LOL
Ne e enderrojme te futemi ne evrope dhe ti na thua mos te futemi hajde mendje hajde :P
Mire mer cun rri jashte evrope ti se dhe ne ketej ne UK jemi jashte evrope por ne jemi nje cike me mire me gjendje ekonomike prandaj rrime ajshte evrope![]()
LOL
Ne e enderrojme te futemi ne evrope dhe ti na thua mos te futemi hajde mendje hajde :P
Mire mer cun rri jashte evrope ti se dhe ne ketej ne UK jemi jashte evrope por ne jemi nje cike me mire me gjendje ekonomike prandaj rrime ajshte evrope![]()
Ndoqa gjate nje emision te posacem per kete problem,ne te cilin thuhej,se vendet kandidate per hyrjen ne BE jane ndare ne grupe dhe jane:
1-Sllovenia(qe pothuajse do te futet)
2-Turqia(qe tani per tani ka disa probleme politike,ne lidhje me te drejtat e njeriut e te minoriteteve)
3-Bullgaria e Rumania(qe kane nisur negociatat,per hyrjen rreth vitit 2007)
4-Kroaci,Bosnje,Shqiperia e Maqedonia(Nga keta Shqiperia eshte me prapa,pasi nuk ploteson kushtet,si stabilitetin politik,pamvaresine e gjykatave,korrupsionin ne rend,ligjet ekonomike e te tregut te lire,ligjet e mbeshtetjes sociale,papunesine)
Per Shqiperine kishin vendosur edhe nje si pike te vecante,tregetine e lendeve narkotike ne Europe dhe e kishin cilesuar si "parcela e Europes".
Plotesimet e ketyre pikave nga ana e Shqiperise,pretendohej,qe te realizoheshin rreth vitit 2010 dhe me pas hyrja ne BE.
Tema qe pata hapur une mirrej me dicka tjeter. Ishte e karakterit spekulativ dhe nuk mirrej me te sotmen, por me vitet e ardhshme... I fshiva ato shkrime se nuk pershtaten me nismen qe ka ky topik tani.
Per fuzionin e temave , as nuk jam konsultuar, as nuk jam informuar...as nuk dua te informohem PM.
ore ne skemi drita dum me hy ne be............nivel;i i jeteses eshte pojuajse totalisht cnjerezor ...pra eshte ne kundershtim me paktin e be....
But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...
Un them te futena ne G7.
pse jo?
do jemi vendi i vetem ballkanik ne G7!
Qetesi!
Shoket lexojne!
Presidenti i Komisionit Europian Romano Prodi u beri thirrje dje ne Strasburg deputeteve te Parlamentit Europian qe te fillohet te mendohet qe tani rreth kufijve te ardhshem te Bashkimit Europian, aq me teper qe ne Kopenhagen u vendos edhe per zgjerimin e ardhshem te BE-se me 10 vende te reja. Duke iu referuar pikerisht rezultatateve te samitit te Kopenhagenit, Prodi pohoi te merkuren se debatet mbi kufijte e Europes jane ne fakt debate mbi identitetin e europianeve, prandaj ne kete debat duhet te perfshihen te gjithe banoret e kontinentit. Zyrtari i larte i BE-se iu referua me kete rast edhe presioneve qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane ushtruar mbi udheheqesit europiane per te pranuar ne gjirin e saj Turqine. "Kufijte e Europes duhet te percaktohen nga ne europianet, dhe nga askush tjeter. Ne do te marrim edhe mendimin e te tjereve, por nuk duhet te pranojme asnje nderhyrje ne kete drejtim" - u shpreh shefi i Komisionit Europian. Me pas, Prodi ka folur per krijimin e lidhjeve te veanta dhe te ngushta me fqinjet e ardhshem te BE-se, duke filluar nga Rusia deri ne vendet e Mesdheut jugor.
Duke folur per vendet e Ballkanit perendimor, Prodi nenvizoi se vendet ballkanike i perkasin juridikisht dhe ligjerisht Bashkimit Europian. Shefi i Komisionit Europian madje deklaroi se ne samitin qe do te organizohet ne muajin qershor ne Selanik te Greqise, ne te cilin do te ftohen te marrin pjese edhe udheheqesit e vendeve te Europes Juglindore, do t'i jepet nje pergjigje konkrete dhe e sakte edhe letres qe kryetaret e shteteve ballkanike i derguan pjesetareve te samitit te Kopenhagenit, me ane te se ciles ata kerkonin qe edhe vendet e tyre te pranoheshin gjate ketij takimi si kandidate zyrtare per anetaresim ne Bashkimin Europian.
