truri i yt i sherbetorit te hushimit, nuk e kupton e as mund ta kuptoje ndonjeher. Edhe hushimin begla shkon i rrin gaditu para varrit te Rugoves, se njeriu eshte legjende per shtetesine e Kosoves, jo veten ne populli tij, por gjithandej te burreshtetasit e medhenje, ndersa Kjo Shukarija e Llapit, ka per te ngordhur duke lehur e duke kenduar Shukarija, ama ncuk nuk ja var njeri, edhe pse po mundohet te imponoje autoritetin te populli. Ky nuk ka vlere, as sa m..ti i mendeles, sepse ai morri pergjegjesite, doli nga burgu u zgjodhe president, iku ne Pension dhe nuk lehi, sikur ky zagari llapit, Adem Shukarija dhe ne fund shkuan e rrespektuan gjithe bota, sepse e meritonte Rrespektin, ndersa ky ka per te ngordhur e taksirat qe edhe sanduqen, duhet me ja paguar taksapaguesi i Kusov`s, siē po i paguan per pensionin, limusines, shtepine e banesen e tij. Ky mund te shkoj hala tek vellezerit shkije e te trokas ne manastir, se dhe ashtu per se gjalli i eshte .... mamaja ne ..dh.
Intelegjences sate, per nje traktore dru, vijne shkijet Kurshumlise ua bejne Booounga, Booounga, kryesore i ke 50 ojra ne dore, mjafton per juve kaq!
...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!
une kam tregue disa here pse shkoin me e vizitue ate coftin
vetem me i pa lulet se si po rriten masi jan mbiell mbi nji pleh te madhe
se ti a mendon se i han koqja kujna per ate coftin a jo balit jo
as ketyre te ldk-se qe jan gjall spo jau nien qoshi i koqes per ta
e le ma ketyre qe kur liftoishin keta ai i quente dora e zgjatur e serbis
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
...ky fare demaqi,asnjehere nuk ka patur nje drejtim.demaqi,eshte dhe ka mbetur gjithmone nje ish i burgosur ne burgjet e Jugosllavise dhe asgje tjeter.
Ndaleni turrin o trima tė Jugosllavisė se kėshtu nuk i bėni nder as nėnė Serbisė!
Behxhet Sh.SHALA
Trilogji pėr njė anomali: Njė popull qė jeton sot nuk mund ta ndėrtojė tė ardhmėn nėse nuk ballafaqohet me tė kaluarėn. Pėr kėtė arsye tė gjitha shtetet qė dalin pas konflikteve apo lufės domosdoshmėrisht ballafaqohen me tė kaluarėn pėrmes procesit tė lustracionit i cili e ndanė shapin prej sheqeri duke i vendosur akterėt , qoftė ata negativ apo pozitiv nė vendet qė u takojnė , nė pėrputhje me angazhimet e tyre. Madje, ky ėshtė detyrim ndėrkombėtar! Tė cilin e kanė nisur ose pėrfunduar tė gjitha vendet e rajonit. Me kėtė janė pėrcaktuar viktimat ndėrsa dhunuesit janė detyruar tė largohen nga postet qė u kanė mundėsuar tė bėjnė krime. Nė Kosovė ka ndodhė ky proces nė drejtim tė kundėrt. Viktimat kanė mbetur viktima ndėrsa ata qė kanė kryer krime vet apo baballarėt e tyre, ose kanė ndihmuar nė mėnyrė shumė aktive ngelėn tė virgjėr, tė paprekur! Madje, vetėm sa u forcuan! Duke kontrolluar tė gjitha lėmitė e jetės nė Kosovė! Nisma pėr procesin e lustracionit nė Kosovė shkaktojė rrėmujė dhe reagime tė ndryshme. Reagimet ishin nga viktimat pse ky proces po vonohej ndėrsa rrėmuja pėrcillte ata qė e kishin, jo mizėn por buallin pas veshi! Tė cilėve ende duart u pikonin gjak ! Ishte rrezik qė tė shkaktohej njė pėrēarje e madhe dhe me pasoja tė pa ( pa ) rashikueshme nė tė cilėn humbės mė i madh do tė ishte populli shqiptar. Aq mė parė qė dosjet ishin nė Serbi ose nė ndonjė nga republikat ( tash shtete ) tė ish Jugosllavisė. Apo nė ndonjė shtet mik ose mė pak mik! Duke u nisur nga fakti se Kosova ėshtė e vogėl dhe tė gjithė janė : nipa e daja atėherė dihet mirė se kush ēka ka bėrė nė kohėrat kur pasuli ėshtė ngrėnė kokėrr kokėrr . Dhe kush kujt i ka shėrbyer. Pavarėsisht kamuflimit tė pėrkryer tė kameleonėve politik dhe kombėtarė! Kjo ishte edhe arsyeja pse ai qė nė kohėrat shumė tė vėshtira shkroi Gjarprinjt e Gjakut duke e nisur me : nuk ėshtė trim ai qė e ngrehė kėmbzėn e krimit por ai qė e shtrinė dorėn e pajtimit ishte kundėr hapjes sė dosjeve! Pėr kėtė roman u arrestua dhe dėnua nga shokėt e Markut pėr tė filluar njė rrugėtim shumė tė gjatė, tė rėndė pėr tė pavendosurit por tė lehtė pėr ate qė kėtė e mori si detyrim ndaj kombit dhe Shqipėrisė! Ishte pra Adem Demaēi , djali i vetėm i njė Nėne tė Madhe e cila, jo qė nuk e pengoi nė rrugėn maratonike drejt clirimit, lirisė dhe bashkimit me Shqipėrinė por i tha se : nėna Nazife vdes ndėrsa nėna Shqipėri nuk vdes kurrė! Pikėrisht ky Adem Demaēi doli kundėr hapjese sė dosjeve duke marrė parasysh faktet qė i ceka mė lart. E la qė pėr drejtėsinė tė vendosė Zoti ndonėse nė tri gjykimet pas sė cilave kaloi nė llogoret e ish Jugosllavisė mė shumė se 28 vjet burg tė rėndė kishte shumė dėshmitarė shqiptarė qė sot shetisin lirisht nėpėr Kosovė me aureolėn e patriotėve tė devotshėm. Kėtė e bėjnė duke ditur se Adem Demaēi ėshtė njeri qė falė dhe nuk kėrkon llogari nga fėmijėt e tyre pėr horllėqet e etėrve . Atyre biologjik, ideologjik dhe politik! Edhe unė kam qenė kundėr hapjes sė dosjeve. Pėr tė njėjtat arsye qė ka pasur Baca Adem! Nė tė dy dėnimet e mia me gjithsej 15 vite kanė kontribuar mbi 30 dėshmitarė shqiptarė dhe shqipfolės tė cilėt sot, disa janė ( pa ) fytyra publike ndėrsa disa shiten si autoritete morale apo fetare! I kam falur tė gjithė sepse ėshtė njerėzore tė kesh frikė. Me pėrjashtim tė dy individėve , me siguri pjesėtarė tė KOS-it apo UDB-sė tė cilėt mbase i kanė pėrlyer duart me gjak duke kryer krime pėr kėto dy shėrbime tė dhunės edhe nė Kosovė, edhe nė diasporė! Madhėshtia e Adem Demaēit ishte se ai nuk kishte dhe nuk urrejtje dhe se falė me zemėr dhe jo pėr ndonjė interes apo publicitet! Falė sinqerisht sikur qė e thotė tė vėrtetėn sinqerisht dhe pa i hyrė askujt nė hak. E vėrteta e Adem Demaēit nuk i ka pėlqyer Jugosllavisė dhe Serbisė andaj nuk kam nevojė tė shkruaj pėr rezultate. E vėrteta e Bacės Adem nuk u ka pėlqyer dhe nuk u pėlqen sajuesve tė miteve tė rreme nėn strehėn e tė cilit duan tė mbijetojnė politikisht dhe materialisht duke i mėshehur si gjarpri kėmbėt veprimet e tyre tė dėmshme pėr kombin dhe luftėn. E vėrteta e Bacės i godet edhe alkimistėt tė cilėt me gėnjeshtra , falsifikime , trillime, shpėrdorime bėjnė pėrpjekje qė antivlerat ti shndėrrojnė nė vlera, frikacakėt dhe dezertorėt ti shndėrrojnė nė hero dhe antikombėtarėt nė kombėtarė! E vėrtetat e Bacės i godet edhe ata qė morėn vendime tė dėmshme nė Rambuje sikur qė edhe ata qė dikur ishin shokė tė Bacės nė llogore dhe nė luftė e qė tash i kanė rėnė taxhisė! Ata qė i kanė rėnė taxhisė e tash po vjellin nga para e nga prapa! Edhe tė paqes , edhe tė luftės!
Po sa trim dhe hero ishte nė tė vėrtetė presidenti historik :
1. Alija Izetbegoviq ishte presidenti i fundit i Bdhe H para se tė fillonte agresioni kriminal i serbėve tė Bosnjės , ushtrisė sė Serbisė dhe forcave paramilitare dhe policore tė kėtij shteti. Nė pėrpjekje pėr ti shmangur luftės ishte te Milloshqviqi nė Beograd duke bėrė sakrificė qė edhe nė kushte nėnshtrimi tė merrej vesh me Milloshin. Mirėpo Millosheviqi pėrveē se nuk e pėrfilli kėrkesėn e tij vetėm sa nuk e pėrzuri nga zyra . Me tu kthyer nė Sarajevė dhe pas provokimeve tė serbėve nė Pale, Izetbegoviqi doli para medieve tė B dhe H duke thėnė se u pėrula para Millosheviqit pėr tė shmangur luftėn dhe ruajtur paqen mirėpo tash jemi nė situatė qė tė gjithė ata qė e duan Bdhe H duhet tė luftojnė me tė gjitha mjetet qė i kanė dhe ti sigurojnė ato qė nuk i kanė.
2. Ibrahim Rugova e sabotoi luftėn me mjete qė i pati duke bėrė pėrpjekje qė ti gjej edhe ato mjete qė nuk i kishte pėr ta penguar luftėn. Kur nė skenė doli UĒK ė ai menjėherė e shpalli si dorė tė zgjatur tė Serbisė duke kėrkuar hetime nga FBI. Gjithashtu e formoi njė strukturė paralele ushtarake tė quajtur FARK pėr ta rivalizuar UĒK-nė dhe pėr ta sabotuar luftėn. Asnjėherė nuk iu drejtua popullit kur nisi lufta por me deklaratat e tij se nėse ēohemi kundėr Serbisė na shfarosin pėr 24 orė mbillte frikė dhe defetizėm. Si udhėheqės nuk mori asnjė pėrgjegjėsi pėr dallim nga Alia Izetbegoviq. Pėr kėtė arsye Alia ishte trim ndėrsa Rugova frikacak. Alia ishte nė burg disa vite ndėrsa Rugova as disa sekonda. Aq rrezik ishte ky pėr Serbinė!
3. Kur forcat serbe e arrestuan kryetarin e B dhe H nė aeroportin e Sarajevės ata kėrkuan nga ai qė ti drejtohej popullit qė tė dorėzohej dhe tė mos vazhdojė luftėn. Nė bisedė me vajzėn, Alia Izetbegoviq tha asaj se lufta duhej tė vazhdohej edhe nėse ai vritej. Kurse Rugova nė Beograd, sė bashku me Millosheviqin , para gazetarėve me njė buzėqeshje jonormale nė kohėn kur Kosova digjej nė flakė dhe vėrshohej nga gjaku i shqiptarėve kėrkonte qė NATO ti ndėrprejė bombardimet. Alia ishte i gatshėm tė sakrifikohej si lider prandaj ishte trim ndėrsa Rugova kėrkonte tė shpėtonte lėkurėn e tij, familjarėve dhe rrethit tė ngushtė. Populli nuk i interesonte fare. Prandaj ishte frikacak. Ai veproi si Zogu i cili pasi plaēkiti arin dhe pasurinė e Shqipėrisė sė varfėr, me familjarė dhe oborrtarė iku nė Itali duke e lėnė popullin nė mėshirė tė Musolinit. Ashtu veproi edhe Rugova i cili iku nė Itali pėr tė shkuar nė Gjermani nga e kthyen nė Itali ku pamėshirshėm shpenzonte mjetet e 3%. Nė Itali shkoi me lejen e Millosheviqit pas kėrkesave tė pėrditshme ti lejohej largimi nga Kosova. Kėtė ia tha Millosheviqi gjatė gjykimit nė Hagė dhe Rugova nuk e hapi gojėn fare. Mund ta kenė dėrguar Rugovėn nė Beograd kundėr vullnetit tė tij mirėpo pse tė kėrkonte ndėrprerjen e bombardimeve ?! Nga frika e madhe. Adem Demaēi kurrė nuk do ta bėnte kėtė edhe nėse Milloshi do tia ripte lėkurėn nė qendėr tė Beogradit! Po nuk ishte hera e parė qė Rugova u takua me Millosheviqin nė Beograd. Ishte edhe mė pare nė krye tė njė delegacioni i pėrbėrė nga ish politikaj tė ish Jugosllavisė, avokatė dhe pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile tė afėrt me Beogradin. Aty Millosheviqi luante tope me ta. Ashtu siē e kanė merituar! Kur studentėn organizuan demonstrata me 1 tetor pėr lirimin e objekteve Rugova bėri pėrpjekje ti pėrēajė duke formuar FARK-un studentorė dhe duke deklaruar se studentėt nuk janė pėr protesta! Nga frika e madhe e tij dhe bashkėpunėtorėve. Rugova bėnte presion qė Agani tė nėnshkruante Marrėveshjen pėr Arsim ( tė ndėrmjetėsuar nga Shėn Exhidio ) qė siguronte autonomi kulturore pėr Kosovėn duke i thėnė : nėnshkruaje Fehmi se kjo nuk ėshtė asgjė. Njė nėnshkrim mė! Tė gjithė po e presin nėnshkrimin tonė! nė ndėrkohė qė Agani e dinte se ky nėnshkrim ishte i dėmshėm shumė pėr Kosovėn! Pastaj, gjatė luftės i ndiqte bashkėpunėtorėt duke i detyruar tė bėhen pjesė e qeverisė sė Krahinės Autonome tė Kosovė dhe Metohisė. Disa lakej dhe qakej qė sot po e mbrojnė me aq vendosmėri liderin historik tė tyre , pas takimit me Millosheviqin nė Beograd , para restorantit Arbi nė Tetovė kėrkonin qė ai tė shpallej i papėrgjegjshėm dhe tė ēmendur sepse ishte frikacak ! Tash po heshtin. Kam dėgjuar mirė kėtė sepse aty kam pasur njė takim me znj. Meri Robinson , Komisionare e Lartė pėr tė Drejtat e Njeriut e Kombeve tė Bashkuara. Rugova u kualifikua pėr Rambuje pas takimit me zotin Kuk pa e lexuar fare ēka shkruante nė dokument duke deklaruar se do tė nėnshkruante ēdo gjė dhe pa e parė fare pėrmbajtjen. Demaēi nuk e bėri kėtė. Rugova asnjėherė nuk ishte nė rrezik nga Jugosllavia dhe Serbia. Ai kur nuk e zuri nė gojė UĒK-nė dhe luftėn me pėrjashtim kur i quajti , sikur Gelbarti terroristė dhe agjentė tė Serbisė. Pėr sė gjalli kurrė nuk e vizitoi Prekazin, kryeqytetin e Lirisė sė Kosovės ku u martirizuan duke luftuar 60 anėtarė tė familjes Jashari dhe nuk nderoi asnjė dėshmorė nė ndėrkohė qė llaskucėt e tij, pas vdekjes bėjnė pėrpjekje ta paraqesin Rugovėn si komandant tė Adem Jasharit. Pafytyrėsia dhe poshtėrsia nuk kanė fund! Kėto janė disa dėshmi qė e bėjnė Rugovėn frikacak i cili nuk merr pėrgjegjėsi pėr asgjė dhe pėr askend! Prandaj Demaēi nuk e ka fyer fare por e ka treguar njė tė vėrtetė! Rugova nuk ishte hero e as qė do tė bėhet ndonjėherė! Pavarėsisht se ata qė duan tė mbijetojnė politikisht , me paratė e taksapaguesve i ngritėn njė shtatore si Kim il Sungut e cila nuk ka fare rrėnjė qė i garanton qėndrueshmėri por ėshtė vetėm njė strehė e pėrkohshme pėr sorra dhe horra! Pėr sė gjalli po e manipulojnė Rugovėn e vdekur ! Jo nga respekti por nga interesi! Gjithashtu , duke shfrytėzuar euforinė, pėr arsye interesi politik dhe material e uzurpuan njė hapėsirė tė madhe publike, pa pyetur askend pėr tė ndėrtuar njė vendtakim politik pėr shfrytėzim pėr qėllime politike. Edhe Enveri kishte varrin nė kompleksin Nėnė Shqipėri, piramidėn nė qendėr tė Tiranės si dhe pėrmendoren nė sheshin Skėnderbeu nė Tiranė. Ku janė kėto tani? Kur pėrmendorja bėhet pa njė vlerėsim historik dhe faktik dhe kur dikush dėshiron tė bėhet Faraon i varrosur nė piramida , gjithashtu pa njė vlerėsim dhe debat, fundi dihet se cili mund tė jetė!
Llogori nė Stara Gradishkė 1989 1990 : Kroacia u pavarėsua prandaj bėhej gati ti lironte tė burgosurit politikė shqiptarė. Kroatėt ishin liruar. Nė oborrin e Burgut njė numėr i madh shqiptarė tė dėnuar politikisht. Mbi 50-tė. Baca Adem fliste nė mes rrethit i shoqėruar nga Fehmi Lladrofci, Hafir Shala, Tahir Hani, Basri Ibrahimi, Nuhi Ahmeti, Avdullah Dėrguti, Idrizi, Rahimi, Sefa, unė dhe shumė tė tjerė. Biseda bėhej se ēka pas burgut?! Fehmi Lladrofci thoshte se a do tė vijė ajo ditė tė dalim nga burgu e ti kthejmė pushkėn shkaut. Fehmiu nuk kishte fare dilemma! E kishte pėrnjėmend! Baca Adem iu drejtua tė burgosurve me kėto fjalė se: kur tė dalim nga burgu nuk do tė bėhemi anėtarė tė LDK-sė sepse do tė jemi nė pėrcjellje dhe e dėmtojmė aktivitetin e kėsaj lėvizjeje . Edhe mė e qartė ishte kėrkesa e tij se duhet tė pėrkrahet me ēdo kusht dhe me ēdo mjet Ibrahim Rugova pasi qė pėr herė tė parė doli dikush qė duhej tė pėrkrahej. Tė gjithė u pajtuam. Dhe votuam pėr Ibrahim Rugovėn. Bacės Adem nuk i ka interesuar fare posti sepse po tė donim, pasi dolėm nga burgu me ndikimin qė e kishim do ta bėnim LDK-nė lesh dhe li! Baca Adem ka votuar nė Amerikė pėr Rugovėn dhe e ka pėrkrahur ate deri nė vitin 1994 deri kur ka besuar se Rugova do tė bėnte diēka. Kur u bind se prej tij ( Rugovės ) nuk ka asgjė ka kėrkuar qė ai tė largohet. Adem Demaēi nuk e ka urrejtur Rugovėn e as nuk e urren as sot por nuk e ka pranuar frikėn e tij dhe frymėn e kapitulimit qė e ka shpėrndarė sidomos pas vitit 1994. Asnjėherė nuk e ka fyer, as personalisht e as familjen e tij. Kritikat dhe kėrkesat e Bacės kanė qenė parimore. Asgjė mė tepėr!
Askujt nė Kosovė nuk i ėshtė shkelur privatėsia mė shumė se Bacės Adem. Askush nė Kosovė nuk ėshtė fyer mė shumė se Baca Adem. Nga vetė shqiptarėt. Nga mbrojtėsit e jetės dhe veprės sė presidentit historik Ibrahim Rugova . Argumentet e Bacės po luftohen me sharje dhe fyerje personale dhe futje hundė nė ēėshtje familjare! Me asgjė nuk e keni demantuar ate qė e tha Baca pėr Rugovėn. E as qė do tė mund ta demantoni! Sa mė shumė ta shprushni, mė shumė do tu vie era! Kur tė hapen mė vonė letrat , do tė bindeni se kush ėshtė hero, kush ėsht vlerė dhe se kush ėshtė bėrrlog kombėtar, njerėzor dhe historik! Me Adem Demaēin mund tė mos pajtoheni politikisht por siē tha edhe Shkelzeni, Adem Demaēi ėshtė jashtėserik. I papėrsėritshėm. Nuk e njeh frikėn pėrveē frikės nga Zoti. Nuk ka ēmim qė mund ta blej dikush. Nuk ka urrejtje ndaj askujt dhe 100.000 herė ėshtė nė gjendje tė vdes pėr kombin dhe lirinė! Duron ta shani, ta pėshtuni , ta pėrbuzni vetėm nėse kombi fiton nga kjo. Po tė shkonte puna mirė jam shumė i sigurt se Adem Demaēi kurrė nuk do tė pėrzihej nė politikė! E ju qė thoni se Adem Demaēi nuk ka qenė nė burg por nė ndonjė banesė nė Serbi , tė kishit qenė vetėm pesė minuta nė kushte tė burgjeve tė Bacės Adem , do tu vinte keq pėr ate qė e thoni. Pavarėsisht sa tė poshtėr dhe tė pafytyrė qė jeni! E akuzoni Bacėn pse thotė se Tahir Zemaj nuk ka qenė hero por agjent i KOS-it! Ėshtė e vėrtetė kjo. Pse nuk pyetni neve qė jemi dėnuar nė gjyqet ushtarake tė ish Armatės jugosllave deri mė 20 vjet burg tė rėndė. Ka pasur ushtarė tė dėnuar me qindra. Gjithashtu edhe ushtarė shqiptarė tė vrarė! Nė ushtri na kanė marrė nė pyetje Tahir Zemaj, Enver Krasniqi etj. agjentė tė KOS-it. A i doni aktgjykimet tona pėr tu bindur se kėta heronj na kanė arrestuar, rrahur, dėnuar dhe vrarė?1 Mos na detyroni tė flasim dhe pėrmendim emra tė tjerė. Ēmojeni vullnetin tonė pėr falje dhe pėr mos-hakmarrje! Bėni pėrpjekje qė sė paku ti ruani fėmijėt tuaj nga punėt e pista qė i keni bėrė! Mos u mundo o Mark Krasniqi ta mėshehėsh nėnshkrimin tėnd nė Prizren nė vitin 1945 me tė cilin u pajtove qė Kosova e pėrgjakur dhe e mbuluar me shqiptarė tė vrarė qė nuk mendonin sikur ti , ti bashkohet Serbisė dhe Narodna Republika Jugosllavisė. Ky ishte vullneti dhe pėrcaktimi yt moral, kombėtar, njerėzor dhe shtetėror! Bashkimi me Serbinė dhe Jugosllavinė. Ke qenė dhe ke mbetur vetėm njė postier i njė Poste tė Porositur tė dikujt tjetėr! Ti e dėshiron vdekjen e Adem Demaēit sepse vet je shndėrruar nga kufoma politike nė fantazmė tė Kuvendit tė Prizrenit ku e vure firmėn tėnde nė kundėrshtim tė sė cilės u desh tė arrestohen dhjetra mijra shqiptarė, tė vriten po aq dhe tė vuajnė edhe mė shumė. Firma jote nė Kuvendin e Prizrenit e ka mbajtur nė burg Adem Demaēin mė shumė se 28 vjet. Por, megjithatė ta kemi parė hajrin sepse duke e mohuar nėnshkrimin tėnd pėr Serbinė dhe Jugosllavinė , e fituam lirinė. Tė cilėn edhe ti po e shijon! Le ta vlerėsojnė lexuesit se a e ke merituar!
Prishtinė, 13 dhjetor 2013
Postuar nga Lajmonline: 21:44; 13/12/2013
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Keto dite, rrjete te njohura titiste,ne nje kor shtrigash,kane dashur te lincojne figuren mitike te Adem Demacit.
Ndaj mendova qe, si nje riperseritje perkushtimi, te sjell per miqte e mi, te gjithe, nje fragment nga libri im, "Perjetesia e dyfishte", si pjese e mendimit politik te korifejve te lirise.
FEHMIU, XHEVA DHE ADEM DEMAĒI
Tė respektosh tė afėrmit ėshtė e natyrshme, tė respektosh vizionin ėshtė hyjnore.
Ata ishin mė shumė se tė ndershėm, ata ishin virtyti.
Nganjėherė, njė rast fatkob mund tė ketė edhe disa nuanca tė njė rastėsie fatlume. Nuk e kishte menduar se, pas njė udhėtimi aq tė gjatė, lidhur me pranga, pėrmbytur nga tė nxehtėt, krejtėsisht tė rraskapitur dhe gjithnjė me idenė se ku do tė ishte qelia e ardhshme, nė fund do tė kishte njė fillesė drite nė fundin e tunelit. Nuk kishte as se si ta mendonte. Gjithēka lidhej me njė njeri, i cili, edhe mė herėt ishte i njohur pėr tė, megiithėse asnjė herė mė parė nuk ishin takuar.
Jo rrallė ndodh qė fatet e njerėzve tė ndėrlidhen me njėritjetrin nga rrethana tė ēuditshme, tė pamenduara, krejtėsisht jashtė logjikės normale tė rrjedhės sė zakonshme.
Burgu i Stara Gradishkės; i vjetėr, thuajse me gjithēka tė lėnė pas dore, me birucat e errėta dhe qelitė e mėdha, me rregullat e ngurta dhe me rrethimin serbomadh nga tė gjitha anėt, me vetminė torturuese dhe ankthin e pritjes, kishte vetėm njė tė mirė, e cila bėhej edhe mė e ēmuar nė gjithė atė qė kishte ndodhur.
Nė Stara Gradishkė gjetėn njė njeri qė ishte prej kohe mit nė mendimin e tyre politik, nė thyerjen e dėshpėrimit, nė krijimin e vizioneve tė vyera dhe thyerjen e iluzioneve tė paperceptueshme. Njė njeri, i cili, tashmė po bėnte thuajse pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij tė ndėrgjegjshme pas hekurave dhe megjithatė askush nuk kishte mundur ta thyente.
Adem Demaēi, njeriu qė ndjehej i lirė edhe pas hekurave, kur tė tjerėt ishin tė robėruar, megjithėse mendonin se ishin tė lirė.
Prej aty zuri fill miqėsia mes kėtyre dy burrave dhe, pas pak, nė miqėsinė e tyre, me brishtėsinė dhe ndjenjėn e motrės njėkohėsisht, do tė futej edhe njė njeri i tretė, i po tė njėjtave pėr masa, Xheva.
Ėshtė njė trinom i shkėlqyer, tė cilėt plotėsojnė tek njėri-tjetri gjithēka qė mund tė mendohej se duhet plotėsuar; pėrmes tė cilit rrjedhin ngjarje tė njohura dhe pėrgatiten shumė nga ngjarjet qė do tė vijnė; rreth tė cilit do tė mblidhen shumė tė tjerė, si pas diēkaje tė domosdoshme; tė cilin vitet qė do tė shkojnė nuk do e zbehin.
Jam i bindur se herėt a vonė rrugėt e tyre do tė kryqėzoheshin njė ditė. Do tė ishte e pamundur pėr kėta njerėz tė mos ishin miq dhe vėllezėr me njėri-tjetrin, tė mos e ndjenin tė domosdoshme praninė e shoshoqit, sepse, nė fund tė fundit, ishin nga i njėjti brum.
Demaēi sigurisht qė nuk kishte dėgjuar mė parė pėr Fehmi Llad rovcin. E shumta, ai mund ta kishte parė fotografi nė dhe emrin e tij nė gazetėn «Rilindja», gjatė procesit gjyqėsor, por nuk besoj se i ka shkuar mendja, as atė ditė kur janė takuar pėr herė tė parė nė korridoret e burgut, se do tė niste kėshtu njė miqėsi e jashtėzakonshme.
Themeli i saj qe besimi.
Ata besonin thuajse verbėrisht tek njėri-tjetri. Demaēi ishte mėsuesi, Fehmiu dhe Xheva do tė ishin nxėnėsit. Ai ishte prindi, ata ishin pasuesit e tij. Demaēi ishte siguria, ata ishin vazhdimi. Baca ishte fjala, ata ishin sakrifica sublime. Demaēi ishte ėndrra e ndėrprerė, ata ishin flijimi pėr hir tė ėndrrės.
Demaēi ishte parafjala e qėndresės qė do tė vinte, ata ishin epilogu i pėrkryer i njė qėndrese. Demaēi ishte hyjnizimi, ata ishin dishepujt e tij. Demaēi ishte njėri nga fillesat e mėdha, ata ishin njė ndėr aktet e mėdha drejt realizimit. Demaēi ishte deti i ndjenjave, ata ishin bregu ku pėrplaseshin kėto ndjenja. Ai ishte urtėsia, Fehmiu ishte stralli, zjarri ku pėrndritej urtėsia. Demaēi ishte vuajtja, Xheva ishte motra qė i heq dertet e vuajtjes. Demaēi ishte legjenda, ata nuk lejuan kurrė qė tė bėhej murimi i legjendės.
Gjithēka ishte e frikshme rreth tyre, por asnjėri nuk kishte frikė.
Ata ishin pjesė e ripėrtėritjes sė madhe njerėzore nė mėnyrė tė papėrkulshme. Por ishin me logjikė, me ndjenjė dhe me mendim. Kur janė sė bashku logjika, ndjenja dhe mendimi, atė herė nuk ka zemėrbutėsi dhe thyerje pėr tė arritur atė qė do. Tė tre donin arsyen, tė drejtėn, tė ardhmen dhe tė tė treja kėto, arsyeja, e drejta dhe e ardhmja i ēonte pashmangshėm drejt lirisė sė Kosovės dhe sakrificės pėr tė.
Asnjėherė njė mėsues nuk mund tė ketė gjetur dishepuj mė tė pėrkushtuar. Asnjėherė dishepujt nuk e kanė nderuar mė sh mė hyjninė e tyre. Nganjėherė ajo merrte edhe trajta tė pabesueshme. Demaēi thoshte dhe besonte se «nėse kėtė punė ėshtė «zharava» Fehmiu, atėherė ėshtė punė e paqtė». Nuk pyeste se cila punė, nuk pyeste se cili ėshtė caku, ai e dinte se ėshtė njė punė e mbarė dhe caku ishte Kosova. Kėtė cak ata, nė kohė tė ndryshme, por nė tė njėjtėn rrugė, e kishin pėrcaktuar sė bashku. Nga njė herė ai shkonte edhe mė tej, duke saktėsuar se «tek askush tjetėr nuk kam mė shumė besim se tek Fehmiu» dhe si duket, e kishte provuar njė gjė tė tillė. Ishte e rrallė qė njė Mėsues si Ai tė jetė ndalur kaq gjatė dhe kaq mrekullisht nė vlerėn e njė dishepulli.
Ata tė tre besonin nė pjellorinė e mendjes sė tyre tė ēeliktė, beso nin se ēdo gjė ėshtė e drejtė, e ndershme dhe e ligjshme kur ėshtė nė shėrbim tė sė vėrtetės. Kjo i bėnte ata tė mos ishin ku rrė ekstremė, nė tė kundėrtėn i bėnte shumė njerėzorė. Ata ishin mė shumė se tė ndershėm, ata ishin virtyti.
Ėshtė njė miqėsi, e cila, duke u nisur nga njė burg i sigurisė sė lartė, u bė pjesė e mėtejshme e qėndresės sė pėrbashkėt. Ka njė fillesė, por nuk ka fund. Vazhdon edhe sot...
Shfaqja e parė e saj ėshtė respekti.
Tė respektosh tė afėrmit ėshtė e natyrshme, tė respektosh vizionin ėshtė hyjnore.
Ata respektonin vizionin, idenė, mendimin, sakrificėn, fjalėn. Pra i respektonin tė gjitha.
Bedri Islami
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
ndersa ketij sharllatanit te rrezistences, dje ju kujtua qe Kosova nga veriu po i ripushtohet prej Serbise, e ate belbanin e keshillit te mbrojtjeve te drejtave te nenes se tij, nuk po e komentoj fare, se duhet te jete nivel i Llapit.
Akoma pa i kthyer kufomat e viktimave te luftes, e qe hala ne Rashke e gjithandej Serbise gjinden... Prontat i prene shiritin e kthimit te serbise ne tu Kosov`s! Per kete ka luftuar Adem Shukarija, me Mahmut Bakallin, e Azem Vllasin qe i beri kumandanta te UĒK-es, zedhenesi i Uqkes nga midisi i Prishtines, bile edhe qendroj ne mes te Prishtines edhe ne kohen e bombradimeve, por askush nuk e nguci, e Ukshin Hotit, i humben gjurmet dhe nuk i dihen as eshtrat ku i gjinden!
http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,129056
...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!
Krijoni Kontakt