Bllokimi i vizës së Ruçit për në SHBA, rikthehet në debatin e PS



7 Tetor Nano përgatit skemën kundër sekretarit të Përgjithshëm

Qëndrimit që sekretari i Përgjithshëm, Gramoz Ruçi, është duke mbajtur këto ditë kundër Nanos, ish-kreu i socialistëve mund t’i kundërpërgjigjet ashpër gjatë zhvillimit të kongresit të PS-së, më 8 tetor. Burimet serioze pranë PS-së kanë bërë të ditur se mbështetësit e Meidanit janë duke formuluar një tjetër skemë kundër Ramës, ku dhe Ruçi nuk do të mbetet jashtë përplasjeve. Mësohet se në qendër të sulmit do të jetë fakti se Ruçit nuk iu dha viza për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në zhvillimin e punimeve të Kongresit të Partisë Republikane. Në atë periudhë, kur u bë publikë një fakt i tillë, Nano e mbrojti fort zëvendësin e tij në parti, por tani, me sa dukt mund, ta përdorë arsyen e bllokimit të vizës për të thënë gjëra të reja, lidhur me këtë fakt.

Megjithatë jashtë vëmendjes së Nanos nuk do të mbesin dhe një sërë përplasjesh të tjera mes tij dhe Ruçit. Sipas mbështetësve të Nanos, Ruçi është numri dy i selisë rozë, ndaj dhe ka përgjegjësitë e tij për humbjen. Megjithatë, vetëm pasi Nano të jetë kthyer në Tiranë do të bëhet e qartë dhe skema e tij, për të përballuar luftën në Partinë Socialiste. Përplasja mes të dy drejtuesve kryesorë të Partisë Socialiste është ashpërsuar dhe nga fakti se Ruçi dy ditë më parë ka theksuar se socialistët do të fitojnë dhe pa Fatos Nanon, duke përjashtuar një paralele mes PS-së dhe drejtimit të ish-Jugosllavisë.