Normale Billy se kto politikanet tone e kane jeten e siguruar po populli i shkrete qe e vuan thuaj ti.
Normale Billy se kto politikanet tone e kane jeten e siguruar po populli i shkrete qe e vuan thuaj ti.
м'вι вυzë ëѕнтë иנë ρυтнנє, м'вι ѕнριят ëѕнтë иנë νєтмι. נαм вσтα ρα ємëя, кυя ρяαиë мєנє ѕ'נє тι.
SaS ca te bejme aman,duhet ti shohim gjerat ashtu siq jane se per hater qe neser po e fus Shqiperine ne BE po gje qe nuk behet![]()
м'вι вυzë ëѕнтë иנë ρυтнנє, м'вι ѕнριят ëѕнтë иנë νєтмι. נαм вσтα ρα ємëя, кυя ρяαиë мєנє ѕ'נє тι.
ne shqipetaret nuk e kemi luksin te gjykojme vete me mendjen tone, ne menyre te pavarur;
more po prit njehere...
duam apo nuk duam neve te hyjme ne BE...?
ne thjesht na kane dhene detyrat e shtepise...
Frattini: Vizat, marrëveshja hyn në fuqi në janar të 2008-ës
Ministri Nishani merr pjesë në Forumin Ministerial mbi Drejtësinë
BE-ja do të bëjë të mundur që marrëveshja e lehtësimit të vizave të hyjë në fuqi në datën 1 janar 2008. Kështu është shprehur Franco Frattini në forumin Ministerial mbi Drejtësinë e Punët e Brendshme e organizuar nga Trojka e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor në Slloveni gjatë ditës së djeshme. Sipas të dhënave zyrtare, ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, mori pjesë në këtë takim dhe në fjalën e tij u ndal në luftën kundër krimit ndërkufitar dhe konfirmoi edhe njëherë angazhimin e qeverisë shqiptare për të luftuar këtë formë krimi, si dhe u ndal në masat e marra nga Policia Shqiptare për strategjinë dhe planin e veprimit të menaxhimit të integruar të kufijve. Rritja e bashkëpunimit ndërkufitar me vendet fqinje, por edhe ato të rajonit, do të jepte fryte më të mira ndaj luftës, ndaj kësaj forme krimi. Në fjalën e tij, Nishani u ndal edhe në dy superprojektet e ndërmarra nga qeveria shqiptare, që janë projekti për "Modernizimin e shërbimit të gjendjes civile", si dhe ai për "Prodhimin dhe shpërndarjen e dokumentit të identitetit e pasaportave elektronike shtetasve shqiptarë". Ai shprehu gjithashtu angazhimin maksimal të qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme, që projekti mbi kartat e identitetit dhe pasaportat elektronike të fillojë brenda vitit 2007. Në këtë takim, zv/ presidenti Frattini u ndal në arritjet e bëra nga vendet, duke përmendur sukseset e policisë së shtetit shqiptar ndaj kapjes së sasive të mëdha të drogave. Ai, gjithashtu, theksoi se ndërmarrja e reformave në fushën e drejtësisë, ngritja e kapaciteteve policore, si dhe reformat në fushën e mbrojtjes së të dhënave nga vendet e Ballkanit perëndimor do të hapte rrugën për një liberalizim total të vizave me BE-në.
Gazeta Shqip
#VamosArgentina
Thekthi ai informacion qe sjell ti eshte nje gje e shkelqyer dhe gje pozitive,na thuaj njehere opinionin tend personal
UNE JAM TI-TI JE UNE
E LA NOSTRA GIOIA CON NOI
Jo mor s'ka mbetë Shqipëria prapa pse unë dal pi një kafe me shokët. Mbetemi prapa sepse jetojmë me ëndërra të cilat nuk kanë të bëjnë fare me realitetin.po kshu ka ardhur kjo kohe gjithmone kafe edhe lokale !!! prandaj ska per te ecur ndonjehere shqiperia !!! e ke ekonomine ne rregull se 10 % jane te pasur kurse te tjereti i ke per buken e gojes !!! perderisa po shkollohem ktu edhe kam 23 vjet ne shqiperi nuk me ka dal asgje per hundesh nga vendi im pervecse faktit qe nuk e shikoj dot kaq poshte edhe kaq pa uje pa drita edhe pa rruge !!! keto me kane dal prej hundesh !!!me kane dal prej hundesh edhe ato fjale qe thone qe shqiperia vendi i banditve edhe i paraziteve se gjysma e popullsise eshte pa pune !!! per keto flit jo per njohjet e tua personale se nuk i interesojne asnjerit ktu ne forum !!!
Jetën e mirë e kemi para hundësh, por i kemi lejuar hajdutët që të na rrëmbejnë. Kush i ka faj popullit që del e voton hajdutët? Përse nuk del dikush me program të qartë politik që të bëjë ndryshime të mëdha në Shqipëri?
Hyrja në BE nuk na sjell asgjë siç e tregove ti me rastin e Sllovenisë që është në BE e nuk ka fituar asgjë më shumë se ne.
Ne duhet të përqëndrohemi në forcat tona. Me forcat tona mund të zhvillojmë tërë vendin. Por është politika progreke ajo që na lë prapa, së bashku me ëndërrat tona të turpshme për hyrje në BE.
Për problemin e dritave, të ujit etj duhet të gjendet fajtori e të dënohet dhe të marrë pushtetin dikush që me të vërtetë ka vullnet të përmirësojë gjërat në këtë drejtim.
ju pershendes per kit tem shumë te mir une mendoj se shaku te mos hyrjes ne be SHQIPERIA
1 është zhvillimi ekonomik është tejet i dopt korupsioni shum i madh ligjet nuk jan sa duhet ne funksionim edhe shum aspekte tjera ekonomike industriale pra nese dojn me hi ne be duhet te plotsohen kto kushte edhe te zhvillohet arsimi kultura gjithashtu edhe shendetsia oki ju pershendes per kit tem
Sigurisht përderisa jemi të varfër, nuk kemi nevojë të hymë në BE.1 është zhvillimi ekonomik është tejet i dopt korupsioni shum i madh ligjet nuk jan sa duhet ne funksionim
Por kur të pasurohemi duhet të hyjmë në BE, në mënyrë që të na humbin tërë pasurinë të na kthejnë në zero.
Lohan: Shqipëria ecën ngadalë drejt BE-së
Sondazhi, shqiptarët e perceptojnë integrimin te lehtësimi i vizave
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Helmuth Lohan, ka përsëritur edhe një herë apelin e Brukselit se Shqipëria duhet ta ketë të qartë se vetëm thellimi i reformave dhe rritja e nivelit të politikës është rruga e vetme që do ta afrojë atë me Bashkimin Evropian. Duke folur në një aktivitet të organizuar nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, kreu i zyrës së Komisionit Evropian në Shqipëri, deklaroi se "unë vërej një nivel të lartë skepticizmi, qoftë për marrëveshjen e fundit për lehtësimin e vizave, ashtu edhe për vetë procesin e integrimit, skepticizëm ky që unë nuk do ta dëshiroja, por mund të kthehet në profeci. Ju po ecni ngadalë në rrugën e zhvillimit, por duhet edhe të kuptoni, që ndërsa ne kemi rolin tonë në Shqipëri, nuk jemi aktorë politikë në vendin tuaj". Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, duke mbështetur qëndrimin e ambasadorit Lohan, theksoi se "procesi është një sfidë politike dhe jo personale, i cili nuk duhet konceptuar si një deadline datash, por si një proces i vazhdueshëm dhe i ndryshueshëm, që kërkon qasjen e të gjithë politikës. Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare zhvilloi një sondazh me njëmijë persona në 10 qytete të mëdha të vendit. 94 për qind e të anketuarve pohuan se mirëpresin futjen e Shqipërisë në BE, por 84 për qind e tyre pranojnë se vendi nuk është gati dhe duhet të vazhdojë punën për plotësimin e standardeve. Qytetarët shqiptarë e shohin Bashkimin Evropian dhe SHBA-në në të njëjtën masë (mbi 90 për qind) si partnerë strategjikë të Shqipërisë. Ndër arsyet se pse mirëpritet kaq shumë anëtarësimi i Shqipërisë në BE, qytetarët e anketuar renditin nevojat e tyre më të mëdha: ata mendojnë se ky anëtarësim do të shtojë lëvizjen e lirë, do të rrisë standardet e jetesës së tyre, shteti ligjor dhe demokracia do të forcohet dhe se ata presin që politika shqiptare të bëhet më e moralshme dhe më e përgjegjshme.
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Integrimi, Ilir Meta, në fjalën e tij në takimin e djeshëm, e vuri theksin mbi pasojat që do të ketë procesi i integrimit në ekonominë shqiptare. Sipas Metës, përqendrimi i vëmendjes vetëm te regjimi i vizave është sa shprehje e dëshirës së shqiptarëve për të udhëtuar të lirë dhe për të mos vuajtur në dyert e ambasadave, aq edhe çështje ekonomike, pasi liria e lëvizjes është shprehëse e rritjes ekonomike. Të pranishëm në konferencë ishin ambasadori spanjoll në Tiranë, Manuel Montobbio de Balanzo, si edhe përfaqësues të qeverisjes vendore, të shoqërisë civile etj. Instituti i Studimeve Ndërkombëtare organizoi dje konferencën e përvitshme "BE, perceptime dhe realitete 2007", ku u prezantuan rezultatet e anketës së kryer në disa nga qytetet kryesore të Shqipërisë, rreth perceptimeve të qytetarëve për procesin e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian. Kjo anketë pasqyroi edhe njëherë dëshirën e pjesës më të madhe të qytetarëve shqiptarë (rreth 93.8 për qind) për të qenë pjesë e BE-së sa më shpejt. Por, siç rezultoi nga anketimi dhe siç u pranua edhe nga paneli i të ftuarve, qytetarët shqiptarë kanë një perceptim të gabuar rreth procesit të integrimit në BE, duke u kufizuar vetëm në lehtësimin e regjimit të vizave dhe lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave.
Gazeta Shqip
#VamosArgentina
Krijoni Kontakt