Por si per te dashur te daraviste cdo keqkuptim ose entuziazem te parakohshem, Romano Prodi nenvizoi sot se rruga e ketyre vendeve drejt familjes se bashkuar europiane eshte ende e gjate.
Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |
Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu... |
__________________
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
__________________
Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
Kush t'ka qit me krye ne hi?
Ti ke pas ken nje zonj e rand...
Burrat e dheut te thirrshin NANE...
(Pashko Vasa)
Deklarata e meposhtme duhet te na problematizoje te gjithe ne, te gjithe shqiptaret e Shqiperise dhe sidomos shqiptaret e Diaspores. Imazhi qe eshte krijuar per vendin tone ne qarqet vendimmarrese perendimore eshte i shprehur qarte me poshte:
Jeffrey: "Vonesat ne BE, se jeni muslimane"
Ka pasur hezitime nga mjaft vende perendimore per te afruar Shqiperine apo Maqedonine, ose per te anetaresuar Turqine ne Bashkimin Europian, sepse keto vende shihen me rezerva pasi jane muslimane". Kete deklarate ka artikuluar dy dite me pare ambasadori amerikan, James Jeffrey ne mbledhjen e komisionit te Jashtem parlamentar. Ambasadori Jeffrey ka pranuar se nje pjese e vendeve te BE-se kane rezerva ndaj Shqiperise, sepse ky eshte nje vend, kryesisht i besimit islam, dhe mendohet se ne momente te caktuara ka mbeshtetur terrorizmin. Por, Jeffrey ka shtuar se SHBA-te kane nje vizion krejt tjeter per Ballkanin dhe per keto vende qe jane muslimane. "Ekzistojne qarqe europiane, te cilet kane shfaqur rezerva edhe per anetaresimin e Turqise ne BE, por SHBA-te kane nje vizion tjeter sepse Turqia megjithese muslimane ka deshmuar se ka nje vokacion perendimor dhe kete e ka deshmuar edhe gjate luftes se NATO-s ne Kosove", ka thene Jeffrey.
Pasi kane degjuar fjalen e ambasadorit amerikan, anetaret e komisionit te Jashtem parlamentar i jane ankuar atij per faktin se nje pjese e vendeve te BE-se, kerkojne te mbajne larg vetes disa vende te Ballkanit perendimor me arsyetimin se "keto jane vende muslimane, mund te jene vatra te terrorizmit dhe perbejne rrezik per Europen dhe perendimin". Ne samitin e fundit te BE-se ne Kopenhagen te Danimarkes, disa parlamentare te vendeve te ndryshme kerkuan qe me vende te tilla ku popullsia eshte kryesisht muslimane si Shqiperia, Bosnja dhe Hercegovina por edhe Maqedonia, te behet kujdes pasi ato kane qene vazhdimisht te dyshuara si mbeshtetese te organizatave terroriste. Deputeti i PDr-se ne komisionin e Jashtem, Qazim Tepshi ka reaguar menjehere pas deklaratave te Kopenhagenit. Ai kerkuar ndihmen e SHBA-ve qe nje koncept i tille te mos ekzistoje me ne qarqet europerendimore. Nga ana e tij, James Jeffrey e ka mbeshtetur reagimin e deputeteve te opozites ne komisionin e Jashtem. Ai ka deklaruar se i gjithe Ballkani duhet te integrohet ne strukturat euroatlantike ne nje proces qe do te shkoje shkalle-shkalle gjate viteve te ardhshme. Ambasadori Jeffrey e ka mbeshtetur reagimin e deputeteve dhe eshte shprehur kunder deklarimeve te tilla qe e ndajne popullsine per nga religjioni. Sipas tij, Bashkimi Europian duhet te beje kujdes edhe me Turqine, dhe nese ajo tregon se po ben hapa konkrete ne drejtim te reformave dhe permiresimit te standartit te te drejtave te njeriut, ky vend duhet te jete pjese e Europes se Bashkuar. "Ne kemi mbeshtetur fuqimisht Turqine dhe kjo ka rezultuar jo pa sukses. Ky vend po deshmon se po perpiqet te respektoje standartin e te drejtave te njeriut, te zgjidhe ceshtjen e kurdeve dhe te Qipros. Ne vitin 2004 Turqia do te filloje zyrtarisht bisedimet per anetaresim te plote ne Bashkimin Europian", ka deklaruar ambasadori Jeffrey.
19/12/2002
Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |
Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu... |
__________________
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
__________________
Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
Kush t'ka qit me krye ne hi?
Ti ke pas ken nje zonj e rand...
Burrat e dheut te thirrshin NANE...
(Pashko Vasa)
Per mendimin tim Shqiperia mund ti "djege" etapat e procesit te pranimit si anetare me te drejta te plote ne BE. Pra koha e nevojshme per te arritur nje objektiv te tille te rendesise maksimale per vendin dhe popullin tone mund te jete shume me e shkurter sesa c'duket.
Problemi kyc vazhdon te jete vullneti efektiv politik i insitucioneve perfaqesuese te demokracise Shqiptare. Mendoj se eshte naive te mendosh sot se kancelerite e diplomacise se vendeve te BE-se mund te te vleresojne ne baze te deklaratave qe leshon. Pra zedhenesit e vullnetit popullor Shqiptar duhet te deshmojne edhe, e mbi te gjitha, me vepra, deshiren e mire per tu integruar ne BE.
Disa nga levizjet themelore strategjike te diktuara nga realitetit i sotem ne fushen e traktativave mendoj se jane:
1. Distancimi i institucioneve shteterore, pra i Shqiperise zyrtare nga "lidhjet" me boten islamike.
Kjo sepse debati i lidhur me pranimin ne BE te vendeve me identitet kulturor e fetar te ndryshem nga ai dominues ne Europe, sapo ka filluar dhe premton te jete i gjate e shume i ashper. Shqiperia paraqet ne vetvete shume minuse e nuk ka nevoje per elemente negative plus, si imazhi i pavertete i nje vendi islamik ne dyert e Europes.
2. Riciklimi i lidershipit te klases politike.
Institucionet Europiane kane antipati ( shpeshhere te shprehur hapur ) per dy lideret kryesore politike Shqiptare, Nano dhe Berisha. Te huajt nuk jane syleshe dhe i njohin mire ( ndoshta edhe me mire se ne ) "bemat" e dy "udheheqesve" tane. Perfaqesimi nga lidere pa kredibilitet i ul ndjeshem shanset per integrim ne BE.
1. Distancimi i institucioneve shteterore, pra i Shqiperise zyrtare nga "lidhjet" me boten islamike.1. Mendoj se kjo eshte e lehte pare qe "politikanet" tane i meshojne gjithnje deklaratave te tilla mbi "tolerancen fetare" te shqiptareve, mirekuptimit mes tre besimeve ne Shqiperi, etj, etj.2. Riciklimi i lidershipit te klases politike.
2. Me "konsensusin" Berisha-Nano qe jam e bindur qe do i kete rrenjet ne direktivat qe kane leshuar ata nga Brukseli, mendoj se politikanet shqiptare i dhane nje prove BE qe i lane menjane divergjecat e akuzat e ketyre 10 vjeteve e po e fusin vendin ne nje periudhe tjeter te debatit politik -- sipas porosive te BE.
Tjeter gje nese ky "konsensus" shume shqiptareve u duket qesharak e sikur po perpiqen me i hedh hi syve.........
Nuk jane vetem keto 2 pikat kryesore mendoj une per t'i hapur driten jeshile Shqiperise per t'u futur ne BE.
Samiti i Kopenhagenit shenoi edhe fundin e kryesimit te Bashkimit Europian nga Danimarka. Dhe sic eshte zakon stafeta e kryesimit te BE-se i kalon sipas nje renditjeje te vendosur qe me pare nje vendi tjeter anetar i familjes se bashkuar europiane. Kesaj rradhe stafeta kalon nga veriu i Europes ne jug te tij. Pasi do te jete Greqia tani qe nga 1 janari dhe deri me 30 qershor te vitit te ardhshem do te udheheqe punimet e Bashkimit Europian. Dhe duke qene vendi i vetem ballkanik ne gjirin e 15-shes dhe njekohesisht aktor teper dinamik ne skenen ballkanike gjate ketyre 2 shekujve te fundit, kuptohet qe Greqia do t'i kushtoje nje rendesi te vecante problemeve te ketij rajoni.
Sinjalin e pare ne kete drejtim e dha ministri i jashtem i Greqise Papandreu duke paraqitur ne Bruksel programin e presidences greke te BE-se per 6 - mujorin e ardhshem. Nder te tjera ai pohoi se Greqia ka ndermend te organizoje nje samit te posacem qershorin e ardhshem ne Selanik te Greqise, ne te cilin do te ftoje edhe udheheqesit e vendeve ballkanike. Papandreu foli pastaj per rendesine qe ka venia ne jete e marreveshjeve te asocim - stabilitetit nga vendet e Europes Juglindore si dhe per reformat e brendshme qe ato duhet te ndermarrin per te permbushur kriteret e kesaj marreveshjeje. Por shefi diplomacise greke nenvizoi po ashtu se udheheqesit e vendeve ballkanike duhet te jene te ndjeshem ndaj atyre dukurive qe nga Ballkani po derdhen tani drejt vendeve te 15-shes sic jane kontrabanda dhe trafiqet e gjithfarllojshme, droga, prostitucioni, banditizmi, emigracioni i paligjshem etj. etj. Ai la te kuptohet se pa dhenien fund te ketyre plageve as qe mund te behet fjale per nje anetaresim te shpejte te vendeve te Europes juglindore ne BE. Edhe Papandreu si perfaqesuesit e tjere te larte te BE-se perseriti se secili nga vendet e Ballkanit Perendimor do te gjykohet dhe vleresohet sipas meritave personale, prandaj edhe afrimi i ketyre vendeve me BE-ne do te behet ne baza individuale.
Kryesimi i Bashkimit Europian nga Greqia ngjan ne nje kohe kur Europa po perpiqet te rimarre rolin e saj udheheqes ne Ballkan. Trupat e saj te Reagimit te Shpejte pritet te zevendesojne kete pranvere ato te NATO-s ne Maqedoni, po ashtu europianet duan te zevendesojne ede forcat e KFOR-it ne Bosnje me policine e tyre.
Dhe ashtu edhe sic pritej duket se Greqia do te perfitoje nga kryesimi i Bashkimit Europian, per te ngritur dhe trajtuar disa probleme te tjera delikate ne Ballkan, te cilat jane shume te njohura dhe te ndjeshme edhe per te, sic eshte psh ceshtja e Kosoves. Papandreu e beri te qarte se ne rast se do te krijohen kushtet Greqia nuk do te ngurroje te veje ne rend te dites edhe shqyrtimin e ceshtjes se statusit te Kosoves.
Megjithese nuk u deklarua zyrtarisht, pritet qe gjate 6-mujorit te pare te vitit te ardhshem Greqia te punoje me ngulm ne forcimin e lidhjeve ndermjet Jugosllavise dhe Bashkimit Europian, qe kane njohur keto kohet e fundit nje statu - quo si pasoje e paqendrueshmerise ne politiken e brendshme te Beogradit.
Nderkohe qe nuk dihet ende nese Greqia do te potencoje ceshtjen e pakices greke ne Shqiperi dhe nese ajo do te zgjidhe gjate ketij 6-mujori edhe kundershtite qe ka edhe me Maqedonine persa i takon emrit te kesaj te fundit.
Gjate historise se ketyre dhjetvjecareve te fundit Greqia ka qene teper e perfshire ne politiken ballkanike saqe dhe marredheniet e saj me fqinjet ballkanike kane qene shpesh here po aq kontradiktore dhe te nderlikuara, sa eshte i ngaterruar vete Ballkani. Prandaj edhe kryesimi i BE-se nga Greqia sa mund te ndihmoje ne zgjidhjen racionale te problemeve te trasheguara, aq edhe mund t'i veshtiresoje ato edhe me shume, aq me shume kur dihet se politika greke ka qene objekt dhe subjekt me peshe ne historine e gjate te Ballkanit.
Bruksel
Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |
Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu... |
__________________
Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
__________________
Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
Kush t'ka qit me krye ne hi?
Ti ke pas ken nje zonj e rand...
Burrat e dheut te thirrshin NANE...
(Pashko Vasa)
Krijoni Kontakt