Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    “Fantazma Rolls Roys” mbërrin në Shqipëri

    SUPERMAKINA/ Në ambientet e “BMW Showroom”, përurohet hapja e përfaqësisë eksluzive të “Rolls-Royce Phantom”

    “Fantazma Rolls Roys” mbërrin në Shqipëri

    Për herë të parë “Rolls Roys” vjen në Shqipëri. Tashmë të gjithë ata që kanë dëshirën dhe mundësinë e shpenzimit për një makinë të bukur, të veçantë dhe natyrisht të kushtueshme, mund të drejtohen në “BMV Showroom”, për të gjetur modelin e “Rolls-Royce Phantom”. Ky automobil vjen në Shqipëri në kuadrin e promovimit që kompania “Rolls-Royce Motor Cars” po bën në Evropën Lindore dhe mundësohet nga Kompania “H.L. Group LTD”. “Rolls-Royce” operon në katër tregje globale: transportin ajror civil, transportin ajror ushtarak, marinë dhe në sektorin energjetik. Kompania investon në teknologji dhe kapacitete që mund të shfrytëzohen në secilin prej këtyre sektorëve për të krijuar një gamë konkurruese produktesh. Suksesi i këtyre produkteve manifestohet qartë nga fitimet e shpejta dhe të konsiderueshme të kompanisë në aksionet e tregut gjatë viteve të fundit. Kompania tani ka një total prej 54 000 turbinash karburanti në funksionim në të gjithë botën. Kompania ka klientë nga sektori energjetik në rreth 120 vende. “Rolls-Royce” punëson rreth 35 000 persona prej të cilëve 21000 janë në Britaninë e Madhe. 40 % e punonjësve të saj janë të vedosur jashtë Britanisë së Madhe, duke përfshirë 5 000 punonjës në vendet e tjera të Evropës dhe 8 000 në Amerikën Veriore. Shitjet totale vjetore arrijnë në rreth 6 miliardë paund, prej të cilave 55 % janë të ardhura nga servisi. Porositë arrijnë më shumë se 21 miliardë paund, të cilat së bashku me kërkesën për servis ofrojnë një perspektivë të shkëlqyer për kompaninë.

  2. #2
    NJE TOQE NGA BERATI Maska e Ligesia
    Anëtarësuar
    26-09-2005
    Vendndodhja
    Ne qytetin e miut
    Postime
    64
    Rolls Royce motor cars ose automjetet Rolls Royce jane tashme prone e BMW dhe keshtu qe nuk jane te lidhura me Rolls Royce prodhusin legjendar te turbinave te aeroplaneve dhe motorova detar, sepse keta te fundit nuk ju interesonte ky biznes qe ka fitime to vogla dhe shpenzime te medha keshtu qe ata ja shiten BMW se bashku dhe perdorimin e emrit.

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  3. Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 01:46
  4. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •