Marre nga BBC Shqip
El-Baradei merr çmimin Nobel për Paqen
Çmimi Nobel i Paqes i është dhënë këtë vit agjencisë bërthamore të OKB-së dhe drejtorit të saj egjiptian, Mohammed El-Baradei.
Komiteti Nobel tha se çmimi jepej për punën e tyre për të nxitur aplikimin e sigurt dhe paqësor të energjisë bërthamore, dhe parandalimin e përdorimit të saj për qëllime ushtarake.
Zoti El-Baradei tha se çmimi njihte kërcënimin më të madh që i vinte botës dhe do të forcojë rolin e agjencisë në përballimin e problemeve lidhur me programet bërthamore të Koresë së Veriut e Iranit.
"Çmimi njeh rrezikun numër një me të cilin përballemi sot dhe ky është kërcënimi i përhapjes së armëve bërthamore, ekzistenca e vazhdueshme e mijëra armëve bërthamore dhe perspektiva e terrorizmit bërthamor," tha zoti El-Baradei
"Komiteti njeh se këto rreziqe e të tjera mund të zgjidhen vetëm nëpërmjet bashkëpunimit më të madh të mundshëm ndërkombëtar dhe si dhe rolin e përpjekjeve shumëpalëshe për të zgjidhur sfidat me të cilat përballemi.
Më parë zoti El-Baradei ishte zgjedhur për një mandat të tretë në detyrë, pasi Shtetet e Bashkuara tërhoqën kundërshtimin e tyre.
----------------------------------------------------------------------------------------------
Personalisht do te doja qe dhe emri i Hans Blix te ishte perfshire ne kete vleresim.
Krijoni Kontakt