greqia.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #35
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    24 orė pėrpara ndeshjes, ēekėt protestojnė pėr kushtet e fushės nė Oslo 12-11-2005

    Norvegji-Ēeki, fusha vendos "dyfish"

    Norvegji: Myhre, Bergdolmo, Hagen, Hangeland, Rise, Soli, Grindeim, Haestad, Pedersen, Kerju, Iversen.

    Ēekia: Ēeh, Grigera, Rozehnal, Ujfalushi, Jankulovski, Poborski, Galashek, Roziēki, Heinz, Smiēer, Barosh.

    Gjyqtar: Masimo Busaka (Zvicėr)

    Norvegjia beson se mund tė fitojė nė ndeshjen e parė ndaj Ēekisė, duke pėrfituar edhe nga kushtet e kėqija tė fushės. Fusha e stadiumit ku do tė zhvillohet ndeshja ėshtė e dėmtuar, pėr shkak tė shirave dhe se nė fundjavė ėshtė luajtur finalja e kupės pėr femra e meshkuj. Edhe pse nuk duket diēka qė mund ta lejojė njė lojė tė rregullt, pėr norvegjezėt mė shumė rėndėsi ka kualifikimi. "Nėse duhet tė luajmė lojėn tonė, ne kemi nevojė pėr fushė tė mirė.

    Nė Oslo m'u duk se as fushė nuk mund tė quhej. Duhet tė bėhet diēka pėr kėtė ēėshtje," tha kapiteni i Ēekisė, Tomas Galashek. Nė kombėtare ėshtė rikthyer Pavel Nedved, por 33-vjeēari do tė mungojė pėr shkak dėmtimi. Edhe shtatlarti Jan Koler nuk do tė jetė pėr kombėtaren e tij, ndėrkohė qė norvegjezėt nuk kanė mungesa tė rėndėsishme. "Nuk mendoj se fusha do tė jetė nė favorin tonė. Tė dy ekipet do ta kenė pak tė vėshtirė pėr tė luajtur, por mendoj se do tė fitojė mė i miri.

    Kam shumė besim se shpirti i garės qė ka ekipi ynė do tė fitojė pėrballė aftėsive individuale qė kanė ēekėt. Jemi gati pėr tė siguruar kualifikimin e botėrorit, edhe pse nuk ėshtė shumė e lehtė," tha mesfushori norvegjez Morten Gamst Pedersen. Ndeshja e kthimit do tė luhet tė mėrkurėn nė Pragė.

    Play off
    Europė
    (19:30) Norvegji Ēeki
    (20:45) Zvicėr Turqi
    (22:00) Spanjė Sllovaki
    Amerikė V / Azi
    (23:30) Trinidad Bahrain
    Amerikė J / Oqeani
    (24:00) Uruguaj Australi
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #36
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Anglia 3 - Argjentina 2 ...sapo mbaroi ndeshja!

    What a fantastic game...

    Komentet me vone!

  7. #37
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Sic i parashikova ndeshjet sot ashtu dolen! Merite per Cekin qe vajti qe mundi Norvegjin 0-1 dhe jan ekip qe meritojn te shkojn ne boterore! Merite gjithashtu dhe per Zvicren qe mundi Turqin 2-0 dhe duket me afer kualifikimi! Ndeshja tjeter per Spanjen cdo gje po ecen mire!

  8. #38
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    NORVEGJI - CEKI 0 - 1 .... Smicer 32'

    Nje gol i Smicer i jep fitoren cekeve ne ndeshjen e pare . Si gjithmone ky Smicer deciziv (shenoi golin 2-3 ne finalen e champions me Liverpool) .
    Pashe vetem 20 minuta ndeshje dhe ceket mu duken shume superior ne gjithe repartet dhe e meritojne boterorin .
    Theksohet edhe rikthimi i NEDVED ne kombetare ...ishte titullar sot.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  9. #39
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    ZVICER - TURQI 2-0 ......Senderos-41', Behrami-86'

    Ndeshjen nuk e pashe . Sipas disa komenteve thone qe turqit kane qene dobet fare.
    Konfirmohet ajo turqi skandal qe pame me Shqiperine ne Tirane . Ajo turqi qe lozi me ne , nuk meriton boterorin .
    Shenon golin e dyte Behrami , kosovari qe eshte bere zvicerian .
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  10. #40
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    URUGUAJ - AUSTRALI 1 - 0 ....Rodrigues 36'.

    Uruguaj dominon ndeshjen dhe humb raste te shumta . Shenon Rodriguez pas nje krosi te Recobes.
    Skuadra e kangureve e drejtuar nga trajneri PSV Hiddink shume me fat . Do perpiqet ta permbyse rezultatin ne ndeshjen e kthimit te merkuren .
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Botėrori i klubeve 2006
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 20-12-2006, 08:50
  2. Kush mendoni se ishte gjyqtari me i mire i ketij Boterori.
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 15-07-2006, 18:27
  3. Tifozat e Italisė!
    Nga Isomer937 nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 710
    Postimi i Fundit: 13-07-2006, 05:39
  4. Botėrori 2006: Barazi totale apo ndeshjet e para?
    Nga OO7 nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 17-06-2006, 14:21
  5. Boterori 2006 Live ne Internet
    Nga diikush nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 13-06-2006, 15:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •