fierake prit iher ti mi si mos te hyjm ne be ne
per ne ajo eshte e vetmja rrug
fierake prit iher ti mi si mos te hyjm ne be ne
per ne ajo eshte e vetmja rrug
S |< R /\ p /\ |_ |
Skrapali.Babuc.Pianec.Do.Me.Se.Kam.Sa.Te.Duash
Nese ende nuk e kemi kuptuar qe ne jemi ende te pa- deshiruehem ne kete bashkesi atehere ......
Postuar më parë nga FierAkja143
E KENI SHUME TE THJASHTE REALIZIMIN E DESHIRES TUAJ DHE KOMBI
REALIZIMIN E
DESHIRES SE SAJ ANTARSIMI NE B.E!!!
Ndryshuar për herë të fundit nga TOKE GEGA : 21-05-2007 më 22:48
Une besoj qe Shqiperia nuk ka nevoj me fut ne BE fare, dhe ne nje ane mund te jet gabim me u fut ne BE. Mund te jemi me mire pa BE ne te ardhmen.
Ka menyra me e zhvilluar ekonomine pa BE, por me politiken qe ben shqiperia sot nuk behet kjo ndoshta nje dite nuk i dihet.
Berisha i kërkon PPE-së ratifikimin e MSA-së !!!
Kryeministri Sali Berisha u ka kërkuar anëtarëve të Partisë Popullore Evropiane ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Një kërkesë të tillë, Berisha e ka bërë gjatë takimit që ka pasur me kryetarë të qeverive anëtare të PPE-së. Gjatë Samitit të Partisë Popullore Eropiane, i cili është mbajtur në Meise, në një kështjellë pranë Brukselit, ai është shprehur se ratifikimi i MSA-së po ecën me ritme të kënaqshme. Ndërsa gjatë bisedave që kryeministri Berisha ka pasur me personalitetet që kanë qenë të pranishëm në këtë samit, ka marrë garancinë e tyre për një miratim të shpejtë të kësaj marrëveshjeje edhe nga vendet e tjera. Ky samit mbahet në prag të samitit të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të Bashkimit Europian, dhe është i rëndësishëm për të ardhmen e Europës, ku do të diskutohet lidhur me ndryshimet në Traktatin europian. Në këtë samit kaq të rëndësishëm kanë qenë të pranishëm Kancelarja e Gjermanisë dhe Presidente e radhës së BE-së, Angela Merkel, Kryeministri i Hollandës, Jan Peter Balkenende, Kryeministri i Greqisë, Kostas Karamanlis, Kryeministri i Luksemburgut, Jean Klod Juncker, Kryeministri i Çekisë, Mirek Topolanek, Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa, Kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader, Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, Presidenti i Ukrainës, Victor Yushchenko, Presidenti i Rumanisë, Traian Basescu, etj., si dhe Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, dhe Presidenti i Parlamentit Europian, Hans Gert Poettering.
[b]Te futemi ne BE ???
Pse?! Ca na mungon ketu ku jemi?
Ne fakt Shqiperia dhe vendet e Rajonit (Maqedonia, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Kroacia) kane akoma shume pune per te bere para se te mendojne te futen ne BE.
Te futesh ne BE nuk eshte ndonje gje edhe aq e veshtire, por BE kerkon shtete te zhvilluara ekonomikisht. Nuk i duhet Shqiperia e Maqedonia, Kosova e Serbia, Mali i Zi e Bosnja. Ka nje shtet si keto. Ka Greqine te ciles cdo vit i jep ndihma te medha financiare ngaqe fsheh te ardhurat dhe nxjerr deficit te madh.
Koha është e maskarenjëve
Por atdheu i Shqiptarëve
po hyri shqiperia ne BE sdo ngeli kembeme ne shqiperi do ikin te gjithe neper europ dhe gjithe andej.![]()
Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same
BE: Nuk ka viza pa plotësuar kushtet
Reforma në drejtësi dhe lufta kundër terrorizmit, kushtet kryesore të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave në 2008-ën
Shqipëria do të përfitojë nga liberalizimi i vizave nëse do të përmbushë me sukses reformat në sferën e sistemit gjyqësor dhe atë të sigurisë. Vitin tjetër, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi të lëvizin jashtë kufijve të Shqipërisë pa pasur nevojën e një vize, veçse duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit dhe garancinë për të qëndruar në destinacionin që ata kanë zgjedhur. Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Jashtme e Austrisë, Ursula Plasnik, e cila ka deklaruar se vendet e Ballkanit nëse duan të heqin vizat me vendet e Bashkimit Evropian duhet të përshpejtojnë dhe të përmbushin me sukses reformat në gjyqësor dhe siguri, në luftën antiterror. Ky është kushti themelor që duhet të përmbushin vendet e Ballkanit për të përfituar nga heqja e vizave. Bashkimi Evropian ka lëshuar mesazhin, që gjithçka varet nga vendet e Ballkanit. Ministrja e Jashtme e Austrisë, Plasnik, u shpreh se "vizat nuk hiqen po nuk pati përparime".
Kushtet
"Vendet ballkanike duhet të përmbushin reformat në sferën e sistemit gjyqësor dhe sigurisë, nëse dëshirojnë të hiqen vizat për udhëtim të qytetarëve të tyre në shtetet e Bashkimit Evropian". Ky është mesazhi që ka përcjellë ministrja austriake, Ursula Plasnik, për vendet si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, dhe Bosnjë-Hercegovina lidhur me liberalizimin e vizave.
Shqipëria duhet të përmbushë një seri kushtesh për t‘u bërë pjesë e suksesshme e kësaj vendimmarrjeje të Bashkimit Evropian. Nëse deri në vitin 2008 do të përshpejtohen reformat në sistemin gjyqësor, reformat për çështjen e sigurisë dhe luftës antiterror dhe nëse qeveria brenda këtij afati do të pajisë shqiptarët me pasaporta me elemente të larta sigurie, siç janë pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit, atëherë shqiptarët do të lëvizin drejt vendeve të BE-së pa pasur nevojën të hallakaten me orë të stërzgjatura në dyert e ambasadave të huaja në Tiranë.
BE
"Vizat nuk duhet të hiqen pa u arritur përparim i caktuar nga ana e vendeve ballkanike", theksoi Plasnik, duke shtuar se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të zbatojnë reforma vetëm me qëllim që të përkrahen nga BE-ja. Plasnik bëri thirrje për vazhdim të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Evropës Juglindore e BE-së dhe e përshëndeti lehtësimin e regjimit të vizave për kategori të caktuara qytetarësh në këto shtete, që është rregulluar me marrëveshje, të cilat në muajin prill të këtij viti Unioni i kontraktoi me Maqedoninë, Shqipërinë, Bosnjë- Hercegovinën dhe Malin e Zi.
Lehtësirat
Lehtësirat që ka bërë Bashkimi Evropian në pranverë të këtij viti është që një qytetar shqiptar, i cili pajiset me një vizë Shengen dhe do t‘i qëndrojë rigoroz afateve kohore të kësaj vize, automatikisht do të marrë vizën tjetër me një afat kohor më të gjatë. Kjo procedurë, e cila u negociua mes Shqipërisë dhe BE-së në pranverë të 2007-ës, do të vlejë vetëm për studentët, diplomatët. Ndërsa për qytetarët e tjerë do të shkurtohet procedura dhe koha e aplikimit.
Procedurat
Përfituesit, diplomatët dhe gazetarët
Avantazhi që ka Shqipëria në krahasim me vendet e tjera të rajonit është fakti që vendi ynë ka nënshkruar marrëveshjen e ripranimit dhe ka nisur zbatimin e saj. Në bazë të lehtësirave që janë dhënë deri tani, përfituesit më të mëdhenj janë diplomatët dhe gazetarët. Nëse një shqiptar ka një vizë 6-mujore, mund të tërheqë më pas një vizë njëvjeçare, më pas dyvjeçare dhe më pas një vizë Shengen me afat 5-vjeçar. Po përgatitet që procesi të përfshijë të gjithë qytetarët dhe jo vetëm një kategori.
gazeta shqip
#VamosArgentina
ku e kemi ate luks ne shqiptaret, te pyetemi nese duam, apo nuk duam, te futemi ne BE...neve thjesht na kana dhene detyrat e shtepise...
Evropa kerkon ta fute Shqiperine ne gjirin e vet por nuk ia mban. Sepse ka frike nga Rusia. Rusia e konsideron akoma Evropen e Lindjes si pjesen e vet, te cilen e fitoi me force gjate luftes se 2-te boterore. Jo vetem Shqiperine por edhe gjeorgjine, ukrahinen, serbin... Duhet nje nderhyrje tjeter amerikane si ajo ne Greqi ne vitin 47 qe te futet kjo pjese e Ballkanit ne Evrope.
Krijoni Kontakt