Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867

    Hapet një shkollë shqiptaro-greke në Boboshticë

    Mësuesja e vetme: Fëmijët shkuan tek shkolla greke falas që u hap këtë vit afër fshatit

    Shkolla e Boboshticës, vetëm me 5 nxënës


    Shkolla 9-vjeçare e fshatit Boboshticë që ndodhet vetëm 5 kilometra larg qytetit të Korçës e ka filluar vitin e ri shkollor vetëm me 5 nxënës. Mësuesja e vetme tha se nxënësit e kësaj shkolle janë larguar së bashku me familjet e tyre në Greqi. Kurse një pjesë tjetër e atyre që jetojnë në fshat, këtë shtator u regjistruan e po vazhdojnë mësimet në shkollën greke jo publike pa pagesë, që u çel këtë vit afër Boboshticës.

    Ky fshat është relativisht i madh, me rreth 1 200 banorë. Rreth 300 familje kanë emigruar në Greqi dhe i kanë marrë me vete fëmijët, duke i shkolluar në vendin fqinj. Përveç dhjetëra të tjerëve që kanë shkuar në shkollën greke hapur afër fshatit, falas. Shkolla jopublike “Omiros“ , u përurua nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë dhe ajo greke, disa muaj më parë. Banorët justifikohen duke thënë se fëmijët preferojnë shkollën greke nga ajo e fshatit sepse në të mësimi zhvillohet në mënyrë më profesionale dhe ambientet janë shumë luksoze.

    Mësuesja e vetme e Boboshticës, Burbuqe Çaprazi, ardhur përpara disa viteve nga fshati Bërzheshtë e Librazhdit, tregon se dikur kjo shkollë e ciklit 8-vjeçar numëronte mbi 200 nxënës, ndërsa tashmë ajo ka mbetur vetëm me 5 nxënës. Katër prej tyre janë nga fshati Boboshticë dhe tjetri vjen nga një fshat fqinj.
    Gjithsesi Drejtoria e Arsimit në Korçë, edhe pse me pesë nxënës, ka vendosur që shkolla e këtij fshati të qëndrojë e hapur me shpresën që në vitin e ardhshëm shkollor do të regjistrohen të gjithë fëmijët e fshatit që hyjnë në klasën e parë. Shkolla shqipe e këtij fshati është nga më të vjetrat në Shqipëri, ajo është hapur në vitin 1916 dhe në atë kohë numëronte 35 nxënës



    Marre nga "Shekulli"

    5/10/05

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-09-2002
    Vendndodhja
    Myslym Shyri
    Postime
    644
    Ne fakt eshte e vertet. Nusja dajes ka familjen nga Boboshtica, edhe te gjithe vllezerit e asaj jan ne greqi me familjen. Shpia eshte bosh ne shqip. ;(

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    E ca ka ketu per lajm?

  4. #4
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar më parë nga vioxx
    E ca ka ketu per lajm?
    Derisa sa eshte botu ne gayete, lajme perben.

  5. #5
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Mësuesja e vetme tha se nxënësit e kësaj shkolle janë larguar së bashku me familjet e tyre në Greqi. Kurse një pjesë tjetër e atyre që jetojnë në fshat, këtë shtator u regjistruan e po vazhdojnë mësimet
    në shkollën greke jo publike pa pagesë
    , që u çel këtë vit afër Boboshticës.
    Si cka per lajm? Ka dhe ka shume.
    E para punes shkolla qenka jopublike
    Pra nuk ka license nga ministria e arsimit.
    E dyta ne baze te ligjit femijet shqiptare
    qe jetojne mbrenda territoreve shqiptare
    jane te detyruar te ndjekin ciklin tetevjecar
    ne baze te programit te miratuar nga ministria
    jone e arsimit.Shkolle private jo private ska rendesi
    duhet te kete license nga shteti shqiptar nese jo eshte ilegale
    dhe duhet merren masa per mbylljen e saj
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga FLORIRI
    Si cka per lajm? Ka dhe ka shume.
    E para punes shkolla qenka jopublike
    Pra nuk ka license nga ministria e arsimit.
    E dyta ne baze te ligjit femijet shqiptare
    qe jetojne mbrenda territoreve shqiptare
    jane te detyruar te ndjekin ciklin tetevjecar
    ne baze te programit te miratuar nga ministria
    jone e arsimit.Shkolle private jo private ska rendesi
    duhet te kete license nga shteti shqiptar nese jo eshte ilegale
    dhe duhet merren masa per mbylljen e saj

    Mos u nxito ti nxjerresh perfundime per licensen e asaj shkolle...Lexo me poshte..




    Korçë, përurohet një shkollë private greke

    --------------------------------------------------------------------------------

    Në përurimin e shkollës, ministrja e Arsimit, zv.ministri i Jashtëm dhe kryepeshkopi Anastas

    Korçë, hapet shkolla greke

    Zv.ministri i Jashtëm grek: Ëndërr e vjetër për grekët etnikë në Shqipëri, ndërtimi i një shkolle në Korçë


    TIRANË - Hapet shkollë greke në Korçë. Sipas Agjencisë Maqedone të Lajmeve me qendër në Selanik të Greqisë, ministrja greke e Arsimit, Marietta Giannakou dhe zv.ministri i Jashtëm, Evripidis Stilianidis, pritet të marrin pjesë sot në përurimin e shkollës fillore greke “Omiros” në Korçë, si dhe në përurimin e Departamentit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Korçës. Këto projekte janë financuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit dhe Ministria e Jashtme greke. Në deklaratën e tij për Agjencinë Maqedone të Shtypit (MPA), Stilianidis theksoi se Ministria e Jashtme (greke) i jep rëndësi të veçantë diplomacisë nëpërmjet arsimit, çka kontribuon në promovimin e kulturës greke, letërsisë greke dhe gjuhës greke. “Një nga projektet tona më të rëndësishme, që ka qenë një ëndërr e vjetër për grekët etnikë në Shqipëri, është ndërtimi dhe vënia në punë e një shkolle në Korçë”,- tha zv.ministri i Jashtëm i Greqisë. Duke shfytëzuar anëtarasinë në Bashkimin Evropian, Greqia ka kërkuar shpesh në kuadër të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri edhe hapjen e shkollave. BE-ja shpesh në raportet e saj mbi situatën e pakicave në Shqipëri ka theksuar se niveli i tyre ka ardhur në rritje, por sërish ka nevojë për përmirësim. “Ndërtimi i shkollës u financua nga Ministria e Jashtme greke dhe do të funksionojë me ndihmën dhe bashkëpunimin e ministrive të arsimit të të dyja vendeve”,- u shpreh Stilianidis, duke shtuar se një Departament i Shkencës Kompjuterike do të përurohet gjithashtu në universitetin lokal. Sipas zv.ministrit grek, këto dy ndërhyrje nga Hellenic Aid, nxjerrin në pah rolin e rëndësishëm që Greqia mund të luajë si një donatore në rajonin e Ballkanit, si dhe ndjeshmërinë e Greqisë për popujt fqinjë dhe pakicën greke në Shqipëri, e cila mund të shërbejë si një urë miqësie dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve. Përurimi do të bëhet në praninë e kryepeshkopit orthodoks, Anastas, ndërkohë që do të hidhen edhe themelet e ndërtesës së re të arsimit të lartë. Gjithashtu, ministri grek i Arsimit dhe zv.ministri i Jashtëm kanë parashikuar të vizitojnë ndërtesën që dikur shërbente si konsullatë greke, Katedralen e Korçës dhe gjimnazin “Themistokli Gërmenji”. Në Jug të vendit, në fshatrat e minoritarëve të Dropullit janë ngritur prej vitesh shkolla në gjuhën greke edhe pse numri i nxënësve që i frekuentojnë ato është shumë i vogël, për shkak të emigracionit. Për t’u theksuar është fakti që disa klasa në këto shkolla e zhvillojnë mësimin vetëm me disa nxënës.


    Marre nga gazeta "Shekulli", me 17 prill 2005
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Ç’ndodh 2 km larg Korçës dhe fshatrave të saj, ku është hapur një shkollë greke luksoze dhe pa pagesë. Flasin prindërit: I çojmë fëmijët tek “Omirosi” sepse shkollat shqiptare po rrënohen

    Korçë, shkolla greke boshatis klasat e para shqiptare


    Jorgjeta Gjançi

    Luksoze, e madhe dhe pa pagesë. Kaq ka mjaftuar që një shkollë greke e hapur këtë vit, 2 km larg Korçës, afër fshatit Dvoran, të marrë thuajse të gjithë nxënësit e klasave të para të fshatrave përreth. Madje edhe të Korçës.
    Ajo që e ka paguar më shtrenjtë është njëra nga shkollat më të hershme shqiptare, e Boboshticës, hapur në 1916. “Omiros” e ka katandisur klasën e parë të kësaj shkolle vetëm me 5 nxënës.


    Mësimi, 30% në greqisht
    Për fëmijët që mësojnë në shkollën jopublike, pa pagesë “Omiros”, dita fillon me nxitimin për të kapur autobuzin dhe përshëndetjet “Mirëmëngjes!” dhe “ Kalimera”.
    E përuruar me bujë 17 prillin e sivjetshëm nga vetë ministri shqiptar i atëhershëm i Arsimit, Luan Memushi, ministrja greke Marjeta Janaku , madje edhe nga zëvendësministri i Ministrisë së Jashtme, Evripidhi Stlianidhi, “Omiros” u quajt që atëherë shkolla greke, për faktin se është ndërtuar me investim tërësisht të qeverisë greke. Shumë banorë të Korçës dinë se në këtë shkollë mësimi zhvillohet tërësisht në gjuhën greke, por sipas drejtorit të saj, Antonios Noulis, 70 për qind e mësimit zhvillohet në gjuhën shqipe dhe 30 për qind në gjuhën greke.
    Meqë shkollat shqiptare janë duke u rrënuar, nuk u desh shumë që dhjetëra prindër korçarë t’i drejtoheshin “Omirosit“. Shtatorin e këtij viti pati kërkesa të shumta nga prindërit për të regjistruar fëmijët në këtë shkollë madje ata ishin paksa të trembur se mos drejtoria e shkollës nxirrte pengesa. Por nuk ndodhi ashtu, drejtoria e shkollës ishte e interesuar të pranonte sa më shumë nxënës, pa dallim feje, gjendjeje ekonomike, vendbanimi apo shkalle të zhvillimit të intelektit. Shumica e rreth 200 nxënësve që ka shkolla dhe kopshti, vijnë nga Korça, por meqë ato ndodhen shumë afër fshatrave Drenovë, Qatrom, Dvoran, Boboshticë etj nuk janë të paktë edhe fëmijët që vijnë nga këto fshatra. Spiro Disho, një nga banorët e Boboshticës, që çon djalin e tij në shkollën”Omiros”, thotë “Në fillim drejt kësaj shkolle më tërhoqi pamja e jashtme e godinës. Më pas u interesova e mësova se brenda kishte mjedise shumë të mira. Mendova se djali aty ka gjithçka që i nevojitej për të mësuar mirë, shkollën e kemi afër dhe nuk na kërkohet të paguajmë. Kurse në shkollën shqiptare që kemi në fshat, kushtet janë të vështira. Mjediset janë të ftohta, sepse ndodh që të mungojnë në mes të dimrit edhe drutë e zjarrit, pastaj klasat nuk janë shumë të izoluara nga e ftohta, drejtoria e shkollës është larg“.


    Private…dhe pa pagesë?!
    Shumë prindër lakmojnë mësimin e gjuhëve të huaja, sidomos greqishtes. Kështu pohon edhe Dafina K. një nënë e re, që çon në këtë shkollë dy vajzat e saj. Sidorela mëson në klasën e dytë, ndërsa tjetra sapo kishte filluar të shkonte në kopshtin e fëmijëve, brenda godinës. “ I çova në këtë shkollë që vajzat të mësojnë gjuhën greke dhe atë angleze. Burrë e grua jemi punëtorë dhe nuk kemi aq të ardhura sa t’ua mësojmë gjuhët e huaja që do t’iu duhen në jetë me kurse private”, - thotë ajo.

    Emërtimi i shkollës “Omiros” si “shkollë jopublike dhe pa pagesë” , jo në pak raste ka ngjallur diskutime. “Nëse nuk është shkollë publike mbetet të jetë shkollë private, e në rast se është e tillë duhet të jetë me pagesë”,- arsyetojnë korçarët që nuk e fshehin habinë se përse u intereson grekëve të hapin një shkollë kaq të mirë falas në Shqipëri. Po këtij diskutimi mund t’i duket fundi ndoshta vetëm pas disa vitesh, kur fizionomia e “Omirosit” të jetë më e qartë.
    Këto diskutime janë të njohura edhe për drejtorin e shkollës, Noulis, që pa dashur të zgjatet thotë ”Shkolla jonë është një urë lidhëse mes dy popujve tanë, atij shqiptar dhe atij grek. Këto hapa popujt e Europës kanë dekada e shekuj që i kanë hedhur, ne po i hedhim sot. Është mirë ta njohim njeri- tjetrin dhe të ecim përpara drejt zhvillimit!”

    Një sy i hedhur shpejt shkollës, brenda dhe jashtë, vërteton se aty është investuar pa kursim. Godina ka 15 klasa, një pjesë e të cilave ende janë bosh. Bankat, karriget, dollapët, stendat janë të gjitha të reja, të bukura. Salla e kompjuterave, sallat e lojërave, salla e madhe e veprimtarive që është sa sipërfaqja e gjithë godinës e ku mund të marrin pjesë si artistë apo spektatorë mijëra nxënës, mjedise hidrosanitare moderne, gjithë dritë. Në shkollë është instaluar një sistem ngrohës për të gjitha mjediset dhe fondet për vënien e tij në funksionim janë të garantuara. Për të gjitha këto, çuditërisht, prindërit shqiptarë nuk paguajnë asgjë. Ata japin vetëm një shumë simbolike për trasportin e fëmijëve me autobus nga qyteti në shkollë, që ndodhet 2 km larg Korçës.
    Në klasat e para dhe të dyta të kësaj shkolle mësojnë 112 nxënës, kurse në kopsht shkojnë 80 fëmijë të tjerë. Me ta punojnë 9 edukatore dhe mësuese të ciklit të ulët, shqiptare. Po kaq mësuese dhe edukatore janë edhe greke. Drejtoria thotë se shkolla i përmbahet programit të miratuar nga Ministria Shqiptare e Arsimit. Mësueset shqiptare i zhvillojnë lëndët në gjuhën shqipe. Secila prej tyre jep katër orë mësimi, ku lëndët kryesore janë abetarja, aritmetika, drejtshkrimi i gjuhës shqipe. Më pas nxënësit vazhdojnë ditën me dy orë të tjera, zhvilluar me mësueset greke, të cilat përveç mësimit të gjuhës helene, zhvillojnë edhe fizkulturë e mësim pune, po në gjuhën greke. Disa prej mësueseve shqiptare dinë apo kanë filluar të kuptojnë gjuhën greke, por edhe mësueset greke po mësojnë gjuhën shqipe, sepse disa prej tyre kanë ardhur para 3-4 vjetësh në Korçë dhe kanë drejtuar mësimin e gjuhës greke në kurset e çelura pranë shoqatës kulturore “Vëllazërimi”, krijuar në këtë qytet mbi dhjetë vjet më parë.


    Mësuesit shqiptarë paguhen më pak se grekët
    Tek njihesh me përbërjen e stafit mësimor, natyrshëm lind kureshtja nëse ka diskriminim në pagesë mes mësueseve shqiptare e atyre greke. Drejtori Antonios Noulis e pohon një gjë të tillë duke shpjeguar pse pagesat e tyre kanë ndryshim.„“Mësueset greke trajtohen me atë pagë që trajtohen gjithë mësuesit në Greqi, ndërsa mësueset shqiptare trajtohen me nje pagë pak më të lartë se mësuesit e shkollave publike në Shqipëri“,-thotë ai. Edhe pse mësueset shqiptare, gjatë procesit mësimor mbajnë peshën më të madhe sepse zhvillojnë lëndët kryesore dhe më të shumta, paguhen më pak se koleget e tyre greke. “Gjithsesi, në projektet tona kemi parashikuar një rritje të pagës së mësueseve shqiptare“,- shprehet drejtori duke dashur ta mbyllë sa më parë këtë temë të bisedës.
    “Omiros“ kontrollohet dhe është në varësi të Drejtorisë Rajonale të Arsimit në Korçë. Kryeinspektori i saj, Vangjush Petri, thotë se aty kanë shkuar grupe inspektorësh dhe kanë kontrolluar zbatimin e programit mësimor të miratuar nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë.

    Si u mor licensa
    Licensa për çeljen e një shkolle 8 – vjeçare shqiptaro - greke në Korçë është lëshuar nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë, tre vjet më parë. Që atëherë, kanë filluar të hidhen hapat për çeljen e shkollës. Në vitin e parë u hapën disa grupe të kopshtit të fëmijëve, në vitin e dytë një klasë e parë dhe tani, në të tretin vit të marrjes së licensës, u çelën tri klasa të para dhe u shtua një klasë e dytë. Pra Omiros ka grupet e kopshttit, tre klasa të para dhe dy të dyta. “Çdo vit ngjitim nga një shkallë. Perspektiva jonë është që të plotësojmë një sistem të plotë të shkollës së mesme e t’i përgatisim nxënësit për të vazhduar shkollën e lartë kudo që ata do të dëshirojnë, në universitetet shqiptare, greke apo ato evropiane”,-thotë drejtori grek.




    06-10-2005
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,062
    Postimet në Bllog
    18
    Kjo eshte nje inisiative qe duhet pershendetur pasi eshte nje hap i madh perpara drejt krijimit te maredhenieve te duhura midis dy popujve me te lashte te ballkanit. Hapja e shkolles greke ne Shqiperi duhet te pasohet me nje kerkese te qeverise shqiptare prane ministrise se arsimit ne Greqi per te hapur shkolla greko-shqiptare ne Greqi, ku gjejme plot shqiptare te rinj e te vjeter.

    Mua me ka gezuar fakti se ne shume universitete ne Greqi jane hapur edhe katedra te mesimit te gjuhes shqipe, ne kuadrin e mesimit te gjuheve ballkanike, nga studentet qe ndjekin dege histori-filologji.

    Pavaresisht nga mllefet qe has nga njerezit e rruges ne Greqi apo ne Shqiperi, shqiptaret dhe greket kane nje trashegimi te jashtezakonshme qe i bashkon si popuj. Dhe nuk behet fjale vetem per arsimin, behet fjale per arkeologjine, artin, muziken, sportin.

    Eshte ne interesin e te dy paleve, si te qeverise shqiptare edhe asaj greke qe maredheniet midis dy popujve te normalizohen dhe te ecin perpara pasi si shqiptaret dhe greket nuk kane per te gjetur popuj me miq se njeri-tjetri ne Ballkan.

    Albo

  9. #9
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Kjo eshte nje inisiative qe duhet pershendetur pasi eshte nje hap i madh perpara drejt krijimit te maredhenieve te duhura midis dy popujve me te lashte te ballkanit. Hapja e shkolles greke ne Shqiperi duhet te pasohet me nje kerkese te qeverise shqiptare prane ministrise se arsimit ne Greqi per te hapur shkolla greko-shqiptare ne Greqi, ku gjejme plot shqiptare te rinj e te vjeter.

    Mua me ka gezuar fakti se ne shume universitete ne Greqi jane hapur edhe katedra te mesimit te gjuhes shqipe, ne kuadrin e mesimit te gjuheve ballkanike, nga studentet qe ndjekin dege histori-filologji.

    Pavaresisht nga mllefet qe has nga njerezit e rruges ne Greqi apo ne Shqiperi, shqiptaret dhe greket kane nje trashegimi te jashtezakonshme qe i bashkon si popuj. Dhe nuk behet fjale vetem per arsimin, behet fjale per arkeologjine, artin, muziken, sportin.

    Eshte ne interesin e te dy paleve, si te qeverise shqiptare edhe asaj greke qe maredheniet midis dy popujve te normalizohen dhe te ecin perpara pasi si shqiptaret dhe greket nuk kane per te gjetur popuj me miq se njeri-tjetri ne Ballkan.

    Albo
    Po kur hapen keto shkolla gjasme per popullsine etnike greke te Vorio-Epirit?

    Kesaj çi thua?

    Prapa per afrimin e kulturave.

  10. #10
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anëtarësuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Citim Postuar më parë nga 21_Arber_21
    Derisa sa eshte botu ne gayete, lajme perben.
    Komshi çdo me thene "gayete".

    Mendoj se eshte bere sh. mire qe eshte hapur nje shkolle greke ne ate fshate sepse femijet e atij fshati e duan nje shkolle dhe kur nuk kujdeset qeveria Shqiptare, ndonjehere kujtohet Janollatusi apo konsullata Greke.

    Qe behet nje pjese e mesimit ne greqisht, nuk eshte se perben ndonje problem. Po te shikosh ne shkollat iraniane nje pjese te mesimit e bejne ne persisht, shkollat turke ne turqisht e keshtu me radhe.

    Vetem duhet qe disa lende si historia apo ndonje tjeter qe me ligj eshte e detyrushme te jene te miratuara nga Ministria e Arsimt.

    Sepse ma do mendia se mund te abuzohet duke bere historine e qarqeve greke.
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

Tema të Ngjashme

  1. Mësuesi SMS prindit: Fëmija yt mungon në shkollë
    Nga Davius në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 10-02-2010, 13:13
  2. Kritika e interpretimit Protestant të Biblës
    Nga Tannhauser në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 07:39
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. At Donat Kurti O.F.M.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 03:17
  5. 5 Universitetet më të mira në Amerikë
    Nga miri në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 16:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •