Close
Faqja 36 prej 71 FillimFillim ... 26343536373846 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 351 deri 360 prej 708
  1. #351
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Takimi Topi- Topalli: Reformat per integrimin ne BE

    Derguar me: 31/07/2007
    • Ne takim theksi eshte vene ne vazhdimin e proceseve demokratizuese si edhe te reformave thelbesore per integrimin e ne BE dhe NATO

    Presidenti i Republikes, Bamir Topi ka patur sot nje takim edhe me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Pasi e ka uruar per detyren me te larte te shtetit shqiptar, Topalli ka vleresuar se zgjedhja e tij si President i Republikes do t’u kontribuoje forcimit dhe efikasitetit te metejshem te bashkepunimit nder-institucional ne vend. Ne takim u trajtuan aspekte te pergjithshme te bashkepunimit mes Institucionit te Presidentit dhe Kuvendit te Shqiperise, ku theksi eshte vene ne vazhdimin e proceseve demokratizuese te vendit si edhe te reformave thelbesore per integrimin e Shqiperise ne BE dhe NATO. (News24)
    #VamosArgentina

  2. #352
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Perse duhet tja kalojme sovranitetin tone Franko-Gjermanise ,nuk e kuptoj...ne ate moment ti lajme duart nga shqiperia e 1878-es...Pasi te realizojme bashkimin kombetar,te ulemi ne nje tavoline me te tjeret,nje tavoline ku jemi njerez me nder,dhe jo njerez pa nder e pa ***** sic jemi tani,sepse derisa te behet shqiperia etnike ,kemi te gjithe njollen e te pabesit....

  3. #353
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    Citim Postuar më parë nga qafezezi
    Evropa kerkon ta fute Shqiperine ne gjirin e vet por nuk ia mban. Sepse ka frike nga Rusia. Rusia e konsideron akoma Evropen e Lindjes si pjesen e vet, te cilen e fitoi me force gjate luftes se 2-te boterore. Jo vetem Shqiperine por edhe gjeorgjine, ukrahinen, serbin... Duhet nje nderhyrje tjeter amerikane si ajo ne Greqi ne vitin 47 qe te futet kjo pjese e Ballkanit ne Evrope.
    taman, taman!!! e mban mend atehere ate luften qe u be kur donte te futej Bullgaria me Rumanine ??? haahaha
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  4. #354
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    JO, ne asnje menyre shqiperia nuk e meriton te futet ne B.E...
    Ne skemi drita e uje, e cta duam B.E? Qe te ngelen ne shqiperi vetem fmij dhe pleq?
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  5. #355
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Ka rregulla shume strikte per tu antarsuar ne BE,ka kushte dhe duhet te

    realizohen ato!!! NE VLORE KA NJE RREGULL QE PO NUK VODHE DELEN E KRYEPLAKUT TE FSHATIT NUK TE JEP QUPEN PER NUSE !!!

  6. #356
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Komisioneri Frattini: Brukseli është i impresionuar nga hapat e kabinetit "Berisha"

    Komisioneri Frattini: Brukseli është i impresionuar nga hapat e kabinetit "Berisha"


    BE: Forcat politike të mos pengojnë refomat e qeverisë


    Ecuria e reformave në Shqipëri është përshëndetur nga Komisioneri i Bashkimit Europian për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë, Franco Fratini. Përfaqësuesi i lartë i BE-së theksoi se përkushtimi i qeverisë shqiptare për realizimin me shpejtësi të reformave të domosdoshme për integrimin e vendit, do të pasqyrohet në progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, i cili pritet të publikohet gjatë kësaj vjeshte. "Kam shumë vite që po ndjek zhvillimet në Shqipëri dhe jam i impresionuar me seriozitetin dhe përkushtimin me të cilin qeveria po ndërmerr reformat. Kjo do të ndikojë në vlerësimin që Komisioni do të bëjë në progres- raportin për Shqipërinë", u shpreh Fratini gjatë një takimi që zhvilloi me ministren e Integrimit, Majlinda Bregu. Nisur nga eksperienca jo e mirë e dy viteve të fundit, gjatë të cilëve opozita shqiptare është angazhuar në bllokimin apo sabotimin e procesit të integrimit, Fratini kërkoi që forcat politike të mos vonojnë apo pengojnë reformat e domosdoshme, duke u ndalur veçanërisht në reformën e sistemit të drejtësisë. "Forcat politike nuk duhet të pengojnë në asnjë mënyrë reformat, të cilat janë jetike për të ardhmen e integrimit të vendit në Bashkimin Europian", u shpreh komisioneri i lartë i BE-së, duke vlerësuar maksimalisht hapat e ndërmarrë nga qeveria në drejtim të reformës në strukturat e policisë. Duke u ndalur në luftën ndaj korrupsionit, Fratini vlerësoi arritjet e deritanishme, ndërsa theksoi se mirëpriten sa më parë rezultate konkrete të saj.


    Komisioneri i BE: Konkretizim për liberalizimin e vizave


    Përsa i përket marrëveshjes për lehtësimin e procedurave të vizave, Komisioneri për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë premtoi se kjo marrëveshje do të kalojë gjatë shtatorit për votim në Këshill dhe se paralelisht me hyrjen në fuqi të saj, më 1 janar 2008, do të fillojnë edhe procedurat për hapjen e negociatave për marrëveshjen e liberalizimit të vizave. Fratini theksoi se kjo do të jetë e lidhur ngushtë me ecurinë e reformave në Shqipëri. Lidhur me marrëveshjen e liberalizimit të vizave, Komisioneri Frattini garantoi se Shqipëria do të ketë mbështetjen e plotë të Komisionit dhe mirëkuptimin e vendeve anëtare. Përfaqësuesi i lartë i Komisionit Europian vlerësoi gjithashtu maksimalisht rolin e Shqipërisë si faktor konstruktiv në rajon dhe sidomos në procesin e përcaktimit të statusit final të Kosovës.

    Nga ana e saj, ministrja Bregu theksoi se qeveria shqiptare ka vullnetin e plotë për të thelluar bashkëpunimin me vendet e rajonit, si pjesë përbërëse e procesit të integrimit europian të Ballkanit Perëndimor. "Sfida të tilla si lufta kundër krimit të organizuar dhe menaxhimi i kufirit, kanë karakter rajonal dhe mund të përballohen vetëm me veprime dhe nisma të përbashkëta", tha ajo. Më tej, Bregu vlerësoi ndikimin e Komisionit mbi vendet anëtare për arritjen e vullnetit politik, me qëllim zbatimin real të marrëveshjes për lehtësimin e vizave, duke theksuar gjithashtu se Shqipëria është një nga vendet e para që ka nënshkruar Marrëveshjen e Ripranimit, duke plotësuar kushtin bazë për hapjen e negociatave, me qëllim nënshkrimin e marrëveshjes për liberalizimin e vizave.

  7. #357
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    he mo edhe ti o toke gega,lene berishen rehat mor aman se e dime te gjithe ca m..i eshte...te gjithe neokomuniste cifligar jane..me sali me fatos i vuri Ramiz Alia ne krye te politikes,prandaj leri keto perrallat me sali e me nano ...per koken tende....Ku e ka Saliu ligjin e pronave? Pse nuk e ben ai ... pse kam 12 vjet une qe ne njifet pronesia me gjyq po sme jepet toka? pse nuk i sqaron Berisha keto gjera,po na e fut sa krahu ?
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  8. #358
    i/e regjistruar Maska e Eve
    Anëtarësuar
    20-06-2002
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    1,150
    isha tu be muhabet me nje shoqe kolumbiane dhe te dashurin e vet nga venezuela
    te njejtat probleme kan dhe ata.Korrupsion, pa drita (gje qe me beri pershtypje, thash se vetem ne Albanians rrim pa drita), varferi...keshtu qe sjemi i vetmi popull
    Lost time is never found again.
    -Benjamin Franklin-

  9. #359
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    mire eshte te hyje pse mos te hyje kshu do te hapeshin me shume rruge tregtie ,ne kete menyre do te njiheshim si nje vend me stabilitet te qendrueshem,sepse akoma jo te gjithe kuptojne drejt situaten ne shqiperi me nje hyrje te shqiperise ne be dicka do te ishte me e thjeshte,plus do te vijne me shume ndihma ekonomike nga be,do te kete edhe dizavantazhe por ne krahasim me avantazhet do te jete shume i vogel.

    por qe shqiperia te hyje ne be duhet te pershpejtoje hapat e integrimit .


    pastaj ska nevoje per deklaratat e edvin rame gogoli ,i cili shprehet se shqiperia dop te hyje ne be aty nga viti 2017,nuk eshte se ne be hyhet kshu tak fap por cdo hap njeri pas tjetrit,behen negociata etj etj njihen te drejta tregu etj etj ,e pasi jane bere keto hapa atehere do te jemi me sefundi ne rrugen e drejte per ne be.
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  10. #360
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Kur te hyj Shqiperia ne BE te gjitha shtetet tjera do dalin nga BE
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

Faqja 36 prej 71 FillimFillim ... 26343536373846 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •