Close
Faqja 67 prej 71 FillimFillim ... 17576566676869 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 661 deri 670 prej 708
  1. #661
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389
    Citim Postuar më parë nga dielli1 Lexo Postimin
    Kermilli,po mire e ku te shkoj Shqiperija mo i uruar....
    Po pse mo Diell duhet te shkoje diku???
    Asgjekundi te mos shkoje por te rrije ketu ku eshte,c'fare e gjeti Angline qe nuk hyri ne Europe?? ASGJE thjesht eshte i vetmi shtet qe nuk ka krize ekonomike

  2. #662
    pupupupupup

    pak jemi keq keshtu...imagjinoni nese do te kemi euron! pupupupupupup
    nuk stampon dot me pare....brrrrrrrrrrr

  3. #663
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Bregu: Integrimi varet nga të gjithë ne. Sekui: Viti 2012 të jetë një vit gëzimi

    Takim konsultativ Shqipëri-BE

    Plani i veprimit për integrimin e vendit ka mbledhur në një takim konsultativ përfaqësuesit e posaçëm të vendit tonë dhe ato të BE-së. Në hapje të këtyre punimeve, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu bëri me dije se një takim i tillë ka si qëllim që të shohë ecurinë e Shqipërisë përkundrejt realizimit të rekomandimeve të BE-së.

    “Ka pritshmëri të madhe për progres-raportin. Integrimi lidhet ngushtësisht me plotësimin sa më mirë të detyrimeve. Megjithatë duhet të theksojmë se integrimi është një proçes që varet nga të gjithë ne”, vuri në dukje Bregu.
    Nga ana e tij, ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui vuri në dukje faktin se tashmë është koha që të plotësohet marrëveshja politike, duke përfshirë përfundimin e reformës zgjedhore dhe atë të rregullores së Kuvendit.
    “Sikurse e ka thënë komisioneri Fyle, bashkëpunimi i rëndësishëm dhe axhenda europiane duhet të jetë pjesë e axhendës kombëtare, të qeverisë, opozitës dhe shoqërisë civile. Mirëpres progres-raportin për planin e veprimit të rishikuar, ky raport ka arritje, por rezultatet duhet të vazhdojnë”, u shpreh Sekui.
    Njëkohësisht, sipas tij, ka ende punë për të bërë, derisa Komisioni të paraqesë progres-raportin në vjeshtën e këtij viti.

    “BE dhe Komisioni do të vazhdojë të japë ndihmën në këtë përpjekje të madhe kombëtare. 2012 mund të jetë dhe duhet të jetë një vit i rëndësishëm për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE. Ne jemi këtu për të ndihmuar. Gjithsesi progresi varet nga Shqipëria dhe vullneti i mirë i palëve. Procesi bazohet tek merita. Shpresojmë dhe besojmë se viti 2012 të jetë një vit gëzimi. Që të arrihet kjo kërkohet një angazhim i fortë dhe serioz dhe bashkëpunim i plotë. Dua të informoj që më 3 maj komisioneri Fyle do të jetë në Tiranë”, nënvizoi Sekui, gjatë fjalës së tij në këtë tryezë.

    abcnews
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  4. #664
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2005
    Postime
    25
    HIP SE TË VRAVA, ZBRIT SE TË VRAVA

    « Nga e thëna në të bërë, qendron n’mes një det i tërë »

    Shkas për të shkruar më dha bojkoti i gazetarëve të Kosovës dhe indinjata e tyre ndaj vendimit të Kuvendit të Kosovës për mos’heqjen e dy neneve të ligjit (37, 38) të kodit penal.
    Se si shkon puna në qarqet e ngushta politike rreth çështjeve kyçe, që kanë të bëjnë me çështjen jetike shqiptare në përgjithsi dhe të Kosovës në veçanti, nuk e di në hollësi. Por « rezultatet » që po dalin në sipërfaqe, sa do që të jenë të kallaisura me demagogji e me premtime të pa mbulesë, pasqyrojnë nivelin e dobët të përgjegjësisë dhe të përfaqësimit të interesit të popullit që e pëfaqësojnë.
    Si të thuhet ndryshe, kur u predikohet gazetarëve që të shkruajnë për dobsitë e kujtdo qoftë, sipas slloganit tash më shumë herë të përsëritur : «askush nuk mund të jetë përmbi ligjin», ata (gaze(p)tarët), duke mos mundur t’i mbyllin gjithëherë sytë as veshtë ndaj sjelljeve dhe dukurive abuzive, s’do mend se do të shkruajnë edhe për mospërfilljen e ligjit nga vet predikuesit, gjegjësisht pushtetarët. Këtë mënyrë të informimit për të vërë në dukje dukuritë negative, gazetarët e kanë obligim sa profesional e moral, aq edhe edukativ e patriotik për ta informuar qytetarin ashtu siç duhet. Dhe, tani këta udhëheqësa, në vend që të korrigjojnë sjelljet dhe veprimet e veta, ndihen alergjik ndaj kritikave që u bëhen.Dhe, pse jo, aprovojnë edhe amendamente e nene në favor të kufizimit të së drejtës për të shprehur vërejtjen apo kritikën ndaj lajthitjeve të rënda të këtyre autokratëve. Nëqoftë se edhe mediat i lavdrojnë lajthitjet skandaloze, atëherë vaj halli për neve . Pra, vetëm duke e mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën, gazetarët tanë realizojnë misionin e tyre gazetaresk.
    Në të kundërtën, me të heshturit ndaj sjelljeve dhe veprimeve destruktive, vetëm sa krijohen përçarje dhe distanca edhe më të thella jo vetëm në mes individëve përgjegjës dhe subjekteve partiake e klanore, por edhe në mes qytetarëve, të cilat i peshon mirë si miku, ashtu edhe armiku. I pari, (miku) rrin me kandar në dorë duke i vlerësuar mirë sjelljet dhe veprimet tona, për të ditur, se a e vlen barra qiranë për të na ndihmuar dhe përkrahur tani, kur gjendemi në zgrip të pozicionit «Të jesh apo të mos jesh ». Dhe i dyti (armiku), i cili, sikur edhe deri më tani, nuk ka kursyer metodë as mënyrë pa përdorë për të dështuar synimi ynë jetik për, PAVARËSI, SOVRANITET, INTEGRITET TERRITORIAL dhe LIRI, për të cilat janë bërë sakrifica të shumta, me viktima e shkatërrime. Tani, ç’është e vërteta, një qendrim të zbehur të faktorit ndërkombëtar ndaj çështjes shqiptare po e shohim dhe po e shijojmë çdo ditë e më dukshëm. Këtë zbehje tê përkrahjes së faktorit ndërkombëtar lidhur me shumë çështje, që kanë të bëjnë me integritetin e Kosovës e dëshmojnë edhe masat joadekuate ndaj agresorit serb. E kur këtyre t’ua shtojmë edhe raportet e brishta brendashqiptare, frytet e të cilave po i konzumon qytetari ynë, atëherë vetëm sa shtohen pasojat dhe i zgjatet jeta moszgjidhjes së çështjes shqiptare. Për fatin tonë të keq, kjo sëmundje e shëmtuar përçarëse po manifestohet në të gjitha trevat shqiptare.

    Mospërputhshmëria e deklarimeve dhe e qendrimeve
    me realitetin dhe të drejtën


    Brenda një kohe shumë të shkurtër, duke filluar prej hyrje - daljeve të serbëve nëpër Kosovë pa kurrfarë formaliteti administrativ e deri te lejimi i zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, deklarimet si të faktorit ndërkombëtar, ashtu edhe të stafit politik shqiptar, ndërrohen për 180 shkallë !!! Pra, në njërën anë serbët (kllapa politike e fetare) hyjnë në Kosovë dhe propagandojnë «patriotizmin» e tyre duke thënë se Kosova është vend i shënjtë dhe djep i Serbisë dhe se atë do ta mbrojmë me çdo kusht. Ndërsa faktori ndërkombëtar dhe ky shqiptar «arsyetohen» duke thënë se ata (kllapa politike) vinë për t’ua uruar festën serbëve, pa politizim. Dhe, kur ata (serbët) kthehen në Serbi, thuhet se ata nuk do të lejohen më të hyjnë në Kosovë pa pasaporta. E realiteti po dëshmon të kundërtën. Ata (serbët) Tadiqi, Nikoliqi, Koshtunica, Daçiçi e të tjerë po vinë e shkojnë kur t’u teket. Faktori ndërkombëtar dhe ai shqiptar u tha se nuk duhet të mbahet referendumi i serbëve në Kosovë, ai u mbajt, madje me mbikëçyrjen e faktorit ndërkombëtar. U tha, si nga faktori ndërkombëtar, ashtu edhe nga ky shqiptar, se as zgjedhjet parlamentare e presidenciale, se më ato lokale hiç se hiç nuk bën të mbahen brenda territorit të Kosovës, sepse me mbajtjen e këtyre zgjedhjeve cenohet integriteti dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës. Por, duke e parë faktori ndërkombëtar se serbët nuk lëshojnë pe për as një milimetër nga qendrimet e veta hegjemoniste, faktori ndërkombëtar filloi presionin mbi klasën politike shqiptare, që të mos rrezistojnë shqiptarët, por t’u thonë popullit, në mënyrë shumë perfide, se serbët që kanë dy shtetësi kanë të drejtë ti mbajnë zgjedhjet. Madje, në këtë matrapazllëk të këtillë ndërhyri edhe OSB-eja si ndërmjetësuese, e cila e «gjeti» mënyrën e arbitrimit, duke mundësuar dhe lejuar zgjedhjet në 28 vende të banuara me serbë. Dhe kjo mënyrë u pëlqye prej faktorit ndërkombëtar dhe iu imponua edhe faktorit shqiptar. Tani Paria shqiptar «komenton» se këto zgjedhje janë ilegale dhe nuk kanë kurrfarë rëndësie. Se a kanë apo nuk kanë rëndësi këto zgjedhje, dëshmojnë sot sugjerimet e nesër imponimet tjera të faktorit ndërkombëtar, që dialogu me Serbinë të vazhdojë edhe për Veriun e Kosovës, edhe pse faktori shqiptar për këtë ka deklaruar, se për Veriun e Kosovës nuk do të negociohet kurrësesi.
    Për t’iu ndalë turri pretendimeve dhe shkeljeve të njëpasnjëshme të marrëveshjeve të Serbisë, pala shqiptare do të duhej ti mbrojë me këmbëngultësi interesat e veta të drejta, të lara me gjak dhe të kodifikuara edhe me konventat ndërkombëtare, që flasin për të drejtën e popujve për vetëvendosjes, e cila me shekuj na është mohuar ne shqiptarëve.
    Por, nga qendrimet e deritashme të faktorit ndêrkombëtar shihet, se ai një herë për një herë nuk është i gatshëm për ndryshimin e kufijve. Por, shihet qartë, se Serbia me pretendimet neokolonialiste dhe me provokimet luftënxitëse përpiqet me ngulmë të përforcojë pozicionin politik e juridik të enklavave si dhe ta pushtojë sërish veriun e Kosovës. Pra, faktor kryesor për prishjen e kufinjve në Ballkan është Serbia e jo Kosova. Dhe këtë qendrim luftënxitës Serbia e bën për shkak se Faktori Ndërkombëtar nuk ka marrë masa të merituara ndëshkuese për agresionin që e ka bërë në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë. Duhet ditur dhe pasur mirë parasysh, se kësaj tendence për prishjen e kufinjve i ka kontribuar edhe Ahtisari me Planin e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, të cilin plan Serbia nuk e pranoi.Ndërsa shqiptarëve edhe pse iu imponua me dhunë kompromisi që ta sakatojë prap Kosovën. Dhe për çudi Pala shqiptare, si masë rrezistuese për të mos u prekur kufinjtë e Kosovës e gjenë mbështetjen në Planin e «shenjtë » të Ahtisarit. Nê anën tjetër Serbia gjen mbështetjen edhe në Rezolutën bishtgjatë 1244, me të cilën pretendon që Kosovën ta mbajë edhe më tej nën kthetrat e veta.
    Të gjitha këto allish-verishe në mes faktorit ndërkombëtar dhe Serbisë po e inkurajojnë ekstremizmin hegjemonist serb.
    Tani, për tê qenë apsurdi më qesharak,faktori ndërkombëtar, për ta zbutur shqetësimin e shqiptarëve paraqitet me premtimin, se Kosovës do ti mundësohet liberalizimi i vizave. E dihet se,liberalizimi i vizave nuk është madje as kusht periferik për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Madje Liberalizimi i vizave do ta mundësojë dhe lehtësojë edhe më shumë zbrrazjen e Kosovës nga shqiptarët. Atëherë, çka ti thuhet këtij « rezultati », veç se «çart shtëpi e mbaro hajat ».
    Andaj, për ti ndejtur besnik interesit jetik të shqiptarëve, dhe për t’u bërë faktor në mbrojtjen e ti, Së pari do të duhej të harmonizoheshin qendrimet e subjekteve politike dhe institucionale të shqiptarëve në të gjitha trevat shqiptare.
    Së dyti shtresa intelektuale, Akademia e Shkencave dhe e arteve të të dy shteteve, e Kosovës dhe e Shqipërisë të hartojë Platformën, kuptohet me fakte shkencore. Po ashtu edhe organet shtetërore të të dy shteteve të paraqesin dhe ta aprovojnë Deklaratën për bashkimin e trojeve shqiptare, e cila do të kurorëzohej me Referendum të të gjithë shqiptarëve dhe me stabilitet të Ballkanit. Njëkohësisht me këtë mënyrë Faktori Ndërkombëtar (NATO-ja) do të lirohej prej detyrimit mbikëqyrës në Ballkan dhe në Kosovë.





    Hamzë Gashi - France

  5. #665
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    Citim Postuar më parë nga Kermilli Lexo Postimin
    Shqiperia nuk do te arrije te hyje ne BE ,pasi BE po shperbehet dhe do te shperbehet dhe kjo sepse disa Shtete vendosen te kthejne Bashkimin Europian ne nje Klub te Krishtere,(Une jam i Krishtere Ortodoks) duke ju prere cdo mundesi per te hyre ne kete Bashkim vendeve te cilat kane Shumice apo Pakice Myslimane


    ke ne shqipetaret BE nuk ka problemin i krishter apo mysliman pasi dihet qe ne nuk jemi aqe fetar

    por mua po me ben pershtypje se e gjithe evropa eshte zhytur ne borxhe me numurin e papunesis sidomos moshes se re dhe neper vendet perendimore po rritet dhe me shume nacionalizmi dhe simpatia ndaj partive ekstreme ,ndersa ne shqiperi me nje borxh te frikshem (per madhesin e ekonomise n q se kemi)me nje papunesi qe po behet me keqe se ne fillimi i viteve 90 politikanet tane merren me pordhe merigone ,jo president i majte dhe jo o djathte ,jo zgjedhjet kesht e jo ashtu

    apo akoma merren me integrimin ne BE se po i rruhet BE hyjme apo jo ,ne shqiperi evropianet dhe us (apo dhe serbi e greku me ndihmen e politikaneve )ben cfare i do suma

    ku jane strategjite per ekonomin ,cfare rruge do i japim vendit

  6. #666
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Cool

    Gezohem qe shikoj qe mjaft Shqiptar jan zgjuar edhe nuk shpresojne tek dicka e huaj.. nje Shqiptar qe interesohet sot te ket nje dituri te mire per gjerat ka fatin se rrugen qe ai ftohet ta eci e kan ecur te tjere.

    Nuk mund te vish sot edhe te besh endera per evropen, sot qe u duk se kush eshte evropa! Boll me besimin se rruga gjendet jasht shtepis tone! Duhet Shqiptari sot te kthej syte ne Shtepine e vete, duhet te zbuloje nga e para Shqiperine. Praktikisht duhet e para fare te konsideroje se vetja e tije ka vlere shum te larte, sepse kjo qendron per te gjith njerezit pa as nje perjashtim. Kur nje person i jep vlere vetes ateher edhe veprat e tije jane te tilla. Edhe jam i sigurte qe politikant karagjioza nuk qeverisin dot as 24 ore nje popull qe vlerson veten, pa vini nje kryeminister si i toni ne Danimark, do i mbushi dot 24 ore?!


    E kam thene dhe here tjeter, nje nga rastet me interesante dhe te dobishme eshte te studjosh Greqine. Politika ketu ka disa gjera shum te ngjashme me ne..

    Si tek ata por dhe tek ne, popullin e sherbejne (po thuaj se gjithmon) millionera qe nuk kan punuar nje dite, korupsion ne kulem, sistem me 2 parti qe jan nje ne thelb, pasuria nacionale nuk shfrytezohet mjaft ose haet (ose do haet me vone) shumica nga te huajt.. e shum te tjera. Si ne Shqiperi edhe ketu jan bere edhe behen vjedhje super super kolosale, hapur dhe ne menyre te ligjshme!

    Shqiptari duhet te kutpoje se sistemi politik, eshte thjesht nje vegel dhe ato qe kan me shum rendesi ne fund jan duart tona dhe jo vegla.. po nuk u interesuam ne as nje njeri nuk do beje ate qe duhet te bejme ne.

    Te rish te shpjegosh se ku kan arritur politikantet eshte kohe e humbur... vlen vetem te kujtojme se politikantet jan pasqyra me e mire e popullit.

  7. #667
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-04-2012
    Vendndodhja
    Mbi qiellin e shtate.
    Postime
    57
    BE is a flop, we should be on our own.
    Duhet te behemi si Zvicra dhe te jetojme si mbret, ta pshurrim kete BE,
    qe ka provuar qe eshte vetem nje deshtim, dhe sidomos deshtim ekonomik.

    Lereni keta peralla Semitike per Krishterimin dhe Islamin, bashkimi kombetar
    eshte qelimi # 1 per tokat tona, mendoni se Shqiperia dhe Kosova do hyjne kurre ne BE me 2 apo 3 vota nese e quajme edhe Maqedonine deshtake ne rrethin Europian?

    Kurre skemi pas keshtu avantazh se sot! We gotta use it before we loose it.

  8. #668
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Citim Postuar më parë nga Kallmeti Lexo Postimin
    Vleresimet e fundit te BE-se për politiken e hyrjes se Shqiperise në BE jane mjaft te gezushme.Shqiperise i eshte hapur nje dritare per te hyre ne BE por kur do ti hapet dera?

    Do ti hapet atehere kur gypat e gazit te jen te instaluar permes shqiperise ne itali ...

    Dhe evropa mos te jet e varur nga gazi rus me. Atehere shqiperise i hapet dera per ne BE pse qfar vendi qenka bullgaria ma pak i pa korruptuar se Shqiperia !

  9. #669
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    08-04-2012
    Postime
    127
    Populli eshte gati me kohe per te hyre ne Europe, por po nuk u pastruan felliqsirat qe jane ne politike, kam frike se nuk do hyjm kurr ne BE. Duhet nje revolucion i madh popullore per shendrrimin e politikes se korruptuar Ballkanase ne Politike Skandinave

  10. #670
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Citim Postuar më parë nga V.I.P Member Lexo Postimin
    Populli eshte gati me kohe per te hyre ne Europe, por po nuk u pastruan felliqsirat qe jane ne politike, kam frike se nuk do hyjm kurr ne BE. Duhet nje revolucion i madh popullore per shendrrimin e politikes se korruptuar Ballkanase ne Politike Skandinave
    Te duash te perfitosh ca te mira mund te sjelli BE nuk quhet "jam gati" fare. Populli nuk eshte fare gati, ai ka shum rruge, nuk ka ide te qarte ca eshte BE, ca detyrime dhe kufizime krijohen. Duhet te bejme mundimin te marim 5 informacione.

    Nuk shikoj si do ndalojne politikantet "felliqsira" kur ata kan nje mbrojtje te mire nga populli! Shpesh tjetri eshte gati te te rrahi po i zure ne goje politikantin qe ai simpatizon!

    Jemi ngjitur dhe do vazhdojme keshtu deri sa te shikojme traun ne syrin tone!

Faqja 67 prej 71 FillimFillim ... 17576566676869 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •