Close
Faqja 43 prej 71 FillimFillim ... 33414243444553 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 421 deri 430 prej 708
  1. #421
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Postime
    90

    Leni furcat

    Albania public debt hits new high

    The level of debt this year reached 540 billion leks (€4.4 billion), or 150,000 leks (€1,225) per capita.

    Thursday, October 18, 2007



    Albania’s public debt has reached 54 per cent of GDP in 2007, just 6 per cent short of the barrier allowed by the EU for countries in the Eurozone - which Tirana aspires to join one day.


    The level of debt this year reached 540 billion leks (€4.4 billion), or 150,000 leks (€1,225) per capita.

    However, the government says it is not worried about increased debt, as long as Albania continues to attract foreign direct investment.

    “Theoretically Albania can increase the amount it borrows, if it secures investments. That’s the golden rule that every government follows,” said Sherefedin Shehu, the deputy Minister of Finance.

    According to government projections, the level of debt for 2008 will reach 576 billion leks (€4.7 billion).

    However, the ministry of finance says that the level of indebtedness will be reduced because of the expected higher rate of GDP growth.

    “In total we have a goal to reduce the public debt in relation to GDP. That is necessary to create enough [borrowing] space so the finances don’t come under pressure,” explained Shehu.

    The government strategy also aims to lengthen the timescale for repaying debt, thereby lowering what it has to pay each year in servicing its obligations.

    In 2008 Albania will pay 20 billion leks (€163 million) in interest on outstanding loans.


    Further reform necessary in Albania,
    says NATO Secretary General



    The President of Albania, Bamir Topi, visited NATO Headquarters on 19 October to discuss with NATO Secretary General Jaap de Hoop Scheffer Albania’s reform process and its NATO membership aspirations.
    Mr. De Hoop Scheffer said NATO members were looking at the reform process. He stressed the importance of implementing reforms, including non-military areas, and that Allies remain ready to help and assist Albania in this process.

    “Further reforms are of great importance,” Mr. De Hoop Scheffer told reporters, “The invitation tickets are not punched yet.”

    Mr. Topi expressed his country’s determination to deepen reforms, including in the electoral or the justice systems and to focus on the fight against organised crime and corruption. He highlighted the necessity for all the Albanian political forces to collaborate in these efforts.

    The Secretary General praised Albania for its contribution to NATO’s operations, including the International Security Assistance Force (ISAF) in Afghanistan and the logistical support to the naval counter-terrorism Operation Active Endeavour in the Mediterranean Sea.

    Albania is one of the three countries in the Membership Action Plan, the NATO programme of advice, assistance and practical support tailored to the individual needs of countries wishing to join the Alliance.

    At the November 2006 Riga Summit, NATO Heads of State and Government declared that the Alliance intends to extend further invitations to countries that meet NATO standards to join NATO at the next Summit, in 2008

  2. #422
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Lohan: Shqipëria ecën ngadalë drejt BE-së

    Sondazhi, shqiptarët e perceptojnë integrimin te lehtësimi i vizave

    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Helmuth Lohan, ka përsëritur edhe një herë apelin e Brukselit se Shqipëria duhet ta ketë të qartë se vetëm thellimi i reformave dhe rritja e nivelit të politikës është rruga e vetme që do ta afrojë atë me Bashkimin Evropian. Duke folur në një aktivitet të organizuar nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, kreu i zyrës së Komisionit Evropian në Shqipëri, deklaroi se "unë vërej një nivel të lartë skepticizmi, qoftë për marrëveshjen e fundit për lehtësimin e vizave, ashtu edhe për vetë procesin e integrimit, skepticizëm ky që unë nuk do ta dëshiroja, por mund të kthehet në profeci. Ju po ecni ngadalë në rrugën e zhvillimit, por duhet edhe të kuptoni, që ndërsa ne kemi rolin tonë në Shqipëri, nuk jemi aktorë politikë në vendin tuaj". Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, duke mbështetur qëndrimin e ambasadorit Lohan, theksoi se "procesi është një sfidë politike dhe jo personale, i cili nuk duhet konceptuar si një deadline datash, por si një proces i vazhdueshëm dhe i ndryshueshëm, që kërkon qasjen e të gjithë politikës. Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare zhvilloi një sondazh me njëmijë persona në 10 qytete të mëdha të vendit. 94 për qind e të anketuarve pohuan se mirëpresin futjen e Shqipërisë në BE, por 84 për qind e tyre pranojnë se vendi nuk është gati dhe duhet të vazhdojë punën për plotësimin e standardeve. Qytetarët shqiptarë e shohin Bashkimin Evropian dhe SHBA-në në të njëjtën masë (mbi 90 për qind) si partnerë strategjikë të Shqipërisë. Ndër arsyet se pse mirëpritet kaq shumë anëtarësimi i Shqipërisë në BE, qytetarët e anketuar renditin nevojat e tyre më të mëdha: ata mendojnë se ky anëtarësim do të shtojë lëvizjen e lirë, do të rrisë standardet e jetesës së tyre, shteti ligjor dhe demokracia do të forcohet dhe se ata presin që politika shqiptare të bëhet më e moralshme dhe më e përgjegjshme.

    Kryetari i Komisionit Parlamentar të Integrimi, Ilir Meta, në fjalën e tij në takimin e djeshëm, e vuri theksin mbi pasojat që do të ketë procesi i integrimit në ekonominë shqiptare. Sipas Metës, përqendrimi i vëmendjes vetëm te regjimi i vizave është sa shprehje e dëshirës së shqiptarëve për të udhëtuar të lirë dhe për të mos vuajtur në dyert e ambasadave, aq edhe çështje ekonomike, pasi liria e lëvizjes është shprehëse e rritjes ekonomike. Të pranishëm në konferencë ishin ambasadori spanjoll në Tiranë, Manuel Montobbio de Balanzo, si edhe përfaqësues të qeverisjes vendore, të shoqërisë civile etj. Instituti i Studimeve Ndërkombëtare organizoi dje konferencën e përvitshme "BE, perceptime dhe realitete 2007", ku u prezantuan rezultatet e anketës së kryer në disa nga qytetet kryesore të Shqipërisë, rreth perceptimeve të qytetarëve për procesin e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian. Kjo anketë pasqyroi edhe njëherë dëshirën e pjesës më të madhe të qytetarëve shqiptarë (rreth 93.8 për qind) për të qenë pjesë e BE-së sa më shpejt. Por, siç rezultoi nga anketimi dhe siç u pranua edhe nga paneli i të ftuarve, qytetarët shqiptarë kanë një perceptim të gabuar rreth procesit të integrimit në BE, duke u kufizuar vetëm në lehtësimin e regjimit të vizave dhe lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave.
    Sui generis

  3. #423
    i/e regjistruar Maska e uragan
    Anëtarësuar
    16-10-2007
    Postime
    11
    me dukeni shume te gjithe shume optimist?
    ju si mendoni mundet nje shtet qe mendon te beje pjese e familjes europiane te mos kete uje dhe drita ne vitin 2007?
    pa folur per infrastrukturat, burokracia, korrupsioni e shume probleme te tjera.

    mua me vjen shume keq te dhem se shqiperia nuk e meriton te beje ne BE.

  4. #424
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Te pajtohesh me të keqen

    • Nga Kiço BLUSHI

    Para ca ditësh, deputeti Qemal Minxhozi më rrëfeu një ngjarje, e cila besoj se ia vlen të dalë në dritë, ndoshta edhe të zhbirilohet paksa domethënia e saj. Pat shkuar për ngushëllim. Në Xibërhane,një katundi thellë i Matit. I zoti i shtëpisë ku kishte ndodhur vakia jetonte
    në mjerim,si shumë në ato dhe në këto anë të vendit tonë demokratik që me aq padurim po pret ftesën e Bukureshtit për t’u
    futur në NATO. Nëpër hatlla, në trarët e nxirosur nga tymi i zjarrit në mes të odës, ku po piqej kafeja në një xhezve “tradicionale”, d.m.th, sterrë, ishin varur disa vargje me misra. Përtokë qenë shtruar hasra, rrogozë të vjetër…Pasi deputeti e ngushëlloi të zotin e shtëpisë, si e donte adeti, shtoi edhe do fjalë të zakonta që thuhen në të tilla raste, sa për të vrarë heshtjen e përmortshme të nakatosur me shtangien që të vjen prej kontaktit të beftë me skamjen:
    -Si po ia çcn në këto kohë të vështira, he burr i dheut? Malësori hesht, i zgjat filxhanin e kafesë, dhe pas pak i përgjigjet: -Vallahi, mirë! Jo, nuk jam dhe aq keq! Nuk qahem, jo, mirë jam! Me tri rrogat që marr, shto edhe pensionin sipër, gjynah që të qahet robi! Po edhe në u qava, kush të ndihmon sot?
    Deputeti ngre pa dashje kokën, shikon misrat e varur nëpër trarët e nxirosur, si për ta kundërshtuar pa fjalë dhe për të kërkuar aty përgjigjen e mëkotshme; ndaj, pas pak, jo pa mëdyshje, guxon dhe e pyet: -Mos i ke djemtë jashtë dhe…dhe ata të dërgojnë ndonjë pare?... -Jo,i përgjigjet malësori, i qetë, duke dredhur një duhan që t’ia jepte deputetit. –Këtu i kam, nji këtu…I madhi asht martue në një katund të Elbasanit. I dyti ka zbrit në Durrës…Tjetri sillet këtej për ndonji punë…-Po atëherë,si? Ku? Nga të dalin këto tri rroga?
    -He, he, -paskësh nënqeshur malësori me dashamirësi, nga që, me sa dukej, e priste këtë pyetje habitore të bujtësit deputet të ardhur posaçërisht nga Tirana.-Po ja, nji rrogë e marr se nuk kam njeri të sëmurë në spital. Nji rrogë e marr se deri më tash nuk kam njeri në burg. Nji rrogë tjetër e marr se nuk kam borxhe…He, pra, zotni deputet,a u bënë tri rroga? Shto edhe pensionin tem dhe ja ku dal bukur fort! A ka ma mirë se unë? Si thue ti, a kam të drejtë me u ankue e me u qa?
    Kjo rrëfenjë e vërtetë nuk është anektodë, as e letrarizuar, ndaj ngjan edhe e hidhur, edhe e ëmbël. Dhe si e tillë më ka shtyrë gjithë këto ditë të përpiqem të kuptoj e të zbuloj nëse malësori i mençur e kishte pas shpikur marifetin e “tri rrogave shto edhe pensionin tem” për krenari, pra për të mos e dëshmuar mjerimin e vet të skajshëm para mikut (“mjerimi, kjo kafshatë që nuk kapërdihet”!); ose për cinizëm, pra për t’i bërë sfidë dëshpërimit dhe hallit të pacak që e kishte pllakosur si dhe pyetjes prej Tirane: Si ja çoni ju këtej?; apo mos kishte zbuluar me këtë mënyrë rrugën e vetme që i kishte mbetur të ngratit për t’u vetëngushëlluar, pra për të dalë gjallë e me sadopak dinjitet nga kriza pa rrugëdalje e mjerimit, e fukarallëkut, dhe e mizerjes?!
    Nuk jam në gjendje të them se cila do të ishte përgjigja më e saktë. Po në fund të fundit ç’rëndësi ka në do të gjendet një përgjigje e saktë, ose jo? Sepse matjani nga Xibërhane, gjithsesi, ka mbetur i gozhduar aty dhe një përgjigje e jona, e saktë ose jo, filozofike apo politike, sociologjike apo analitike, nuk e nxjerr dot atë nga halli, nuk ia jep dhe as nuk ia merr dot ato “tri rroga shto dhe pensionin tem”!…Ai është i ngujuar gjithëherë aty, i mbuluar nga skamja, braktisja e terri, ndërsa ne gërgajmë këtu, në Tiranë, duke bërë do “analiza” shterpë, pa bukë për të dëshifruar thëniet e batutat hidh e prit e tejet të kripura të politikanëve tanë të lartë, Berishës e Jozefinës, Nanos e Ramës, Metës e Mehdiut lidhur me varfërinë e proceset integruese në Europë, lidhur me futjen tonë të shpejtë (ose jo) në NATO, lidhur me heqjen e ngutshme (ose jo) të Prokurorit të Përgjithshëm, lidhur me heqjen (ose jo) të imunitetit të Bashës, lidhur me hapjen (ose jo) të dosjeve të sigurimit, etj etj…Xibërhane nuk gjendet dot as në hartë, aq larg është, kurse ne këtu jemi duke u hakatur ditë e natë për të zbuluar nëse është ulur apo është ngritur nga qeveria Berisha mirëqenia e xhidipija në shkallë vendi, nëse janë rritur apo pakësuar standardet në media, nëse po shpartallohet ose jo korrupsioni, nëse lëvizja e Nanos do të mposhtë ose jo Ramën, nëse do të dalë ose jo Ndoka nga koalicioni, etj, etj…E sigurt është që ca e ca jetojnë në një tjetër botë, ndërsa shumica e popullit në një tjetër. Ca këtu e ca tëhu!
    Por, gjithsesi, këto dy botë të skajshme, Xibërhanet e Shqipërisë dhe Tirana zyrtare, sa vjen e kanë më pak lidhje me njëra-tjetrën, fatmirësisht quhen ende Shqipëri, paçka se hendeku mes tyre sa vjen bëhet gjithnjë e më i thiktë e më i rrëpirtë prej politikës! Kështu, në këtë humbëtirë të jetës, një nënë e gjorë me pesë fëmijë në katundin Bual të Përmetit para ca ditësh i vuri zjarrin vetes, por e gjora nuk ka e nuk mund të kish në gjallje as edhe një lidhje me shqetësimet, ligjërimet dhe sukseset e qeveritarëve tanë të lartë që po fluturojnë ndërkohë, natyrisht për të mirën tonë, nga Londra në Lisbonë, nga Brukseli në Toronto! Pavarësisht nga leksionet e Berishës në Oksford për sukseset tona, në Shkodër nipi qëllon me armë mbi xhaxhain, një nip tjetër me maskë masakron gjyshen për t’i marrë paratë, një vëlla merr peng vëllanë, polici i katundit në Lushnjë terrorizon i dehur fqinjin e gjithë katundin, ndërsa Lazarati vazhdon të jetë republikë më vete!…E kështu përditë kronika jonë e zezë sa vjen e bëhet më e sterrtë e më e bolltë. Natyrisht këto zezona e kobe nuk kanë asnjë lidhje me sukseset e panumërta të politikës dhe të reformave të Berishës, sepse fukarallëku në rritje nuk dashka t’ia dijë as për xhidipinë, as për reformat, as për propagandën e partive dhe as për pensionet e rrogat e çmimet e taksat e sukseset gjithashtu në rritje. Madje as për premtimet e sukseset e deklaruara gati për natë të Berishës!
    Sepse politika ecën në një drejtim tjetër; ajo prej kohësh nuk ka as edhe një lidhje me qytetarët e vet, me rrugët, me shtëpitë tona, me periferitë, me hallet e fatkeqësitë njerëzore e natyrore (zjarret, epidemitë, analfabetizmin, papunësinë e përmbytjet) të shoqërisë. Në këtë rast nuk mund të përdoret as shprehja “njëri i bie gozhdës e tjetri patkoit”, se tashmë ne nuk kemi as kalë e as gomar që t’u vëmë patkonj, pasi ata tashmë i kanë këputur frerët, kanë shkulur hunjtë e gardhit e janë bërë azat, d.m.th, kanë pushtet të pakufizuar, të imunizuar e të pakontrolluar! Kështu, një ministër mund të abuzojë me një miliard dollarë e kjo të quhet vepër patriotike! Një nënë me pesë fëmijë,nga mospërballimi i skamjes, nga mospajtimi me të Keqen, mund të djegë veten me benzinë e kjo të quhet thjesht një kronikë e zezë e radhës, pra një punë vetjake! Ja pra që edhe fukara-maskarallëku shqiptar, i cili më në fund ka mundur ta pajtojë shqiptarin të bashkëjetojë paqësisht e përulësisht me të Keqen e ndërkohë edhe ta verë në hasmëri me jetën e vet, po me njëri-tjetrin, d.m.th, me shoqërinë, nuk po pajton dot politikën e ditës me qytetarët! Fukarallëku ynë, duke qenë kaq masiv e njëkohësisht edhe tradicional, është i një lloji tejet të veçantë, ai nuk pyet e as nuk do të dëgjojë për arritjet e reformat çudibërëse të qeverisë Berisha, pavarësisht se nga premtimet zgjedhore e nga altoparlantët e qeverisë vazhdimisht të varfrit po thuhet se do të “paguhen me rritje rrogash e pensionesh”, tamam sipas modelit të malësorit nga katundi Xibërhane! Sipas këtij modeli ne nuk kemi drita e ujë, po për këtë nuk duhet të mërzitemi e të qahemi! Sepse kur na ikin dritat, ne rrojmë me shpresën se do të vijnë, kurse kur vijnë, duhet të mërzitemi, se do të gjallojmë me frikën se do të na ikin! A nuk e bën kjo jetën tonë më interesante? He pra, po e vështruam kështu të Keqen, a nuk është më mirë për ne e për qeverinë që të vuajmë edhe ca kohë për drita e për ujë?
    E kështu, ndërsa politika jonë synon integrimin në BE dhe në NATO, fukarallëk-maskarallëku ynë synon të prishë imazhin e qeverisë, pavarësisht nga reklama tejet e shtrenjtë që do të paguhet në CCN për të reklamuar bukuritë, sukseset, reformat, bumin turistik e mrekullitë e vendit e sidomos të qeverisë sonë që do të shfaqen, më në fund, nëpër botë! Pavarësisht se me aq para Xibërhane mund të ishte bërë me shkollë, me ambulancë e me rrugë që do ta lidhte me rrugën nacionale! Por banorët e Xibërhanes le t’u gëzohen hë për hë atyre “tri rrogave shto edhe pensionin”, ndërsa Berisha le të ndreqë imazhin e qeverisë sonë nëpër botë! Në fund të fundit për një Xibërhane nuk mund të prishim imazhin e Shqipërisë, d.m.th, të kryeministrit tonë zulmëmadh nëpër botë!
    ***
    Në të vërtetë sot nuk ka e nuk gjen njeri apo familje që mund t’u shmanget së paku shpenzimit të njërës prej këtyre tri rrogave, qoftë i ngujuar në Xibërhane, qoftë i hardallisur në Tiranë, te blloku; qoftë i papunë, qoftë ministër, a deputet. Madje mund të thuhet pa frikë se ato në të vërtetë hipotekisht mund të jenë edhe katër “rroga”, po të kesh të paktën një fëmijë që do të duhet ta çosh në Tiranë për të studiuar. Ama, po të kesh edhe makinë, edhe shërbyese, edhe sekretare, edhe badigard, edhe jo një…por disa celularë, patjetër që “rrogat” do ta kapërcejnë shifrën pesë…Pra, malësori i mençur i Xibërhanes jo pa të drejtë gjykonte se deri sa nuk ishte i shtrënguar prej fatit të mos i harxhonte gjithë ato “ rroga”, mund të quhej se i kish, pra ai duhej ta quante veten me fat që jetonte në Xibërhane, përnjimend të lumtur me pensionin e vet, qoftë edhe qesharak!
    Po sikur të kishte një të afërm në spital e mjeku t’i kërkonte disa mijëra euro për ta operuar? Sa kushton një operacion në zemër, qoftëlarg? Sa kushton një operacion në kokë? Sa kushton një apandesit? Sa kushton një lindje në maternitet? Po sikur të duhet të operohesh jashtë, veç parave për rrugën dhe operacionin, si do ta nxjerrësh vizën, o njeri, në ambasadat e huaja që mezi po presin të integrojnë edhe shqiptarët?
    E nëse nuk ke për të paguar, atëherë i sëmuri nuk mund të operohet, d.m.th, se ti pranon që i dashuri yt të vdesë! Nuk paske para? Gjeji! Shite në daç shtëpinë e katandinë, merr borxh e shpëto njeriun tënd të dashur! Nuk ke rrugë tjetër! Dihet se para vdekjes dhe para mjekut edhe perandorët më katilë bëhen lepuj, qengja, jo më po të jesh një katundar prej Xibërhanes! Po çfarë mund të shesë një banor i Xibërhanes që të nxjerrë disa mijëra euro për një operacion?
    Por ja ku erdhi shpëtimi! Para ca ditësh në Fier u arrestua një mjek që i kishte kërkuar një pacienti 1200 euro për një operacion të thjeshtë në këmbë. Në të vërtetë ky mjek e hëngri si ai pedagogu që u kap dhe u arrestua se kishte kërkuar 100 euro për një provim. Ai e hëngri si ata drejtorët demokristianë të rrugëve që u arrestuan për të shpëtuar peshqit e mëdhenj, natyrisht veç tyre të rezervatit të ministrit Ndoka! Po a thua se pas këtij shembulli spitalet tona do të pastrohen e fukarenjtë do të mund të mjekohen vetëm me kartelën e sigurimit shëndetësor që e paguajnë pa ditur që e paguajnë? Sistemi ynë shëndetësor është më absurdi: ai nuk është as privat, as shtetëror e as publik! Ai është një sistem zinxhir i ndërtuar që nga portieri, sanitarja, infermierja e deri te profesori për të vjedhur, për të zhvatur e për të groposur për së gjalli në mjerim gjithë të afërmit e të sëmurëve! Jo, nuk ka rrogë që mund të përballojë shpenzimet e një shtrimi në spital!
    Akoma më keq është po të kesh një njeri në burg. Burgjet në Shqipëri në të vërtetë janë kthyer në fabrika që presin para, jo vetëm për avokatët, gjykatësit, gardianët, drejtorët, për të blerë e për të çuar ushqime, për të paguar udhëtimet vajtje-ardhje të çdojavëshme të furgonit …por edhe për të ndikuar (blerë) gjyqtarët, që këta, në mos të japin falje e pafajësi, të japin një dënim sa më të butë. Sa kriminelë e vrasës janë liruar e kanë dalë të pafajshëm? Pa paguar, jo me lekë, as me disa rroga të hequra mënjanë, po me disa mijëra euro, ata do të ishin në burg! Ndaj malësori i Xibërhanes kishte të drejtë kur thosh se po të kish një prej djemve në burg ( qoftëlarg!) nuk do të kishte çfarë të shiste që të paguante gjithë këto shpenzime!
    E treta, “rroga e borxheve”, është më e papërballueshmja e më sunduesja në Shqipëri. Të varfrit kanë “listat” nëpër dyqane, po ama të pasurit, në shumicën e rasteve, janë të pasur nëpërmjet borxheve! Shumica e firmave funksionojnë nëpërmjet borxheve apo të këmbimit mall me mall, sa në komunat primitive. Shumica e investimeve i kanë rrënjët në borxhe e në kredira që nuk mund të shlyen dot. Për këtë arsye sa kanë nisur vrasjet e vetëvrasjet për moskthim të borxheve…Nuk flitet pra për “rroga” që shkojnë sa rroga e kryeministrit, as sa ajo që kushte parasysh katundari nga Xibërhane; flitet për borxhe me miliona që nuk kthehen dot pa u këmbyer me jetë, me kokë e me gjak!…
    Ja pra përse vlekëra teoria dhe praktika e pajtimit me të Keqen më të vogël në këtë kohën tonë kaq demokratike! Gjeni pra një tjetër rrugë (për të lehtësuar sadopak mjerimin tonë) më të mirë e më të mençur se kjo që ka shpikur malësori ynë nga Xibërhane! Ja pra përse shqiptarët janë lodhur e nuk dalin më në protesta kundër qeverisjes dhe qeverisë së Berishës! Ata janë pajtuar me të Keqen më të vogël se kanë frikë nga një e Keqe më e madhe!
    Dhe për këtë kanë plotësisht të drejtë. Pasi e kanë provuar e paguar shumë shtrenjtë njëherë, në vitet 1996-97-98!
    Liberté, égalité, fraternité

  5. #425
    CG Artist,Skenograf Maska e gerland
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    35
    Nuk e kuptoj perse shume njerez e shohin kaq pozitivisht hyrjen ne BE.Duhet te dini qe shume mardhenje te tilla bazojne mbi interesa qe do te thote nqs Shqiperia arrin (gje qe e dyshoj shume me kete klase politike qe kemi) tja dale te arrij te gjitha normat e kerkuara nga BE duke perfshire gjithshka do te ishte me mire te pyesim veten "A na intereson te jemi ne BE" patjeter qe ka edhe shume elemente qe favorizojne Shqiperine nqs bene pjese ne BE por mos harroni qe askush nuk jep pa pasur nder mend te te mar dicka. Nqs ne arrime ate nivel nuk do kemi me nevoj te jemi pjes e BE. Shqiperia eshte nje vend i vogel 3,4 milion banore kemi 17 vjet qe mundohemi te permiresohemi ne cdo aspekt (ketu e kam fjalen vetem per masen e jo per klasen politike), ne duhet ta kishim kapur me kohe ate nivel nqs politika te ne do te behej seriozisht me synime POZITIVE e jo per interesa personale sic me keqardhje konstatoj te ndodhe dit per dite.Vendi yne duhet te kishte arritur me kohe nje nivel te nje shteti Evropian, ne ate cope toke te vogel qe na ka ngelur kemi te gjitha pasurite qe nje shtet mund te deshiroje.Resorsat edhe pozita Shqiperise jane fantastike por po nuk u shfrytezuan ´per te mire te vendit nga klasa politike nuk ka me sens prandaj besoj sa klasa politike te jete kjo qe eshte (te njejtat fytyra thjesht ne maska te ndryshme) nuk ka per te ecur. kshu qe eshte e kote te diskutohet me per BE edhe ta shohim sikur BE te jet shpetimi yne duhet te stabilizohet nje here klima politike brenda vendit me nje qeveri stabile e mbi te gjitha pa korrupsion, dhe mbi te gjitha qendrimi i shqipetarit kundrejt politikes.Shipetari be TIFOZLLEK per politiken sikur te shoh ndonje ndeshje futbolli e si therret trurit qe te gjithe ata njerez me kollare jane aty sepse (te pakten ne parim) duhet ti kishim zgjedhur ne ne saj te interesave tona personale. Mbasi te arrihet kjo gje(qe te na dhuroj zoti nje klas politike le te themi normale) do te veme re qe pastaj sdo te kemi me nevoj per BE.
    Gjithsesi Shpresoj qe te mos zgjase shume e zoti te na dhuroje nje Politike beshkohore, nqs arrihet kjo i kemi te gjitha.
    RESPEKTE TE GJITHEVE
    G

