Close
Faqja 28 prej 31 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 310

Tema: Adem Demaēi

  1. #271
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anėtarėsuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Pėr: Adem Demaēi

    Por pse foli Demaēi kunder Rugoves? Ai thote se gjithēka ka rrjedhur nga Baton Haxhiu.
    LLapjanet nuk dojne me pa as ke mbi veti.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bajraku : 27-12-2013 mė 07:00

  2. #272
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Adem Demaēi



    Adem Demaēi do tė shpėrblehet me 177 mijė euro pėr vitet e kaluara nė burg

    Nga Express | 27 Dhjetor 2013 22:59


    Nė mbledhjen e sotshme tė Qeverisė sė Kosovės janė ndarė 55 milionė euro pėr ish tė burgosurit politikė, shpėrblim ky qė iu takon nė bazė tė njė vendimi tė mėhershėm tė Kuvendit.

    Burime tė Gazetės Express thonė se Adem Demaēit, i cili kaloi 28 vite nė burg, do ti takojnė 177 mijė euro .

    Kėto para, ai dhe ish tė burgosurit tjerė do ti marrin gjatė pesė viteve tė ardhshme.

    Ndryshe, ka edhe ish tė burgosur qė nuk kanė dashur ti marrin fare parat qė i takojnė. I tillė ėshtė Ilmi Reēica, aktualisht deputet i PDK’sė nė Kuvendin e Kosovės.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #273
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anėtarėsuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Pėr: Adem Demaēi

    Adem Demaēi, 177 mijė euro pasi shau Rugovėn, po Rexhep Qosja?
    Kohėt e fundit si edhe mė parė, Adem Demaēi dhe Rexhep Qosja kanė qenė nė ofensivė kundėr presidentit historik tė Kosovės, Ibrahim Rugova, deklarata qė nė Kosovė dhe nga shumė intelektualė ndėrkombėtarė u cilėsuan si “skandaloze”.
    Demaēi u shpreh: “Rugova ishte frikacak i madh dhe antivlerė »; Qosja: “Rugova tradhtar, armik me UĒK, i bėnte dhurata Millosheviēit”. Me kėto deklarata edhe shkėlqimi i Demacit dhe Qosjes nisi tė zbehet e mori tatėpjetėn qė kur nisėn tė kritikojnė Ibrahim Rugovėn, arikitektin e pavarėsisė sė Kosovės.
    Ditė mė parė Adem Demaēi u pėrball me kritika tė mėdha, pas deklaratės sė tij qė Ibrahim Rugova nuk ishte hero. Por duket se Demaēit nuk i shkuan huq kėto akuza kundėr Rugovės, pasi vetėm njė javė pas kėtyre kritikave dhe akuzave Demaēi shpėrblehet me 177 mijė euro nga qeveria e Thaēit, bėn tė ditur “Presheva jonė”.
    Ngjashėm me kritika dhe akuza tė tilla pa fakte nė adresė tė Rugovės ka filluar edhe Rexhep Qosja. Mos ndoshta dhe Qosja pret ndonjė shpėrblim nga qeveria e Kosovės?

    http://www.preshevajone.com/#lajmi-1

  4. #274
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Adem Demaēi

    qosja i ka ni milion
    edhe ato hallall ja baft zoti
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #275

    Pėr: Adem Demaēi

    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin
    qosja i ka ni milion
    edhe ato hallall ja baft zoti
    Ti komandant hardhuca endej po luan bishtin ksajde?Ti sa pare ke me i fitue kur shan mjekrrrat?sikur ata me t'ra n'sahan...edhe sa koh do tua puthni opongat zotėrive tė juaj?
    Fitorja e vėrtetė i takon Allahut dhe besimtarėve por qafirat kėtė nuk e kuptojnė.

  6. #276
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Adem Demaēi

    Citim Postuar mė parė nga referi_1 Lexo Postimin
    Ti komandant hardhuca endej po luan bishtin ksajde?Ti sa pare ke me i fitue kur shan mjekrrrat?sikur ata me t'ra n'sahan...edhe sa koh do tua puthni opongat zotėrive tė juaj?
    juve mier u tha ramushi
    sa ma larg prej njerzve se po ju vjen era
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #277

    Pėr: Adem Demaēi

    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin
    juve mier u tha ramushi
    sa ma larg prej njerzve se po ju vjen era
    Tregona ti njiher si i ike serbit?a u maskove si plakat?
    Fitorja e vėrtetė i takon Allahut dhe besimtarėve por qafirat kėtė nuk e kuptojnė.

  8. #278
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anėtarėsuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Pėr: Adem Demaēi

    Demaēi, 1990: “Rugova ishte njė udheheqės nė shėrbim tė interesave tė popullit”

    Historia e Demaēit me Rugovėn ėshtė e kahershme, por jo edhe mendimi i tij pėr ish-presidentin. Nė maj tė vitit 1990, pak ditė pasi Adem Demaēi ishte liruar nga burgu, Ibrahim Rugova, atėbotė Kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, e patė shpallė atė anėtar nderi tė kėsaj shoqate.

    Mė vonė, nė zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare nė Kosovė qė u patėn mbajtur nė maj tė vitit 1992, Demaēi e patė votuar Rugovėn pėr president tė Republikės sė Kosovės, ndėrsa kishte refuzuar thirrjet qė t’i dalė kundėrkandidat.
    Madje, mbahet mend deklarata e Demaēit, i cili patė thėnė se Ibrahim Rugova ka qėndrime evropiane e humaniste.
    “Rugova ishte njė udhėheqės nė shėrbim tė interesave tė popullit... duket shumė i butė, por nė tė vėrtetė ėshtė shumė i fortė”, kishte vlerėsuar Demaēi.

    Ndonese i ka kaluar mė shume se 28 vjet ne burgje,eshte shqiptari te cilin me se shumti e ka mbajtur ne burg Serbia, dhe me ligj Serbia duhet me ja paguar demeshperblimin e jo qeveria e Kosovese
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bajraku : 28-12-2013 mė 22:07

  9. #279
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Adem Demaēi

    Citim Postuar mė parė nga referi_1 Lexo Postimin
    Tregona ti njiher si i ike serbit?a u maskove si plakat?
    jo jo su maskova po erdhen ato tuat e me mshifen ner fustan me shtin e me shpetuan jeten
    ju jam mirnjohes atyre
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #280
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Adem Demaēi




    EKSKLUZIVE: BABAI I KOSOVĖS SĖ PAVARUR ĖSHTĖ ADEM DEMAĒI, KURSE GEORGE WASHINGTON I SAJ, ADEM JASHARI!


