The Albanian Film Season
Londer - E Merkure 5 deri ne E Diele 9 Tetor 2005
Sezoni Shqiptar i Filmit do te shfaqe per here te pare perpara shikuesve te Londres disa nga filmat me te mire te Kinemase Shqiptare gjate viteve te fundit.
Filmat qe do marin pjese do te jene ato qe kane fituar, ose jane perzgjedhur ne arenen nderkombetare ne vitet e fundit.
Filmat ne program do te jene te kineasteve te tre gjeneratave. Ne kete festival filmi do te nderlidhet ekperienca e regjizoreve te mirenjohur me ate te nje brezi te talentuarish qe sapo kane hedhur hapat e para me sukses. Aty do te shfaqen filma te shkurter dhe filma te metrazhit te gjate te regjizorve nga Shqiperia dhe Kosova. Ambjenti ku do te mbahet Stina e Filmit Shqip eshte Riverside Studios, e njohur per cilesine e programit dhe pervojen nderkombetare.
Pas te gjitha shfaqjeve, ne cdo mbremje, fale perpjekjeve te Arberise dhe bujarise se Malev Airlines, shikuesit do te kene mundesine per nje periudhe me 'Pyetje-Pergjigje' me vet regjizoret e filmave qe kane fluturuar nga Prishtina dhe Tirana posacerisht per kete ngjarje kinematike me rendesi per komunitetin shqipfoles ne Londer.
Ne diten e fundit, me 9 Tetor E Diel, Ora 2:30 do te organizohet nje punishte / workshop me filmberesit e rinj nga Shqiperia dhe Kosova por qe jetojne dhe punojne ne Angli. Keto punime sjellin nje fryme tjeter dhe eksperience te re ne artin vizual shqiptaro-anglez.
Kjo eshte hera e pare qe kinemaja e fundit shqiptare paraqitet keshtu ne nje ambjet mjaft te degjuar sic eshte Riverside Studios, ketu ne Londer.
Ky eveniment do te perqafoje jo vetem audiencen shqipfolese por dhe ate vendase dhe turistet e shumte ne vjeshten e Londres 2005.
Te gjithe filmat do te kene titrat ne anglisht.
Te ftuar do te jene dhe autoritete nga fusha kinematografike ne Shqiperi dhe Kosove.
Per biletat drejtohuni tek:
Riverside Studios, Crisp Road , Hammersmith, Londer, W6 9RL
Tel: 0208 237 1111
Tel: 0208 237 1000
Fax: 0208 237 1016
www.riversidestudios.co.uk
Email: info@riversidestudios.co.uk
Krijoni Kontakt