Londër, 13:10
Qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) angazhojnë banka nga sektori privat për t`u ndihmuar në fshehjen e deficitive në Buxhet.
Këtë sot në një intervistë për "Financial Times"-in autoritativ e deklaroi komesari evropian për çështje ekonomike, Zhoakina Almunja, duke mos i përmendur, as shtetet, as bankat.
Obligim i 25 vendeve anëtare të BE-së është që deficiti buxhetor të mos jetë më i madh se 3 për qind nga Bruto Prodhimi i Brendshëm (BPB). Është e njohur se 12 shtete, në mesin e të cilave edhe shtet më të mëdha si Gjermania, Franca, Italia dhe Britania e Madhe, kanë probleme me ruajtjen e deficitit buxhetor në kornizat e parapara.
Probleme kanë edhe shtetet më pak të zhvilluar anëtare të BE-së, në mesin e të cilave janë Portugalia dhe Greqia, për të cilat është konfirmuar se me "grim" të bilanceve disa vite me radhë ka fshehur deficitin në buxhet.
Sipas komesarit evropian të Ekonomisë, problem i posaçëm është ajo që bankat private të cilat u ndihmojnë shteteve që ta fshehin deficitin buxhetor, nuk e shkelin ligjin.
Bankat shfrytëzojnë operacione legale, por me këtë nuk zvogëlohet deficiti buxhetor, deklaroi evrokomesari Zhoakin Almunja. Ai paralajmëroi se ekipe të posaçme të ekspertëve do të merren me fshehjen legale të deficitive buxhetore.
Krijoni Kontakt