    Publikuar mė 29 dhjetor, 2013 Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |

    Barometri diplomatik

    Unė nuk jetoj pėr asnjė parti (dhe, pėr asnjė kolltuk favorizues as nė parti e as nė pushtet), por vetėm pėr tė vėrtetėn realiste-interesin e pėrgjithshėm tė gjithė kombit shqiptar dhe tė Nėnės Shqipėri Etnike. E kam pėr detyrė morale, profesioniste dhe kombėtare, qė vetėm me argumente tė qėndrueshme ta ndriēoj tė vėrtetėn e saj historike, jo historicizmin, as improvizimet dhe manipulimet politike dhe propagandistike tė parapaguara dhe tė orkestruara pėr shkatėrrimin dhe pėr shpėrfytyrimin e qenies sė saj tė pėrgjithshme. Nuk ka kompromis partiak, as politik me falsifikatorėt e historisė kombėtare shqiptare, qofshin tė brendshėm apo tė jashtėm. – Jo, gėnjeshtrės ataviste paranoide “PARTIA MBI TĖ GJITHA” (shkatėrrimtare e qenies njerėzore-kryevlerės), por KOMBI dhe SHQIPĖRIA ETNIKE MBI TĖ GJITHA!

    ***Gabohen ata partiakė, tė cilėt mendojnė dhe pandehin se me forcė, me shantazhe dezinformuese dhe degraduese propagandistike, me “gishta” dhe me duartrokitjet e tyre frenetike (sipas emocioneve dhe motiveve politike njėpartiake a shumėpartiake) anuese dhe “simpatizuese”, mund t’ia caktojnė vendin e parė nė historinė e Kosovės, kryeliderit tė tyre. Gjithashtu, studiuesit e fushave tė ndryshme shkencore, nuk janė ata, qė sipas qejfit, interesave komerciale, promovuese dhe karrieriste tė tyre, ndajnė ēmime dhe shpėrblime pėr vendin e parė, tė dytė a tė tretė etj. nė kryefaqen e historisė sė sotme tė Kosovės, por moralisht, profesionalisht dhe ligjėrisht e kanė pėr detyrė, qė ta pohojnė dhe ta mbrojnė tė vėrtetėn vetėm me fakte dhe me argumente tė qėndrueshme, jo sipas diktat, dėshirave, ryshfetit, reketit, kėrcėnimeve, ultimatumeve dhe direktivave lideriste partiake a shtetėrore tė strategjisė sė frikėsimit pėr ta shpėrfytyruar dhe fshirė nga kryefaqja e historisė kombėtare dhe shtetėrore tė Republikės sė Kosovės (17 shkurt 2008).

    *** Arkitekt i vėrtetė dhe strateg vendimtar i shpėtimit tė Kosovės nga Serbia gjenocidale, kolonialiste dhe hegjemoniste, ėshtė Amerika, e cila sė bashku me NATO-n, e mbėshtetėn luftėn e drejtė ēlirimtare kombėtare dhe antikoloniale tė UĒK-sė, me nė krye komandantin hero legjendar, Adem Jashari. Nė saje tė veprės sė tyre tė pėrbashkėt heroike dhe tė lavdishme, sot, Kosova ėshtė e lirė, e pavarur, sovrane, demokratike dhe paqėsore, e shkėputur pėrgjithmonė nga tutela kolonialiste, militariste dhe imperialiste e Serbisė sė Slobodan Milosheviqit (kryekriminelit tė Ballkanit). Kjo ėshtė e vėrteta historike, politike, diplomatike, humanitare dhe ushtarake, jo as LDK-ja e as Rugova, i cili e injoroi Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK), duke refuzuar qė tė vihej nė ballė tė saj si komendant-udhėheqės, sipas Kushtetutės sė Kaēanikut (9. IX. 1990). POST FESTUM, ky distancim, pėrkatėsisht kjo braktisje e UĒK-sė, nuk mund tė jusitifkohet as moralisht, as ligjėrisht, as historikisht, as politikisht, as diplomatikmisht, as ushtarakisht e as kombėtarisht, pavarėsisht nga tendencat dhe pėrpjekjet e ethshme dhe tė egra, qė po bėhen kohėve tė fundit nga makineria politiko-propagandistike e revizionistėve tė ndryshėm tė “pa fre” (qoftė historianė, publicistė a zhurnalistė nė mbrojte tė dėshtimit tė politikės sė rugovizmit) pėr ndryshimin e historisė sė re tė Kosovės.

    Amerika dhe mbarė populli shqiptar pro UĒK-sė, Rugova contra!


    Nė kėtė fitore tė pėrbashkėt historike dhe tė lavdishme pėrjetėsisht tė Amerikės, tė NATO-s dhe tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK), nuk figuron as emri e as vepra e Ibrahim Rugovės, sepse ai me vetėdėshirė dhe me naivitetin miop politik “si politikan i hollė”, u distnacua nga UĒK-ja, duke e qujatur atė si “nusprodukt tė forcave sekrete serbe” tė regjimit pushtues tė Slobodan Milosheviqit.

    Kėtė konstatim tė gabuar dhe tė pakorigjueshėm tė ish-kryetarit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, de fakto dhe de jure e pėrgėjeshtroi edhe ky vlerėsim i drejtė dhe objektiv i senatorit amerikan, Joseph Leiberman, i cili para gjithė botės, deklaroi se “Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Ushtria Ēlirimtare e Kosovės luftojnė krahpėrkrah sė bashku pėr tė njėjtat vlera dhe parime njerėzore… Tė luftosh pėr UĒK-nė do tė thotė tė luftosh pėr tė drejtat e njeriut dhe pėr vlerat amerikane.” (The Washington Post, April 28,1999).

    Sipas meritave partiake, Rugova ishte “babai” i LDK-sė, jo i Kosovės!

    E thjeshtė kjo pėr gjykimin e shėndoshė pėr t’u kuptuar, ai qė e ka denoncuar ose nė ēfarėdo forme e ka injoruar dhe pėrbuzur UĒK-nė, nuk mund tė jetė kurrfarė “babai”, as heroi i Kosovės sė sotme tė pavarur, qoftė ai edhe “babai” i LDK-sė, Ibrahim Rugova, i cili, duke shkelur me tė dy kėmbėt Kushtetutėn e Kaēanikut (9. 9. 1990), nuk pranoi qė si kryeatar i Republikės sė kosovės, tė vihej nė ballė UĒK-sė.

    Prandaj, realisht, Ibrahim Rugova mund tė jetė vetėm “babai” i LDK-sė, jo, nė asnjė mėnyrė i Kosovės. Kėtė tė vėrtetė e dinė bashkėpartiashėt dhe simpatizuesit e tij, por nuk e pranojnė, duke ėndėrruar dhe shpresuar se me “gishta”, me gėnjeshtra, me ndėrrimin e tezave, me mashtrime, me manipulime, me improvizime dhe me dezinformime tė industrisė politiko-propagandistike njėzetėvjeēare tė LDK-sė (1990-2013), nė funksion tė shpėrfytyrimit, tė dezavuimit dhe tė mohimit tė meritave historike, kombėtare dhe atdhetare tė simbolit tė rezistencės mbarėshqiptare, Adem Demaēi, me qėllim qė “t’i bindin” historianėt, popullin dhe botėn se gjoja ish-kryelideri i tyre, Ibrahim Rugova, “ishte babai” i Kosovės. Kjo ėshtė njė gėnjeshtėr sui generis. Kjo ėshtė njė fushatė sa e kotė, aq e egėr, e turpshme, e tmerrshme, absurde dhe iracionale, qė nuk do realizohet kurrė as nė teori e as nė praktikė, thjesht, pėr faktin se nė histori hyjnė vetėm ata qė kanė merita tė jashtėzakonshme qoftė nė kuptimin e ngushtė kombėtar, qoftė nė atė tė gjerė ndėrkombėtar.

    Nė histori, sipas meritave, KOMBI DHE ATDHEU MBI TĖ GJITHA, jo kryelideri: “PARTIA MBI TĖ GJITHA”!!!


    *** “ Peshkaqenėve iu shpėtova, ujqit i vrava, por po mė grijnė pleshtat” ( Berthold Breht)

    Pra, sipas meritave kombėtare, patriotike dhe atdhetare (1958-2013), Adem Demaēi ėshtė babai i pakontestueshėm i Kosovės sė pavarur, jo assesi Ibrahim Rugova, i cili shkeli Kushtetutėn e Kaēanikut (1990) dhe, para gjithė botės, e denoncoi UĒK-nė, duke e quajtur “produkt tė focave sekrete tė Serbisė”. Ky, edhe qe epilogu i politikės pasive pacifiste tė rugovizmit (1990-1999).

    Ndėr tė tjera, kėto janė dy gabimet mė fatale, tė cilat historikisht, ushtarakisht dhe politikisht e kontestojnė kryefigurėn lideriste tė LDK-sė, Ibrahim Rugova, pavarėsisht nga numri i pėrmendoreve tė tij, tė ngritura nėpėr qyetetet dhe fshatrat e Kosovės, me iniciativėn e LDK-sė.

    Kėtė tė vėrtetė tė pakundėrshtueshme, e hesht politika mafioze e nėntokės dhe e mbitokės (1990-2013), pėr shkak tė ambicieve tė sėmura lideriste dhe tė interesave tė ndryshme brendapartiake-luftės pėr pushtet dhe pėr pasurim tė paligjshėm me ēdo kusht), por kėtė tė vėrtetė tė pamohueshme e provoi historia e derisotme (duke filluar qė nga fundi i dekadės sė dytė, pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, kur Kosova e Shqipėrisė Etnike, u ripushtua dhe u rikolonizua me terror dhe me gjenocid nga Serbo-Jugosllavia e Madhe titoiste) e Kosovės, kur Mandela i kombit shqiptar, filloi veprimtarinė e tij ilegale politike, kombėtare dhe patriotike pėr njohjen e tė drejtave dhe lirive tė plota tė shqiptarėve (tė drejtėn e tyre tė vetėvendosjes dhe tė drejtėn historike mbi Kosovėn), deri nė shkėputjen pėrfundimtare nga Serbia hegjemoniste, kolonialiste dhe gjenocidale, me qėllim tė ribashkimit tė saj tė plotė me Shqipėrinė Etnike. Mirėpo, kjo qendresė stoike e pathyeshme dhe, kjo kėrkesė e drejtė e tij, i kushtoi shumė shtrenjtė-30 vjet vuajtje burgu, mjerim, tortura dhe izolim nėpėr qelitė e burgjeve-kazamateve famėkėqia tė ish-Jugosllavisė, qė nga Idrizova e Maqedonisė e deri nė Maribor tė Sllovenisė (Prishtinė, Nish, Pozharevac, Beograd, Sremska Mitrovica, Stara Gradishka…etj.) .

    Vėrtet, kjo ishte njė rrugė e gjatė, e dhimbshme dhe e vėshtirė, por e drejtė (nė kuptimin e mbrojtjes sė interesit tė pėrgjitshėm kombėtar shqiptar) qė nga viti 1958 deri nė vitin 1990, vit ky, kur heroi i Kosovės, Adem Demaēi lirohet nga burgu, por me tė shkelur nė tokėn shqiptare, sėrish ndjehet i pikėlluar dhe i burgosur, pėr shkak se tėrė Kosovėn e tij tė dashur, edhe pas burgut, e gjeti kolektivisht tė burgosur dhe tė prangosur nga hordhitė barbare ēetniko-fashsiste tė Serbisė hitleriste tė Slobodan Milosheviqit dhe tė larove tė tij filoserbė.

    Mirėpo, pėrkundėr kėsaj gjendjeje tė rėndė dhe tė papėrshkrueshme nga terrori dhe nga mizoritė e pushtuesit serb-Serbisė vrastare, askujt nga lideristėt partiakė, as nga klasa akadimike, nuk iu kujtua, qė heroi Adem Demaēi, tė vihej nė ballė tė Kosovės (edhe pse Ai me veprėn e tij heroike dhe patriotike tridhjetėvjeēare, gjithėsesi, e meritonte, tė ishte personaliteti numėr NJĖ nė drejtimin e politikės dhe tė popullit tė Kosovės), ashtu siē veproi populli i shtypur i Afrikės sė Jugut me Nelson Mandelėn, kur me tė dalė nga burgu, e zgjodhi president tė vetin. Ndryshe nga rasti i theksuaar i Afrikės sė Jugut, nė Kosovė ndodhi e kundėrta-margjinalizimi dhe izolimi i hekurt i Adem Demaēit nga skena politike. Ky ishte njė fatalizėm me pasoja tė paparashikuara, sepse nė vend tė tij si disident 30-vjeēar, erdhėn komunistėt titoistė me nė krye Ibrahim Rugovėn, tė cilėt pėrmes takimeve me kryekriminelin dhe me kryevrastarin e Kosovės, Slobodan Milosheviq, kėrkonin kompromis politik pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės: “krahinė autonome nėn Serbi” ose “njėsi federale” nė kuadrin e Serbisė.

    Republikėn e Rugovės, atėbotė, e pat njohur vetėm Shqipėria e Salih Berishės dhe e Fatos Nanos, asnjė shtet tjetėr nė botė!


    Ja kjo ishte merita e vetme e diplomacisė dhe e politikės sė jashtme e ish-kryetarit tė Republikės sė Kosovės, Ibrahim Rugova (tanimė tė ndjerė, 2006), sepse asnjė shtet nė botė nuk e pat njohur shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės, veē Shqipėrisė mėmė, tė cilės nė momentin e caktur, nuk i konvenonte, qė tė hynte nė luftė kundėr Serbisė pėr tė parandaluar agresionin, terrorin dhe gjenocidin e saj ndaj dy milionė e gjysmė shqiptarėve nė Kosovėn e Shqipėrisė Etnike. Kjo ishte fatkeqėsia numėr njė, kurse fatkeqėsia numėr dy ishte zgjedhja e kursit tė gabuar tė politikės nėnshtruese, tė ashtuquajtur “politikė paqėsore”, edhe pse “populli shqiptar ishte i ndaluar”, siē shprehej me tė drejtė nė atė kohė, Akademiku ynė i mirėnjohur Rexhep Qosja, kur askush nuk jepte llogari (torturohej, terrorizohej, masakrohej, dhunohej, digjej, burgosej, shpėrngulej dhe vritej nga bandat krimnale terroriste ēetniko-fashiste tė Hitlerit serb-Slobodan Milosheviq).

    -De fakto dhe de jure, kjo flet se ēfarė politike dhe diplomacie “frytdhėnėse” ka pasur Kosova gjatė kohės nėntėvjeēare (1990-1999) tė dekadės sė fundit tė shekullit XX nėn okupimin e Serbisė kolonialiste dhe gjenocidale tė Slobodan Milosheviqit. Kjo do tė thotė se, gjatė kėsaj periudhe, politika dhe diplomacia e Rugovės nuk kishte asnjė mbėshtetje nga faktorėt ndėrkombėtarė (qoftė politike, diplomatike, ushtarake, qoftė ekonomike dhe tregtare) ngase Kosovėn e konisderonin si “provincė tė Serbisė”, jo si Republikė legale, qė ishte shpallur sipas Deklaratės kushtetuese tė 2 korrikut 1990, tė Kushtetutės sė Kaēanikut tė datės 9 shtator 1990, si dhe tė Referendumit gjithėpopullor, bėrė mė 26-30 shtator 1991.

    Pra, sa i pėrket mbėshtetjes, ndėrkombėtarizimit dhe njohjes sė pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės nga bashkėsia ndėrkombėtare, tė udhėhequr nga ish-kryetari i saj, Ibrahim Rugova, asnjėra e as tjetra, nuk u arritėn brenda mandatit tė tij nėntėvjeēar (1990-1999). Si rrjedhojė, statusi politik, juridik, dhe kushtetues i Kosovės ngeli i pandryeshueshėm-nėn Serbinė kolonizatore dhe gjenocidale. Me gjithė kontributin, sakrificat dhe pėrpjekjet e bėra tė kryeatrit Rugova dhe tė partisė sė tij (LDK), dėshtoi e ashtuquajtura politikė paqėsore “gandiane” nėntėvjeēare e Rugovės, qė Kosova de fakto dhe de jure, tė fitonte statusin si shtet i pavarur dhe sovran nga Serbia. Nė kėtė kontekst, falimentoi edhe LDK-ja, edhe kryetari i saj, Ibrahim Rugova (1990-1999), ngelėn pa pikėt e “vjelura” politike, diplomatike dhe ushtarake, qė tė zinin vendin NUMĖR 1 nė historinė e shtetit tė pavarur dhe sovran tė Kosovės, tė shpallur mė 17 shkurt 2008. Ky ėshtė argumenti, i cili prerazi hudh poshtė tezėn e gabuar tė rugovizmit, se gjoja pėr “shtetbėrjen e Kosovės sė pavarur, meritat kryesore i kanė LDK-ja dhe Rugova”. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė, por njė lloj moralizimi politik dhe propagandistik pėr tė krijuar mjegulla tė dėndura, dilema, polemika, fėrkime ndėrpartiake dhe ideologjike, si dhe iluzione tė kota pėr ta shpėrfytyruar tė vėrtetėn historike dhe pėr ta mashtruar popullin, me qėllim tė ndryshimit tė historisė sė Kosovės sė pavarur dhe sovrane (17 shkurt 2008) pėr tė cilėn meritat kryesore tė pavdekshme i ka UĒK-ja me nė krye komandanin dhe heroin e saj legjendar, Adem Jashari, si dhe BABA i Kosovės, Adem Demaēi me tė gjithė “ushtarėt” e tij tė lėvizjeve ilegale dhe legale disidente (1958-2013).

    Mirėpo, pėr njė politikė tė tillė tė dėshtuar, nuk ėshtė pėrgjegjės, as fajtor Mandela i Kosovės-Adem Demaēi, por vetėm Ibrahim Rugova, i cili, sė fundi, mė 1998, kur publikisht doli nė skenė UĒK-ja, ai bėri gabimin fatal, qė nuk mori nė dorė “frenat komanduese” tė saj, por nė mėnyrė flagrante shkeli Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės, tė miratuar nė Kaēanik, mė 9 shtator 1999. Ky ishte epilogu i sė ashtuqujaturės politikė paqėsore tė kryetarit tė LDK-sė dhe tė Kosovės, sepse nuk i njohu as UĒK-nė e as Kushtetutėn e Kaēanikut (7. 09. 1990).

    Tash, post festum pas 15 vitesh, nuk mund tė korrigjohen kėto dy gabime fataliste tė Rugovės dhe tė LDK-sė qoftė nga historianėt, qoftė nga politikanėt, diplomatėt apo juristėt e Kosovės, tė Shqipėrisė, tė Evropės apo tė botės. Kjo ėshtė nonsense.

    UĒK-ja ia ndryshoi faqen historisė sė Kosovės!


    Fatbardhėsisht, falimentimin e njė politike dhe diplomacie tė tillė kapitulluese tė Kosovės, tė drejtuar nga Rugova, e ndėrpreu dalja nė skenėn politike dhe ushtarake e UĒK-sė mė nė krye Adem Jashari dhe Adem Demaēi, luftėn e drejtė ēlirimtare kombėtare dhe antikoloniale tė sė cilės, e mbėshtetėn Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, NATO-ja dhe BE-ja.

    Kjo ishte fitorja historike e politikės dhe e diplomacisė sė Kosovės si nė sfondin e politikės kombėtare, ashtu edhe tė asaj ndėrkombėtare. Pėr kėtė meritat kryesore historike i pčrkasin vetėm UĒK-sė, jo asnjė politike tjetėr, qė gjatė kohės sė okupimit, qė bėhej nė Kosovė (1990-1999).

    Prandaj, kėtu, nuk kemi ēfarė tė taktizojmė, nė mėnyrė qė t’i japim ndonjė lak tė vėrtetės sė pamohueshme, se meritat e patjetėrsueshme historike, politike, diplomatike, kombėtare dhe ndėrkombėtare pėr ēlirimin dhe pėr pavarėsimin e Kosovės i pėrkasin UĒK-sė me nė krye heronjtė e saj Adem Demaēi dhe Adem Jashari, jo as Rugovės e as Bukoshit. Pikė, pa asnjė presje, sepse mungojnė argumentet dhe faktet nė favor tė kėsaj teze aksiomatike ngase Rugova ka tradhėtuar UĒK-nė, nuk pranoi qė tė jetė commander in chief i saj sipas Kushtetutės sė Kaēanikut (9. 9. 1990).

    Rugova nuk ėshtė ekuivalent as i Adem Demaēit, as i Adem Jasharit! Ndaj, vendi i parė dhe i dytė nė historinė e re tė Kosovės (17. 02. 2008) sipas vlerave dhe meritave historike, iu takon Adem Demaēit dhe Adem Jasharit, pa konkurrencė!

    Ndėrkaq, sipas “gishtave” partiakė tė LDK-sė, Ibrahim Rugova, ėshtė i pakontestueshėm. Kėshtu thotė partia e tij! Mirėpo, historia, nuk i njeh si prova dhe argumente tė ligjshme dhe faktike e shkencore “ gishtat” partiakė, por vetėm veprat konkrete jetėsore nė favorin e lirisė dhe tė pavarėsisė sė Kosovės (1958-2013), vite kėto qė personifikohen me emrin dhe me veprėn historike, patriotike, kombėtare dhe atdhetare tė Adem Demaēit. Nė kėtė rast, “gishtat” e asnjė partie politike, sė kėndejmi, as tė LDK-sė, nuk mund ta ndryshojnė kėtė tė vėrtetė tė pamohueshme pėr ndėrtimin e shtetit tė pavarur dhe sovran tė Kosovės.

    Sa mė sipėr, rrjedhimisht, Rugova nė asnjė aspekt nuk ėshtė ekuivalent as i Adem Demaēit, as i Adem Jasharit, as i Mahatma Gandit e as i Nelson Mandeles, sepse politika e tij ishte pasive dhe defetiste (me pėrmbajtje tė filozofisė idealiste sofiste), e cila pėr nėntė vite (1990-1999) nuk qe nė gjendje, tė pėrfitojė asnjė aleat mbėshtetės nė sfondin e sistemit shtetėror tė bashkėsisė ndėrkombėtare, edhe pse nė Kosovė gjatė viteve 1989-1999, nuk kishte as liri, as drejtėsi, as paqe e as demokraci pėr shqiptarėt, por vetėm reprezalie dhe terror gjenocidi!

    Pse Rugova e shkeli Kushtetutėn e Kaēanikut (1990)?!

    Ky ishte gabimi mė fatal i politikės sė tij, sepse, duke mos iu pėrgjigjur APELIT HISTORIK tė UĒK-sė, qė si kryetar i Republikės sė Kosovės, tė vihej nė ballė tė saj-udhėheqjes-komandant i zhvillimeve tė operacioneve luftarake kundėr agresorit pushtues serb nė Kosovė (1998-1999), ai nė kėtė mėnyrė e mohoi Republikėn e Kosovės sė shpallur nėn tytat e pushkėve, nėn bajonetat, nėn topat dhe nėn tanket e Serbisė pushtuese gjakatare, sepse nė ēastin vendimtar historik, nuk i doli nė ndihmė, sikurse komandanti legjendar Adem Jashari (i cili nuk kurseu veten as tėrė familjen e tij, u shkri nė altarin e lirisė sė Kosovės, duke luftuar fyta-fyt me armikun ēetniko-fashist barbar serb) me bashkėluftėtarėt dhe me heronjtė e lavdishėm tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK).

    Ky ėshtė argumenti i parrėzueshėm historik, politik, juridik, kombėtar, ushtarak etj., qė sheshit provon devijimin e Ibrahim Rugovės nga lufta e drejtė ēlirimtare kombėtare dhe antikoloniale e UĒK-sė, e jo konstatimi se ai “ishte frikacak” etj., ky nuk ėshtė kurrfarė argumenti, sepse tė ishte frikacak, do ta respektonte Kushtetutėn e Kaēanikut (9. 9. 1990). Mirėpo, duke mos njohur ligjet, kushtetutėn dhe politikėn, ai, nė ēastin historik vendimtar pėr ēlirimin dhe pėr pavarėsimin e Kosovės, e la nė “akull” edhe UĒK-nė, edhe popullin nėn “mėshirėn” e zjarrit dhe tė flakes sė terrorit dhe gjenocidit tė forcave barbarike ēetniko-fashiste tė Serbisė agresore tė kryekriminelit Slobodan Milosheviq.

    Pra, Rugova fare nuk ishte frikacak, por atė e gėnjente logjika e gabuar e filozofisė sofiste “gandiane”, sipas sė cilės “shihte ėndrra nė diell”, se gjoja ia “kishte qėlluar” gjetjes sė formulės politike tė zgjidhjes sė problemit kolonial 100-vjeēar tė Kosovės. Mirėpo, gjendja faktike nė terren e pėrgėnjeshtroi tėrėsisht ngase pa luftėn e UĒK-sė, Kosova pėrfundimisht, do tė mbetej nėn varėsinė e Serbisė (njė krahinė autonome a njėsi federale me Serbinė, me Malin e Zi dhe me Vojvodinėn, pa realizimin e sė drejtės historike, kombėtare dhe tė sė drejtės sė vetėvendosjes).

    Duhet tė jemi realistė dhe objektivė, ta themi tė vėrtetėn se Rugova sikurse tė gjithė tė tjerėt, e deshi dhe u angazhua pėr lirinė dhe pėr pavarėsinė e Kosovės, por politika e gabuar e ashtuquajtur “gandiane“ nuk i ndezi, qė nė mėnyrė paqėsore (pa luftė), ta zgjidhte problemin kolonial tė Kosovės, qė de jure dhe fakto, ta bėnte tė pavarur Kosovėn nga Serbia pushtuese, ashtu siē ishte deklaruar populli nė Referendumin e 26-30 shtatorit 1991), sepse ishte vetėm dhe se kishte deficit kuadrosh tė specializuara brenda “inner circle” tė tij., edhe pse e gėzonte votėbesimin e plotė nga LDK-ja dhe nga populli. Ky ishte problemi i tij, ndaj edhe nuk ia arriti qė tė kuptonte momentin historik tė daljes nė skenė tė UĒK-sė. Ndryshe, nuk do ta shkilte Kushtetutėn e Kaēanikut, me ē’rast e mohoi republikėn e tij, dhe e mėnjanoi vetėvetėn nga historia e lavdishme e UĒK-sė.

    Ish-kryetari Rugova, si dhe “inner circle” i tij, do tė duhej ta dinin se, parimisht, kushdo qė ta shkilte Kushhtetutėn e Kaēanikut si nė kohė lufte, ashtu edhe nė kohė paqeje, ai do tė ishte njė akt i rėndė tradhėtie ndaj popullit dhe ndaj Kosovės.. Njė akt i tillė ėshtė i papranueshėm, antiligjor, antikushtetues, antikombėtar dhe antishtetėror, edhe para drejtėsisė, edhe para popullit, edhe para historisė. Nė kėtė rast, partia nuk mund ta rehabilitojė, as ta amnistojė liderin e saj, apo tė ndonjė partie tjetėr politike, sepse njė vepėr e tillė penale ėshtė objekt shqyrtimi i gjyqit pėrkatės tė shtetit, jo i grupeve dhe i partive tė ndryshme politike.

    Rugova nuk ėshtė hero i paqes, sepse nė Kosovė nuk kishte paqe, as liri, por vetėm terror dhe luftė (1989-1999). Po ashtu, ai nuk ishte as hero i luftės mbasi e tradhėtoi luftėn, nuk pranoi qė sipas detyrės (kryetar i Republikės sė Kosovės), tė uniformohej dhe tė mirrte komandėn-udhėheqjen e UĒK-sė, por si “politikan i madh” bėri tė kundėrtėn, e akuzoi UĒK-nė, gjoja se ajo ishte e “kurdisur” nga Serbia!!!

    Pavarėsisht nga: dėshirat, motivet, prirjet revanshiste, idetė e mėdha tė parealizueshme dhe emocionet politike qoftė si individ, grup, klan a parti, (dėshira, zilia, shpirt meskiniteti, interesat e ndryshme partiake politike, materialiste, ideologjike dhe karrieriste…, etj.), nuk mund tė shpallesh hero i paqes, nėse nuk ke siguruar paqen pėr popullin dhe pėr vendin tėnd. Po ashtu, nuk mund tė shpallesh hero i lirisė dhe i pavarėsisė sė Kosovės, nėse e ke humbur luftėn ose e ke tradhėtuar atė.

    Nė tė dy rastet Rugova ėshtė humbės, sepse gjatė mandatit tė tij si kryetar i LDK-sė dhe i Kosovės (1990-1999), nuk e bėri asnjėrėn e as tjetrėn, sepse nė Kosovė sundonte terrori i egėr, tirania dhe robėria, jo demokracia, as kurrėfarė paqeje. Ajo politikė e ashtuquajtur paqėsore, ishte tėrėsisht falimentuese dhe kapitulluese ngase populli shqiptar mbi 90% ishte vėnė jashtė ligji dhe, nuk gėzonte asnjė tė drejtė elementare as individ e as si kolektivitet pėr tė jetuar i lirė dhe nė paqe. Pėrveē nė planin politik kombėtar dhe ndėrkombėtar, Rugova dėshtoi edhe nė planin ushtarak, sepse sipas Kushtetutės sė Kaēanikut (9. 9. 1990) e kishte pėr detyrė, qė nė rast lufte, tė vihej nė ballė tė forcave ēlirimtare kombėtare tė Kosovės si udhėheqės dhe komandues i tyre. Mirėpo, ai e humbi kėtė shans jetėsor, natyrisht edhe pėr shkak tė frikės, edhe pėr shkak tė interesit politik, duke shpresuar se, edhe pas shpėrthimit tė luftės, nuk do t’i tronditej karrigja numėr 1 (si kyetar i LDK-sė dhe si kryetar i Kosovės).

    Ėshtė e vėrtetė se Rugova me politikėn e tij ka bėrė pėrpjekje nėntėvjeēare (1990-1999) pėr tė krijuar shtet, liri dhe paqe nė Kosovė, por nuk ia ka arritur kėtij qėllimi ngase Kosova ishte nėn shtetrrethim tė hekurt tė forcave policore, ushtarake dhe paramilitare tė Serbisė. Si rrjedhim njė politikė e tillė pasive paqėsore pat dėshtuar. Nė kėtė pikėvėshtrim, nuk kemi se ēfarė t’i heqim ose t’i shtojmė politikės sė pakurorėzuar tė Ibrahim Rugovės, me gjithė pėrpjkjet e saj pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.

    Nė kėtė kontekst, nuk duhet tė preket, e aq mė keq, tė ndihet i ofenduar askush, pse Mandela i Shqipėrisė Etnike, Adem Demaēi e ka quajtur “frikacak” Rugovėn e ndjerė. Ky konstatim i qėlluar, nuk kėrkon ndonjė panel apo simpozium politiko-filozofik shkencor, kur dihet se ai qė nuk merr pjesė nė luftė, kur atdheu dhe populli janė nė rrezik nga armiku, nuk mund tė jetė tjetėr veēse njė frikacak ose tradhėtar, ēfarėdo jusitifikimi i mėpastajmė nuk e amniston askė nga njė kaulifikim i tillė.

    Nė Kosovė nuk kishte paqe, por terror, vrasje, gjenocid dhe varre!


    *** Shtrohet pyetja, nėse nė Kosovė gjatė sundimit tė terrorit, tė terrorizmit dhe tė gjenocidit tė regjimit ēetniko-fashist tė Serbisė sė Slobodan Milosheviqit (1989-1999) ka sunduar drejtėsia, demokracia dhe paqja pėr popullin shqiptar, atėherė logjika racionale e thotė, se drejtuesi i asaj politike tė ashtuquajtuar paqėsore tė LDK-sė, kryelideri i saj, Ibrahim Rugova, do tė duhej tė shpėrblehej me ēmimin nobel pėr paqe.

    Mirėpo, kjo nuk ka ndodhur nė Kosovė ngase populli shqiptar ishte privuar nga liria dhe nga ēdo e drejtė e tij, madje edhe nga e drejta e jetės nga agresori atavist serbomadh. Rrjedhimisht, nuk ekziston asnjė argument dhe asnjė fakt valid se gjoja LDK-ja me nė krye presidentin e saj, Ibrahim Rugova kanė zhvilluar politikė demokratike dhe paqėsore, kur si drejtėsia, liria, demokracia dhe paqja ishin vrarė nga regjimi ēetnok-fashist policor, militar dhe paramilitar i Serbisė sė kryekriminelit tė Ballkanit, Slobodan Milosheviq.

    UĒK-ja ndėrkombėtarizoi dhe pavarėsoi Kosovėn, jo politika dėshtuese rugoviste!


    Faktor kryesor i ndėrkombėtarizimit dhe i pavarėsimit tė Kosovės, ishte lufta ēlirimtare kombėtare dhe antikoloniale e UĒK-sė me nė krye komandantin e saj tė pavdekshėm Adem Jashari, jo politika pasive, defensive dhe dėshtuese pacifiste e LDK-sė me nė krye Ibrahim Rugovėn, tė cilin gabimisht dhe pa kurrfarė argumentesh e krahasojnė me Mahatma Gandin e Indisė, duke e quajtur “Gandi i Ballkanit”. Mirėpo, edhe ky konstatim ėshtė i paqėndrueshėm, sepse ipso facto Rugova nuk kishte asnjė nga tiparet e njė filozofi dhe tė njė lideri tė madh politik dhe pragmatik siē ishin Abraham Lincoln, Martin Lutter King Jr., Mahatma Gandi, Jawaharlal Nehru dhe Nelson Mandela, tė cilėt ishin krahpėrkrah me popullin nėpėr protesat e pėrgjakshme gjithėpopullore kundėr shtypjes, terrorit dhe padrejtėsive. Ishin inkurajuesit, frymėzuesit dhe mbėshtetėsit e drejtpėrdrejtė tė qyetarėve, tė cilėt me guximin, me diturinė dhe me vizionin e tyre ditėn pėr t’i prekur thellė nė shpirt dhe pėr t’i zgjuar ndjenjat dhe emocionet e tyre politike liridashėse.

    Rugova nuk ėshtė parė asnjėherė nė ballė tė ndonjė demonstrate paqėsore nė Kosovė?!


    Duhet tė nėnvizojmė se pėr nėntė vite rresht (1990-1999) nėn okupimin e Serbisė gjenocidale tė Slobodan Milosheviqit, nuk mbahet nė mend, qė Rugova, tė ketė orgnaizuar dhe, pėr mė tepėr, tė ketė marrė pjesė direkte me ndonjė fjalim “gandian” tė tij nė ndonjė protestė popullore paqėsore pėr pavarėsinė e Kosovės e as t’i ketė inkurajuar masat popullore pėr qendresė dhe rezistencė kundėr armikut. Kjo ėshtė asimetria (numėr njė) e ”gandit” tė trilluar ballkanik me Gandin e vėrtetė tė Indisė. Pra, as nė kėtė aspekt, nuk ekziston kurrėfarė elementi simetrik Rugova – Gandi. E, tė mos flasim pėr segmentet e tjera tė filozofisė politike dhe aktive paqėsore tė Mahatma Gandit, i cili, sa e sa herė sė bashku me protestuesit e tjerė paqėsorė indianė, i ėshtė nėnshtrur “dajakut” dhe torturės fizike nga ushtria dhe nga policia agresore pushtuese dhe kolonizuese britanike. Ndėrkaq, Rugova me stafin e tij udhėheqės as nė barakėn e tij, as jashtė saj nuk ėshtė “fėrkuar” me policinė serbe. Ndryshe, logjikisht se, do ta kishte ndryshuar kursin e politikės pasive paqėsore.

    Kur njė ndonjė vend tė botės (ashtu siē ndodhi nė Kosovė gjatė vitevee 1989-1999), arrestohet, burgoset, torturohet, maskarohet, terrorizohet dhe vritet popullii, nė kėtė rast, asnjė kryelider i tij, sė kėndjemi as Ibrahim Rugova, nuk kishte asnjė tė drejtė morale dhe humane, ta dezinformonte popullin e vet dhe botėn, se kinėse nė Kosovė sundonte paqja, drejtėsia, demokracia, tolerance etj.. Kjo ishte vetėm njė gėnjeshtėr sui generes pėr tė manipuluar me popullin dhe me gjendjen faktike reale nė terren, ku bėhej luftė pėr jetė a vdekje pėr ta ēliruar Kosovėn nga forcat ēetniko-fashiste barbare dhe grabitēare serbe me nė krye Slobodan Milosheviqin.

    Jo, Adem Demaēin, por akuzoni dėshtakėt politikė qė plot nėntė vite e patėn lėnė popullin shqiptar tė Kosovės nėn “mėshirėn” e terrorit gjenocid tė Serbisė!


    -Ta akuzosh, ta anatemosh, ta sulmosh dhe ta shpėrfytyrosh simbolin e rezistencės gjithėkombėtare shqiptare, figurėn sublime patriotike kombėtare dhe atdhetare shqiptare tė Shqipėrisė Etnike, Adem Demaēi (meritat dhe kontributin e jashtėzkaonshėm pėr lirinė, pėr drejtėsinė, pėr barazinė dhe pėr pavarėsinė e Kosovės, ia njohu Evropa, por jo edhe LDK-ja dhe kryelideri i saj Ibrahim Rugova), do tė thotė ta kontestosh, ta mohosh dhe ta vrasėsh lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.
    Kėtė konstatim nė favor tė sakrificės dhe tė veprės jetėsore tė Adem Demaēit nė rolin e triumfuesit pėr ta bėrė Kosovėn e pavarur dhe tė lirė nga sundimi i egėr kolonial i Serbisė, po e ilustrojmė me kėtė thėnie tė poetit tė shquar gjerman, Berthold Brecht, qė figurativisht shpreh disfatėn e armikut tė jashtėm, por jo, edhe tė atij tė brendshėm, qė pėr autorin ėshtė mė i rrezikshėm dhe mė i paparashikuar se ai i jashtėm: “Peshkaqenėve iu shpėtova, ujqit i vrava, por po mė grijnė pleshtat”.

    Se nė ēfarė shkalle armiku i brendshėm ėshtė i rrezikshėm, shkatėrrimtar, i dėmshėm dhe me pasoja tė mėdha pėr interesin e pėrgjithshėm tė kombit dhe tė shtetit, kėtė e vėrteton edhe ky konkluzion aksiomatik i Napoleonit: ” Tė gjitha luftėrat i fitova, por jo edhe luftėn kundėr injorantėve tė brendshėm”.

    Na pėlqeu, nuk na pėlequ, pa ADEM DEMAĒIN, Kosova nuk do tė kishte as UĒK, as ADEM JASHARĖ, as LIRI e as PAVARĖSI! Nė Kosovė nuk do tė kishte as Amerikė, as NATO e as OKB!

    Tė gjithė kėta faktorė ndėrkombėtarė i vuri nė lėvizje drejt ndėrkombėtarizimit dhe pavarėsimit tė Kosovės, lufta ēlirimtare kombėtare dhe antikoloniale e UĒK-sė me nė krye komandantin legjendar tė saj Adem Jashari dhe me ideologun, me arkitektin, me kėshillėdhėnėsin dhe me mbėshtetėsin e saj Adem Demaēi, jo politika nėnshtruese dhe kapitulluese e Ibrahim Rugovės, e cila nuk ka pasur mbėshtetjen faktike tė asnjė faktori ndėrkombėtar (as tė Amerikės, as tė NATO-s, as tė OKB-sė e as tė BE-sė), pavarėsisht nga dezinfomimi politiko-propagandistik i liderėve tė ndryshėm politikė tė LDK-sė.
    Duhet pranuar faktin se, politika e ashtuquajtur “paqėsore” e Rugovės ka pasur vetėm mbėshtetjen e Republikės sė Shqipėrisė. Vetėm kjo mund tė mirret si e vėrtetė, sepse politikės dhe diplomacisė zyrtare tė Tiranės i konvenonte qė tė mos ndėrlikohej nė luftėn e Kosovės kundėr Serbisė, sepse do i humbiste ndihmat humanitare, ekonomike dhe financiare tė BE-sė etj. Kėtė e provojnė edhe lidhjet dhe marrėdhėniet diplomatike dhe tregtare tė Tiranės me Beogradin, tė cilat nuk i pat ndėrprerė deri mė 1996, kur shtetet e mėdha tė Evropės prenė marrėdhėniet diplomatike me Serbinė.

    Pra, tė rrimė shtrembėr e tė flasim drejt me argumente, duke e shikuar tė vėrtetėn nė sy, po tė mos ishte ideja, rruga e trasuar ēlirimtare kombėtare antikolonialiste, sakrifica mbinjerėzore dhe vepra konkrete jetėsore patriotike dhe atdhetare gjysmėshekullore e Adem Demaēit dhe e “armatės” sė bashkėdisidentėve tė tij ilegalė dhe legalė-MILITANTĖ, sot, nuk do tė kishim njė Kosovė tė pavarur dhe sovrane, por ende do kishim qenė nėn sovranitetin kolonial tė Serbisė pushtuese.

    Ushtria Ēlirimtare e Kosovės (UĒK) sė bashku me Amerikėn dhe me NATO-n e bėri shtet tė pavarur dhe sovran Kosovėn, duke e shkėputur nga Serbia kolonialiste, jo Rugova e as LDK-ja. Ēdo tezė dhe pohim tjetėr, do tė ishte falsifikat, me qėllim tė ndrysimit tė historisė sė Kosovės sė pavarur dhe tė UĒK-sė.

    Ē’ėshtė e vėrteta, Ibrahim Rugova ishte kryelider politik i LDK-sė dhe i Kosovės (1990-2006), ai e ka hisen e vet si drejtues partiak dhe si kryetar i Kosovės gjatė njė dekade e gjysmė (pavarėsisht nga gabimet dhe tė metat e politikės sė tij), por nuk u dėshmua as si Adem Demaē e as si Adem Jashar. Kėtu nuk mund tė tėrhiqet kurrfarė paraleleje simetrie, sepse meritat kryesore dhe tė jashtėzakonshme historike, politike, diplomatike dhe ushtarake pėr ēlirimin dhe pavarėsimin e Kosovės i kanė heronjtė Adem Demaēi dhe Adem Jashari me UĒK-nė flamurtare, strategjia luftarake dhe politike e sė cilės bėri qė Kosova pėr herė tė parė nė historinė e saj, tė vihej nė mbikėqyrjen ndėrkombėtare tė OKB-sė (UNMIK) dhe tė NATO-s (KFOR) dhe, sė fundi, mė 17 shkurt 2008, tė fitojė lirinė dhe pavarėsinė e saj tė plotė.

    Kjo ėshtė dėshmia e parrėzueshme historike dhe faktike se UĒK-ja me nė krye Adem Jasharin dhe me Adem Demaēin, e fituan mbėshtetjen, politike, diplomatike, humanitare dhe ushtarake tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, tė NATO-s dhe tė BE-sė, jo politika pasive paqėsore e Rugovės, asesi. Kjo ėshtė ajo, qė edhe sot, pas pavarėsimit tė Kosovės, iu dhemb mė sė shumti strategjistėve tė dėshtuar rugovistė, tė cilėt nė forma dhe metoda tė ndryshme diskualifikuese, denigruese dhe dezinformuese politiko-propagandistike po gjuajnė “gurė dhe drurė” pėr tė njollosur dhe kompremetuar nė sy tė popullit dhe tė botės, Adem Demaēin, heroin dhe Mandelėn e gjallė tė Kosovės, pėrkatėsisht tė Shqipėrisė Etnike.

    Mirėpo, kjo lloj lufte politike kundėr Adem Demaēit, ka filluar qysh nga dalja e tij nga burgu 30-vjeēar (1990), me qėllim qė ta paralizonin dhe ta margjinalizonin nga skena politike shqiptare e Kosovės. Nė kėtė kontekst, plotėsisht ia patėn arritur qėllimit argatėt dhe eksponentėt e politikės rugoviste, duke mos pasur parasysh kredinė dhe vlerat gjysmėshekullore tė heroizmit tė Adem Demaēit dhe tė plejadės sė tij militante disidente (1958-2013). Nė kėtė vėshtrim, politikisht, nuk u vra vetėm Adem Demaēi, por edhe pjekuria e vetėdijes politike dhe kombėtare e popullit shqiptar tė Kosovės ngase pikėrisht pėr shkak tė krijimit tė njė niveli tė tillė tė ulėt politik partiak provincialist tė rugovizmit, mungoi kėrkesa, shpėrblimi dhe vlerėsimi politik, kombėtar, demokratik dhe ligjor, qė Adem Demaēi, tė vihej nė krye tė Kosovės, PRESIDENT, ashtu sikurse qė ndodhi me Nelson Mandelen nė Afrikėn Jugore, pas daljes sė tij nga burgu shumėvjeēar.

    Lufta pėr pushtet, kur nuk kishte shtet, e izoloi Mandelėn e Kosovės nga skena politike!


    Pikėrisht politika psikopatologjike e rugovizmit pėr pushtet, edhe pse nė Kosovė nuk kishte kurrėfarė shteti de fakto, as de jure, ėshtė shkaktari kryesor pse Mandela i Kosovės, Adem Demaēi u mėnjanua nga skena politike e Kosovės (1990-2013), ashtu sikurse dikur nėn regjimin komunist-titoist serbo-jugosllav, lehtė, pa asnjė pengesė, pa asnjė kundėrshtim, pa asnjė protestė popullore, sepse populli ishte i manipuluar dhe i frikėsuar nga propaganda e etheshme dezinformuese dhe e strategjisė sė frikėsimit tė politikės nėnshtruese tė rugovizmit. Kjo ėshtė “arsyeja” pse populli i Kosovės nuk e dha provimin e pjekurisė politike ndaj veprės jetėsore heroike tė Adem Demaēit, ashtu sikurse veproi populli afrikan, i cili, menjėherė me tė dalė nga burgu, Mandeles ia njohu meritat e tij tė jashtėzakonshme, duke e zgjedhur PRESIDENT tė Afrikės sė Jugut.

    Mirėpo, kot e gėnjejmė, e mashtrojmė dhe e tradhėtojmė vetėvetėn se gjoja i ndjeri Dr. Ibrahim Rugova (ish-lider i LDK-sė dhe i Kosovės), ishte kryefigura kryesore historike, politike dhe kombėtare e pavarėsisė sė Kosovės. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė ngase lufta, vdekja, sakrificat dhe pėrpjekjet mbinjerėzore pėr ēlirimin dhe pėr shkėputjen e Kosovės nga Serbia kolonialiste dhe militariste (pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore nėn Jugosllavi, 1945- 1990), nuk kanė filluar me Ibrahim Rugovėn, as me LDK-nė, as me akademikėt titoistė tė “kallapit” Mark Krasniqi…,etj., por me Adem Demaēin (birin e madh-heroin e gjallė dhe patriotin e pavdekshėm tė Shqipėrisė Etnike) dhe me bashkėmendimtarėt, me bashkidealistėt dhe me bashkė tė burgosurit e vdekur dhe tė gjallė (1958-2013). Kjo ėshtė historia politike, kombėtare dhe shtetėrore e Kosovės, ku kryeprotagonist, kryemendimtar, kryeluftėtar, kryetrim, mendjendritur, kryeideolog, kryeideator, kryeparashikues dhe kryefilozof politik dhe pragmatik i saj ishte vetėm Adem Demaēi me “armatėn” e tij politike ilegale tė disidentėve nėpėr kazamatet famėkėqia tė Jugosllavisė, si dhe jashtė tyre, qė vepronin jo vetėm nė Kosovė, por nė tė gjitha trojet etnike shqiptare nėn Serbo-Jugosllavi, si dhe nė tė gjitha shtetet e Evropės.

    Fundja, le tė ngrihen me dhjetra e qindra pėrmendore tė Ibrahim Rugovės anembanė Kosovės, mirėpo, as ai e as LDK-ja nuk i kanė meritat kryesore pėr pavarėsimin e Kosovės nga Serbia, por ADEM DEMAĒI-MANDELA i Kosovės-Shqipėrisė Etnike dhe UĒK-ja me nė krye komandanin dhe heroin e saj legjendar Adem Jashari.

    Pra, Rugova nuk ishte as Adem Demaēi, as Adem Jashari e as Mahatma Gandi, por vetėm njė kryelider politik i LDK-sė dhe i Kosovės, i cili nė vend tė strategjisė sė politikės aktive demokratike dhe paqėsore tė modelit original gandian, zgjodhi tė kundėrtėn-strategjinė e politikės sė frikėsimit dhe tė nėnshtrimit, e cila pėr nėntė vite (1990-1999) nuk dha asnjė efekt pozitiv nė rrumbullakėsimin e konceptit tė lirisė, tė paqes dhe tė demokracisė dhe, nuk prodhoi asnjė rezultat konkret politik dhe diplomatik, qė Kosova tė mbėshtetej dhe tė njihej ndėrkombėtarisht si shtet i pavarur dhe sovran nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare, ashtu siē ndodhi mė 17 shkurt 2008, kur Amerika dhe Evropa e njohėn Kosovėn si shtet mė vete dhe demokratik.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Llapi : 29-12-2013 mė 18:52
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 28 prej 31 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Vetėvendosja proteston dhunshėm kundėr planit tė Ahtisarit
    Nga Alienated nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 769
    Postimi i Fundit: 02-01-2008, 08:50
  2. Demaēi jep dorėheqjen nga bordi i RTK-sė
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 16-01-2004, 14:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •