Close
Faqja 23 prej 71 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 708
  1. #221
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Marre nga Gazeta "Shekulli" 12/04/2006
    Në dyert e konsullatës
    Lulishtja përballë konsullatës italiane në Vlorë prej kohësh është kthyer në një shesh pritjeje për qindra qytetarë që aplikojnë për vizë në këtë seli diplomatike të shtetit italian. Njerëzit qëndrojnë aty me orë të tëra pa guxuar as të kalojnë rrethimin me vazo lulesh që ka vendosur konsullata si kufirin që s’duhet kapërcyer. U ndodh të rrinë aty me muaj, vetëm ngaqë “kështu janë procedurat”,
    Ka edhe nga ata që për të shkuar në Itali si turistë duhet ta bëjnë kërkesën që në dimër, të tjerë që njihen si tregtarë, kërkojnë viza për të lëvizur, por duhet të përgatisin një mal me dokumente, vetëm e vetëm sepse “konsulli ka dyshime”. Ka njerëz që, për të marrë një vulë për të legalizuar dokumentet, duhet të rikthehen sërish në Itali pasi afati që përcakton konsullata i kalon më shumë se gjashtë muaj. Kjo është përditshmëria në sheshin përballë konsullatës italiane në Vlorë. “Ende nuk më kanë përcaktuar asnjë datë por e di që deri atëherë do të më skadojnë edhe mua dokumentet e qëndrimit në Itali dhe më duhet të shkoj t’i rinovoj, për të nisur procedurat nga e para”,- thotë i revoltuar një emigrant shqiptar. Një biznesmen në qytetin e Vlorës shton se për të marrë një vizë në konsullatë i kanë kërkuar edhe bilancin ekonomik të ndërmarrjes, ndërkohë që nuk janë të pakta rastet e refuzimit të kërkesave. Sipas aplikantëve që presin përballë konsullatës thuhet se për t’u pajisur me një vizë të duhet të presësh një vit, për të legalizuar një dokument, duhet më shumë se një muaj.
    Sami Himro thotë se “ po bëre një kërkesë për vizë pune, përgjigja të vjen, për paraqitje, pas një viti. Ndërkohë autorizimi për punë i lëshuar nga autoritetet italiane vlen gjashtë muaj”. E ndërsa qyetarët janë tejet të acaruar nga procedurat e tejzgjatuara të marrjes së një vize, konsulli italian Lorenco Tomason nuk pranon të lërë qoftë edhe një takim për t’u prononcuar zyrtarisht mbi anomalitë që qytetarët deklarojnë për konsullatën italiane në Vlorë.
    Liberté, égalité, fraternité

  2. #222
    Shpirt Mirditori Maska e Sui Juris
    Anëtarësuar
    07-02-2006
    Vendndodhja
    Brussel/Bruxelles
    Postime
    56

    Post US calls on EU to be clear on Western Balkans membership

    "We Americans would say that Europe should say quite clearly that the future of those countries would be as members of EU and that we at NATO should also send that same strong signal", said Nicholas Burns the US under-secretary for political affairs, according to news agency DTT-NET.COM.

    "Our business in Europe isn't finished because the Balkans remains an island in the heart of Europe that is not connected to the great trans-atlantic institutions: EU and NATO", he said at an event by the Washington-based Center for Strategic
    and International Studies last week.

    Mr Burns, who was formerly US ambassador to NATO, went on to point out that the "great strategic objective of every American administration, going all the way back to the beginning of the cold war was that Europe should be free and in peace and we are nearly of achieving that great strategic objective."

    "But the Balkans remains the unfinished business."

    His comments come as member states are wavering about their future committment to further enlargement of the 25-nation EU.

    Member states formally agreed in 2003 that the Western Balkans should have a European perspective.

    Romano Prodi, European Commission president at the time, said "the process of European unification will not be completed unless the countries of the Western Balkans become members of the European Union".

    But enthusiasm for the Western Balkans project has recently dipped.
    http://euobserver.com/9/21375
    The important thing is not to stop questioning. -Albert Einstein

  3. #223

    bashkimi evropian

    tung

    O vllazni te zhvillohemi sikur shtet e pastaj te mendojme per BE,nuk na duhet BE,
    Shiqoheni kroacin,nuk asht ne BE dhe shum mire jan duke jetuar kroat!
    Polaket,ceket,slovaket,estonia,lituania ...jane maskota te BE,shtetet e zhvilluar ti blejne krejt fabrikat industriale,te blejne bankat,por edhe ata plazhat te bukra ce i ka shqiprija,ta betonizojn ate zone te bukur natyrore.
    Populli i ngrate kurgjo nuk fiton pervec se disa gjera elementare sikur rryma,uji dhe rrugat do ti rregullojne!
    Ta mbrojme kete cope te vogel e te shenjt shqiptare se do ha humbim krejt dhe do tna asimilojn sikur popull!
    Une asnjiher skam qene ne shqiperi por e dua sa shpirtin tim
    rrofte shqiprija

  4. #224
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga shkupjani_ILIR
    tung

    O vllazni te zhvillohemi sikur shtet e pastaj te mendojme per BE,nuk na duhet BE,
    Shiqoheni kroacin,nuk asht ne BE dhe shum mire jan duke jetuar kroat!
    Polaket,ceket,slovaket,estonia,lituania ...jane maskota te BE,shtetet e zhvilluar ti blejne krejt fabrikat industriale,te blejne bankat,por edhe ata plazhat te bukra ce i ka shqiprija,ta betonizojn ate zone te bukur natyrore.
    Populli i ngrate kurgjo nuk fiton pervec se disa gjera elementare sikur rryma,uji dhe rrugat do ti rregullojne!
    Ta mbrojme kete cope te vogel e te shenjt shqiptare se do ha humbim krejt dhe do tna asimilojn sikur popull!
    Une asnjiher skam qene ne shqiperi por e dua sa shpirtin tim
    rrofte shqiprija
    Pse jeni kaq driteshkurter o shqiptare? Pse jeni kaq jashte realitetit?

    Kroacia nuk eshte akoma anetare jo se nuk i pelqen asaj Evropa por nuk i pelqen Evropes qe ta kete anetare me teper per arsye politike se sa ekonomike sepse persa i perket gjendjes ekonomike Kroacia i ploteson standartet...

    Ky mentaliteti injorant i disa shqiptareve qe anetaresimin ne BE e shohin si kolonizim apo asmilim me duket shume absurd!

    Cfare kulture do humbasim po u antaresuam ne Evrope?

    Kemi kulture ne sot?

    Cfare fabrikash do humbasim, cfare industrie?

    Cfare plazhesh do humbasim? Ato plazhet e pista apo plazhin e Durresit qe e kemi shkaterruar me kohe?


    Greqia qe u fut ne BE cfare humbi? Pergjigja eshte asgje, vetem perfitoi dhe plazhet i ka dhe ekonomine e ka dhe evropiane eshte...


    E di pse nuk futemi ne BE ne shqiptaret?

    Sepse nje pakice e shqiptareve jane me te vertete evropiane (mentaliteti) shumica e shqiptareve jane te ndikuar nga mentaliteti oriental ose e thene me shqip nga mentaliteti turko - anadollak....


    Shikoni pak historine e Shqiperise dhe pastaj flisni...

    Sa per informacion per "injorantet" keto troje shqiptare ishin te zhvilluara vetem atehere kur bashkepunonin dhe ishin te hapura ndaj Evropes dhe keto troje shqiptare mbeten te prapambetura nga pushtimi osman dhe me pas izolimi komunist...


    Nese mendoni se shqiptaret do ta zhvillojne vete Shqiperine atehere do tu duhet te vdisni me kete iluzion pasi eshte vetem iluzion zhvillimi i Shqiperise vetem nga shqiptaret....

    Nese nuk investojne te huajt Shqiperia do mbetet nje krahine e prapambetur ne mes te Evropes dhe perderisa egziston ky mentalitet dhe ksenofobi tek shqiptaret kam frike se Evropen do shikojme perhere si nje enderr....

    Cfare te them me teper, me vjen keq qe bashkeatdhetaret e mi jane kaq mbrapa persa i perket mentalitetit dhe shume e shume faktoreve te tjere...
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  5. #225
    [QUOTEtani_26]Pse jeni kaq driteshkurter o shqiptare? Pse jeni kaq jashte realitetit?

    Ato shtetet e BE ishin ato ce coptuan shqiprine dhe ndane ne copa copa,por mos te ishte SHBA neve nuk do te kishim atdhe sot.

    Por cfar ardhmerie sheh ti o vlla ne BE?
    Une shkruajta me pare per shtetet e reja Estonia,polonija,slovakija,lituania ...
    cka fituan ata shtete?
    Po,kan drejte te levizin neper europe pa viza, cfar perparimi kan ato ne fushen e ekonomis?
    Kam udhetuar ne poloni dhe slovaki dhe kan pa, njoh disa shok prej polonis dhe kan treguar realitetin per Endren per antarsimin ne BE!

    Por shqiprija eshte shtet i vogel ore,ne kemi kulturen shume te mire beso!
    Europes ja ka honger dreqi kulturen,homoseksuala,biseksuala,pedofila,...demok racija e tyre ka kalua kufij!

    PO,ne shqiptaret cdo here kujtojme se cka eshte evropiane eshte ma e mire,..
    Puno,studio,lexo dhe do atdheun,mos kopjo europianet se kopjimi nuk behet asnjehere origjinal!
    Duke veshur dhe ngjyrosur floket dhe perdorur fjale sikur COOL,YES,AMAZING BE NJERI,OK...po i perngjajme atyre!

    Nuk asht derdhur gjaku kot,Mbroheni identitetin shqiptar

  6. #226
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Je jashte realitetit dhe e kuptu mbrapsh Evropen..Nuk po e zgjas me tej pasi asgje nuk do kuptosh, gjithe te mirat~!
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  7. #227
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anëtarësuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584
    Citim Postuar më parë nga tani_26
    Je jashte realitetit dhe e kuptu mbrapsh Evropen..Nuk po e zgjas me tej pasi asgje nuk do kuptosh, gjithe te mirat~!
    O Tani_26

    Me c'shikoj une ti nuk e paske kuptuar hic se c'fare eshte Evropa!!!!

    Evropa or ti miku im po merr gjithmon e me shume pamjen e nje perandorie. Nuk njoh njourit e tua ne fushen ekonomike, juridike, apo politike! Por nese do te kishe nje minimum njohurish te tilla do kuptoje qe Evropa eshte nje variant moderrn i perandorise.

    Ne gjate historise tone kemi jetuar nen hijen e shume perandorive....Sa ikte njera na e zinte diellin tjetra.............. nuk te duket se kemi nevoje te rrime pak ne diell, ti thithim vete rrezet e diellit, jo nepermjet filtrave te ndonje perandorie.

    Me krijimin e perandorise Romake, ne qendruam nen hijen e saj per shekuj me rradhe, me pas edhe nen formen e saj te re si perandori Bizantine. Dhe pa u shkaterruar mire kjo e fundit vendin e saj e zuri nje edhe me e erret ajo Otomane dhe me vone Osmane. Skenderbeu me shekullin e 15-e e kishte kuptuar se asgje e mire nuk i vinte popullit tone te jetonte nen hijen e nje perandorie, prandaj luftoj dhembe per dhembe me turqit, dhe jo se nuk i pelqente surrati i turqeve e as per te mbrojtur Krishterimin si reklamohet. Qellimi i vetem ishte tu shpetonim haraceve qe do na vinte turqia. Ato per te cilat ti lufton te na i veje sot Evropa!!!! Ti nga historia s'ke kuptuar asgje?!

    Ne s'kemi nevoje per nje perandori te re!!!!

    Ti mendon se brenda nje perandorie popujt jetojne te gjithe njesoj?!
    Te genjen mendja miku im.......mund te sjelle ketu shume raste. Nga perandoria Ruse do?........Apo nga perandoria Osmane?....... Apo nga perandoria britanike...?

    Qe te futesh brenda nje perandorie ekziston edhe frika e asimilimit apo e zhdukjes si komb. Le te mos harrojme qe gjate perandorise bizantine ne humbem, dhe desh u u asimiluam nga sllavet, sepse perandoria bizantine bente pazarlleqe me sllavet ne kurriz te tokave dhe interesave tona. Kush na siguron ne se nje gje e tille nuk mund te ndodhi edhe tani..... se per ndonje interes te tyre Gjermania ose Franca nuk na shet ....... me gjithe lecka!!!!

    Prandaj duhet te thellohemi kur te mendojme disa gjera.... Jo per dy metra asfalt te shitemi me gjthe brek!!!!

    Te flasim pak me trash...


    Sipas teje c'fare do fitojme ne po te futemi ne evrope?

    Dy metra me shume asfalt?! (se florinj hiqe nga mendja nuk te jep njeri... e shoh une aty e ke syrin ti)

    Thelbi i gjithe eshte tek infrastruktura, ne ajo na mungone.... ne ate shohim neper filmat evropian qe na pelqen..... se po te jete per standartin e jetes, me degjoni mua nuk eshte ..... ashtu si e mendonim dikur!

    Vendin tone nuk na e nderton Evropa! Ne per ta do ngelemi nje kopesht zologjik! Ky sistem qe ka Evropa nuk njeh meshire e gjynah, qe te na ndihmoj ne.... por vetem interes! Prandaj or miq, ti veme gishtin kokes...... dhe shpatullat punes, tu japim nja dy shpulla atyre budallenj politikaneve qe na kane rene ne pjese dhe o burra te shohim punen se nuk na e bene njeri Shqiperine, por vete ne do t'a bejme!!!


    I zhgenjyer
    peshkaqeni33
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  8. #228
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    peshkaqen miku im.

    Mirese te gjeta njehere serish. Te them te drejten me munguan diskutimet kendej, pasi eshte forumi me i pasur me diskutime te cdo lloji, dhe kalova serish. Kete rradhe ama do ndjek dhe keshillen tende

    Sa per punen e evropes do me falesh por nuk jam aspak i mendimit tend.
    Eshte e vertete qe evropa ndjek interesa te veta, dhe se shteti shqiptar ka dhe shume pune per te arritur te krijoje identitetin e mjaftueshem kombetar per ti hyre nje pune te tille.
    Qe Skenderbeu luftoi turqit per liri eshte e vertete, por qe koha dhe menyra e revoltes apo e qendreses ishte gabim ky eshte nje fakt historik.

    Ne luftuam turqit kur ishin akoma ne zgjerim e siper, kur askush tjeter nuk u tregua aq budalla te ngrinte krye. Lufta dhe qendresa duhen bere ne momentin e duhur dhe me menyren e duhur.
    Lufta jone kunder otomaneve na solli vetem shkaterrim dhe sundimin me te eger ne gjithe ballkanin.
    Pse? Sepse na e kishin friken dhe na morren inat.


    Sa per punen e Europes. Eshte me te vertete nje perandori, por eshte nje zgjedhje e nevojshme. Nuk kemi ne mundesi te mbijetojme si shtet i vetem qe nuk ben pjese ne europe. Ne nuk jemi Zvicra. Biles dhe zvicra njohi para pak kohesh Schenken etj sepse e shef qe po i ikin shume mundesi nga duart.
    Interesi kryesor i europes (gjermani etj) jane forcat e punes.... sepse kendej po ezaurohen. Cila eshte e keqja qe mund te na gjej ne?
    Pastaj ne kundershtim me idene tende se europa mund te na shesi ... eshte pakti i asociimit qe vendos qarte pandryshushmerine e kufijve. Ne kete aspekt Europa duhet pare si nje garanti qe Greqia dhe Serbia nuk do te mund te cenojne me kufinjte shqiptare.

    Natyrisht qe shqiperia duhet te luftoje te marri dhe ato qe ka humbur (te pakten Kosoven) para se te behet kjo marrveshje.

    Pse mendon ti qe Greqia ben c'eshte e mundur per te destabilizuar gjendjen tek ne, dhe per ti thene europes qe keta nuk jane kurrkundi? Sepse Greqia e di qe po hyme ne europe ta harrojne helenizimin.
    Prandaj peshkaqen mos i shif vetem anen negative kesaj gjeje.

    E mira e te mirave eshte te hysh ne Europe ne momentin e duhur ... dhe te largohesh ne momentin e duhur.
    Gje qe ne s'kemi bere me perandorite me pare te cilat kishe permendur ti.

    Me respekt
    Jestersworld

  9. #229
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Citim Postuar më parë nga shkupjani_ILIR

    Une asnjiher skam qene ne shqiperi por e dua sa shpirtin tim
    rrofte shqiprija
    Atehere hajde jeto per nja ca kohe dhe do ta shofesh qe shume shpejt do ndryshosh mendim
    Liberté, égalité, fraternité

  10. #230
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    PO, Shqiperia duhet te jete pjese e EU dhe pjesetare e NATO-se. Kjo eshte rruga me e mire.

Faqja 23 prej 71 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •