Pa dyshim, shume gjera te mbeten ne kujtese bardh e zi ose me shume ngjyra nga e kaluara, por te jesh i pranishem kur i vene prangat nje shefit tend me post te larte shteteror, zor se te shkulet nga kujtesa. Shkurt eshte fjala kur Sigurimi i Shtetit i ish-regjimit komunist, arrestoi te ndjerin ish-minister te Jashtem, Nesti Nase, ne shtator te vitit 1982, i cili kishte drejtuar diplomacine shqiptare prej dhjetra vitesh.

Tre vete ishim te pranishem ne ate ngjarje; bashke me mua ishte ne zyren e Institutit te Studimit te Marredhenieve Nderkombetare edhe Vladimir Prela, bashkepunetor shkencor si une ne ate kohe, kurse ne zyren prane ndodhej nje daktilografiste. Ky institut ishte i vendosur ne ndertesen e ministrise, por varej direkt nga i ndjeri Sofokli Lazri, ndihmesi me i ngushte i Ramiz Alise per politiken e jashtme ne Komitetin Qendror te ish-Partise se Punes.

Duhet te kishte kaluar ora 1 e pasdrekes, kur dy a tre agjente te Sigurimit te Shtetit hapen deren e zyres sone dhe iu drejtuan Nesti Nases me ritualin e njohur e te frikshem te asaj kohe: "Ne emer te popullit, je i arrestuar!" duke i vene prangat me duart prapa mbi te cilat i hodhen nje xhakete.

Kishte nja nje gjysem ore qe ai po bisedonte me ne per probleme nderkombetare te asaj kohe, kur per cudi (e kete e mesuam me vone) e gjithe ministria ishte boshatisuar se punonjesit i kishin grumbulluar ne nje mbledhje ne nje prej sallave ne kat te pare. E cudia na u shtua, se ne nuk na kishin njoftuar fare per ate mbledhje, edhe pse ne merrnin pjese ne cdo veprimtari te atij lloji.

Na bene me shenje te mbyllnim gojen oficeret e Sigurimit, por gjithsesi sa mbyllen deren per te ikur, ne brofem te shikonim cfare po ngjiste ne korridor, por me kot se cdo gje ishte zhdukur pa lene gjurme. Sigurisht, lajmi u perhap shpejt ne ministri sapo u mbyll mbledhja, qe duket se ishte e sajuar. Askush nuk bente ndonje koment, vecse cfare konsideroheshin shoke tane te "ngushte" ishin kurioz e na pyesnin si ndodhi arrestimi. U tregonim, as me shume e as me pak, cfare eshte shkruar me siper.

Te nesermen pas arrestimit te Nases mesuam se bashkeshortja e tij kishte varur veten, sepse, sikur u fol atehere, kishte parandjere se mund ta arrestonin e perfolur si agjente e ish-UDB-se jugosllave. Sigurisht, kjo u tha me pas.


"Keshilltar" i papune ...

Me mire se askush, vetem i ndjeri Nase mund ta dinte pse e kishin caktuar keshilltar ne institut, ku ishim jo me shume se pese punonjes, qe quheshim bashkepunetore shkencore, pasi e shkarkuan nga posti i ministrit te Jashtem me 30 qershor 1982, duke u zevendesuar nga i ndjeri Reiz Malile, ish-zevendes i tij.

Asnje motiv nuk na u tha ne vecse e sistemuan ne nje prej zyrave me te mira te institutit, i cili botonte edhe nje tip broshure "Politika Nderkombetare", me studime te ndryshme nderkombetare te pergatitura prej nesh. E permenda kete, se asnjehere nuk iu tha Nestit te pergatiste ndonje material.

C'eshte e verteta, ai ishte aq modest saqe lexonte c'fare shkruanim ne, e mjaftohej duke thene "sakte". Jam i sigurt se e bente per diplomaci, se duhet te kishte per te thene shume gjera apo te bente komente kur ne, kuptohet, ishim amator para nje diplomati karriere si ai, qe kishte qene nder aktoret kryesore te diplomacise shqiptare, ne krah te Halim Budos e Behar Shtylles me shoke, vecanerisht ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara. E ketu nuk mund te mos kujtoj nje keshille te diplomatit te shquar Shtylla, i cili kur me takoi, pasi isha emeruar keshilltar prane Misionit Shqiptar ne OKB ne Nju-Jork me keshilloi me modesti qe te mbaja shenime, nje lloj ditari te punes. "Do te vleje shume ne te ardhmen", me tha. Duke u kthyer ne teme, ashtu edhe pse ishte keshilltar i emeruar, ne nuk na u tha te konsultoheshim me Nasen per ndonje gje.

Por pak zgjati qetesia e tij ne institut, se filluan mbledhje te pafund te organizates se partise se ministrise qe u kthyen ne nje gjyq te vertete ndaj Nases. Mbledhjet i drejtonin sekretare te komitetit te partise te rajonit 4 nga varej organizata e partise e ministrise, ku na ftonin edhe disa nga ne qe nuk ishin komuniste. Duket se ishte sajuar puna ne ate menyre, qe ne fazen e pare te nderseheshin ish-vartesit e tij, duke i kerkuar llogari per veprime antishteterore e antikombetare.

Me kujtohet nje akuze qe edhe mund te permendet; e pyeten se pse e kishte konsideruar si djale te mire e te sjellshem te ndjerin Vladimir, te birin e Mehmet Shehut. Ngrinte supet, duke thene se keshtu i ishte dukur. E ai lodhej duke iu pergjigjur pyetjeve nga me te ndryshmet, sigurisht duke mos pranuar asnje akuze per tradheti apo bashkepunim me agjentura te huaja. Nder me aktivet ishte Ksenefon Nushi, ne ate kohe, zevendes i tij. Eshte e qarte qe shume gjera une nuk i dija, por me binte ne sy qe pas pergjigjes se Nestit, pyetesit nuk reagonin, binte heshtja, te cilen ishte i afte me te vertete ta plotesonte Hasan Haxhia, ne ate kohe sekretar i organizates baze te partise, qe merrej me ceshtjet e Jugosllavise se asaj kohe. Kur i kujtoj tani, personalisht konkludoj se pjesa derrmuese e mbledhjeve ku akuzohej Nase dilnin huq. Mbylleshin me ritualin - reflekto!


Braktisje prej ish-vartesve ...

E lane rreth dy muaj Nesti Nasen ne institut si keshilltar per te dhene udhezime "kot" e askujt. Nuk na u dha ndonje udhezim si te silleshim me te - te rrinim apo jo, cfare te bisedonim etj. Dy-tre shokeve ju thashe se do te pijme kafe me te se nuk ka kuptim, aq me teper kur ai vinte shpesh ne zyren tone e hapte muhabet. Ne fakt nuk e jepte veten.

Kishte nje bufe ne ministri, ku edhe titullaret vinin shpesh. Ne te "te rinjte" e institutit dosmosdo qendronim larg shefave. Por kur vinte me ne Sofokli Lazri, drejtori yne, afroheshin disa e donin muhabet. Me kalimin e kohes u ingranuam edhe ne, gje qe na e lehtesoi edhe botimi i broshures sone.

Nasen e kishim pare ne kafe me pare si minister. Tash shkonim me te si me "kolegun" tone te institutit. U habit Nase kur shkuam heren e pare, se vec nesh nuk mbeti njeri tjeter aty se te gjithe i rrufiten shpejt e shpejt kafet e iken.

Bashkepunetoret e tij te meparshem sikur pane lugatin. Ai nuk e dha veten, por me shume u befasuam ne qe i dinim pak lidhjet e tij me ta. Gjithesesi i pime kafet me qete pa pranine e te tjereve me nje ish-minister qe po e shikonte konkretisht braktisjen nga ata qe shume temena i kishin bere perpara. E supozoj se ai po mendonte edhe cfare e priste me tutje. E ne fakt ai ishte aq lagpames, sepse edhe kishin ndodhur sa e sa prerje kokash me pare ne kupolen e atij regjimi.

Por nje gje nuk me harrohet dhe nuk eshte se nuk e kishin vene re edhe ish-koleget e mi ne institut. Nder vizitoret me te rregullt te Nases ne zyren e tij ishte i ndjeri Ksenofon Nushi, ish-numri dy ne ministri. Nganjehere bisedat zgjasnin me shume se nje ore, por kafe rralle i kemi pare te pinin. E ne mes nesh nuk mungonin hamendjet edhe per kete aspekt. Dikush supozonte se Cenoja (keshtu e therrisnin miqte e tij) po i bente nje lavazh truri Nases per te mesuar mbi te supozuaren veprimtari te tij armiqesore.

Nuk besonim se i shkonte si mik, se ishte nder me te ashprit kritikues te tij ne mbledhjet e hapura maratone te organizates se partise. Kjo u be me e besueshme pas arrestimit te Nases, kur Cenos nuk i hyri ferre ne kembe; perkundrazi e mbylli karrieren e tij si ambasador ne Paris, ku edhe leshoi deklaraten bombe qe beri buje ne ate kohe, se Shqiperia do t'i qendronte gjithmone besnike idealeve te komunizmit. E kjo u be edhe shkaku qe ish-Presidenti i asaj kohe Ramiz Alia (eshte fjala per fillimin e viteve '90-te kur edhe ne Shqiperi po frynte era e pluralizmit) u detyrua ta kthente ne atdhe se nje deklarate e atille stononte me imazhin qe Tirana zyrtare po mundohej te krijonte ne bote, vecanerisht ne syte e perendimoreve. E nuk mund te anashkalohet fakti se Parisi kishte qene pika e kontaktit me Shtetet e Bashkuara te Amerikes per rivendosjen e marredhenieve diplomatike, e cila pas asaj ngjarje u transferua ne Nju-Jork.


Iku pa dhene ndonje "keshille"...

Ishte i kujdesshem Nesti Nase ne diskutimet me ne per problemet nderkombetare, sikurse edhe ne me te. E ne fakt kjo ishte e pergjithshme ne te gjitha ambjentet shteterore. Bisedat publike ishin te formatizuara ne perputhje me vijen e partise ne pushtet. Por nje detaj eshte rasti ta permend.

Kisha bere nje studim prej rreth 40 faqesh mbi Shtetet e Bashkuara, se ate sektor mbuloja, dhe nder te tjera shtroja si konkluzion se nuk ekzistonte asnje rrezik i asnje lloj forme te nderhyrje te mundshme te SHBA kunder vendit tone. Drejteperdrejte jo, por as edhe nepermjet te treteve, konkludoja. Nuk eshte rasti te permend argumentet modeste qe parashtroja se sa reagimin e Nases, ish-shefit te diplomacise shqiptare mbi kete konkluzion.

"Nuk mund t'i luaj asnje presje ketij mendimi", me tha ai, duke mos e zgjatur. E nuk kishte s'i te zgjatej as ai e aq me pak une per kete konkluzion te shprehur ne nje studim per perdorim te brendshem, sepse per konsum te jashtem "imperializmi amerikan", si dhe "socialimperializmi sovjetik", vazhdonin te paraqiteshin si kercenimi kryesor ndaj Shqiperise.

Per zhvillimet ne Kosove e Jugosllavi ishte me i lirshem ne diskutime, se edhe qendrimet shteterore ishin me te qarta ne mbeshtetje te popullit kosovar kunder genocidit serb. E bente per oportunitet apo kishte ndonje dyshim ndaj nesh, qe eshte krejt i mundshem duke kujtuar situaten e tij se ndodhej ne survejim, kjo eshte pune tjeter, por Nase ishte ne sintoni me mendime tona modeste per zhvillimet nderkombetare.

Njehere ia hodha larg e larg, se mund te botonte ndonje studim ne broshuren qe botonim. Por shmangej me lezet duke thene se nuk kishte ndonje material gati. E fatkeqesisht ai nuk arriti kurre te "pergatiste" dicka per broshuren e institutit tone, edhe pse askush nuk e ve ne dyshim qe nje nder ministrat me te njohur te Jashtem te Shqiperise mund t'i kishte hedhur ne leter shume mendime e analiza te thella.

Genc MLLOJA, gazetar, ish-diplomat.