Ne te gjithe e dime se si ka funksionur PDSH-ja gjate gjithe kohes kur ka qene Kryetare i saj Arber Xhaferi, por kjo teme ka te beje me PDSH-ne pas largimit te tij (jo definitiv).
Por deshiroj te bej nje pasqyre te asaj se si eshte dukur atehere PDSH-ja:
Ne vitin 93 pas percarjes ne Kongres te PPD-se, krahu i Arber Xhaferit dukej si krahu ekstrem, por qe ne pamje pengohej nga pushteti gjithsesi duke filluar nga mosdhenja e te drejtes se gjykates per te qene perfaqsues legjitim te PPD-se, e deri tek dalja ne zgjedhjet e 94 me kandidate te pamvarur, ku vlen te theksohet fitirja e Abdilhadi Vejselit kundrejt Menduh Thacit, duke futur per here te pare ne zgjedhje blerjen e votave si dhe shperndarjen e ndihmave.
Arber Xhaferi duke bere opoziten ne ato vite grumbulloi nje mori intelektualesh te mirfilte dhe Kombetare, si Rufi Osmani, Alajdin Demiri, Hitoriani Nexhipi, e shume te tjere, si dhe duke shpalosur per here te pare idene se SHQIPTARET DUHET TA MARIN HISEN E TYRE dhe se DUHET TE BEHET MARVESHJE HISTORIKE gje qe beri jehone ne ate kohe ishte edhe kycja e RINISE ne radhet e saje , ariti qe ne Zgjedhjet Lokale te 96 te kore Fitore nen moton e famshme SHQIP. Por Arber Xhaferi me vehte kishte gjithmone Menduh Thacin i njohur per nga oratoria e shkelqyer.
Me vone do te pasoje ajo qe pasoi Ngjarjet e Gostivarit dhe Tetoves, ku PDSH-ja mori grushtin e pare, por per hire te Luftes qe zhvillohej ne Kosove ne zgjedhjet e 98 u arit nje marveshje, ku kjo marveshje vlefshmerine e saje e pati deri ne konstituimin e qeverise se Lubce Georgivskit, vlen te theksohet se PDSH-ja me marveshje me PPD-ne kishte numer me te vogel Deputetesh.
Nepermjet qeverise PDSH-ja ariti ta ndihmoje Kosoven ne te gjitha aspektet, ne radhe te pare duke bere qe Koridori i famshem i Gligorovit te mos realizohet.
Me vone gjerat ndyshuan dhe PDSH-ja e akomoduar ne Qeveri filloi te beje leshime per kerkesat e Shqiptarve, ne radhe te pare duke u pajtuar qe Ndryshimi i shumefolur i Kushtetutes qe edhe Shqiptaret te marin HISEN e tyre u la per me vone, mbaj mend qe ne emisjonin e TVM2 nje jave perpara Virit te Ri 2001 Arber Xhaferi vete deklaroi se njehere akoma sjane pjekur kushtet per ndryshime ne Kushtetute.
Ngjarjet e 2001 te gjithe i kemi te freskta, do doja te theksoj se PDSH-ja shpejte e gjeti veten ne situaten e re dhe nga ai kend edhe e ndihmoi UCK-ne dhe popullin.
Ajo qe me vone pasoi me formimin e Keshillit kordinues me UCK-se dhe Partive politike dhe dalja ne skene e BDI-se, si dhe berja e Opozites, humbja ne zgjedhjet e 2002 dhe ne ato Lokale. beri qe PDSH-ja te mbledhe akoma me shume force dhe te grumbulloje reth vetes njerez te pa kenaqur nga rezultatet e Luftes, megjithate
edhe ne zgjedhjet e fundit ajo rezultoi me nje sukses por jo dhe te mjaftueshem.
Hyrja ne qeveri dhe me vone largimi i Xhaferit nga posti i Kryetarit , per PDSH-ne eshte nje kthese e rendesishme sepse per here te pare nenKryetarin apo me vone zvKryetarin e shohim ne postin udheheqes te Partise, por ajo qe dua te fokusoj per lexuesit eshte se a ka ndryshuar kjo parti, mua me rezulton nje ndryshim shume i madh.
Arbri gjithmone kishte nje TMenduh te zot pas vete
Thaci nuk e ka pas vete nje Menduh, Matoshi smundet ta beje ate pune, Refet Elmazi jo se jo, Ymer Selmani gjithashtu, Ernadi assesi.
Ekipi i Xhaferit ishte ai qe ishte
Ekipi i Thacit eshte ky qe eshte, llogaritni si pozitiv shihet Ymer Selmani, ndera Besim Dogani eshte teper i dobet, Refet Elmazi sikur eshte djegur me, Ymer Aliu akoma eshte i RI dhe i pa kuptueshem, pra me nje fjale Menduhit i mundone ekipe e mire.
Edhe nje gje teper me rendesi eshte se akoma vete Menduh Thaci nuk ka aritur te kuptoje se tani AI eshte LIDER i nje Partie(ktu kam parasyshe skenat ne Parlament) edhe pse pas marjes se postit sikur u mundua ta gjeje veten ne nje pozite me afruese, pozite qe bashkon.
Nese doni te jepni mendimin tuaj per PDSH-ne pa Arber Xhaferin ju lus te fokusoni vetem ne kete drejtim
Krijoni Kontakt