Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Shpresa për Shqipërinë

    Bisedimet u cilësuan pozitive, por megjithatë nuk do të ketë liberalizim të lëvizjes në hapësirat komunitare për qytetarët shqiptarë. Vendet e BE nuk janë ende të bindura

    Raundi i 10 -të i negociatave teknike mes Shqipërisë dhe BE për përfundimin e marrëveshjes së Asocim - Stabilizimit shënoi një moment pozitiv.
    Kryenegociatori i Komisionit Europian, Rheinhard Priebe, tha te premten në Tiranë, se "kishte besim se marrëveshja do të perfundojë së shpejti." Por ai përsëriti mesazhin konstant të Brukselit se kjo do të varet nga performanca e qeverisë në zgjidhjen e çështjeve thelbësore si lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, përmirësimi i shërbimeve në dogana.



    Qeveria e re e Tiranës, tha Priebe, duhet të tregojë me vepra se është e angazhuar për të sjellë ndryshime në këto fusha.



    Ndërkohë Priebe i zbehu shpresat e qytetareve të Shqiperise kur tha të premten në Tiranë se nuk ka gjasa që të ketë liberalizim të lëvizjes në hapësirat komunitare. Kjo pasi vendet e BE nuk janë të bindura për rezultatet e luftes kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vendimtar për përfundimin e marrveshjes në fjalë do të jetë raporti që Komisioni Europian do të publikojë në Nëntor lidhur me situatën në Shqipëri.

    Qeveria e re e kryeministrit Berisha e konsideron përfundimin e marrëveshjes se Asocim- Stabilizimit si një nga prioritetet e programit të saj.

    Ani Ruci
    Ndryshuar për herë të fundit nga CEZARND : 30-09-2005 më 19:23

  2. #2
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar më parë nga CEZARND
    Bisedimet u cilësuan pozitive, por megjithatë nuk do të ketë liberalizim të lëvizjes në hapësirat komunitare për qytetarët shqiptarë. Vendet e BE nuk janë ende të bindura

    Ndërkohë Priebe i zbehu shpresat e qytetareve të Shqiperise kur tha të premten në Tiranë se nuk ka gjasa që të ketë liberalizim të lëvizjes në hapësirat komunitare. Kjo pasi vendet e BE nuk janë të bindura për rezultatet e luftes kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
    Vendet e BE binden vetem nese marrin dicka nga Shqiperia. (keshtu ndodhi edhe ne Bullgari dhe Rumani)Prandaj eshte e domosdoshme qe te pershpejtohet procesi i privatizimit dhe te rriten investimet e huaja.

    Duhet marre vesh kokretisht se cilat shtete jane kunder heqjes se vizave per shqiptaret, psh Danimarken.Qeveria jone duhet ti beje nje dhurate apo oferte Danimarkes apo investitoreve daneze ndonje fabrike, ose ndonje cope bregdet, ose ndonje ullishte, etj etj nga pasuria jone.Dhe keshtu me rradhe edhe Spanies , Belgjikes etj etj. Kjo eshte e vetmja menyre per te hequr vizat per shqiptaret.

  3. #3
    I come back
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Citim Postuar më parë nga Qerim
    Duhet marre vesh kokretisht se cilat shtete jane kunder heqjes se vizave per shqiptaret, psh Danimarken.Qeveria jone duhet ti beje nje dhurate apo oferte Danimarkes apo investitoreve daneze ndonje fabrike, ose ndonje cope bregdet, ose ndonje ullishte, etj etj nga pasuria jone.Dhe keshtu me rradhe edhe Spanies , Belgjikes etj etj. Kjo eshte e vetmja menyre per te hequr vizat per shqiptaret.

    Nuk behet fjale per heqjen e vizave por per liberalizimin e tyre.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anëtarësuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Citim Postuar më parë nga Qerim
    Vendet e BE binden vetem nese marrin dicka nga Shqiperia. (keshtu ndodhi.Qeveria jone duhet ti beje nje dhurate apo oferte Danimarkes apo investitoreve daneze ndonje fabrike, ose ndonje cope bregdet, ose ndonje ullishte, etj etj nga pasuria jone.Dhe keshtu me rradhe edhe Spanies , Belgjikes etj etj. Kjo eshte e vetmja menyre per te hequr vizat per shqiptaret.

    a je ne vete apo ke qene pergjumesh kur e ke shkruar
    asgje s'duhet tu jape qeveria shqiptare

  5. #5
    BE-ja pret rezultate nga qeveria e re


    Reinhard Priebe flet me optimizëm për zhvillimet e ardhshme
    Drejtori për Ballkanin Perëndimir Reinhard Priebe, pranë Komisionit Evropian, në një intervistë për BBC-në thotë se nëse raporti i zyrtarëve të BE-së që do të dalë në nëntor do të jetë pozitiv, atëherë Shqipërisë nuk do t'i duhet shumë kohë e gjatë për të sigluar dhe më pas të nënshkruajë marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.
    Zoti Priebe thotë se kjo do të varet nga rezultatet që do të tregojë qeveria nga realizimi i programit ambicioz.

    Korrespondenti i BBC-së Nazim Rashidi bisedoi me zotin Priebe.

    BBC: Zoti Priebe javën që shkoi ju u takuat me zyrtarët e qeverisë së re, dhe thatë se programi qeveritar është ambicioz, por sa real ju duket realizimi i programit të qeverisë?

    Priebe: Ne ishim të kënaqur që të lexojmë në programin e qeverisë axhendën ambicioze, në shumë fusha ku duhet të ketë reforma.

    Qeveria në veçanti është e vendosur për të trajtuar probleme të mëdha si lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përmisimi i sistemit të gjyqësor dhe fushave të tjera.

    Por tani ne do të presim rezultate, nuk ka kuptim për ne të vlerësojmë që tani, ne e dimë se është një program ambicioz, por ne presim që të shohim rezultate nga ky program.

    BBC: Në nëntor zyrtarët evropianë pritet të publikojnë një raport, i cili do të rekomandojë nëse nuk do të ketë nevojë për negociata të mëtejshme për marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Cila periudhë e qeverisjes do të vlerësohet?

    Priebe: Raporti që do të dalë është pjesë e raportit të të gjithë vendeve në Ballkanit Perëndimor dhe do të përfshijë vlerësimin e periudhës prej 1 prillit 2004, pra një periudhë një vit e gjysëm.

    Një pjesë e madhe e raportit do të vlerësojë punën e qeverisë së kaluar, kurse pjesa tjetër do të vlerësojë punën e bërë nga qeveria e re.

    Nuk mendoj se ky është një problem, sepse diskutimet mes BE-së dhe Shqipërisë vazhdojnë. Ne kemi një qeveri të re, por jo një fillim të ri.

    Çështjet më të rëndësishme, ku ne mendojmë se Shqipëria duhet të bëjë reforma janë paraqitur edhe nga një letër që Komisioneri Rehn ia dërgoi Kryeminisyrit Nano në prill.

    Këto çështje vlejnë akoma dhe qeveria e re i pranon ato plotësisht.

    BBC: Zoti Priebe zyrtarë të qeverisë shqipëtare para takimit me ju në Tiranë thanë se presin që marrëveshja të nënshkruhet deri në mars të vitit që vjen, por pas takimit nuk u përmendën data. Sa kritik ishit gjatë bisedimeve?

    Priebe: Unë nuk e di si vlerësohet kritika, por stili ynë dhe i imi është të jemi të hapur dhe të sinqertë dhe të përkrahim autoritetet në punë e tyre.

    Këtë e bënim me qeverinë e kaluar dhe do të vazhdojmë ta bëjmë.

    Mendoj se ka një marrëveshje të përbashkët për atë që vendosëm si afat para disa muajsh.

    E para ishte të prisnim zhvillimin e zgjedhjeve për të parë procesin zgjedhor ku prisnim përmisime. Ende presim dhe raportin e ODHIR-it.

    Komisioni në raportin e rregullt në nëntor do të vlerësojë nëse jemi në periudhën kur mund të përmbyllim negociatat.

    Nuk mund të them më shumë dhe nuk e di pse qeveria nuk ka dhënë afate pas takimit.

    BBC: A është e mundur atëhere që marrëveshja të nëshkruhet në muajin mars?

    Priebe: Është më mirë që të presim për sa kohë bëhet vlerësimi. Nuk dua që të spekuloj me data dhe muaj.

    Nëse raporti në nëntor do të jetë pozitiv, mendoj se nuk do të duhet shumë kohë që marrëveshja të siglohet dhe pastaj të nënshkruhet.

    Nëse shikojmë probleme do të duhet më shumë kohë, por tani nuk mund të flasim se në ç'muaj, ditë ose orë do të ndodhë kjo.

    BBC: Zoti Priebe pas bisedimeve në Tiranë me zyrtarët shqipëtarë ju thatë se keni mirëkuptim për çështjen e vizave, por thatë se disa vende anëtare të BE-së nuk janë të bindur për masat që ndërmerr Shqipëria, çfarë duhet të bëjë Shqipëria që t'i bindë këto shtete?

    Priebe: Të ketë shërbim të mirë doganor, të ketë mbrojtje efikase të kufijve, të fillojë të japë rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    Unë nuk kam iluzione se këto që thashë bo të bëhen lehtë dhe brenda disa ditësh.

    Por këto janë fushat ku kërkohet përparim që të binden vendet anëtare dhe që të reflektojnë se lehtësimi i vizave nuk do të thotë se po marrin rrezik shtesë për sigurinë në vendet e tyre.

    BBC: Ka pasur sygjerime në Shqipëri se BE do të marrë në konsideratë edhe marrëveshjen e nënshkruar për të pranuar kthimin e imigrantëve ilegal që hynë në BE nga Shqipëria, sa mund të ndikojë kjo në lehtësimin e vizave?

    Priebe: Ky është një element i rëndësishëm. Marrëveshja e rikthimit me Shqipërinë na jep ne një garanci.

    Ky nuk është elementi i vetëm vendimtar, por pa dyshim është një nga elementët pozitiv.

    BBC: Zoti Priebe gjatë viztës tuaj në Tiranë, Kryeministri Berisha kërkoi një monitorim direkt të BE-së për punën e qeverisë së tij. Do ta bëni këtë?

    Priebe: Nuk e di se çfarë mendon ai monitorim direkt. Ne nuk do të donim që t'i japin instruksione qeverisë, ky nuk është stili ynë.

    Por nëse kryeministri mendon vazhdimin e dialogut intensiv, dialog që bëhet në nivel teknik, jo në nivel politik, atëherë ne do të bëjmë pikërisht atë që kryeminisyri kishte në mendje.

    Ne duam të ndihmojmë Shqipërinë të shkojë përpara, dhe gjithmonë jemi të gatshëm të japim këshilla.

    Ne jemi të vedosur që ta bëjmë këtë. Ne kemi tashmë një marrëveshje me Shqipërinë dhe shpresojmë sa edhe vetë Shqipëria se do të jetë i mundur shumë shpejtë përfundimi i marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

    BBC: Zoti Priebe a ka ndërkohë, dallime mes Komisionit Evropian dhe Qeverisë shqiptare për çështje të caktuara, ju flisni vetëm për bashkëpunimin në një sens pozitiv?

    Priebe: Kemi një qeveri të re dhe duhet të mësohemi me zyrtarët e rinj. Java e kaluar ishte një fillim i mirë me kryeministrin, ministren e Integrimit dhe ministrat e tjerë që ishin prezent në takimet tona.

    Nuk dua të komentoj rreth stilit dhe çështje të tjera të qeverisë, por siç thashë dhe në fillim kemi një axhendë ambicioze të qeverisë dhe i besojmë fjalëve të qeverisë.

    Do të shohim më vonë se si do të zhvillohet procesi dhe si do të zhvillohen marrëdhenjet tona.

    Në nëntor komisioneri për zgjerimin Olli Rehn ka parashikuar të vizitojë Shqipërinë.

    Vizita do të shërbejë si edhe një mundësi për të diskutuar se ku është Shqipëria dhe çfarë do të duhet të bëjë vendi për të bërë përparim në procesin e integrimit evropian.

    Jam i bindur se gjërat do të lëvizin gjatë muajve të fundit.

Tema të Ngjashme

  1. Si i njoha Nanon dhe Berishën.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 23-01-2008, 19:21
  2. Fjalori latin-shqip i Frank Bardhit
    Nga King_Gentius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 23:46
  3. D'Alema per Kosoven
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-01-2006, 08:43
  4. Maskrat greke mbi çamet
    Nga alibaba në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 16:43
  5. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •