Close
Faqja 3 prej 71 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 708
  1. #21
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156
    A e mban mend se para ca kohesh u anetaresuan ne konferencen islamike dhe kush u ngrit te thoshte edhe nje gjysem gjeje ne ate kohe, kshu qe mire ta keni haxhiun dhe te tere, ne kollone per nje te niseni ne xhami dhe te falni mekatet e javes, me **** perpjete dhe pa opinga, kujdes corapet me vrima dhe ta degjoni mire haxhi kocin.
    Po ata mjekroshet e palare dhe qe e kane ngjyren e lekures si muti dhe qe rrinin me carcafe nga maja kokes te kembet a i harruat, apo i jeni mirenjohes qe sja u vune nai bumje ne prapandenje te fluturonit me shpejtesi te takonit allahun ne qiell. Le po vraput dhe u dhate dhe gra pale. Mos tju vi keq, jemi nje popull pa spine si i thone anglezet keshtu qe harrojeni BE dhe ta gezoni Haxjillikun.
    P.S.
    A di nanjoni gje ne se ata te arabise saudite e bene salen synet apo te pakten ja kontrollun se mesa di une atje si vend i shenjte qe eshte nuk te lene te futesh po se pate bere synet.
    Me respekt
    Haxhiu

  2. #22
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Koment

    Shkeputur nga komentet e gazetes "Shekulli", ne daten 13/01/2003.

    Skema standarte e BE-se per pergatitjen e vendeve kandidate per integrim, rrezikohet te deshtoje ne rastin e veçante te paradoksit shqiptar. Nese per vendet e tjera miratimi i perfshirjes kushtezohet dhe mbeshtetet ne vullnetin dhe aftesite e brendshme te rritjes se treguesve baze te zhvillimit te tyre drejt niveleve dhe vlerave të BE-se, ne rastin e shtetit shqiptar duhet ndodhe krejt e kunderta! Ai as nuk eshte i afte dhe as nuk deshiron sinqerisht te perfshihet ne BE!

    Pamundesia objektive e vetintegrimit shpjegohet nese analizon tri elemente te pseudodemokracise “alla shqiptare”, te ndërtuar nga te gjitha qeverisjet shqiptare pa perjashtim ne 12 vitet e fundit.
    Se pari, Shqiperia eshte shume larg standarteve baze te respektimit te votes se lire, si guri themeltar i demokracisë. Te gjitha qeverite e politikes shqiptare, qe akuzojnë reciprokisht njera-tjetrën, në kohën e tyre kanë shkelur me të dyja këmbët parimin bazë të ndërtimit të shtetit ligjor: zgjedhjet e lira si mjeti demokratik i vetëm i ndërrimit të pushteteve! Bazuar në standartet themelore të saj, BE-ja nuk mund t’i thotë PO virusit shkatërrimtar shqiptar të demokracisë, që vetë asaj i janë dashur shekuj për ta ndërtuar!
    Së dyti, liberalizimi i ekonomisë dhe konkurrenca, si kusht bazë i tregut të lirë, në Shqipëri është zëvendësuar nga pushteti i monopoleve dhe oligopoleve private, që në demokraci janë të barabarta me mafian. Sistemi ekonomik shqiptar, duke filluar nga sektorët strategjikë, si: telefonia celulare, karburantet, çimentoja, materialet e ndërtimit, produktet bujqësore etj., funksionon mbi bazën e monopoleve dhe oligopoleve, ku gjithçka shkarkohet mbi qytetarin/konsumatorin e thjeshtë dhe ritmet e zhvillimit ekonomik të vendit. BE-ja nuk mund t’i thotë Po integrimit për të futur me duart e saj thumbin e helmatisur të praktikës shqiptare të krijimit të monopoleve alla “state capture” në filozofinë bazë të prosperitetit të saj ekonomik: konkurrencës së lirë.
    Së treti, prona private është cenuar rëndë, duke bllokuar zhvillimin e tregjeve ekonomike dhe penguar investimet kapitale. Në vetvete, ajo mbi të gjitha është një konflikt social me përmasat e bombës shpërthyese në vazhdimësi. Bashkimi Evropian nuk mund t’i thoshte Po shtetit, i cili jo vetëm nuk pengoi grabitjen e pronës, por e nxiti me të gjitha mënyrat, derisa e solli në përmasat e zgjidhjes me revolucion. BE-ja, bazuar në standartet e saj, thotë JO, sepse nuk dëshiron të provojë në gjirin e saj eksplozivin e çmendurisë shqiptare të pronave, me pasoja të pallogaritshme.

