Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Të dua nënë të dua shumë.

    Të dua nënë të dua shumë
    1.
    Shpirti im është përmalluar
    Është tretur bërë shkumë
    Ka shumë kohë s’të kam takuar
    Të dua nënë të dua shumë.

    2.
    Syri im është duke qarë
    Po rrjedh lot tamam si shi,
    ka shumë kohë që s’të kam parë
    ka kohë nënë që s’rri me ty.

    3.
    Goja ime rri e heshtur
    ska dëshirë të nxjerr më fjalë
    shpirti im është shumë i etur
    e dogji malli për ty o nënë.

    4.
    Zemra ime digjet flakë
    nga malli u bë hi e shkrumb,
    të kujtoj unë ditë e natë
    të dua nënë të dua shumë.

    5.
    Dora ime më nuk shkruan
    rri e ngrirë porsi një shkëmb,
    zemra ime për ty vuan
    shpirti nënë për ty më dhëmb.

    6
    Ti je yll që shumë ndriçon
    mëshira e Zotit mbi tokë,
    ti je ajo që më gëzon
    pa ty s’ka kuptim kjo botë.

    7.
    Ti je hëna që dritë bën
    me këtë dritë gjej rrugën unë
    ti çdo dhembje ma shëron
    të dua nënë të dua shumë.

    8.
    Me përgjërim zemra ime
    të lutet çdo ditë o Zot
    mëshiro Ti nënën time
    dhe të gjitha nënat në botë.


    Pershendes me kete te gjithe nenat .
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e enes22
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    26

    Pershendetje

    Shume e bukur kjo poezia
    Indrit te lumshin duart
    besoj se do jesh jashte Atdheut
    meqenese ke shkruar kete poezi kaq te bukur
    jo per dicka porse kur je larg prinderve dhe te afermve
    kupton se sa i madh eshte malli per prinderit dhe NENEN ne vecanti
    BRAVOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO
    Gjithçka ka në qiej e në tokë i bën sexhde vetëm All-llahut me dëshirë ose me dhunë, (i bëjnë sexhde) edhe hijet e tyre në mëngjes e mbrëmje.
    multimedia islame
    gjithcka mbi multimedian islame

  3. #3
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Indrit, shume njerez shkruajne per gjera qe e prekin njerezine, pavaresisht se ia fusin kot. Sepse e dijne qe njerezia do preket nga situata (jo shkrimi), nga interpretimi qe i vejne vete... e do thuajne, "Bah! Paske talent!" Futi dhe nje moral qe e kaperdijne lehte ne fyt si psh, "Dashuria e vertete fiton," ose "Degjoni mamin dhe babin dhe merrni nota te mira," dhe ja ku na del talenti.
    Je permiresuar... por prap s'me pelqen.
    Pershendetje!
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #4
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Citim Postuar më parë nga enes22
    Shume e bukur kjo poezia
    Indrit te lumshin duart
    besoj se do jesh jashte Atdheut
    meqenese ke shkruar kete poezi kaq te bukur
    jo per dicka porse kur je larg prinderve dhe te afermve
    kupton se sa i madh eshte malli per prinderit dhe NENEN ne vecanti
    BRAVOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO
    Pershendetje enes!

    Te them te drejten jashte jam momentalisht dhe seshpejti besoj se do e bej nje xhiro andej nga shqiperia.
    Une nuk mund ta vleresoj dot veten por them se cdo gje qe lidhet me nenen eshte prekese dhe per pasoje edhe e bukur.
    pershendetje!
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #5
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Citim Postuar më parë nga Leila
    Indrit, shume njerez shkruajne per gjera qe e prekin njerezine, pavaresisht se ia fusin kot. Sepse e dijne qe njerezia do preket nga situata (jo shkrimi), nga interpretimi qe i vejne vete... e do thuajne, "Bah! Paske talent!" Futi dhe nje moral qe e kaperdijne lehte ne fyt si psh, "Dashuria e vertete fiton," ose "Degjoni mamin dhe babin dhe merrni nota te mira," dhe ja ku na del talenti.
    Je permiresuar... por prap s'me pelqen.
    Pershendetje!
    Leila ti je nje personazh shume i cuditshem ketu. e ke degjuar ti ate shprehjen:" o me beni dhenderr o rashe e vdiqa" Pra sipas teje ose duhet te shkruajme ashtu sikur do ti ose ndryshe nuk behet.
    Gjithesesi mendoj se kritika te eshte bere ves tashme dhe se ke per te keq.
    Kurse ne dmth brezi jone jemi lindur ne komunizem edhe nese mesonim mesonim qe te kenaqnim partine fillimisht pastaj nenen.
    E ke degjuar vjershen ti?

    Kam dy nena o femi
    nje ne klase e nje ne shpi
    edhe nje e kam ne gji
    ajo eshte nena parti.

    hahhahaaha po te kisja vene kete ndoshata do kisha shume te drejte.
    Degjo tani te kam bere disa vargje dhe shpresoj qe te mos me keqkuptosh.
    po i postoj me poshte
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #6
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Leiles

    Leila jone vajze me name
    vetes i ben shume reklame
    ne sdo vend dhe edicjon
    gjithe anetaret kritikon

    E ka thene mjaft mire i pari
    kjo proverbe s'do me llafe
    njeriu si sheh mangesite e tij
    se ato qendrojne pas qafe

    Kritikat ketu i shkojne vec maces
    ty ste shjkojne por mos u bezdis
    ne proze e varg macja eshte e madhe
    ndersa ti me ngjan si mize

    prapeseprape te respektoj
    sepse vajze e mire je
    kete kurre s'do ta mohoj
    ate qe e ke e ke.

    Miqesisht Indriti.
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #7
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Na o Indrit, me qe te ngeli merak... kliko ketu te shikosh nje kritike qe i bera maces. Shiko dhe Dikean (grrrrrrr... kjo) pas meje dhe Pelinin. Ti thua qe Leila ben komplimenta maces jo se e beson vertete kete qe thua, por qe te lehtesosh ndergjegjen tende; kjo eshte menyra jote per te lepire "plaget" qe te paskam dhene une, kur une ne fakt po te them realitetin. Ti ke dy zgjedhje... ose meso ose beji plage dhe me kundershto. Kritika s'ka pse te jete merzi, plage, goditje, apo dicka negative. Une te thashe qe je permiresuar dhe kjo eshte gje e mire.
    ... e me thone mua "negative."
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  8. #8
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Citim Postuar më parë nga Leila
    Na o Indrit, me qe te ngeli merak... kliko ketu te shikosh nje kritike qe i bera maces. Shiko dhe Dikean (grrrrrrr... kjo) pas meje dhe Pelinin. Ti thua qe Leila ben komplimenta maces jo se e beson vertete kete qe thua, por qe te lehtesosh ndergjegjen tende; kjo eshte menyra jote per te lepire "plaget" qe te paskam dhene une, kur une ne fakt po te them realitetin. Ti ke dy zgjedhje... ose meso ose beji plage dhe me kundershto. Kritika s'ka pse te jete merzi, plage, goditje, apo dicka negative. Une te thashe qe je permiresuar dhe kjo eshte gje e mire.
    ... e me thone mua "negative."
    Degjo te pakten kij miresine te me thuash urdhero e jo na se dihet se per ke perdoret naja.
    Pastaj ti sme ke kuptuar fare mua, une te thashe se maces i shkon te beje kritika e jo ty, e sa per komplimentat nese i ben mire ben pasi macja i meriton.
    Me aq sa kuptoj une ajo ketu eshte pena me e forte sot per sot.
    Pastaj Une skam pretenduar se jam poet, poezia eshte komplet jashte sektorit tim por kjo nuk do te thote qe edhe une te mos shgarravis ndonjehere ketu apo jo?
    Nejse me sa shoh po vij ne permiresim une sidomos pas poezise qe te thura ty
    Se fundi tani po dal me keqardhje nga ky ambjent kaq letrar per tu hedhur ne nje rubrike tjeter te forumit.
    Pershendetje!
    Injoranca nuk zhduket me top

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e rabija
    Anëtarësuar
    02-08-2006
    Postime
    126
    Shume e bukur poezia,nuk ka vrejtje perveq nga ata qe nuk dine te vlersojne, sikur puna e leiles!Mos po flet jerm nga zjarrmija,kur thojne shumica ose te gjithe bukur ajo na paska qef te kundershtoj!Por ama kjo eshte pune qe shihet! BRAVO

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Ciao nga BaBa, INDRITI e ke myt byrazero hallall per temen

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •