Ishte vertete ftohte, nderkohe qe buzeqeshja e diellit ne agim paralajmeronte per nje kohe te mire.
Hipi mbi nje gur, ku rrezet e diellit binin pingul me qellim te shkrihej e thahej Kishte kaluar vertete nje nate te lige, ndoshta me te veshtiren e jetes se saj dhe i duhej pak kohe ta kaperceje kete enderr te fikeshme.
Dikur kishte degjuar nga i gjyshi se Zoti eshte me durimtaret dhe tha me vete, nese eshte e vertete kjo atehere duhet te shpresoj qe Zoti nuk do me humbe, dhe padashje buzeqeshi nen vete.
Nuk dinte cte bente, mendoi te kthehej nga kish ardhur, por ku te kthehej? Kthimi ne kasollen e vjeter do te thote vetedorezim ne kthetrat e vdekjes.
Po cte bente atehere? Ajo s`kishte asnje ku te mbeshtetej, dhe i vetmi njeri qe mund ta ndihmonte ndodhej aq larg
Megjithate fjala e gjyshit i dha nje kurajo te madhe, dhe thosh me vete:Perse valle nuk ju kushtova me shume rendesi porosive te tij?...
Mendoi te trokiste ne ndonje dere shtepie ne ate fshat te vogel, por i vinte dhe turp.Mendoi e mendoi por nuk pa ndonje zgjidhje me te mire se ajo dhe ju drejtua shtepise me te afert.Hyri ne oborrin e saj te rrethuar me nje gardh te drunjte mirepo nuk pa asnje levizje njeriu!!!
Eh tha me vete , sa shpejt ndryshon tradita ne popull, une e dija qe ne fshat ngrihen qe me nate, po kjo keshtu!!!
Sa me shume i afrohej deres aq me e habitur mbetej.
Erdhi deri tek dera, dhe nisi te trokase me doren e ngrire nga I ftohti
Trokiti nje here, askush sju pergjigj, trokiti serish persri asnje reagim! Trokiti me fort por serish nuk foli njeri!
Mendoi ta hape deren por nuk e kishte zakon te hynte pa leje, me mire preferoi te qendroje pas saj derisa te zgjohen te zotet e shtepise.
Priti nje ore dhe serish asnje ze, asnje zhurme dere
Atehere tha me vete, ndoshta do jete shtepi e braktisur sepse kish vite qe kishte filluar dyndja masive ne zonat urbane e kryesisht neper qytetet e medha.
Fshati ishte tashme dicka e dale mode, dhe nuk i plotesonte me nevojat e rinise, per argetim, clodhje e arsim Sa keq psheretiu nder vete Nadia, ndoshta ketu nuk ka vende argetimi,por ama ben nje jete kaq te bukur, kaq te qete, ne shtepine tende ku nuk i shkon ndermend njeriu te te beje keq, njerezit jane aq te afert me njeri-tjeterin
Duke cuar ndermend keto gjera harroi te trokase serish, dhe per pak sekonda e pa veten brenda shtepise modeste, qe nuk qe me e mire nga shtepia e saj.
Hyri brenda dhe nuk pa kembe njeriu,por disa rroba te vjetera qe ishin lene mbi nje shtrat druri, dhe nje pale tesbih lene permbi nje postiqe te leshte.nderkohe mbi oxhak kishte nje liber te shendriteshem nga kapaket qe i terhoqi vemendjen.
Ne fillim ju desh ta pastroje me nje lecke qe pa mbi krevatin e drunjte dhe me pas e hapi dhe vuri re qe ishte nje liber i shenjte qe i thonin Kuran.
Nuk kishte dijeni per kete, madje si kishte interesuar kurre ne jete,pasi nderroi disa flete, pa nje varg te tij qe e mbushi plot force e shprese:Me te vertete pas veshtiresise vjen lehtesimi i cili ishte perseritur dy here rradhazi.Ah ska dyshim qe keshtu do te jete tha Nadia, dhe u duk sikur ju shfaq fytyra e qeshure e Enesit ne kapakun e shendriteshem te kuranit.
Tha me vete po kete liber perse nuk e paskan marre me vete por e kane lene mbi oxhak ta permbyse pluhuri?
Megjithate i ftohti e uria e bene qe ta lere serish librin mbi oxhak, i cili heren e dyte shkelqeu edhe me shume.
U mblodh nen lecka derisa u ngroh pak dhe me pas filloi te kerkoje nese ka mbetur gabimisht ndonje gje per te shuar urine.
Pasi verejti ne nje dollap druri pa se kishte buke madje jo shume e ndenjur dhe habia i shtohej ende me shume! Megjithate e mori buken dhe pasi e theku pak ne thengjij nisi ta hante me shume uri.Nderkohe u degjua nje kercitje ne dere qe e la te shtangur per nje moment, e pas zerit te ngjirur te deres u shfaq edhe nje plak i moshuar, mbushur plot thinja ne koke, me nje mjeker te bardhe si bore e me duar te thara plotesisht sa nga i ftohti e sa nga pleqeria.
Nadia u skuq nga turpi dhe harroi te flase por u ngrit ne kembe e priste nga momenti ne moment reagimin e plakut.Priti pak sekonda por plaku nuk flet, per cudi as qe e ka vene re se ka njeri brenda ne dhome, vetem mori disa shkarpa qe kishte mbledhur dhe u drejtua drejt oxhakut.
Nadia u habit edhe me shume dhe me ne fund e theu heshtjen duke thene: Me fal qe ndoshta hyra pa leje por mendova se eshte shtepi e braktisur
Ate cast plaku hodhi shikimin drejt kendit te dhomes nga erdhi zeri shume i habitur dhe tha jo, jo nuk ka mundesi ti ke vdekur, o Zot o Zot me dergo sa me shpejt tek ime bije, mos me ler te vuaj kaq shume ne kete bote mizore
Nderkohe qe Nadia vuri re se kishte perpara nje njeri te verber dhe qe kishte derdhur lot, e kishte zemren cope, plot plage e andrralla.
Sa keq i erdhi per te, ju afrua dhe filloi ti fshinte piken e lotit qe i rrodhi nga syri i tij i verber.
Me fal qe ndoshta te shqetesova, por une nuk jam jot bije, jam nje vajze jetime, pa nene pa baba, pa motra e vellezer.Gjithcka qe kam eshte vetem nje njeri qe e dua shume por jeta po tregohet kaq mizore me ne
Ate cast Nadia vuri re se se plakut po i lotonin te dy syte, dhe sa me shume degjonte aq me i shpeshte behej loti.
E degjoi tere historine e Nadias ne kembe, me pas coi duart drejt saj dhe i perkedheli koken rrumbullake, qe se kishte perkedheluar askush qe prej nates kur babai e kishte nxjerre jashte.
Me pas i gjeti edhe syte dhe filluan te fshijne lotet e njeri -tjeterit.
Qane kohe te tera ne kembe , me pas o lodhen dhe u ulen prane vatres te ngrohen e te flasin me shtruar.
Nderkohe qe Nadia nuk rendte se pyeturi dhe plaku tregonte e qante
Sa e rende qenka jeta tha me vete, ande se paskam njohur!!!
Midis te tjerash plaku i tregoi edhe historine e bijes se tij qe kishte disa vite e vdekur, madje ne moshen me te bukur, kur kishte vendosur ta martoje, madje ja kishte blere edhe vellon e nuserise
E kishte lene te vetem ne lot e verberi .
Ah tha plaku, e largoi Zoti prej meje, dhe e mori per vete ishte aq e mire, aq e dashur Fundja Zoti merr te miret, sepse te ligjte ska ci duhen.
Me pas rendi ne lutje:O Zot ti e di sa po vuaj por te lutem mos u merzit nga fjalet e nje plaku matuf qe e ka keputur malli,per te bijen qe ti i more megjithate ky qe vullneti yt dhe u plotesofte deri ne fund, u befte ashtu sic do Ti e jo si te dua une.
Pas kesaj pyeti Nadian, po ti moj bije cke vendosur te besh tani e tutje?
Ajo ju pergjigj nen ze, as vete se di cdo te bej,kam frike te kthehem por ajo qe dua, eshte te takoj dashurine time qe do vije seshpejti dhe ai do me mbroje.
Shume mire tha plaku qendro disa dite ketu dhe me vone mbase do gjejme ndonje zgjidhje.
Folen e qane derisa shkarpat u dogjen dhe plakut i duhej qe te dilte te merrte te tjera nderkohe qe kete here nuk vajti vetem por sebashku me Nadian .
Krijoni Kontakt