Shpresat, kėto ndjenja tė shenjta, sa tė pashterrshme qė janė. I ngjajnė energjisė sė diellit qė me mijėra vjet ndan dhe vazhdon edhe mė tej t`u ndaj njerėzve jetė. Por, deri kur?
(Shkruar i ndikuar nga pesimizmi i njerėzve nė lidhje me zgjedhjet parlamentare nė Maqedoni)
nga Idaver Sherifi
Shpresat, kėto ndjenja tė shenjta, sa tė pashterrshme qė janė. I ngjajnė energjisė sė diellit qė me mijėra vjet ndan dhe vazhdon edhe mė tej t`u ndaj njerėzve jetė. Por, deri kur? Kam pėrshtypjen se edhe shpresat kanė filluar tė turpėrohen dhe mė nuk na japin shpresė. Sikur kanė filluar tė harrojnė funksionin e tyre.
16 vite tė tėra kujt nuk i besuam. Vrapuam pas gjithė karvaneve qė kaluan kėndej duke shpresuar se ata ishin gjėrat qė pritnim. Tė gjitha kėto erdhėn, vallėzuan vallen e tyre e kur u lodhėn ikėn duke lėnė pas vete fytyra tė zhgėnjyera dhe shpirtėra tė pashpresė.
Besuam, shpresuam, por sikur kėngėt qė kėndonim ishin ndryshe sepse ne kėrkonim bukė e ata na premtonin mjaltė. E atje ku s`ka bukė e tė premtohet mjaltė, nuk tė mbetet gjė tjetėr pėrveē se tė presėsh karvanin tjetėr dhe tė shpresosh nė shpresėn.
Po populli?! Ah i shkreti. Si gjithmonė, lėndė e eksperimenteve dhe hapėsira e lirė pėr ata qė dėshirojnė t`i nxjerrin vetes punė. Pėrditshmėria e tyre i ngjan serialeve braziliane ku qė nė fillim mund tė parashikohet rrjedha dhe fundi. Protagonistėt nė kėtė pėrditshmėri vazhdimisht ndryshojnė, por populli mbetet popull; i mjerė, i pafuqishėm pėr tė ndryshuar diēka dhe i pashpresė pėr tė pritur njė tė ardhme tė ndryshme nga e kaluara.
Pėrsa i pėrket protagonistėve, atyre qė marrin flamurin nė dorė dhe vrapojnė drejt diēkaje(!), ata ndryshojnė shpesh. Tė gjithė jetojnė dhe veprojnė ndryshe nga njėri-tjetri por pėrfundimi i tė gjithėve sė paku deri tani ishte i njėjtė. Ata asnjėherė nuk arritėn tė dalin nga kutitė e votimit pėr herė tė dytė. Sikur njerėzve po u mjafton mirėsia e tyre 4 vjeēare.
Njerėzit u lodhėn duke shpresuar pėr njė tė ardhme mė tė mirė, pėr mirėqenie ekonomike, politike dhe sociale. Por shpresat nuk ngopin barkun.
Thjeshtė, njerėzit i ka marrė malli tė jetojnė si njerėz. Ikėn njėri, vjen tjetri, ose siē thotė fjala e urtė: Hyr, dil, Jusuf, Qamil por gjithmonė i riu tė bėn tė kėrkosh tė vjetrin e ai i vjetri atė para tij.
Vėshtrimet e lartėshėnuara ndoshta do tė ju duken paksa pesimiste por ja qė ky ėshtė realiteti. Ky nuk ėshtė vėzhgimi im personal por pasqyrim i thjeshtė i tollovisė sė ideve nė kokat e njerėzve tė cilėt nė pamundėsi qė t`ua shprehin tė mėdhenjve m`i shprehin mua dhe tė vegjėlve si unė.
Nga I. Sherifi Kryeredaktor i agjencis se lajmeve www.albeu.com
Krijoni Kontakt