Kryeministri grek anullon viziten ne Turqi. Ankaraja e pakenaqur nga Karamanlis
Ora: 19:50
Nga.B
ATHINE (5 Nentor)-Kryeministri grek Kostas Karamanlis ka shtyre pa afat nje vizite jozyrtare ne Turqi. Vizita ishte planifikuar te zhvillohet ne fund te nentorit, kane bere te ditur burime qeveritare greke, te cituara nga gazeta greke Kathimerini.
Sipas te njejta burimeve, shqetesimi i Greqise ishte se vizita duhej te zhvillohej “ne rrethana sa me te mira te mundshme” dhe te konfirmojme marredheniet e mira bilaterale mes vendeve. Kjo vizite nuk mund te zhvillohej, theksojne burimet qeveritare greke, per 3 arsye: “Deklaratat e fundit joproduktive te zytareve turq”, aktiviteti i organizates nacionaliste ekstremiste “Ujqerit gri” dhe vecanerisht demonstratat e tyre kunder Patriarkales Ekumenike ne Stamboll. Gjithashtu nje tjeter shkak qe ka detyruar Athinen zyrtare te shtyje viziten e kryeministrit ne Ankara ka qene dhe dalja e nje dokumenti nga ana e Keshillit Kombetar Turk te Sigurise, i cili riafirmonte se cdo perpjekje nga ana e Greqise per te zgjeruar territoret e saj ujore do te perbente nje shkak per lufte.
Megjithate burimet diplomatike turke, te cituara nga gazeta Kathimerini, kane bere te ditur se ata ende prisnin se vizita e Karamanlisit do te zhvillohej deri ne fund te vitit dhe se kishin marre kete siguri nga qeveria greke. Deklarata e tyre linte te nenkuptohej, se Turqia do te ishte tej mase e pakenaqur nga nje shtyrje paafat te kesaj vizite, perfundon gazeta greke Kathimerini.
Ne fund te muajit nentor Karamanlis pritet te zhvilloje nje vizite ne Shqiperi. Ky lajm eshte bere i ditur publikisht nga kryeministri Sali Berisha. Zyrtare greke nuk jane prononcuar ende per kete vizite, nderkohe pak dite me pare Presidenti i Greqise, Karolios Papulias ka anulluar viziten dhe takimin me Presidentin e Shqiperise, Alfred Moisiu per shkak te protestave te perfaqsuesve te Komunitetit Cam. Athina zyrtare u shpreh e pakenaqur per masat e sigurise ndaj Presidentit grek gje qe solli dhe deshtimin e ketij takimi.
.
. (Ekatherini/Balkanweb)
Krijoni Kontakt