    Por pikërisht, edhe pse shumatorja e lartpërmendur e JO-ve, çdonjëra prej të cilave është e mjaftueshme për mospranim, bazuar në skemat integruese të BE-së, në rastin e Shqipërisë duhet detyrimisht të shndërrohet në PO!

    Bashkimi Evropian duhet t’i thotë PO fillimit të procesit të integrimit të Shqipërisë, pikërisht:
    sepse jemi pakrahasimisht larg standarteve evropiane,
    sepse institucionet shtetërore shqiptare nuk janë të afta të plotësojnë asnjë nga kërkesat e domosdoshme të integrimit dhe, mbi të gjitha,
    sepse politika aktuale shqiptare, në gjithë spektrin e korit të saj, ngjiret veç me hipokrizi dhe pa asnjë dëshirë të vërtetë për përfshirjen e vendit në familjen evropiane,
    sepse grupet oligarko-monopoliste, të vendit dhe të huaja, kanë vendosur grushtin e tyre të hekurt mbytës në politikë, ekonomi, media dhe shoqëri civile, duke pakësuar në ekstrem shanset për vetëzhvillim të shoqërisë shqiptare nga brenda,
    sepse, në kushtet e sotme të Shqipërisë, është shumë e vështirë të krijohet pa ndihmën e vendeve demokratike masa kritike sasiore intelektuale dhe sociale e domosdoshme që do të sjellë ndryshime cilësore në shoqërinë, politikën dhe ekonominë shqiptare.
    Vetë sistemi antiintegrim i monopoleve, që janë sunduesit dhe ligjvënësit e vërtetë të Shqipërisë, është krijuar, zotërohet dhe mbahet në fuqi pikërisht nga përfaqësuesit e politikës, që sot përgjërohen për integrim, por në thelb nuk mund të pranojnë kurrë zhdukjen e privilegjeve dhe rrënjës së gjallimit të superfitimeve të një grushti ortakësh oligarkë mbi varfërinë e qytetarëve: izolimin ishullor të vendit në gjirin e tregut më të pasur të botës.

    BE-ja duhet t’i thotë PO nisjes sa më të shpejtë të fillimit të marrëveshjeve integruese të Shqipërisë, sepse vetëm duke zbehur sovranitetin kombëtar zvogëlohet fuqia vendimarrëse e politikës mafioze dhe monopoliste shqiptare, në dëm të qytetarëve të saj dhe rajonit në përgjithësi. BE-ja duhet të ketë mirë parasysh se marrëveshja integruese, kontrolli i zbatimit dhe penalizimet përkatëse duhet të jenë shumë të ashpra për qeveritë shqiptare dhe, mbi të gjitha, duhet të ndryshojnë nga skemat standarte, të përdorura gjetiu!

    Tashmë ne e treguam me vepra se jemi të paaftë të ndërtojmë një shtet kombëtar të fortë, për të hyrë dinjitozë si qytetarë të barabartë në Evropën e Bashkuar. Megjithatë, shqiptarët le të jenë më mirë qytetarë të dorës së dytë në vendin e pasur me emrin BE, sesa dhjetë herë më të nëpërkëmbur në vendin më të varfër të rajonit!
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Trojka europiane merr premtimet e qeverisë dhe shprehet se pret rezultatet konkrete

    BE: Korrupsioni në drejtësi, ju mban larg Europës

    “Shqetësues, niveli i sistemit të drejtësisë. S’lufton krimin dhe korrupsionin”

    TIRANË-Trojka europiane “gozhdon” qeverinë shqiptare për reformat e ngadalëta në fushën e drejtësisë, prokurori dhe në gjykata. Ministri i Jashtëm, Papandreu në takimin e djeshëm me palën shqiptare, e cila përfaqësohej nga kryeministri Fatos Nano, zv/kryeministri Ilir Meta dhe ministri i Shtetit për Integrimit, Sokol Nako ka cilësuar si majft shqetësues situatën në sistemin e drejtësisë. Trojka europiane e kryesuar nga ministrat e Jashtëm, të Greqisë, Jorgo Papandreu, sekretari i shtetit në MPJ së Italisë, Roberto Antonione, si dhe drejtori i Ballkanit për sekretariatin e Këshillit të Europës, Stefan Rehne, së bashku me drejtorin pranë zyrës së BE-së, për çështjet e Ballkanit dhe Europën Juglindore, Reinhard Priebe kanë zhvilluar dje pasdite në Pallatin e Kongreseve takimin me palën shqiptare, e përfaqësuar nga Nano, Meta dhe Nako. Sipas burimeve nga kjo mbledhje, mësohet se Papandreu është shprehur se ecja e ngadaltë e reformës në drejtësi, depërtimi i elementëve të korruptuar në gjykata dhe në prokurori, niveli aktual dhe problemet që rrjedhin prej tyre sjellin edhe praninë e korrupsionit dhe të krimit të organizuar në Shqipëri. Papandreu në këtë takim të mbyllur për median është shprehur se “Trojka është tepër e shqetësuar për reformën në drejtësi, duke e cilësuar mbi të gjitha një fenomen shqetësues, faktin që shumë nga dosjet që çohen në prokurori apo dhe gjykata nuk zbardhen plotësisht”. Për këtë fushë, përfaqësuesi i prezencës së BE-së, Papandreu ka kërkuar nga pala shqiptare më tepër angazhim. Sipas përfaqësuesve të Trojkës europiane, nëse drejtësia do t’i kishte zgjidhur këto dosje nuk do të kishte këto probleme. Përsa i përket çështjes së sigurisë së kufijve dhe rendit, Papandreu bëri të ditur se BE-ja pret të shohë më konkretisht hapat e marrë në këtë drejtim nga qeveria shqiptare. Në të njëjtën kohë është bërë prezent fakti se BE-ja dhe vendet e rajonit do të ndihmojnë në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe beson në fjalën e kryeministrit Nano për të vazhduar bllokimin e trafiqeve ilegale. Çështja e pronave dhe reformës zgjedhore janë kërkesat e bëra prezente nga Trojka përpara treshes Nano, Meta dhe Nako. Gjithashtu, Papandreu në fjalën e tij ka theksuar se “presim më tepër hapa të tjerë për çështjen e pronave dhe të forcimit të administratës publike, si dhe në reformën zgjedhore në vitin 2003, ku ngjarja e zgjedhjeve do të përcjellë edhe shkallën e demokracisë në vend”. Papandreu ka vlerësuar përpjekjet që janë bërë për minoritetet në Shqipëri, duke theksuar se BE-ja është e vëmendshme ndaj kësaj çështjeje. Trojka ka dhënë vlerësimet e saj për rolin që ka luajtur dhe po luan Shqipëria në rajonin e Ballkanit. Ndërkohë që kryeministri shqiptar, Fatos Nano është shprehur në mbledhje për angazhim në arritjen e standardeve të kërkuara nga Trojka europiane. Përfaqësuesit e saj kanë mbështetur qëndrimet e shtetit shqiptar, duke u shprehur se BE-ja është në pritje të hedhjes së hapave të tjerë nga Shqipëria.
    Bledar Hoti

    Çështjet e ngritura për zgjidhje nga BE

    1. Ngecje të reformës në drejtësi; prokurori dhe gjykata
    2. Krimi i organizuar dhe korrupsioni
    3. Reforma zgjedhore
    4. Lokalet e 2003, test për demokracinë
    5. Më shumë për pronat

    Prodi firmos bisedimet më 31 janar

    TIRANË-Shpallja e hapjes së negociatave për çeljen e bisedimeve për marrëveshjen e asociim-stabilizmit me Bashkimin Europian do të bëhet reale më 31 janar të vitit 2003. Trojka europiane i ka bërë të ditur qeverisë shqiptare, kryeministrit Nano se hapja do të realizohet më 31 të këtij muaji. Në këtë ditë në Tiranë pritet të vijë, presidenti i Komisionit Europian, Romano Prodi, i cili do të deklarojë publikisht hapjen e këtyre negociatave. Vetë ministri i Jashtëm grek, Papandreu, duke folur si përfaqësues që ka presidencën e radhës së BE-së për këto gjashtë muaj, ka bërë të ditur për median se “brenda këtyre ditëve do të vijë në Tiranë, presidenti i Komisionit, Romano Prodi, i cili do të çelë këto negociata”. Por burimet pranë Kryeministrisë kanë konfirmuar për gazetën “Shekulli” datën e saktë të vizitës zyrtare të Prodit që është 31 janari i këtij viti. Ndërkohë që qeveria shqiptare ka ngritur grupin negociator prej 40 vetësh për të ndjekur procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Grupi negociator ka si kryetar të tij, ministrin e shtetit për Integrimin, Sokol Nako.
    B.Hoti
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Pershendetje te gjitheve!
    Lexova me interes shkrimet e mesiperme,shume ishin te goditura ne te tjerat ngaterohet deshira per tu futur me kushtet reale qe arrin te plotesoje Shqiperia.
    Per futjen ne BE duhet te plotesohen 2 kushte kryesore:

    - Ndryshimi i kushtetutes dhe legjislacionit ne pergj. dhe perafrimi i tij me ato te BE ( Turqia prandaj dhe nuk po futet akoma )

    - Plotsimi i nje niveli te caktuar persa i perket nivelit ekonomik,te ardhurat mesatare per fryme jane treguesi me i rendesishem (askush ne BE nuk do qe ti vine turma te varfrish nga Europa lind. dhe te thellojne problemet eko.-sociale ne vend)

    Kushtin e pare politikanet shqiptare nxituan ta zbatojne sepse e kane me te lehte,miratojne nga 10 ligje ne dite ( packa se jane ne kundershtim flagrant me realitetin shqiptar qofte politik,social apo ekonomik) dhe pastaj pa u kujdesur te kontrollojne zbatimin e ligjeve qe miratojne vete nxitojne te fillojne negociatat duke harruar faktorin ekonomik.E gjitha kjo eshte FARSE qe politikanet e ndritur shqiptare mundohen ta shfrytezojne per kapital politik.
    Pse them farse? Sepse kush e njeh sadopak realitetin e sotem shqiptar dhe di te bej dallimet me ate perendimor ose dhe qofte me vendet qe aktualisht jane kandidate e di se sa i madh eshte hendeku.
    Personalisht uroj qe ky hendek te zvogelohet sa me shume por................
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  5. #25
    I am Canadin
    Anëtarësuar
    29-09-2002
    Vendndodhja
    Montreal Canada
    Postime
    130
    A duhet ti pergjigjemi kesaj pyetje me tifozllek si Shqiptar qe jemi apo duhet te jemi realist?
    Per sa i takon tifozllekut Shqiperia duhet te futet qe tani ne Bashkimin Europian pasi vec te mira ekonomike do i sillte vendit tone antaresimi ne BE.
    Ku do perfitonte Shqiperia?
    Do importonte pa dogane dhe cmimet do ishin me te lira ne treg ndersa te ardhurat do mbuloheshun nga sistemi i BE ku si vend i varfer qe jemi do i takonte ndonje Gjermanie apo France te na mbulonte deficitet. Do mund te shisnim prodhimet tona me cmime me te larta ne Europe dhe si rrjedhoje do kishim me shume te ardhura per kapitalistet tane. Do perfitonim ndihma e kredi per ristrukturimin e infrastruktures dhe dale nga dale do rimekembeshim. Dhe me "kryesorja" nuk do donim viza te shkonim per pushime

    Per sa i takon realitetit.

    Duke u kthyer nga Frankfurti per ne Montreal stjuardesa na servir gazeta dhe revista per te shtyre 7-8 ore rruge. Marr disa prej tyre ne gjuhen Angleze dhe filloj e i shfletoj per te gjetur ndonje artikull interesant per tu lexuar. Mes tyre ve re nje qe bente fjale per te ardhmen e BE-se. Me duket se ishte tek "NewsWeek".
    Fliste per shtetet kandidate per te hyre dhe cfare u duhej te plotesonin per te aderuar. Fatkeqsisht e fundit ishte Maqedonia dhe sipas eksperteve i duheshin rreth 25 vjet te plotesonte kushtet per antarsim ne BE. Po pse them fatkeqsisht ishte Maqedonia? Sepse Shqiperia nuk renditej fare as dhe e fundit. Pra ishim jashte asaj liste. Kjo pasi me Shqiperine akoma nuk ishin hapur negociatat per antaresim*, ndersa me Maqedonine po. Komente te tjera nuk ja vlejne te behen pasi kjo tregon se sa mbrapa jemi. Kur Maqedonise i duhen 25 vjet lind pyetja po Shqiperise? Eternity?
    Personalisht ajo dite me duket e larget. Duhet te ndryshojme shume gjera qe kane zene rrenje tek ne. Politikanet tane e filluan me miratimin ne parlament te heqjes se denimit me vdekje. Kur ajo duhet te ishte gjeja e fundit qe duhej bere ne Shqiperi. Se mos i rregulluan ata te gjitha dhe i mbeti kjo. Ata duhet ta fillojne me veten e tyre, te dyja palet. Me korrupsionin qe po i mbyt.
    Meqe ra fjala per korrupsionin. Isha sot ne kinema dhe pashe "National Sicurity". Dy personazhet kryesore ne nje sekuence po udhetonin ne makine. Duke biseduar se si te gjenin policin e korruptuar i nderhyn ajo qe po i shoqeronte me makinen e saj dhe i thote: - Ka nje menyre shume te lehte per ta gjetur. Mjafton ti telefononi policise dhe pak rendesi ka se kush pergjigjet ne telefon............
    A nuk ze vend kjo shprehje ne Shqiperi? Por jo vetem tek policia por kudo.
    Nuk di cfare te them por po e mbyll me urimin qe Shqiperia te futet sa me shpejt ne BE. Megjithese ky urim me duket sikur i them atuj me kancer te shkuara duke e ditur se nuk do te sherohet kurre te pakten deri sa mjeket ti gjejne ilacin per te cilin po mundohen prej kaq kohesh.

    Po ne "mjeket" e Shqiperise cfare po bejme?


    * Qe nga koha kur artikulli eshte botuar kane ndodhur ndryshime ne jeten politike Shqiptare dhe ajo ka hapur negociatat per antaresim ne BE.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Henri Anderson : 20-01-2003 më 03:10
    Henri Anderson was here.

  6. #26
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    PRODI: SHQIPERIA ENDE LARG ZHVILLIMIT

    Viron Gjymshana Bruksel/ "Pak dite para se te vizitoje Shqiperine, (me 31 janar), presidenti i Komisionit Europian, Romano Prodi, e ve theksin edhe nje here tjeter ne nevojen e integrimit edhe te vendeve te Europes Juglindore ne familjen e bashkuar europiane.

    "Politika europiane ndaj Ballkanit dhe vendeve mesdhetare duhet te thellohet edhe me". Ky eshte mesazhi qe presidenti i Komisionit Europian i ka percjelle kryetareve te rradhes te Bashkimit Europian, kryeministrit grek Simitis, vendi i te cilit gjate ketyre 6-muajve kryeson BE-ne, dhe kryeministrit italian Berluskoni, qe do e marre kete post 6-mujorin e dyte. "Nuk ka nevoje per te krijuar instrumenta te reja per Ballkanin, pasi keto qe ekzistojne, sic jane Procesi i Barcelones dhe Pakti i Stabilitetit, mjaftojne, por ato duhen shfrytezuar me mire, per t'i dhene nje impuls te ri politikes sone ndaj ketyre rajoneve", - eshte shprehur ne letren e tij derguar 2 kryeministrave te siperpermendur, zyrtari i larte i BE-se. Per Prodin gjendja ne rajonin ballkanik keto vitet e fundit ka filluar te permiresohet. Pas katastrofes te dekades se kaluar, rajoni ballkanik tani eshte stabel, demokracia ka filluar te hedhe rrenje, dhe reformat ekonomike kane filluar te perparojne. Me kete rast shefi i Komisionit Europian ve ne dukje se Bashkimi Europian ka per mision te ndihmoje Ballkanin edhe sepse bashkesia nderkombetare eshte e bindur se kjo detyre i takon dhe eshte pergjegjesi e BE-se.

    Por Romano Prodi duket se eshte i ndergjegjshem kur shkruan se ne rajon ka mbetur ende shume pune per t'u kryer. "Shteti maqedonas vazhdon te mbetet i brishte. Bosnja nuk ka arritur dot ende ne nje shtet te mirefillte. Shqiperia ndodhet ende ne nje stad te hershem te zhvillimit ekonomik dhe institucional. Zhvillimi i Serbise po mbahet peng nga situata e saj e paqarte kushtetuese me Malin e Zi. Statusi i pazgjidhur i Kosoves perben nje pengese tjeter perparimi dhe nje faktor paqendrueshmerie te madhe ne rajon. Kombet e Bashkuara po e bejne fare te qarte se deshirojne te largohen nga Ballkani, duke ia besuar kete detyre Bashkimit Europian, megjithese une nuk e kam shume te qarte se si mund te realizohet kjo ne rrethanat e tanishme", pranon zyrtari i larte i BE-se.

    Njekohesisht ai thekson se stabiliteti ne rajon porsa ka filluar dhe nuk ekziston asnje garanci se ky proces nuk do te nderpritet ose do te kthehet prapa. Prandaj nevojitet qe BE-ja te shumefishoje forcat per konsolidimin e stabilitetit dhe demokracise atje. "Perspektiva e vendeve te rajonit eshte integrimi i tyre ne Bashkimin Europian. Por ky mision u takon ketyre vendeve ta realizojne. Ne rradhe te pare duke ndermarre reforma, perfitimet dhe rezultatet e te cilave te duken konkretisht, por njekohesisht keto reforma duhet t'i ndihmojne keto vende te jene edhe me te pavarura ekonomikisht, per t'i bere balle sfidave te nje anetaresimi te ardhshem",- thekson nder te tjera ne letren e tij presidenti i Komisionit Europian, Romano Prodi.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  7. #27
    Anëtar Maska e GRESI30
    Anëtarësuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    80
    o Enri me POPULL si puna jote jo ne BE por as ne HALE nuk kemi per tu futur .
    Bej edhe nje PARALAJMERIM edhe beje BAN kete USER NAME sepse te them te drejten do te me besh nderin me te madh, edhe mos u mundo te sillesh si pronari i ketij forumit sepse nuk eshte cifligu jot.
    MOS DEGJONI KISHA E XHAMIJA FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

  8. #28
    PREDATOR
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Vendndodhja
    Oslo
    Postime
    37
    O shiptar kaq qef paskeni me u bo servilat e Evropes apo keni degjuar se me hyrjen ne Evrope do te jete me mire?
    Mere me long se mishi maroi, vetem mere per at zot. Bej dicka, prandaj mere.......

    Nuk lejohen adresa faqesh te tjera ne firme, vetem ne profil. Stafi i forumit

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-10-2002
    Postime
    66
    Ne do te hyme ne BE atehere kur te mos duam qe te hyjme. Eshte qesharake por e vertete. Shume anetare te reja ne BE si Polonia u detyruan te bejne shume leshime ne dem te ekonomise se tyre per ti bere qejfin Frances dhe Gjermanise. Nuk ka me shtete si greqia qe hyne per interesa politike. BE do shtete qe ti japin dicak jo qe tu jape perhere (si puna e greqise dhe spanjes).Ne po vuajme per ata m_ut viza. Per mendimin tim me mire vasal i Amerikes per nja 10 vjet dhe shiko si behemi ne. Amerika beri Greqine per 10 vjet qe ska ekonomi te rende fare. por e mban vehten me turizem dhe feta cheese. PO u bere shoku imire i amerikes ne rajon je ne rregull. Edhe Evropa vete ka nevoje per Ameriken.

  10. #30
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Shqipria ne menyre kategorike nuk do jete pjese e qelbesires "Europe" dhe kurre mike e neperkes "Turqi" qe na hiqet si mike--kurva e qelbur.
    Shqipria do jete REPUBLIKE e "ILIRISE" dhe jo plera e kurves se ndyre Europe.
    Europa se pari:
    para se gjithash duhet te demshperbleje shqiptaret per demet katastrofike qe i ka shkaktu

    se dyti: te kerkoj ndjese per skllaverimin e shqiptarve dhe te denoje
    A) Kongresin e Berlinit
    B) Konferencen e Parisit
    C) Konferencen e Londres

    se treti: te denoje gjenocidin qe grekrit ne bashkpunim me francezet bene kunder popullsise came

    se katri: te denoje gjenocidin qe serbet ne bashkpunim me francezet bene kunder popullsise kosovare

    se pesti: te njoh shtetin "ILIR" si shtet Ballkanik

    se gjashti: te largoj menjehere nga Kosova trupat fondamentaliste terroriste kristjane franko-italiane

    Dhe shqiptare do jene mire e bukur ato ku jane dhe s'do kene me hajdutet e bandat terroriste franceze si ne Algjeri qe vrasin shqiptarewt myslyman dhe hajdutet shqiptare bashkepuntore te tyre.

Faqja 3 prej 71 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •