ASIMILIMI GJUHESOR, EROZION I PANDALSHEM NE DIASPORE
Ne emigracionin tone te mocem e te ri, ka kohe qe ka nisur dhe po vazhdon me permasa gjithnje e me masive edhe dukuria e harreses apo e mos mesimit te gjuhes amtare nga femijet.
Ky proces asimilimi gjuhesor eshte me i dukshem dhe gjereperfshires sidomos tek ata femije qe kane lindur ne vendet ku jane ngulur prinderit e tyre, pas vitit 1990. Kjo sepse shumica e prinderve te tyre ne periudhen e vendosjes, te punesimit e te sistemimit, nuk kane pasur as informimin, as kohen, as shqetesimin dhe angazhimin e duhur per te njohur e shfrytezuar legjislacionet demokratike e favorizuese te ketyre vendeve edhe ne fushen e arsimimit te femijve ne gjuhen amtare.
"Errozioni" i asimilimit gjuhesor te moshave te reja ne emigracionin shqiptar ka prekur e prek me shume familjet me njerin nga prinderit te huaj. Eshte e pritshme qe ne rradhe te pare nenat apo baballaret jo shqiptare, duke mos e njohur vete gjuhen shqipe e duke mos pasur shume nxitje nga bashkeshortet shqiptare per kete qellim, te ndikojne qe ne familje te komunikohet gati teresisht ne gjuhen e tyre. Vetekuptohet se faturen e braktisjes se gjuhes shqipe e kane paguar femijet. Keta pergjithesisht kane fituar njohjen dhe perdorimin shume te mire te gjuhes se vendeve perkatese, por kane humbur gjuhen amtare dhe shansin per ta pasur kete ne mos te pare, si gjuhe te dyte.
Kundervenie e paket ndaj nje te keqeje te madhe
Per te qene te sakte duhet thene se shume emigrante shqiptare, kryesisht intelektuale e arsimtare, u kane rene prej vitesh edhe vete kembanave te alarmit jo vetem per boten shqiptare ne emigracion, por edhe per shtetin ame, per qeverine e Kosoves dhe per qeverite e shteteve, ku jane ngulur. Shpesh barra u eshte lehtesuar nga disa prinder, te cilet, me t'u informuar per hapjen dhe funksionin e shkollave plotesuese ne gjuhen shqipe, kane nxituar te regjistrojne ne to femijet e tyre. Por paradoksalisht e papergjegjshmerisht, ka pasur e gjen edhe prinder, qe nuk kane dashur ta shfrytezojne kete shans dhe mundesi, qe u japin ligjet e ketyre vendeve demokratike si dhe intelektualet bashkekombas. Keta prinder jo vetem nuk e perjetojne si fatkeqesi harresen apo mosmesimin e gjuhes shqipe, por, perkundrazi, duke menduar se fitojne imazh pozitiv dhe avantazhe ne integrim,duke u treguar me pak shqiptare e me shume si qytetare greke, italiane, gjermane, zvicerane, amerikane, kanadeze, britanike,belge..., duke u ushqyer mendimin per te mos u kthyer me kurre ne Shqiperi, nuk ua nxisin femijve deshiren per te mesuar gjuhen amtare dhe perpiqen t'ua paraqesin si turp qenien shqiptar dhe te folurit ne shqip?!!! Ne kundershtim me keta gjen plot prinder, qe mungesen e shkollave ne gjuhen shqipe dhe te arsimtareve te tyre, perpiqen ta mbushin vete, edhe se e kane te paket kohen e lire dhe njohjen e ketij profesioni. Kete po e arrijne duke vendosur si "ligj" komunikimin ne familje vetem ne gjuhen amtare. Megjithate kjo eshte pak e nuk mjafton. Sepse kjo e keqe, kurresesi, nuk ndalet e kufizohet ndjeshem me nisma personale, familjare e ngushtesisht lokale.
Te kuptohemi drejte: duke ringritur problemin e asimilimit gjuhesor te moshave shume te reja ne emigracionin tone as e cojme ndermend se mund te behet mrekullia apo e pamundura per ta ndaluar plotesisht e perfundimisht, sepse nuk jemi ne viktimat e pare e te fundit ne bote. Synimi dhe apeli yne eshte qe si shtet dhe si shoqeri te shqetesohemi dhe bashkohemi sot per ta ngadalesuar e kufizuar sa me shume qe te jete e mundur kete hemoragji kombetare, sepse neser do te jete shume vone dhe cmimi qe do te paguajme si vend dhe si komb, shume me i shtrenjte.
Kete mesazh, mes te tjereve, e percillte edhe telereportazhi i pergatitur ne Greqi, nga njeri prej Vip-ave te gazetarise sone televizive dhe te shkruar, Blendi Fevziu, transmetuar me 1 shtator 2005 ne televizion prestigjioz KLAN. Krahas apeleve per permbushjen e te gjitha detyrimeve ligjore e njerezore edhe ndaj ushtrise rreth gjysemmilioneshe te emigranteve shqiptare ne Greqi, ne kete telereportazh prekej me shqetesim te madh kombetar edhe dukuria e asimilimit gjuhesor te femijve dhe pergjithesisht te kontigjenteve me mosha me te reja ne diasporen shqiptare.Ne fjalet e pakta te prinderve te intervistuar ndjehej shqetesimi i madh per pamundesine e mesimit, me shkrim e kendim te gjuhes amtare nga femijet e tyre. Shqetesimi per kete te keqe ndjehej edhe ne fjalet e ambasadorit te Shqiperise ne Greqi, Bashkim Zeneli. Por, pa menduar per te hapur debat me te, nuk mund te justifikohet indiferenca shteterore me faktet se per rreth 60.000 femije shqiptare ne Greqi kerkohen rreth 250-300 shkolla dhe rreth 2.000 arsimtare. Ky volum i madh pune as nuk duhet nenvleftesuar, por as duhet paraqitur si nje maje e paarritshme. Njeherazi, nuk mund as te mendohet e jo me te thuhet se eshte bere shume vetem me pergatitjen dhe shperndarjen neper familje emigrantesh me femije te vegjel te disa mijera kopjeve te abetareve apo metodave te gjuhes shqipe.Ne pamundesi te sigurimit te 200 shkollave dhe te rreth 2000 mesuesve zyrtare apo rrogtare mund te punohet qe sa me shume prinder ta ndjenje gjithnje e me shume si detyre vetiake e kombetare te behen mesues te gjuhes shqipe per femijet e vet, duke e shndrruar keshtu cdo familje emigranti edhe ne nje shkolles te lire per gjuhen shqipe. Keto vitet e fundit ka rritje te nismave dhe te perpjekjeve per t'iu kundervene asimilimit gjuhesor te femijve dhe te rinjve ne bashkesite e emigracionit tone ne Itali, SHBA, Greqi, Britani te Madhe, Kanada, duke hapur shkolla te reja, me frekuentim, kryesisht ne nje nga ditet e fundjaves. Por keto mbeten tejet te kufizuara ne hapesire, ndjekje dhe pa perspektive te sigurt per mbijetese te gjate.Ndersa ne disa vende te tjera, si Gjermania, Zvicra, Austria, Belgjika, Suedia etj.,, ku deri aty nga fundi i viteve 90-te, kishte me shume shkolla plotesuese ne gjuhen shqipe dhe me shume nxenes, keto vitet e fundit ka ndodhur procesi i kundert, ai i mbylljes dhe braktisjes se ketyre shkollave.
Shembuj shqetesues dhe apelues
Ne gazeten shume te lexuar edhe ne emigracion, "INTERVISTA", te 20 gushtit 2005, me terhoqi vemendjen nje leter nje gjysheje 57 vjecare nga Shkodra. Ajo shprehte shqetesim te natyrshem qe nipi i saj 3 vjec, kur erdhi me prinderit nga Italia kete vere, nuk arrinte te kuptonte dhe fliste ne shqip. Megjithese ishte e ndergjegjshme per barren e rende, ajo u kishte kerkuar dy prinderve te femijes qe t'ia linin te pakten 6 muaj, sa t'i mesonte gjuhen amtare. Gjykoj se ky shembull eshte teper apelues dhe nxites per shume prinder te tjere emigrante dhe per MASH, MPJ, Institutin e Diaspores prane ketij dikasteri, per ambasadat tona, sidomos ne vendet ku kemi emigracion masiv.
Shqetesimin qe djali i tij 5 vjecar Matteo po rritej duke mos folur dhe lexuar gjuhen amtare e kam ndjere te madhe edhe tek Hekuran Dedja, emigrant i rregullt prej rreth 8 vjetesh ne Milano te Italise. Sa here qe vinte ne Shqiperi apo shkonin prinderit e tij e te gruas ne Itali, Hekurani vete ose gruaja e tij, duhej te benin perkthyesin mes djalit dhe prinderve te tyre. Po ne Milano jeton edhe Dorela , 16 vjecare. Bashke me familjen eshte vendosur ketu, kur ishte ne moshen 5 vjecare. Ndryshe nga Matteo, ajo kupton dhe flet pak ne gjuhen shqipe, ndersa ka harruar gati krejtesisht te lexoje e shkruaj. Por si Matteo e Dorela, mund te jene me dhjetra mijera ne "boten" e diaspores sone. Neqoftese keta rriten duke humbur aftesine e te folurit, te shkruarit dhe lexuarit ne gjuhen shqipe, faji duhet kerkuar se pari tek prinderit e tyre, pastaj tek shteti dhe qeverite ne Shqiperi, tek ambasadat tona neper vendet me diaspore masive.
Keto, pergjithesisht, vleresojne si paresore veprimtarite diplomatike dhe konsullore dhe anashkalojne apo neperkembin detyrimet ligjore,njerezore e kombetare ndaj emigracionit shqiptar, i cili shpesh ndjehet si jetim. Por nuk mund te mohohet se asimilimi gjuhesor e pas tij edhe ai kombetar percaktohen ndjeshme nga presioni i shumanshem e ne rritje per shkollimin,punesimin dhe integrimin e plote te femijve. Ne kete rast domosdoshmeria per te perfituar te gjitha te drejtat dhe shanset qe kane vendasit per shkollim, punesim dhe kariere dhe pragmatizmi peshojne shume me teper se perpjekjet e prinderve per t'ua ruajtur femijve sa me gjate identitetin kombetar, vetedijen dhe krenarine e te qenurit shqiptar.
Aq me teper qe imazhi i Shqiperise dhe i shqiptareve njollosen jo vetem nga nje kontigjent shqiptaresh problematike ne vendin e tyre e neper bote, por edhe nga politikat e Tiranes zyrtare, jo rralle te shquara edhe per absurditete dhe skandale, per akte papergjegjshmerie, qe shkojne deri ne neperkembje te interesave kombetare apo edhe me rende, ne prostitucion politik. Krahas ketyre dhe te tjerave, ky imazh demtohet edhe nga proceset e avashta demokratizuese, modernizuese dhe integruese te Shqiperise ne NATO e BE e nga ecuria me zigzake apo edhe me kthime pas, e plotesimit te standarteve nga Kosova. Eshte e natyrshme dhe e pritshme qe disa qarqe historikisht dhe histerikisht antishqiptare, te ferkojne duart nga kenaqesia kur Tirana dhe Prishtina zyrtare qendrojne gati duarkryq para dukurise se asimilimit gjuhesor te brezave te rinj te emigracionit shqiptar.
Shprese e vaket, por jo e kote
Neqoftese do te kishte pasur shume me pare nje kundervenie te organizuar mes shtetit tone, bashkesive dhe organizimeve ne diaspore dhe apele per mbeshtetje me te madhe e te vazhdueshme nga shtetet ku jane vendosur, asimilimi gjuhesor i moshave me te reja te emigracionit tone nuk do te kishte ritme, permasa dhe rrjedhoja tejet drastike e shqetesuse.
Megjithate, sicthote populli, me mire vone se kurre. Tani gjykoj se hapi pare mund te jete ideimi dhe realizimi i nje aksioni mbarekombetar, me siguri per vazhdimesi dhe me infrastrukture bashkekohore, per te shpetuar ato pak shkolla plotesuese ne gjuhen shqipe qe kane mundur te mbijetojne apo ato qe porsa jane hapur. Duke rritur nismat, perpjekjet dhe financimet nga individe, shoqata, klube, organizata joqeveritare, qeverira... mund te vazhdohet me perfundimin e regjistrimit te plote, komjuterik te cdo bashkesie, familjeje, duke detajuar edhe femijet ne mosha shkollore si dhe intelektualet me diploma mesuesie.
Krahas arsimtareve nga vete bashkesite e emigracionit mund te angazhohen edhe kontigjente mesuesish nga Shqiperia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, te organizuar si misionare te mesimit te gjuhes shqipe, sidomos gjate muajve te veres, ne shkolla levizese. Mbetet te shpresohet se me rotacionin politik, qeverises, me ardhjen ne krye te MPJ-se te z.Besnik Mustafaj dhe ne krye te Ministrise se Arsimit, te z..Genc Pollo, mbeshtetja nga keto dikastere, pergjithesisht nga shteti shqiptar, do te jete shume me e madhe, e panderprere, cilesore dhe me efekte te shpejta , te dukshme e te ndjeshme..Aq me teper qe do te kene mbeshtetjen e kryeministrit Berisha, i cili, qysh me 1996 hodhi dhe mbeshteti idene e krijimit te nje ministrie per diasporen shqiptare, te rikerkuar disa here edhe nga Presidenti Alfred Moisiu.
Krijoni Kontakt