Postuar më parë nga ElMajico
mbase ne emer por jo ne praktik.
gezuar festat.
Postuar më parë nga ElMajico
mbase ne emer por jo ne praktik.
gezuar festat.
Mendoj se gjithçka fillon duke pyetur : Kemi nje qeveri shqipetare apo nje qeveri per shqipetaret?
Per mendimin tim nuk kemi asnjeren dhe ky eshte kushti themelor qe te hyjme ne BE.
Te mos harrojme renditjen ne vendet e para per korrupsionin, per trafiqet ,as zgjedhjet qe asnjehere nuk jane te pastra.
Evropa te le te hysh nqse ne lejojme veten tone por nuk mund te te fus Evropa ne shtepine qe e ngriti pas kaq e kaq vjetesh nese ti nuk respekton veten por repsekton shtetin trafikant.
Te perpiqemi ti hapim rruge vetes e pastaj te kerkojme e te shpresojme qe te na hapi rruge bota.
Firma ime eshte : SHQIPTARE
2005, Shqiperia ne rrugen drejt BE?!
E Marte, 28 Dhjetor 2004
Gjasat jane qe, nese zhvillohen me ne fund zgjedhje te lira, korrekte dhe demokratike, nese do te kete seriozitet te politikaneve dhe shoqerise, Shqiperia ne vitin 2005 te perfundoje negociatat per Marreveshjen e Stabilizim- Asociimit dhe te shenoje nje kthese pozitive ne rrugen drejt integrimit ne BE dhe NATO
Nga Agustin Palokaj
Dikur nje shtet qe ishte para gjithe te tjereve ne Ballkan, ne raportet me Brukselin, si me NATO-n permes Partneritetit per Paqe, ashtu edhe me Bashkimin Europian, Shqiperia sot duhet te kenaqet me faktin se prapa saj jane vetem Bosnja e Hercegovina e dale prej luftes tragjike, Serbia e Mali i Zi, qe as vete nuk e dine se cfare jane e cfare duan, si dhe Kosova, qe nuk ka nje status te percaktuar. Kroacia, qe dikur madje mendonte se Shqiperia mund ta ndihmonte ne integrimet europiane, kur Shqiperia ishte para saj, tani pret qe ne mars te vitit 2005, te nise negociatat per anetaresimin e plote ne BE. Perpos perparesise se madhe ekonomike, Kroacia nuk kishte ndonje perparesi ndaj Shqiperise, madje ngecte ne kete rruge per shkaqe politike, sepse ne kete vend ishte vendosur pushteti autokrat i Franjo Tuxhmanit.
Por kur ndryshoi kursi politik i Kroacise, ajo vazhdoi me shpejtesi te madhe rrugen drejt BE-se, per vetem 5 muaj negocioi Marreveshjen e Stabilizim- Asociimit, fitoi statusin e kandidatit dhe tani pret negociatat per anetaresim. Shqiperia nderkohe shenoi stanjacion, qe ne keto rrethana ishte nje kthim prapa. Edhe Maqedonia, megjithe konfiktin e brendshem, qendron shume para Shqiperise ne hapat e integrimit europian. Ajo poashtu ka ne fuqi Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit, duke qene madje e para qe e ka arritur ate nga vendet e Ballkanit Perendimor. Tani Maqedonia pret qe Komisioni Europian, vitin qe vjen, te nxjerre mendimin se a i ploteson ky vend kriteret per te nisur negociatat per anetaresim ne BE dhe t'i jepet eventualisht statusi i kandidatit.
Ka disa probleme ne Shqiperi, por problemi kryesor ka te beje me hapat joserioze ndaj integrimeve europiane, te cilave duhet t'u paraprijne reformat ne vend. Politikanet shqiptare e kane gojen perplote me "Integrim Euro-atlantik", por pak punojne per kete, e ka gjase qe disa as te mos e kuptojne. Aq me teper degjohet se nje shtrese politikanesh ne Shqiperi nuk do t'u shkonte per shtat hyrja ne BE dhe respektimi i standardeve europiane, sepse nuk do te mund te perfitonin me nga korrupsioni. Ne rrethana te tilla Shqiperia prej dy vjetesh ben negociata per Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-ne, duke levizur me shpejtesine e breshkes.
Negociatoret shqiptare kur shkojne ne Bruksel mburren vetem me numrin e rregulloreve dhe ligjeve qe miratojne ne Parlamentin Shqiptar, e ato ligje zakonisht i kalojne ne momentin e fundit para raundeve te negociatave me Brukselin. Por BE-ja nuk kenaqet me kaq, sepse kerkon edhe ndertimin e kapaciteteve zbatuese te ketyre ligjeve. Per Shqiperine megjithate nuk eshte gjithcka e humbur, edhe pse shoqeria shqiptare e ka humbur disi shpresen. Viti 2005 ka te gjitha parakushtet qe te behet nje vit kthese ne rrugen e Shqiperise drejt Bashkimit Europian, e sidomos NATO-s. Keto dy procese integruese jane te nderlidhura, sepse shumcia e shteteve anetare jane ne te dyja organizatat, ndersa ato ndajne te njejtat vlera te perbashketa demokratike.
Gjasat jane qe, nese zhvillohen me ne fund zgjedhje te lira, korrekte dhe demokratike, nese do te kete seriozitet te politikaneve dhe shoqerise, Shqiperia ne vitin 2005 te perfundoje negociatat per Marreveshjen e Stabilizim- Asociimit dhe te shenoje nje kthese pozitive ne rrugen drejt integrimit ne BE dhe NATO. Edhe ministri i Jashtem i Luksemburgut, vendit qe do te drejtoje BE-ne per 6 muajt e pare te vitit qe vjen, tha se presin qe ne kete periudhe te permbyllen negociatat me Shqiperine per Marreveshjen e Stabilizim- Asocimimit, qe do te na beje per here te pare, se paku "anetare te shoqeruar te BE-se".
Diplomatet shqiptare vleresojne se, po te ndodhe kjo, atehere do te vazhdonte rruga e rregullt e ratifikimit te kesaj Marreveshje, me vone Shqiperia do te dorezonte edhe aplikimin formal per anetaresim ne BE, ndersa ne nje afat real do te mund te anetaresohej ne kete organizate ne rreth dhjete vjet me pas. Edhe zyrtaret ne BE pohojne se nje skenar i tille pozitiv nuk eshte jorealist dhe bejne thirrje te shikohen shembujt e Bullgarise dhe Rumanise, te cilat prej 1 janarit te 2007 do te hyjne ne BE, sepse kete vit i kane perfunduar negocitat.
"Nese BE-ja ka arritur t'i mesoje bulgaret dhe rumunet si duhet punuar dhe nese ata tashme i kane plotesuar kushtet per anetaresim, me nje qasje profesionale, kete mund ta arrije edhe Shqiperia"- thote nje burokrat i BE-se ne Bruksel, i vetedijshem per problemet me te cilat aktualisht perballet Shqiperia, e mes tyre, para se gjithash numeron korrupsionin. Madje edhe ne lufte kunder krimit te organizuar eshte shenuar perparim, por jo edhe ne luftimin e korrupsionit, qe ne Shqiperi po behet norme e pranuar shoqerore dhe ka rrezik qe ajo ne Shqiperi, as te mos shihet fare se eshte nje problem.
Gjasat per anetaresim ne NATO jane edhe me te medha, apo thene me mire se ato mund te realizohen me shpejt. Ne reformat ushtarake, Shqiperia ka shenuar perparim dhe mbetet edhe ketu problem korrupsioni dhe funksionimi i shtetit ligjor. Ndihma qe Shqiperia i jep aleateve ne Irak dhe Afganistan, roli pozitiv per zhvillimet ne Kosove dhe Maqedoni dhe bashkepunimi rajonal, bashkepunimi i mire me Kroacine dhe Maqedonine permes Kartes se Adriatikut, mund ta ndihmojne Shqiperine qe me shpejt sesa disa mund te besojne, qe te marre ftesen per anetaresim ne NATO, ndoshta edhe ne vitin 2006. Por per kete duhet te ndryshojne edhe ne Shqiperi, rrethanat ne sundimin e ligjit dhe rendit.
Nese hyn ne NATO, atehere kjo do t'i jepte nje shtytje te madhe Shqiperise edhe ne rrugen drejt BE-se, sepse tashme do te kishte aleate politik vendet e NATO-s, qe jane edhe anetare te BE. Bullgaria dhe Rumania thuhet se nuk do te hynin kaq shpejt ne BE, sikur kete vit te mos ishin anetaresuar ne NATO. Pra NATO-ja dhe BE-ja vertete ne kete aspekt per vendet sic jane Shqiperia dhe fqinjet ballkanike, jane dy ane te nje monedhe.
Edhe nje gje duhet ta beje Shqiperia per t'i deshmuar Brukselit se e merr shume seriozisht punen e integrimeve europiane. Duhet qe ne Bruksel te zgjerohet perfaqesia diplomatike dhe qe, sikur te gjitha shtetet normale qe aspirojne anetaresim ne BE, te ndahet misioni prane BE-se nga Ambasada per Belgjiken. Nuk mjaftojne kater apo pese diplomate qe te merren edhe me ceshtjet e integrimeve europiane, edhe me raportet dypaleshe me Belgjiken dhe me Luksemburgun. Kroacia per shembull ka 45 diplomate vetem ne misionin prane BE-se dhe do ta rrise kete staf, edhe me 40 te tjere. Shqiperia mund te kete aresye financiare per te mos shpenzuar shume ne perfaqesite diplomatike, por ne rastin e Brukselit, ajo qe tani duhet te filloje ta shohe kete qender si kryeqytetin e ardhshem te perbashket edhe te shqiptareve ne BE.
Diplomatet mund te jene shume te mire, ata mund te kryejne shume pune, por ne fund te fundit suksesi diktohet vetem nga zhvillimet ne vend. Prandaj edhe ne vitin 2005 politikanet shqiptare duhet te mendojne mire se, ne rast deshtimi, do ta kene ne pergjegjesi nje gjenerate te tere pas tyre, e cila do te paguaj cmimin e deshtimit te gjeneratave te sotme, duke jetuar te izoluar nga Europa dhe duke shikuar me zili fqinjet e tjere ballkanike, te cilet do te integrohen para Shqiperise. Ndoshta dikujt i duket e tepert te kerkoje pergjegjesi nga politikanet e Shqiperise, por eshte momenti i fundit qe edhe ata, si ne pushtet ashtu edhe ne opozite, te mendohen mire se cfare rasti do te humbin nese deshtojne. Sepse muajt e humbur sot, do te shnderrohen ne vite pritje, ne te ardhmen.
marrë nga korrieri.com
Vitin e ardhshëm zgjedhjet do të mbahen të lira, poashtu raportet pozitë-opozitë do të jenë shumë të mira tash e tutje. Vitin e ardhshëm do të nënshkruhet marrëveshja e stabilizim-asociimit me BE-në dhe poashtu do ti bashkohet edhe Dardania Shqipërisë përfundimisht.
Më 2006 do të fillojmë negociatat për anëtarësim dhe për jo më shumë se 2-3 vjet do të futemi në BE.
Duhet që bashkësia ndërkombëtare të derdhi më shumë fonde tek ne, Kroacisë tani Banka Botërore i dha 1,3 miliardë dollarë për dy vitet e ardhshme. Edhe ne duhet të marrim në mos më shumë atëherë të paktën sa Kroacia (ne jemi komb më i madh se kroatët).
Përshëndetje
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
BE-JA NE ALARM PER LENDET KIMIKE
Pas Shteteve te Bashkuara, edhe vendet e Bashkimit Europian shprehen te shqetesuara per pranine e lendeve kimike ne repartet ushtarake shqiptare. Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, ka pritur ne nje takim te vecante delegacionin e Vendeve te Bashkimit Evropian dhe perfaqesuesin zvicerian. Delegacioni shoqerohej nga Frannois Bremer, ambasador i Luksemburgut. Qellimi i ardhjes se ketij delegacioni ne vendin tone eshte monitorimi dhe shkaterrimi i agjenteve kimike.
Ne kete takim ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, theksoi transparencen qe ka treguar vendi yne per gjendjen e agjenteve kimike dhe nevojen per eleminimin e tyre. Nga ana tjeter ministri Majko kerkoi hartimin e projekteve te perbashketa midis Shqiperise dhe vendeve te Bashkimit Evropian per eleminimin e tyre. Delegacioni i vendeve te Bashkimit Evropian dhe perfaqesuesi zvicerian kane shprehur mirekuptim te plote per hartimin e projekteve te perbashketa me palen shqiptare per realizimin e asgjesimit te agjenteve kimike.
Marrja e masave
Zv/ministri i Mbrojtjes, Besnik Baraj, dha nje konference per mediat lidhur me gjendjen e sigurise dhe masat qe po merren per asgjesimin e agjenteve kimike qe ndodhen ne vendin tone. "Qe ne vitin 1993, Shqiperia duke patur si prioritet kryesor integrimin euroatlantik, ka nenshkruar Konventen per Armet Kimike. Kjo Konvente eshte firmosur nga 167 vende te botes dhe kerkon zhvendosjen dhe shkaterrimin e tyre", theksoi Baraj. Sipas tij, gjate gjithe kohes lendet kimike jane ruajtur dhe administruar konform te te gjitha rregullave dhe standardeve nderkombetare. "Ato u jane bere njohura te gjitha vendeve anetare te NATO-s dhe atyre partnere, duke e radhitur vendin tone nder te paret per deklarimin e ketyre agjenteve kimike. Nderkohe eshte kerkuar asistence per asgjesimin dhe shkaterrimin e tyre, gje e cila kerkon kapacitete financiare. Per kete nga SHBA-ja eshte ofruar nje fond prej 18,2 milion dollar-", deklaroi Baraj. Ai shtoi se, kontribut ka dhene edhe qeveria zvicerane per modernizimin e laboratorit te kimise se Forcave te Armatosura dhe per eliminimin e disa lendeve kimike me pak te rrezikshme. Nderkaq jemi ne kontakt me vendet e BE-se per donacione shtese per zgjidhjen e menjehershme te ketij problemi. Asgjesimi i tyre jo vetem qe pastron vendin dhe mjedisin tone nga ky rrezik, por eviton mundesine e shfrytezimit te tyre per qellime keqberese dhe eshte nje tregues i dukshem per kontributin qe jep vendi yne per sigurine e paqes ne rajon. "Per asgjesimin e ketyre agjenteve kimike, Ministria e Mbrojtjes po bashkepunon me Ministrine e Mjedisit dhe institucione te tjera te vendit, qe kane lidhje me kete ceshtje, duke e shtrire kete proces dhe ne asgjesimin e kimikateve te tjera qe jane perdorur ne sistemin e industrise kimike", deklaroi Baraj.
KOHA JONE -
"Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"
GETE
Momentalisht Shqiperia nuk ploteson kushtet dhe as qe nuk mund te pretendohet per hyrje ne BE!
Sic eshte sot Shqiperia pa frike mund te quhet turpi i Evropes.....
Shqiperia do te hyje ne Evrope nese nje dite vjen nje klase qeverisese qe te ndihen sadopak shqiptare, dhe te deshirojne sinqerisht zhvillimin dhe perparimin e Shqiperise....
Deri tani kjo gje nuk ka egzistuar dhe sipas gjasave as nuk po duket ne horizont,,,
Ne Shqiperi sundojne mafiozet e interesaxhinjte qe kujdesen qe te mbushin xhepat e tyre dhe as qe u intereson Evropa! Nga keta presim qe te futin ne Evrope?!
Prit gomar te mbije bar....etj
Sic e shoh une tash na duhet nje kohe e gjate me i plotesua standartet evropiane.
Ne Shqiperi mungojne kushtet ma themelore" si, drita,uji,rendi etj", probleme te cilat do duhej te ishin zgjedhur me kohe qe Shqiperia te kishte ndonje shans/mundesi reale per te hyre ne BE.Per mendimin tim ne qofte se qeveria nuk i merr hapat e duhur per te eliminuar keto probleme atehere endrra e nje Shqiperie evropiane eshte me se e larget. Ka vite qe jam largu nga Shqiperia dhe asnje lajm ndryshimi apo permiresimi se kam marre qysh ateher, sa rregullohet dicka ,prishet i tjeter.Megjithate koha ka per te tregu.
Shpresoj qe te marr ndonje lajm me te mire per keto votime.
Shendet,
NUB
Deklarimi me i fundit i Nanos eshte: Shqiperia ne BE ne 2014, dikur kishte thene 2005 sidoqofte nje gje mbetet realitet Shqiperia eshte shume shume larg portes se BE, do te duhet nje pune e madhe per te arritur deri atje. Gjendja aktuale (ekonomike, sociale, politike) e Shqiperise e ben edhe me te veshtire rrugen e gjate...Por nuk mbaron ketu mbetet dhe deshira e BE per ti hapur porten Shqiperise, megjithese per mendimin tim duke pasur parasysh qe ne 2007 Shqiperia, Maqedonia dhe Serbia-Mali i Zi do jene te vetmet jo anetare te BE-se (perjashtojme ato qe mbeten vullnetarisht jashte BE), mundesia per te perjashtuar keto shtete eshte shume e vogel. Nje politike me e zgjuar (per BE) do te ishte vonimi i anetarisimit deri ne ate faze kur Shqiperia te kete arritur standartet e BE-se dhe kjo mnd te ishte nje kohe ne te cilen Shqiperia nuk do te kete me nevoje per BE. BE duhet te ndihmoje Shqiperine ne kete rruge te veshtire...perndryshe do te ishte i padobishem.
Pershendetje.
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Postuar më parë nga SuiGeneris
Nese nuk zhduket, Nano, Berisha dhe gjithe elita ish-komuniste nga politika shqiptare nuk ka per te pasur permiresimin e deshiruar ne rrugen drejt Evropes.....
Mos harroni se ishin keta ish-komuniste qe e izoluan Shqiperine per 40 vjet nga bota.....
Tani me realitietin qe kane krijuar ia kane arritur qe ta vetizolojne perseri pasi ne Shqiperi nuk po duken investimet e huaja dhe Shqiperia vazhdon te mbetet "molle e ndalume" per te huajt.....
Ne Shqiptaret gjithmone ngopemi me bark bosh.
Tosi thot do futemi ne Europe dhe ne o burra sa mire.
Ne Europe futemi kur te kemi standarte te larta lirie, fizike dhe ekonomike. Kur ti arrijme keto standarte mos kini frike se ngelim jashte, se edhe po te dojme na luten vete Europianet per tju bashkuar.
Keshtu qe per mendimin tim ne Shqiptaret duhet te ndalojme konsumin e futjes ne Europe si slogan politik dhe te mundohemi te bejme reformat e duhura per te permiresuar jeten tone ne rradhe te pare.
Jam dakort me pjesen me te madhe te mendimeve te tua, Populli pret te behet si Europa po te futemi ne BE, dmth te pasur, te lumtur, te pakten keshtu duken nga jashte. Por kjo nuk mund te ndoshe si me te shtypur nje buton, ne duhet te punojme vete pike se pari, duhet te jemi me te pergjegjshem ne zhjedhjen e udheheqesve, larg hajduteve dhe mashtruesve po sa e veshtire eshte te gjesh njerez te ndershem e te afte njekohesisht ne Shqiperi. Nje dite do te behet me mire, let's hope!
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Krijoni Kontakt