  6. #426
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Në pritje të raportit për Shqipërinë

    1 nëntor 2007- Këtë muaj morëm disa sihariqe për ratifikimin nga disa parlamente të Marrëveshjes së Stabilizim Asoccimit të Shqipërisë në BE. Sinjale, që e çuan numrin e vendeve evropiane që e kanë ratifikuar këtë marrëveshje në 12, ku muajin që sapo lamë pas parlamenti estonez, parlamenti britanik dhe ai italian e ndërmorën një hap të tillë. Në muajin që lamë pas, dolën edhe sondazhet vjetore...
    të perceptimit të shqiptarëve për Evropën. Dhe sipas sondazheve të publikuara nga një OJQ shqiptare, rezulton se këtë vit, krahasuar me vitin paraardhës, është shtuar dëshira e shqiptarëve për të hyrë në BE, (93% e të intervistuarve janë pro anëtarësimit në BE), që do të thotë se sa më shumë shtrënguese bëhen kërkesat e BE, aq më shumë rritet dëshira e shqiptarëve për të hyrë në familjen e madhe evropiane.
    Por çuditërisht, ndryshe nga gjithë sa thamë e shkruam deri tani për ratifikimin e marrëveshjes dhe dëshirën e shqiptarëve për të qenë pjesë e familjes evropiane, sinjalet janë negative dhe duken nga deklaratat e zyrtarëve më të lartë të Komisionit Evropian, apo pritshmërisë së raportit vjetor që do të publikohet tani në fillim të nëntorit nga Komisioni Evropian, për të gjitha vendet e Ballkanit.
    Çfarë ndodh realisht? Lufta kundër krimit të organizuar, reformat në fushat ekonomike, përshtatja e legjislacionit shqiptar me atë komunitar, vendosja në baza të kontrollueshme të kufirit shqiptar, paisja me dokumenta identifikimi të pafalsifikueshme dhe brenda standarteve të BE, etj, etj...janë detyra që prej më shumë se 10 vjetësh, bien si çekan në kokat e politikës shqiptare duke mos realizuar edhe dëshirën e 93 përqind të shqiptarëve që kërkojnë anëtarësimin në BE.
    Dhe raportit vjetor të progresit të reformave të Shqipërisë në BE, qeveritarët nuk i shpëtojnë dot me deklarata boshe të tipit që “politika shqiptare është thellësisht e angazhuar në reformën zgjedhore” apo që “qeveria shqiptare është duke luftuar me çdo mjet korrupsionin dhe krimin e organizuar”. Justifikimet e këtij lloji, nuk janë as më shumë e as më pak sesa zëra që në fletët e raport-progresit, përkthehen në fraza dhe ultimatume të tipit që “është bërë pak progres” apo “aspak progres” në fushat e kërkuara dhe detyrat e vëna nga Komisioni Evropian. Sipas sinjaleve të para që dalin nga selia e Komisionit Evropian në Bruksel, ndryshe nga raporti i një viti më parë, nota kritike do të shoqërojnë raportin aktual të progresit të Shqipërisë në përpjekjet e saj drejt Bashkimit Evropian, e pikërisht për çështjen e reformave. Duket se qeveria dhe politika shqiptare kanë shpenzuar këtë vit shumë energji në çështje të tilla si zgjedhjet vendore të shkurtit të këtij viti, që bllokuan për më shumë se tre muaj punën e institucioneve kryesore të shtetit shqiptar, duke përfshirë edhe qeverinë. E pasi u mbyll debati i zgjedhjeve vendore, politika shqiptare u impenjua maksimalisht në zgjidhjen e çështjes së presidentit dhe debatit të gjerë në klasën politike shqiptare, duke e finalizuar këtë proces në seancën parlamentare të 20 korrikut të këtij viti. Por procesi mori jo pak, por më shumë se katër muaj kohë. E menjëherë sapo përfundoi çështja e zgjedhjes së presidentit, pas pushimeve, politika dhe parlamenti shqiptar u përfshinë në një debat të ri, ai i shkarkimit të kreut të Prokurorisë së Përgjithshme shqiptare Theodhori Sollaku.
    E pavarësisht këtyre vonesave të shkaktuara nga ngjarjet e mëdha politike në vend; pavarësisht deklaratave me nota pesimiste dhënë edhe nga zyrtarët e lartë të KE (kujtojmë deklaratën e Barrosos në takim me Presidentin Topi, apo deklaratën e Shefer për anëtarësimin në NATO); pavarësisht notave kritike që pritet të shoqërojnë raport-progresin vjetor të Shqipërisë për anëtarësimin në BE, qeveria shqiptare, për herë të parë, nëpërmjet Ministrit të Jashtëm Lulzim Basha, ka marrë një angazhim të ri: “Brenda gjashtë muajve të parë të vitit 2008, të gjitha parlamentet e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të kenë përfunduar procesin e ratifikimit të MSA së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”. Të shpresojmë se procesi do të ecë kaq shpejt, po aq sa optimist është ministri Basha. Por sinjalet e Brukselit, nuk janë në fakt të shoqëruara me doza të tilla optimizmi. Që do të thotë, se, nëse deri tani, duke filluar nga qershori 2006 kohë në të cilën është firmosur në Luksemburg ky dokument i rëndësishëm, kjo marrëveshje është ratifikuar nga 12 shtete anëtare të BE, është e vështirë që procesi të mbyllet në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm.

    Balkanweb
    Sui generis

  7. #427
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Perceptimi i shoqërisë shqiptare në rrugën drejt BE-së

    Shumica dërrmuese e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin e vendit të tyre në Bashkimin europian dhe ky qëndrim ka pësuar një rritje të ndjeshme krahasuar me dy vitet e shkuara. Në këtë përfundim ka dalë sondazh i katërt i përvitshëm i realizuar nga Instituti për marrëdhënie ndërkombëtare. Megjithatë vrojtimi ka nxjerrë sërish në pah një njohje jo të saktë të procesit, ku mbështetja e anëtarësimit lidhet kryesisht me përfitimet për lëvizjen e lirë drejt vendeve të Europës.

    Në ndryshim nga tendenca ndaj mbështetjes për anëtarësim që ka shoqëruar rrugëtimin e vendeve të tjera të europës lindore drejt BE e cila ka qenë në rënie sa më shumë i është afruar finalizimit të integrimit, shqiptarët përkundrazi në vitin 2006 kanë rritur mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë. Sipas sondazhit të paraqitur sot nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare përqindja e mbështetjes është në 92,5 përqind, duke shënuar një ngritje të dukshme krahasuar me dy vitet e shkuara ku ajo ishte në nivelin e 84.9 përqind në 2004 dhe 83.9 përqind në 2005. Sipas autorëve të vrojtimit ky fakt mund të shpjegohet me nënshkrimin e marrëveshjes së Asocim Stabilizimit mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë në qershor të këtij viti. Megjithatë nënshkrimi i marrëveshjes nuk ka ndryshuar asgjë në pritshmërinë për ritmet e integrimit. Shumica mendojnë se procesi po përparon shumë ngadalë dhe besojnë se Shqipëria do të integrohet pas 10 ose 15 vjetësh. Madje edhe ata që besojnë në një integrim të shpejtë nuk mendojnë se kjo do të ndodhë para 10 vjetëve të ardhshme. Sipas autorëve të sondazhit ky është përcaktimi më pesimist i vlerësimit të ecurissë së procesit “shpejt” që është hasu që prej anketimit të parë në 2002. Mbështetja e madhe e shqiptarëve për anëtarësim cuditërisht vjen në një kohë kur ata vlerësojnë më pak se më parë përfitimet nga anëtarësimi, një prirje kontrdiktore që autorët e vrojtimit e shpjegojnë se faktin se shqiptarët nuk shohin ndonjë zgjidhje tjetër vec rrugës drejt Brukselit. Por kjo dukuri mund të shpjegohet dhe me mosnjohjen ende të plotë të procesit të integrimit gjë që dallohet qartë në sondazh edhe nga perceptimi apo arsyet për të cilat ata mbështesin anëtarësimin. Pjesa më e madhe e tyre e lidh këtë me dëshirën për t’i shpëtuar regjimit të rreptë të vizave për lëvizjen në vendet e europës, ndrësa zhvillimi i ekonomisë, forcimi i demokracisë dhe shtetit ligjor apo rritjë e standartit të jetesës rezultojnë si arsye më pak të forta. Njohuritë ende të cekta mbi procesin e integrimit dalin në pah edhe kur nnshkrimi i marrëveshjes së Stabilizim Asocimit i ka shtyrë 49 përqind të të anketuarve të deklarojnë se Shqipëria është gati për anëtarësim apo 24 përqind besojnë se Brukseli do ta pranojë Shqipërinë para se ajo të jetë gati. Vlerësime të tilla bëhen shqetësuese kur shikon përgjigjet e administratës publike, kategorisë së prfshirë direkt në procesin e integrimit. Mbi 54 përqind e saj është shprehur se nuk e di nëse shqipëria është gati apo jo. Po ashtu administrata paraqet dhe mosnjohjen më të madhe mbi atë që përfaqëson marrëveshja e nënshkruar me Brukselin krahasuar me kampionin e përgjithshëm. Kështu mbi 54 përqind e nëpunësve shqiptarëve mendojnë se marrëveshja nuk sjell asgjë të vecantë dhe vetëm 6.6 përqind e velrësojnë atë ashtu sic është në të vërtetë, si një marrëdhënie kontraktore. Megjithatë mbështetja për anëtarësim në Be mbetet shumë e lartë, por kjo sipas Institutit për Studime ndërkombëtare nuk duhet kuptuar si një optimizëm i shfrenuar ndaj sfidve dhje kohëzgjatjes së procesit. Nënshkrimi i marrëveshjes së Stabilizim Asocimit i bëriu shqiptarët të besojnë se vendi po ecën përpara, por kjo nuk i ndryshoi shumë pèerceptimet e tyre mbi Be apo procesin e integrimit, theksojnë autorët e sondazhit.

  8. #428
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    BE: Pak fjale, shume pune

    Shqiperia kritikohet serish nga Bashkimi Evropian per mosrealizim te reformave kyce per integrimin. Perfaqesuesi me i larte i Politikes se Jashtme dhe Sigurise i BE-se, Havier Solana, i beri te qarte dje Presidentit, Bamir Topi, se eshte i domosdoshem realizimi i reformes ne gjyqesor, luftes kunder krimit e ne sistemin zgjedhor. “Procesi i reformave duhet te vazhdoje me vendosmeri. Ne nuk mund te bejme gje, por duhet t’i beni vete”, tha Solana.

    Por ai ka treguar gatishmerine e BE per te shoqeruar klasen politike shqiptare gjate procesit dhe zhvillimeve, gjate zbatimit te pjeses se veshtire, te punes, e cila duhet te behet ne Shqiperi nga vete shqiptaret, nga shoqeria dhe udheheqesit e vendit.

    Solana vuri ne dukje se kohet e fundit ka pasur njefare tensioni ne Parlament, duke kerkuar qe te mbetet pjese e te shkuares dhe mos jete pjese e se ardhmes. Sipas tij, eshte e rendesishme qe mes forcave politike te kete kompromise ne menyre qe te ecet ne rrugen e duhur. “Shqiperia eshte nje vend qe ka nenshkruar Marreveshjen e Asociim-Stabilizimit. Pa kurrfare dyshimi, nenshkrimi dhe zbatimi i kesaj Marreveshjeje duhet te sjelle si rezultat edhe kryerjen e disa reformave te nevojshme ne Shqiperi, nga pikepamja ekonomike, gjyqesore dhe politike, gjithashtu”, vijoi Solana. Ai permendi dhe reformen zgjedhore, per te cilin theksoi se realizimi i saj eshte shume i rendesishem per qendrueshmerine politike te vendit. “Fjalet jane shume te rendesishme, deklarata jane shume te rendesishme, por veprat edhe me te rendesishme”, nenvizoi Solana. Nga ana e tij, edhe Presidenti Bamir Topi vleresoi se realizimi sa me i shpejte i reformes zgjedhore dhe berja e regjistrit te sakte te votuesve dhe kartat e identitetit eshte i domosdoshem. Ashtu si Solana, Topi theksoi se bashkepunimi mes forcave politike ne funksion te ekuilibrimit te jetes politike eshte shume i rendesishem. “Besoj se keto qe jane ne kete moment ne Parlament, reforma elektorale dhe reforma ne sistemin e drejtesise, jane imediate per t’u perfunduar. Ne shpresojme qe do te ecim shume fort ne kete drejtim”, tha Topi. Ajo qe u vleresua shume nga Solana ishte shoqerimi i Presidentit nga perfaqesues te dy partive te medha politike: PD-PS, si Prec Zogaj dhe Arta Dade. Gjate takimit ne Bruksel mes dy personaliteteve u prek dhe ekuilibrimi i jetes politike ne vend, rendesia e thellimit te reformave dhe perkushtimi ndaj procesit te integrimit, roli moderator i Shqiperise ne rajon, situata ne Ballkan dhe ceshtja e Kosoves.

    Koha
    Sui generis

  9. #429
    ssdwcdcee Maska e SENSUALI_TR
    Anëtarësuar
    01-02-2007
    Vendndodhja
    Ne vendin ku Extremet i kalojne kufijte e imagjinates
    Postime
    277
    Te pakten te behet liberalizimi i vizave per te gjithe kategorite e njerezve jo vetem per njerez me status te vecante si gazetare,etj por dhe per njerezit e thjeshte sepse kurdo dhe sido qe te hyjme ne ne BE do jemi perher mbrapa me fqinjet tane persa i perket ekonomise investimeve etj.
    * Jeta është Mundësi, Përfito nga Ajo*

  10. #430
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    un them te futemi ne nato njeher si rumania dhe bullgaria se ata ate rrug ndoqen se ndryshe sfuteshin gjall ne bot ene ata ne europ

Faqja 43 prej 71 FillimFillim ... 33414243444553 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •