Mir Se Erdhe
Para milanniiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii..
hiihhiihih kisssssssssss yvo!
Mir Se Erdhe
Para milanniiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii..
hiihhiihih kisssssssssss yvo!
Sometimes it's the smallest decisions that can change your life forever.
MUAHH,vodafone,emma,Satelito,dhe ti ylli eminemka ju flm shum per mikpritjen![]()
MILANIST 4 EVER
mire se erdhe lorikokalofsh mire
kot me te te pyt me mbiemer canaj jeloool
swat flm lal![]()
Se paske lexu prezentimin mir mer tyt ;P
MILANIST 4 EVER
Mireserdhe lal, sa me shume tema interesante nga ty.![]()
Fiona flm per mikpritjen tende![]()
MILANIST 4 EVER
mire se erdhe mer edhe pse s'kishim shume nevoje per nji Milanist po hajd mo!
:P
(shaka e, po qe je MIlanist je ama)
Hyni ne faqen e re: www.anitabitri.com
Shkeputur nga gazeta "Dita"
Kush janė Kozeta e Qemal Zylo. Jeta nė Amerikė dhe aktivitetet me bashkėatdhetarėt emigrantė
U mėsojmė amerikanėve gjuhėn e tyre
Unė jap anglisht nė njė kolegj tė Manhatanit, ndėrsa bashkėshorti im, Qemali u mėson kompjuterin
Suela TOPI
TIRANĖ - Shqiptarja nga Tepelena, megjithėse ka 9 vjet qė ėshtė larguar nga Shqipėria, nuk e ka harruar vendlindjen e saj. Pėr mė tepėr, edhe nė Amerikė, ku jeton, ka dhėnė njė kontribut tė madh nė fushėn e atdhetarisė. Ajo dhe burri i saj, Qemali, duke shfrytėzuar pozicionin e tyre si pedagogė, janė pėrpjekur gjithmonė qė tu gjenden sa mė pranė shqiptarėve nė Amerikė. Kozeta tashmė ėshtė bėrė e pranishme edhe nė Shqipėri nėpėrmjet librit tė saj tė parė me poezi, tė cilin e promovoi dy ditė mė parė nė ambientet e Muzeut Historik Kombėtar. Nė qendėr tė kėtij libri janė ardheu, njeriu, shoqėria dhe familja.
Nė njė intervistė pėr gazetėn Dita, 48-vjeēarja tregon pėr jetėn nė emigrim, aktivitetet e saj nė Amerikė, si dhe gjithēka qė ka tė bėjė me librin e saj tė parė.
Zonja Kozeta, kur jeni larguar nga Shqipėria dhe cilat ishin vėshtirėsitė e para me tė cilat u pėrballėt nė Amerikė?
Unė jam larguar nga Shqipėria mė 25 shkurt tė vitit 1997. Nė atė periudhė nė Shqipėri kishte shumė trazira. Ne ikėm me vizė. Na u krijua kjo mundėsi, duke qenė se vajza e madhe vazhdonte studimet jashtė shtetit dhe burri im nė atė periudhė punonte pranė Ambasadės Amerikane. Nė fillim u larguam me idenė se do tė ktheheshim pėrsėri. Kur vajtėm atje, fillimisht ishte e vėshtirė. Ne informoheshim vashdimisht nėpėrmjet njė kanali televiziv grek pėr atė ēka ndodhte kėtu. Duke parė situatėn, vendosėm qė tė qėndronim atje. Pas dy vjet pėrpjekjesh, mundėm tė merrnim azil politik. Nė atė periudhė nuk na lejohej tė vinim nė Shqipėri. Sa isha kėtu nuk mund tė shkoja nė Amerikė, ndėrsa kur isha atje nuk mund tė vija nė Shqipėri. Por pas vėshtirėsive tė para, mundėm ta zgjidhnim dhe problemin e dokumenteve. Ajo ēka mė bėri pėrshtypje pas kthimit ėshtė se Shqipėria nuk ka ndryshuar shumė.
Si u integruat nė jetėn amerikane?
Unė sė bashku me Qemalin, burrin tim, pasi morėm azilin politik, u regjistruam nė kolegj pėr kualifikime tė mėtejshme dhe mė pas u emėruam tė dy. Ndėrkohė dhe dy vajzat tona vazhdojnė studimet dhe kualifikimet atje. Unė pothuaj pėr gjashtė vjet kam punuar si kėshilltare pranė studentėve nė BramsonORT Collage. Tani tė dy me burrin kemi dy vjet qė punojmė si pedagogė nė Globe Istitute of Technology nė Manhatan. Unė jap lėndėn e anglishtes, ndėrsa Qemali jep kompjuter.
A ka studentė shqiptarė nė kolegjin ku ju jepni mėsim aktualisht?
Nė kolegjin ku ne japim mėsim ka mjaft shqiptarė, tė cilėt janė dhe studentėt tanė. Me ta organizojmė aktivitete tė ndryshme, por ajo qė na mbledh tė gjithėve ėshtė festa e flamurit. Kėtė festė kemi filluar ta organizojmė ēdo vit, qė nga viti 1999.
Mė thoni diēka mė tepėr rreth aktiviteteve tuaja nė Amerikė.
Nė aktivitetet tona kanė marrė pjesė shumė njerėz, kongresmenė dhe ambasadorė. nga tė cilėt mund tė pėrmend Agim Meshon, Jublin Dilon, Jozef Dioguard etj. Kėto aktivitete janė pasqyruar dhe nė disa organe shtypi shqiptare atje nė Amerikė, si Iliria dhe Bota Sot. Aktiviteti kryesor ėshtė festa e pėrvitshme e flamurit, por ndėrkohė kemi organizuar dhe aktivitete te tjera, pėr tiu gjendur sa mė pranė shqiptarėve nė Amerikė. Unė i kam qėndruar pranė, sė bashku me vajzat e mia dhe Teuta Grezdės, njė shqiptare qė jetonte nė Amerikė, dhe dy fėmijėve tė saj 6 dhe 14 vjeē. Teuta vdiq nga kanceri ndėrsa djali i saj 14 vjeē braktisi shkollėn dhe u kujdes dy vjet pėr nėnėn e tij.
Mund tė pėrmendni ndonjė emėr tė njohur shqiptar, i cili ka marrė pjesė nė aktivitetet tuaja?
Nė aktivitetet qė ne kemi organizuar kanė marrė pjesė dhe shumė njerėz tė njohur shqiptarė, si Agim Krajka me grupin e fėmijėve, Frederik Ndoci, orkestra Alba, me tė cilėt punonte Anita Bitri. Ne kemi organizuar dhe pritjen e artistėve nga Shqipėria, si tė Irma Libohovės dhe tė Ardit Gjebresė.
Si ndiheni sot me rastin e promovimit tė librit tuaj tė parė?
Shumė e emocionuar, jo vetėm pėr faktin se ėshtė libri im i parė, por edhe se gjatė kėsaj ceremonie mori pjesė edhe njė deputete kosovare. Unė nuk mund tė rrija pa pėrmendur dhe Kosovėn nė poezitė e mia. Nė njė varg unė kam shkruar Pa Kosovėn dhe Ēamėrinė, Shqipėria ėshtė gjysėm gjallė dhe gjysėm vdekur.
Fakti qė ndodheni nė Shqipėri, ka lidhje me kėtė ceremoni?
Pa diskutim. Erdha kėtu enkas pėr tė bėrė promovimin, pasi nė Amerikė nuk mund tė pėrjetoja tė njėjtat emocione si nė vendlindjen time.
PROMOVIMI
Dashuria pėr vendlindjen, nė qendėr tė poezive
TIRANĖ - Kozeta Zylo dukej tepėr e befasuar nga numri i madh i pjesėmarrėsve nė ceremoninė e promocimit tė librit Monumenti i Lotit. E dija qė do tė kishte pjesėmarrje, por jo kaq tė madhe. Kjo tregon se sa shumė tė lidhur jemi ne shqiptarėt, se sa e duam njėri tjetrin,- ka pohuar ajo. Kozeta flet mė shumė pasion dhe nuk lodhet sė shpjeguari pėrmbajtjen e poezive. Librin ajo ia kushton atdheut, prindėrve e vėllezėrve, vajzave dhe bashkėshortit tė saj, i cili e ka mbėshtur nė ēdo hap. Njė vend tė veēantė nė krijimet e mia zė edhe dashuria pėr atdheun, ndaj dua qė kėto mesazhe ti transmetojmė te emigrantėt qė lindin nė Amerikė, sepse nuk ėshtė aq e lehtė tė lindėsh jashtė Shqipėrisė kur je shqiptar dhe tė ndjesh kėtė nostalgji qė ndjejmė ne. Prandaj duhet ta ruajmė vendin tonė, ashtu siē e kanė ruajtur tė parėt tanė- pėrfundon ajo.
MBĖSHTETJA/ Flet Qemali: Jemi pėrpjekur qė ti ndihmojnė edhe emigrantėt e tjerė
Kontributi i ēiftit Zylo, pas vdekjes sė Anita Bitrit
TIRANĖ - Njė mbėshtetje e madhe pėr Kozetėn, si nė promovimin e librit tė saj, po ashtu dhe nė aktivitetet e saj nė Amerikė, ka qenė burri i saj, Qemal Zylo. Ata ēdo aktivitet e kanė organizuar sė bashku. Qemali nė shumė raste ka qenė dhe iniciuesi i aktiviteteve tė ndryshme qė ata kanė organizuar. Ai ka bėrė njė punė shumė tė madhe pėr ceremoninė e vdekjes sė kėngėtares sė njohur Anita Bitri. Ishte ai qė sensibilizoi tė gjithė komunitetin shqiptaro-amerikan, duke mbledhur kontribute tė konsiderueshme. Nė kėtė mėnyrė, ai bėri tė mundur kthimin shumė shpejt nė vendlindje tė trupave tė pajetė tė Anitės, nėnės dhe vajzės sė saj. Kozeta dhe Qemali janė pėrpjekur qė nėpėrmjet pozicionit tė tyre tė sensibilisojnė dhe tė sigurojnė njė mbėshtetje pėr tė gjithė shqiptarėt qė kanė shumė vėshtirėsi nė momentin e parė qė shkojnė nė Amerikė. Ata janė tė kėnaqur qė komuniteti shqiptar nė Amerikė gėzon njė respekt tė madh. Qemal Zylo vlerėson faktin qė shqiptarėt qė jetojnė atje bėjnė pėrpjekje pėr tė ruajtur gjuhėn shqipe. Dy janė fazat nė tė cilat kalojnė shqiptarėt qė vijnė nė Amerikė. Fillimisht vihet re pėrpjekja e tyre pėr tė mėsuar gjuhėn anglezė dhe pėr tu integruar nė shoqėri dhe mė pas pėrpjekja e tyre pėr tu mėsuar fėmijėve tė tyre gjuhėn shqipe. Shembull tė mirė nė kėtė drejtim kanė dhėnė kosovarėt. Mė bėn pėrshtypje dhe fakti qė qeveria kosovare ėshtė mė e informuar pėr aktivitetet tona atje, nė krahasim me qeverinė shqiptare. Qeveria jonė duket sikur gjithēka e ka kthyer nė biznes, shprehet pėr gazetėn Dita bashkėshorti i Kozetės, Qemali.
Zoti bekoftė gjithė shqiptarėt
Mire se erdhe lol kalofsh bukur ne forum
Loriku lal,Mire se erdhe ja kalofsh mire vlla.
Me Respekt [E-TROPOJANI].
_________________________________________________
JeTa EshTe E BuKuR.....JeToJe..!
JaM TrOpOjAn.....DeMoKrAt i FlAkTe..!
Krijoni Kontakt