Close
Faqja 29 prej 71 FillimFillim ... 19272829303139 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 708
  1. #281
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Kur te jene futur te gjithe fqinjet tane ne BE, automatikisht do futemi edhe ne . Per aresye se nuk mund te mbetemi si ishull, brenda BE se. Si te perpiqemi, si te mos perpiqemi, atehere do hyjme.
    Kush te doje le te vije te veri BAST..
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  2. #282
    Edhe une pajtohem me asterakin ..sado mbrapsh te jemi ..do na terheqi rryma e fqinjve me vete.

  3. #283
    Parlamenti Rinor Maska e Failed Rapper
    Anëtarësuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    253
    Persa i perket integrimit te Shqiperise ne BE, ne kete moment jane shume faktore, qe mua personalisht me bejne shume euroskeptik.
    1) BE-ja ende nuk e ka percaktuar se cfare drejtimi do te kete ne te ardhmen. Nese integrimi do te ndodhe ne nivel gjeografik, eshte e paevitueshme qe ne te integrohemi. Nese mendohet qe te futet edhe Turqia, personalisht mendoj se BE do te marre tiparet e nje perandorie. Nese integrimi do te ndodhe ne nivel vlerash "paneuropiane" perseri integrimi eshte i paevitueshem. Problemi eshte qe Kriteret e Kopenhagenit (1993) per procedurat e integrimit, jane kthyer ne piken me te forte qe perdorin shtetet e BE, nderkohe qe ato vete nuk i respektojne (Mjafton te permend nivelin e inflacionit ne disa shtete anetare)
    2) Europa, per momentin eshte ne "euroskleroze" ekonomike. Hambari me i madh i saj (Gjermania) ka probleme te medha ekonomike, efektet e se ciles, shihen edhe ne shtetet e tjera. Nga kjo, rrjedh qe perfitimet ekonomike qe do te marre cdo shtet i ri qe do te futet ne BE, do te jene shume te vogla. Psh, shtetet PIGS (Portugalia, Irlanda, Greqia dhe Spanja) kane marre me shume se 40 miliarde euro ndihma (po aq sa mendohet qe t'u jepet shteteve qe do te hyjne) por, shtetet PIGS, per nje vit, nuk kontribuan ne buxhetin e BE-se. Shtetet e sapohyra, e bejne kete menjehere
    3) Eshte nje hendek shume i madh zhvillimi ndermjet BE-se dhe shteteve te tjera, dhe vete ndermjet shteteve te BE-se. Psh, shtetet qe kane hyre deri ne 2005, do te arrijne vetem 75% te te ardhurave per fryme (mesataren) e shteteve te BE-se ne vitin 2025. Politika e Perbashket Agrokulturore, do te jete ndihmuese vetem ne 2012.
    4) BE-ja, pretendon qe te perafrohen legjislacionet, qe dmth, qe Shqiperia te "gelltise" mbi 100 000 fq legjislacion dhe standarte, ashtu si kerkon BE-ja. Nderkohe, kostoja e harmonizimit eshte shume e larte. Psh, vetem per te harmonizuar spinat (spina dyshe apo treshe, dmth forma e tyre) duhen rreth 25 miliarde Euro.
    5) Krijimi i nje trupi mbrojtes nder-europian, do te ishte thjesht ne dublikim i NATO-s. Gjithashtu, Europa eshte treguar "deshtake" ne nivel diplomatik, pa arritur te afirmohet ne arenen nderkombetare. Gjithashtu, nese jane shume aktore, roli i nje aktori te vetem, eshte shume i reduktuar, pra del problemi i autoritetit.

    Me falni qe ndoshta jam zgjatur, por mu duk me vlere te beja nje analize te tille. Ne postimin e rradhes, do te jene disa teza (qe une personalisht i mendoj te drejta) mbi gjendjen e Shqiperise dhe raportit te saj me Europen
    Cdo gje qe nuk na vret na ben me te forte

  4. #284
    Parlamenti Rinor Maska e Failed Rapper
    Anëtarësuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    253
    Keto jane disa pika, se ku mendoj une se eshte ndryshimi me i madh ndermjet BE-se dhe Shqiperise.


    1) Demokratizimi eshte i ndryshem nga integrimi. Kjo eshte nje gje, qe ndoshta nuk eshte kuptuar totalisht nga ne. Integrimi nuk nenkupton domosdoshmerisht demokratizim
    2)Krize perfaqesimi (nuk perfaqesohen grupet e interesit). Parlamentaret shqiptare, jane me te interesuar qe te pelqehen nga Europa, sesa nga elektorati shqiptar.
    3) Pune prioritetesh (cfare kerkon BE-ja dhe cfare kerkon Shqiperia). Europa tashme i ka te zgjidhura shume probleme te ndryshme, qe kane te bejne me zhvillimin demokratik, dhe ben "presion" mbi shtetet kandidate, qe te bejne ato reforma qe ajo do, pa marre parasysh prioritetet qe ai shtet ka
    4) Eurodashuria si ndeshkim lokal (preferohet me shume Be-ja sesa politikanet lokale). Ne tashme jemi mesuar, qe cfare eshte e pranuar nga BE-ja eshte e mire, kurse politikanet tani dine vetem te vjedhin. Per mua, eshte mitizuar ca si shume kjo gje.
    5) Integrimi, nje proces jo politik, por administrativ. Pra, do te kete ndoshta nje zhvillim te institucioneve, por elita politike, nuk do te kete shume ndryshime dhe gjithashtu nuk do te kete shume ndryshime ne konceptin demokratik
    6) Procesi menaxhohet nga eurokratet, duke perjashtuar ekspertet lokale (qe personalisht mendoj se jane shume te vlefshem)
    7) Depolitizim ne nivel makro (nuk kemi reforma specifike). Europa, jep drejtim, duke e lene shtetin kandidat, ne "konfuzionin" e saj politik (Po qe se shteti do e dinte se cfare te bente, do te ishte anetare e BE-se)
    Perafrimi i legjislacionit – proces jo i hapur dhe hibrido – demokratik. Pervec se ka nje kosto shume te larte, nuk eshte totalisht demokratik, pasi imponohet

    Ne perfundim, te te dyja pergjigjeve qe kam dhene, une arrij ne konkluzionin, qe:
    Procesi i integrimit, eshte nje shtyse shume e mire, qe nje shtet kandidat, te zhvillohet, por nuk eshte mire qe te jete shtet anetar i BE-se. Personalisht, mendoj se eshte mire qe te ndiqen disa etapa qe BE-ja kerkon, por, duke patur parasysh, prioritetet qe Shqiperia ka.
    Cdo gje qe nuk na vret na ben me te forte

  5. #285
    i/e regjistruar Maska e elita5
    Anëtarësuar
    08-08-2006
    Postime
    15
    Pershendetje. Sa per temen me duket interesante dhe shume me rendesi qe te diskutohet edhe pse ndoshta shume prej nesh nuk dime mire pse anetaresime i shqioerise ne BE eshte i larget. une personalisht do ti uroja nje anetaresim sa me te shpejte por me sa kam pare keto dite se cfare behet ne parlmentin tone shpesat tone per anetaresim u shumezuan me zero.Eshte politika jone ajo qe pengon qe shqiperia te zgjillohet ne drejtim te perendimit, ose me mire do te thoja vullneti i saj. Ajo cfare u be ne parlament do te thote qe ne nuk e duam BE.
    Dhe kjo per memen parti socialiste qe eshte bije e asaj komuniste qe e shkaterroi shqiperin per 50 vjet tani akoma po kerkon ta degjeneroj nepermjet akteve me vullgare qe beri qe shqiperia te kthehej atje ku ishte pare 15 viteve. kjo sepse kjo opozit kerkon vetem pushtet, dhe jo qe ne te zhvillohemi. shqiptare duhet te hapni syte per ke po votoni ata nuk duhet te jan me ne parlament. kete duhet ta kuptoni , se tani na kane ftuar edhe ne protesta qe une per vete nuk e di sesi e bejne nje gje te tille.tung

  6. #286
    Floodist Me Eksperjenc Maska e ARNOLD_777
    Anëtarësuar
    13-01-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    111
    Shqiperia ne "BE" DO Futet kurre te kem dorrzoj un Kallashin e fundit

  7. #287
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Citim Postuar më parë nga ARNOLD_777
    Shqiperia ne "BE" DO Futet kurre te kem dorrzoj un Kallashin e fundit


    PSe mer Arnoldo ene i kallash te paska ngel do me u furnizu me mall tri



    POr ne ne `BE` jemi apo sqenkeni zgjuar akoma ju !!!!

  8. #288
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Per mendimin tim, kushtezuar nga rrethanat gjeo-politike me shume se sa ato ekonomiko-administrative, Shqiperia do te hyje ne BE ne te njejten kohe me Serbine dhe Kosoven...
    Shqiperia , do apo nuk do, do te futet ne BE Megjithese une vete jam skeptik..

  9. #289
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Une mendoj tani duhet te hyjme patjeter se ene pensioni ne fshat shkoi ne qiell!


    Faqja 3 - FAQE E PARE Tetor 31, 2006


    Deklarata u bë pak ditë më parë. Në Tiranë misioni i FMN


    Berisha: 5 mijë lekë pensioni minimal në fshat, 10 mijë në qytet






    --------------------------------------------------------------------------------

    Zgjedhjet vendore rëndojnë faturën sociale. Kryeministri Sali Berisha, në prag të fillimit të fushatës elektorale, ka premtuar se që nga 1 dhjetori 2006 nuk do të ketë pensione për qytetin, më pak se 10 mijë lekë, ndërsa që nga 1 janari 2007, nuk do të ketë pensione në fshat, më pak se 5 mijë lekë. Këto deklarata, kreu i qeverisë i bëri dje në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së ndërkohë që në Tiranë ka mbërritur një mision i FMN. Sipas tij, një nga premtimet e mëdha paraelektorale të koalicionit qeverisës ka qenë se, nuk do të ketë pension në qytetet shqiptare, nën 100 dollarë dhe nuk do ketë pension në fshatrat shqiptarë, nën 50 dollarë. “Më lejoni t’u raportoj se në datën 1 janar të vitit 2006, pensionet për 147.740 pensionist në qytetet e vendit kanë qenë 50 dollarë. Kanë qenë 167.000 pensionistë në fshatrat e vendit, me pension nën 50 dollarë. Një përqindje shumë e madhe e tyre, mbi 40%, nën 30 dollarë pensioni. Po kështu, edhe në kontingjentin e qytetit. Kanë qenë nën këto vlera mbi 52.700 pensionistë me pensione familjare. Kanë qenë nën këto vlera, 19.193 pensionistë me pensione invaliditeti. Pra, gjendja ka qenë jashtëzakonisht e rëndë”, - ka theksuar Kryeministri. Sipas tij, për të përmbushur zotimin e dhënë që nga data 1 korrik e deri në datën 1 janar të vitit 2007, qeveria ka vendosur të financojë rritjen e premtuar, me 72 milionë dollarë. Kostoja e kësaj rritjeje, sipas Berishës, është më e madhe se kostoja e rritjes së rrogave, por është shumë e domosdoshme. “Në datën 1 dhjetor, të gjithë pensionistët e qytetit, me pension nën 100 mijë lekë, do të marrin pensionin 100 mijë lekë, asnjë qindarkë më poshtë se kjo shifër. Në datën 1 janar, në këtë skemë, 167 mijë pensionistët e fshatit do marrin pensionin 50 mijë lekë, dhe nuk do të ketë pensione në fshatrat shqiptare nën këtë shifër”, - ka deklaruar Berisha. Kreu i qeverisë ka theksuar se është i vetëdijshëm për zërat kundërshtues që pretendojnë por edhe akuzojnë, se me masa të tilla është rënduar së tepërmi fatura sociale. Berisha deklaron se nuk e mohon këtë fakt por, sipas tij, “kjo ka qenë emergjencë kombëtare”.

    Gazeta Shqiptare

  10. #290
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Une them qe shqiperia duhet te hyje tek BE sa me shpejt.

Faqja 29 prej 71 FillimFillim ... 19272829303139 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •