
Postuar mė parė nga
&Mitrovicalia&
Si e vrau veten "Mandela" i Kosovės?
Ose: Tė gjitha mėkatet e Adem Demaēit!
Shkruan: Jusuf FERIZI
Ēdo regjim i Shqipėrisė londineze qė nga shpallja e pavarėsisė sė atij gjysmėshteti shqiptar (1912) e deri mė sot, pėr sa i pėrket Kosovės nuk u pozicionua drejt ashtu siē e meriton ēėshtja e Kosovės. Pėr mė tepėr, duke filluar nga Lufta e Dytė Botėrore e kėndej, zgjidhja e problemit tė Kosovės, herė-herė, mori edhe kahje tė atilla qė shpienin hapur drejt asgjėsimit tė plotė tė problemit tė quajtur Kosovė.
Kush deshi tė na dėrgojė nė Beograd?
Siē dihet, Partia Komuniste e Enver Hoxhės i shėrbeu besnikėrisht tezės sė njohur serbo-ruse sipas sė cilės ēėshtja e Kosovės vritet mė sė lehti nėse ajo asgjėsohet nė Tiranė. Verbėri ndaj kėsaj teze tė rrezikshme, nė njė moment, shfaqi edhe Sali Berisha, pas pėrmbytjes sė diktaturės nė Shqipėri. Si president i Shqipėrisė (nėntor 1996), si duket pėr tė shmangur vėmendjen e shqiptarėve tė katandisur nė krizen e madhe qė kishte kapluar Shqiperinė, ai mobilizoi tė gjitha mediat qė i kontrollonte nė njė propagandė gebelsiane pėr t'i ngritur shqiptarėt e Kosovės nė mbėshtetje tė demonstratave tė "demokratėve" tė Beogradit. Duke qenė nė sinkron tė plotė me Sali Berishėn, Adem Demaēi ftoi shqiptarėt e Kosovės qė "njė pėr njė" tė shkojnė nė Beograd pėr tė mbėshtetur Drashkoviēin kundėr Millosheviēit. Nė atė nėntor tė zgjedhjeve nė Serbi (1996), qytetet e Shqiperisė ishin stolisur me reklama e pano "demokratėsh" serbė, me posterė tė Drashkoviēit e tė Gjingjiēit, tė cilėve, shqiptarėmjerėt u brohorisnin sikur tė ishin shpėtimtarėt e tyre. Nė shėrbim tė zgjedhjeve nė Serbi ishte venė tėrė shtypi demokratik dhe majtist i Tiranės, si dhe mediat majtiste tė Prishtinės. Tėrė ajo tiradė e shfrenuar, tėrė ajo propagandė ēmendurakėsh, tėrė ajo mbėshtetje proserbe qė bėhej nė Tiranė nė atė nėntorin e ftohtė tė vitit 1996, s'ishte gjė tjetėr pos dėshmi e gjallimit tė njė lidhjeje tė kahershme komuniste-gjenetike tė enveristėve me rankoviēistėt e Beogradit. Nė ato pėrpjekje ēmendurakėsh tė Tiranės pėr mėnjanimin e Rugovės nga skena politike e Kosovės, nga rruga e tij autoktone pėr pavarėsinė e Republikės sė Kosovės, Sali Berisha tentoi hapur qė nė krye tė Kosovės tė nxjerrė "radikalėt" e tipit demaēianė, ata "radikalė" pra tė cilėt qė moti kishin dhėnė shenja se do tė pranonin zgjidhjen e problemit tė Kosovės nė kuadėr tė ish-Jugosllavisė. Dhe ky vrap i madh qė kishte ndėrmarrė Qeveria Demokratike (!) e Tiranės, pėrfundoi nė nėntor 1996, kur Sali Berisha ia uroi Adem Demaēit detyrėn e "presidentit" tė Republikės sė Kosovės. Ky ishte njėri prej mėkateve tė para qė bėnte Adem Demaēi qė nė ditėt e para kur kishte filluar tė merrej me politikė.
Fundi i pėrvojės sė hidhur historike
Duke pranuar kėtė "detyrė" nė Tiranė, Demaēi as qė donte tė lodhte kokėn se si do tė reagojė elektorati i Rugovės. Fatmirėsisht, falė vetėdijėsimit kombėtar tė shqiptarėve tė Kosovės as Demaēi nuk u zgjodh "president" i Kosovės, as shqiptarėt e Kosovės nuk shkuan nė Beograd pėr
t'u "solidarizuar" me "demokratėt" e Serbisė, siē i ndėrsenin Demaēi, Surroi dhe projugosllavėt e tjerė shqipfolės. Shqiptarėt e Kosovės nuk e kishin vėshtirė tė kuptojnė se "drita e lirisė" qė ua trumbetonte Demaēi, e cila do tė vinte pas ngjarjeve "tragjike" tė Beogradit, "drita e lirisė" qė do tė vinte nga "vėllezėrit" serbė, siē i quante "Mandela" ynė banorėt e kėtij shteti fqinj, ishte "dritė" e njė vdekjeje tė paparė qė do ta pėrjetonin shqiptarėt duke vrarė veten me dorė tė vet ashtu siē e vrau veten Adem Demaēi. Nė kėtė mėnyrė, elektorati i Rugovės, nėpėrmjet institucioneve qė i kishte zgjedhur me votėn e lirė, i tregoi Tiranės zyrtare se pėrvoja e hidhur historike, kur udhėheqja e Tiranės ka llogaritur tė marrė dhe tė mbajė pushtetin nė Shqipėri duke sakrifikuar Prishtinėn, edhe pse ėshtė ende e freskėt, nuk mund tė funksionojė mė dhe askush nuk mund tė llogarisė mė pėr tė qeverisur Shqipėrinė stabile pa llogaritur mirė edhe nė njė qėndrim tė drejtė dhe tė sinqertė ndaj vullnetit politik vetėvendosės tė shqiptarėve tė Kosovės
"B.sot", 22 maj 2003
__________________
Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!
Krijoni Kontakt