Me thene te drejten une as nje here nuk kam menduar si te josh nje djale ... megjithte interesante ato me posht!![]()
![]()
Me thene te drejten une as nje here nuk kam menduar si te josh nje djale ... megjithte interesante ato me posht!![]()
![]()
Never pretend to a love which you do not actually feel, for love is not ours to command.
Kujtoj se nuk është edhe aq e thjeshtë joshja e një mashkulli, nëse me hapjen e kësaj teme është menduar në joshjen për lidhje serioze dhe jo vetëm për argëtim rasti. Ndoshta joshja do të ishte e lehtë për ata mashkuj të cilët bien në kurth të çdo femre, pa marrë parsysh se ç'femër është ajo ( jo sejcila femër mund të josh mashkullin duke nxjerrë shalët, sepse kjo do të thoshte se ata vetëm kërkojnë mish dhe jo dashuri)? Nuk pajtohem se mjafton vetëm të tregohen shalët apo tangot që të joshet një mashkull. Ndoshta ju femrat që keni postuar më lart e merrni kaq të lehtë, por unë për vehten time nuk do të bija aq lehte ne joshjen e kësaj mënyre, pa ato elementet përcjellëse më se të nevojshme...
Nejse, mund edhe të mos e kem me vend...
P.S. Postova në këtë temë pasi meshkujt si duket nuk po marrin guxim të paraqesin opinionet e tyre në këtë temë "femërore"...
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA
A nuk i bie dreq e dreq ti byrazer se s'morra vesh gje une. C'fare te josh me teper ty? Pastaj, c'ka te beje ketu nocioni i mishit apo i dashurise? Joshja eshte joshje, si per nje molle qe te shkon goja leng, ashtu edhe per nje femer te bukur qe shikon ne rruge. C'na futni nga qorrsokaket e dashurise tani; a thua se dini te dashuroni. Na lini rehat per koken tuaje.
Summertime, and the livin' is easy...
Arti i joshjes.
Magjia e ketij arti ka magjepsur boten qe ne fillezen e saj. Qe nga kohet qe nuk mbahen mend dhe per te cilat nuk eshte shkruajtur kurre domethene qe pas dites se neserme pas se ciles njeriu fitoi vetenjohjen dhe vetedijen, gjeja e dyte qe i interesonte llojit human pas gjetjes se ushqimit ishte njohja me magjine e artit te joshjes. Ky art magjik ka nje gjuhe te veten qe pak burra mund t'a lexojne. Une po ju perkethej vetem disa radhe!
Nese doni te joshni nje partner, ja tre hapat kryesor qe duhet t'i dini permendesh.
1) Hapi i pare afrim verbal. I afrohesh ne muabet. Duhet ta besh ate, qe ajo ty mos te ndiej per te huaj. Bisedo me te pavarsisht reagimeve te saj. Nuk ka rendesi si i dukesh, rendesi ka qe asaj ti iki ajo qeshja e turpit kur bisedon me ty.
2) Hapi i dyte. Prekja. Prania trupore. Duhet te besh partnerin mos ti druhet pranise tende trupore. Duhet ta mesosh ate me pranin tende trupore. Kjo vjen natyrshem dhe embel, duke e prekur lehte ose shkarazi ne form ledhatimesh gjate bisedes ne menyre natyrale(me takt) floket, duart krahet dalngadal shpatullat ne form perqafimesh dashamirse.
3) Hapi i trete. Puthja.
Ky hap vjen natyrshem nese keni kaluar ashtu sic i kam treguar dy te paret.
Pa dallim seksi trupat tane jane programuar nga natyra qe pas adoleshences te nisi aktiviteti seksual. Megjithese shume prej nesh nuk e konceptojne dot menderisht, ekzekutimi i ketij programi biologjik ka per qellim ndoshta qellimin kryesor te jetes dhe te kzistences tone..... Te riprodhohemi dhe te leme pasardhes. Ne fund te fundit ne jemi si te gjitha gallesat e tjera. Esencialisht nek ndryshojme prej tyre.
Nese dy hapat e pare jane kryer me sukses, branda trupave tane ka filluar te projektohet ne menyre te pavullneteshme deshira per ciftim. Ngacmimet dhe shtimi i aktivitetit hormonal mund te shuhen dhe te gjejne qetesi vetem me ane te asaj qe e quajm puthje!
Keshtu qe mos e vononi. Puthja eshte per te dashuruarit.
Nuk ka rendesi kush ben flirtin, vajza apo djali, rruga eshte kjo per te gjithe, vetem kohezgjatja per te arritur qellimin ndryshon. Ajo ndryshon nga personi ne person dhe nga temperamenti ne temperament.
Ju lutem mos kaperceni hapat se do gjeni belan.
Kujtese!
Ne thelb ne nuk bejme asgje tjeter, kemi lindur per tu riprodhuar. Ashtu si viruset dhe bakteret!
Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni
Nisuni ju para, sa te therras Saliun
Oh la la ! Te joshesh nje djale/burre eshte jashtezakonisht e lehte ...ta mbash qe te mos te te iki tek nje "joshese" tjeter , ky eshte problemi.
The art of seduction e dime se cfare eshte , por kur femra qurravitet , zhgarravitet , e pullon mashkullin nga mbrapa me fanatizem kudo qe eshte ( like a stalker ) , e ndjek dhe prape i afrohet si nje hiene e zgjebosur etj ....kesaj si t'ja vesh emrin ? . Ka ndonje emer per kete "art" nqs do quhej e tille ?!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Viola.V : 06-02-2011 mė 23:19
$ ₭ $ „ ... ♥♫ - ♥♫
Arti i Joshjes.
Kjo teme u interreson te gjitheve, pothuajse 99% te njerezve qe kane gjykim te shendoshe dhe jane akoma ne moshe qe mund te jene terheqes per seksin e kundert.
Dhe ne fakt ne te gjithe ketu ne forum gjate tere kohes vetem per kete kemi biseduar, vecse ne gjuhen dhe menyrat tona te vecanta. Cdo pyetje dhe shqetesim i juaji ne kte fushe, ka pas qellimin e vetem, shqetesimin e vetem, apo dhe thjesht preokupimin per te kuptuar se si mund te kemi marredhenie me te mira me seksin e kundert, si mund ta bejme veten qe te na duan me shume dmth. Ndonjehere vajzat kane shprehur dhe deshirat e tyre per te perjetuar emocione, te cilat jane te natyreshme.
Dakord, Art i Joshjes do te thote si te besh te te duan, dhe mund te degezohet ne disa lloje si:
- Si te besh te te duan per partner ideal
Si te besh te te duan per shok apo shoqe
Si te besh te te duan per avanture
Etj...........
Si te joshesh nje mashkull?!!!!!!!!!!!!!!!!
Mashkull eshte Bred Piti, mashkull eshte dhe Anxhela qe kercen Belli densin, por nuk nevojiten te njejtat gjera per ti bere per vete. Keshtu qe Ky artikulli ne fillim me mire te titullohej " Si te joshesh nje Mashkull Minister, per ato femra te marra qe jane te interesuara per kte".
Neve meshkujve normale dhe mesatare na mjafton qe nje femer kur eshte ne pranine tone, kur flet me ne, ta ndjeje veten rehat, te lumtura, te gezuara dhe te terhequra prej nesh. Pastaj qeveritaret mund te kene pretendime te tjera keto jane llogari te tjera. Por mua personalisht me mjaftojne ato qendrime te karakterit qe permenda me lart...
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
Krijoni Kontakt