Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 46
  1. #21
    E Lirë! Maska e KaLTerSi
    Anëtarësuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    o Lona, e ke shume te lehte e te natyrshme te flasesh ter dashuri e dhembshuri per vellain tend kur ke nje mardhenie teper te mire me te, po le te flase Liza qe i kishte ardh shpirti ne maj te hundes, qe ja solli gjer aty sa nuk i mbante dot me, qe ja beri jeten te pajetushme, sketerre pastaj diskutojme keto 'selfless' acts of "vras veten time para se te vras vellain"

    vellai vdiq por viktima realisht ngelet Liza (qe me verte na cuditi)
    Toleranca, eleksiri i lirisë.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anëtarësuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Tragjike!!!Gjendja e rende ekonomike i detyron njerezit te bejne veprime te pakontrolluara!!!Me vjen keq per te ardhmen e Lizes!!!Per dy kalamajte qe mbeten pa te jatin!!!Por,nga ana tjeter,mendoj qe te njejten dhune fizike dhe psyqike do perdorte vellai i Lizes tek femijet e tij!!!Me nje fjale,Liza shpetoi prej dhunes veteveten dhe femijet e vellait!!!
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    Shume tragjedike ... sme vjen keq per vellain (me fal qe e them kete, se si cdo njeri merriton te jetoj, dhe shume faktore (strese) mund te indikojn ne sjelljen e tij abuzive) nejse me shume me vjen gjynah per lizen dhe femijet e vellait te Lizez...po mendoj si disa njerez jetojn nje jete kaq te dhimbshme, ndersa te tjeret ankhohen per gjen me te vogel...e shkreta, u abuzua nga vellai, dhe e vravi pa menduar per konsekuencat...sigurisht, njerzit spara mendojn per konsekuencat kur jane ne nje gjendje qe smund te kontrollojn ndjenjat e tyre...dhe tani perfundoj ne burg...kurse femijet e vellait, pane babane e tyre te pushkatuar 30 here ...me vjen shume keq,shpresoj se nuk perfundojn ne gjendjen e Lizes...life treats you unkind :/
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  4. #24
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    kjo vajza paska qen pall fare vritet njeriu per nje shpull edhe nese ishte ber jeta keq le te ikte nga shpia jo te vriste vllan kjo do vrar ne buk ne goj
    Partizoni

  5. #25
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Në familjen Pali, shumë fatkeqësi


    Familja e Nikollë Palit i ka patur të shumta fatkeqësitë, të cilat nisin që tek ai vetë. Nikolla ka ngelur jetim që në barkun e nënës, kur iu vra i ati. Ai u rrit jetim dhe pati një jetë të trazuar. Edhe gruaja e Gjovalinit, Maria, e ardhur nga Fishta, ka mbetur jetime që e vogël. Tashmë, pas vrasjes së burrit të saj, i duhet të rrisë tre jetimë me shumë pak të ardhura.
    Në familje ka patur shumë idhtësi prej vitesh. "Ngatërresat në familje janë shumë të këqija, ato nuk mbyllen dhe duken si plagë që kullojnë gjatë",-thotë një nga të moshuarit e katundit. Fatkeqësitë ndjekin njëra tjetrën. "Keq kemi prej vrasjes së vëllait, por keq ka dhe motra jonë që është në burg",- thotë njëri prej vëllezëreve Pali dhe ul sytë përdhe.

    Gjovalini, mësues i njohur në fshat

    Gjovalin Pali ishte i njohur në fshatin Sukaxhi, që sot është braktisur thuajse krejtësisht. Ai ka punuar për disa vite si mësues në fshatrat e komunës Ungrej. Fshatarët tregojnë se për 8 vite me radhë Pali ka qenë kryeplak i fshatit. "Pasioni" i tij ka qenë politika, kësisoj ka qenë dhe drejtues i seksionit të Partisë Demokratike në këtë fshat.
    "Kurrë nuk do ta besoja se mund të ngjiste një gjë e tillë",- thotë njëri prej vëllezërve, gjatë një bisede thjesht "për muhabet, dhe jo për gazetë". "Kam qenë jashtë shtetit atë ditë kur ndodhi vdekja e vëllait. Madje nipat e motrës kishin folur një natë më parë me familjen e Gjovalinit dhe me Lizën, për t´i uruar për festën. Thanë se ishin të gjithë mirë. U gëzova që po e kalonin gëzueshëm festën, sepse edhe ne aty në dhe të huaj, po festonim. Kështu që kur më morën në telefon dhe më thanë se Gjovalinin e kishte vrarë Liza, m´u duk e pabesueshme. Fillimisht mendova se mos e ka vrarë ndonjë njeri nga fshati a gjetkë, por kurrë nuk e mendoja se këtë punë e kishte bërë motra. Vetëm kur më morën më vonë nga shtëpia e kuptova gjëmën e ndodhur".

    Vëllezërit: Një ditë do të shkojmë tek Liza
    Babai dhe vëllezërit nuk kanë shkuar ende që ta shohin Lizën tek dhomat e paraburgimit në Lezhë, por e dinë se ajo vuan nga gjithçka që ndodhi. Ndiejnë dhimbje për vajzën e re. Gjatë bisedës, lënë të kuptohet se një ditë do t´i shkojnë në burg.
    Ndërsa banorët e fshatit nuk janë fare dakord me këtë vepër vetëgjyqësie të motrës së Gjovalin Palit. "Kjo është hera e parë që e dëgjojmë në këto anë, që motra të vrasë vëllanë",- thotë një e moshuar. Disa të tjerë, me mendjen tek kanuni, thonë se mund ta kuptojnë kur një vëlla vret motrën, sepse "vëllai ka tagër mbi motrën", por jo të kundërtën. Me sa duket, këto mendime kishte edhe Gjovalin Pali, i cili, siç ka rrëfyer Liza në polici, ia ka nxirë jetën deri në padurim.
    Të tjerë gjykojnë më me gjakftohtësi dhe thonë se vajza e rrahur vazhdimisht nga i vëllai, duhet ta kishte denoncuar atë në polici, që Gjovalini të paralajmërohej apo të dënohej me ligjet e shtetit.

    Liza, vetëm në qeli
    Lezhë: Ka qëndruar në heshtje të plotë gjatë gjithë ditës 20- vjeçarja Liza Pali, vajza që ekzekutoi me 30 plumba vëllain e saj 43-vjeçar. Ndërsa ajo është në pritje të vendosjes së masës nga Gjykata e Lezhës, në prani të avokatit të saj, policia ka mundur të hedhë në letër gjithë rrëfimin e të resë, pas krimit të tri ditëve më parë. Për të qetësuar vajzën e tronditur është kujdesur personeli i burgut të Lezhës, pasi Liza ka treguar shenja të forta pendimi dhe ka qarë shumë, duke forcuar frikën se mund të kishte pasoja në shëndetin e saj mendor. Ndërkohë, përgjatë gjithë ditës së djeshme, për Liza Palin nuk është kujtuar asnjë familjar apo i njohur, as të vëllezërit e saj. Policia e Lezhës tha se pas dy ditë pritet edhe vlerësimi i masës së arrestit dhe dërgimi i saj në burgun 325 në Tiranë, i njohur si burgu i grave.

  6. #26
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Vej bast qe nuk do zgjase shume kur te lexoni ndonje postim te Brarit dhe...fajin perfundimisht e ka qeveria e 97-es qe hapi depot e armeve, se perndryshe nuk do gjente dot arme Liza per te kryer krimin...e ka fajin dhe qeveria e tanishme, qe nuk kontribon per rritjen e mireqenjes neper fshatra duke detyruar femrat te punojne token dhe duke sjell varferi ne familje! Shife kur t'i mbetet faji Ministrit te Arsimit, qe nuk ka dhene urdher te hapen ca shkolla andej, qe te ishin edukuar e njerezuar kafshet... ... ...s'e ka keq Brari me duket! Si thu?

    Aragorno...Liza viktime ishte dhe viktime (ne katror) perfundoi! I ka rrenjet pak me thelle problemi qe kemi perpara ama. Liza eshte nje nga members of 'Derra Family' ...nese vellai ishte derr dhe e rrihte vazhdimisht, Liza arrin deri aty saqe ne vend se te mendonte alternativat e tjera, si psh te largohej fare nga shtepia dhe te fshihej neper male, zgjedh ate me te kobshmen, me te veshtiren per tu realizuar dhe vret vellane, duke mbuluar shtepine nga hija e vdekjes, duke lene niperit pa baba, prinderit pa djale dhe vellezerit pa vella...prandaj mos ma justifikoni fort Lizen ju lutem shume! Thuj ti kur rritesh mes derrave, derr do behesh dhe jeten e robit aq sa te derrit e vlereson...

    Sa kenaqesi sikur te kisha nderin te isha gardiani i saj i burgut! ...

  7. #27
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    N`Dhip!Nones vet shkoft !ai! se per k`soj lloj robsh nuk ka as terminologji qe mund ti pershkrush me fjale. Dhuna ne familjen "Shqiptare" ka ekzistu me kohe. Neper fshatra normale qe ka qene me e theksuar. Sic tha dhe !DEUS! ma larte qe problemi eshte akoma me i thelle. Asaj te shkretes i eshte fok shpirti me kete lloj tipi dhe njeriu arrin deri ne piken kur kalon ne stress.

    Dikush me lare tha ka pas alternativa me shku ne qytet tjeter (me duket Fiona).
    O lali ne Londer je aty ti? Ku mund te ikesh me noi council qe mund te strehojne?
    Pastaj ajo e dinte shume mire qe dhe po te ikte, tipa si vllai asaj do i shkoshin mbrapa dhe plaste thika/pistoleta se kujtonte miku mos ka shku me noi cun.

    Tipa si ai miku duan litarin!
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  8. #28
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar më parë nga DeuS
    Sa kenaqesi sikur te kisha nderin te isha gardiani i saj i burgut! ...
    Ca do beje?Do keqtrajtoje seksualisht nje femer te pambrojtur,pa rrugedalje,20 vjece,pa mbeshtetjen e familjes...pa asgje? Te lumte!Per trima si ti ka nevoje Shqiperia.
    E di ca duhet te beje qeveria e Shqiperise?
    Te ju sponsorizoje ndonje qendrim 1 javor ne ndonje bordello Europiane,keshtu te gjoret do hiqnin ate etjen per seks,te pakten do linin rehat per ndonje kohe femra te tilla.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anëtarësuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Ke moter ti Deus?
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  10. #30
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Me vjen keq per kete vajzen qe vrau vellain... me vjen keq per gruan e tij qe do rrisi tre femije jetime... me vjen SHUME KEQ per femijet e tij qe do riten pa baba dhe qe kane pare para tyre ate skene qe do i lere shenja per gjithe jeten ne shpirtin e tyre... nuk me vjen aspak keq per vellain qe u vra.
    Eshte ne natyren njerezore qe njeriu ne nje menyre apo tjeter ti pergjigjet dhunes me dhune. Edhe nje femije disa muajsh nese e qellon, do qaje dhe do perpiqet te te qelloje edhe ai. Sa per menyren dhe formen e dhunes qe e motra zgjodhi per shpagim, nuk mund ta gjykoj ulur ketu ne karrike para kompjuterit tim, sepse ka qene nje moment , per te cilin ajo do pendohet dhe do i dhembi shpirti gjithe jeten shume me teper se ne te gjithe te marre se bashku.
    A ka pasur ajo alternativa te tjera? Sigurisht qe ka pasur. Sigurisht qe kjo ishte alternativa e fundit dhe me e keqja qe ajo ka zgjedhur. Nje zgjedhje qe ajo do e vuaje gjithe jeten e saj.
    Ji Vetvetja!

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Familja Kamberaj kërkon Eduart Kamberaj
    Nga Kozetta në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 184
    Postimi i Fundit: 07-02-2013, 00:25
  2. Korcari sulmon vellain per ta vrare
    Nga Asriana në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2006, 09:30
  3. Poezi nga Diabolis
    Nga Diabolis në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 499
    Postimi i Fundit: 13-05-2004, 12:06
  4. Kisha dhe i krishteri.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 223
    Postimi i Fundit: 05-05-2004, 19:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •