Demaēi: Ėshtė nder nėse vritemi pėr lirinė e Kosovės
Shkruan:
Prof. Dr. Hakif Bajrami
Por me gjithė dėnimin drakonik, »pėr ta shpėtuar Kosovėn«, qarqeve tė Beogradit nuk do tė mund ti ndihmojė mė asgjė, as Libri i Kaltėr (1976) as Projekti i Memorandumit (1979) pėr mbylljen e ca fakulteteve dhe shkollave normale nė Kosovė, as autoriteti i Titos dhe i Jugosllavisė sė tij tė Mosinkuadrimit. Jugosllavinė do ta shtrojnė pėrdhe dhe do ta komprometojnė deri nė humnerė, pikėrisht nxėnėsit e Adem Demaēit dhe Metush Krasniqit, shkolla kombėtare demaēiane e ilegales dhe legales, pėr tė shpėrthyer me tėrė vrullin revolucionar gjithėpopullor nė demonstrata mė 1981. Shkolla e Adem Demaēit me kėto ngjarje kthese tanimė kishte fituar tė drejtė qytetare. Mė nuk kishte dilemė, demonstratat nuk patėn tė ndalur, e vėnė ēėshtjen e Kosovės nė krye tė ēėshtjeve politike evropiane.
Njė muaj pėr pėrgatitjen e demonstratave
Pėr ta luftuar Lėvizjen revolucionare pėr bashkimin e shqiptarėve, qarqet shtetėrore serbe e kishin bėrė njė analizė tė hollėsishme lidhur me orientimet politike shqiptare gjatė viteve 1971-1981. Kjo analizė, nė tė gjitha kaptinat e saj, ka pėr qėllim diskreditimin e Lėvizjes revolucionare shqiptare nė rend tė parė, dhe ngritjen e njė akuze tė pėrgjithshme ndaj rinisė shkollore shqiptare. E vėrteta, «studimi« i policisė sekrete tė partisė komuniste ēalonte nė ēdo kaptinė dhe nė ēdo lėmi qė e kishte shtruar pėr analizė. Aty vėrehet se trupin e Jugosllavisė e kishte pėrfshirė metastaza kanceroze vdekjeprurėse e kėrkesės serbe pėr Serbi tė madhe. Sipas tė gjitha argumenteve arkivore, analiza e policisė partiake serbe kishte mbetur pėr »tri koka« prapa strategjisė kombėtare tė Adem Demaēit. Djalėria kosovare mė nuk kishte iluzione se ēka duhet bėrė. Ajo djalėri e kishte tė qartė edhe faktin se ēka nuk duhet bėrė. Nuk kishte mė forcė qė do ta ndalte rininė shqiptare nė lėmin e kundėrshtimit qytetar modern siē ishin traktet dhe demonstratat. Rinisė shqiptare i duhej vetėm njė muaj pėr ti pėrgatitur demonstratat, ndėrsa qarqeve nė pushtet i duheshin vite pėr ti kuptuar ato. Me fjalė tė tjera, falė sakrificės dhe vendosmėrisė, aksionet antijugosllave e kishin tejkaluar forcėn brutale qė po manifestohej dhe papagallimin se shqiptarėt »i kanė tė gjitha tė drejtat«. Por aty kah viti 1985 ishte rinia shqiptare ajo qė nuk donte tė ndalej. Nė Dardaninė e lashtė dhe nė Kosovėn e re moderne tani po binte vetėm njė tupan. Ritmet e luftės pėr liri ishin nė prag. Nė kėtė luftė do tė lindin komandantėt e ri: komandant Remi, komandant Buja, komandant Sandokani, komandant Sulltani, komandant Ēeliku, komandant Haradinaj, komandant Emrushi, komandant Leka, e shumė trima si kėta, tė gjithė nxėnės tė shkollės sė Adem Demaēit, profesor Ukshin Hotit.
Ku mbėshtetet njė konstatim i tillė. Plejada e luftėtarėve patriotė, si Metush Krasniqi, Ukshin Hoti, Halil Alidemaj, Skender Kastrati, Xheladin Rekaliu, Ismajl Dumoshi, Hydajet Hyseni, Jusuf Gėrvalla, Bajram Kosumi etj., do tė shėnojnė etapėn e re tė tajm-bajndingut revolucionar luftarak shqiptar, gjithnjė tė bazuar nė Programin politik kombėtar tė Adem Demaēit. Edhe kjo plejadė veprimtarėsh politikė, nė asnjė levė tė veprimit kur ishte fjala pėr kombin, nuk do ta zėvendėsojnė ideologjinė me ēėshtjen madhore tė bashkimit dhe ēlirimit, si do tė ngjajė afro pesė dekada me luftėn politike nė Shqipėri. Pėr shkollėn politike tė Adem Demaēit, ēėshtja kombėtare vlente pėr tu pėrthekuar po me ato pėrkushtime dhe po me atė sinqeritet, sikurse kishin luftuar gjyshėrit e kėsaj plejade kundėr robėrisė - Perandorisė Osmane. Ashtu edhe gjenerata e Zahir Pajazitit dhe heroit legjendar, Adem JASHARIT, do tė pėrqendrohet pėr ta luftuar me kritikėn e armėve, ashtu si i kishte porositur BACĖ Adem DEMAĒI mė 1958, me kryengritje tė armatosur, me formimin e forcave drejtuese tė luftės, qė tė bėhet pra luftė intelektuale-profesionale.
15. UĒK-ja zė shtat
Nė nėntor tė vitit 1998 Adem Demaēi do tu drejtohet kėshilltarėve politikė: ėshtė nder tė vritemi pėr liri tė kėtij populli, i cili qe 2000 vjet nuk e ka shijuar lirinė. Ėshtė nder nėse vritemi pėr lirinė e Kosovės, ishin fjalėt e para pėr kėshilltarėt e ngushtė tė tij, nė njė atmosferė tejet krenarie qė trimat e UĒK-ės po shėnonin rezultat pas rezultati nė fushėn ushtarake. Ushtria Ēlirimtare e Kosovės kishte nxėnė shtat, UĒK-ja kishte krijuar, me gjithė pėsimet e popullit, njė pėrvojė tė lakmueshme tė luftės. Ushtria Ēlirimtare e Kosovės kishte nevojė pėr afirmim tė mėtejmė politik dhe diplomatik. Adem Demaēi do tė bėhet ai qė pėr ēdo ditė edhe nga gjashtė ekipe tė gazetarėve do ti drejtojė nėpėr viset e ndryshme tė Kosovės.
Krijoni Kontakt