Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 46
  1. #11
    Hey, how do i look? Maska e Aragorn I
    Anëtarësuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    Your five years in solitary confinement are at an end. You've paid part of your debt to France.
    Postime
    323
    Kur mendon sa ikin per dhjame derri kot fare, ky e ka pas hallall burrash. Ca lloj kuptimi ka kjo rrahja ne mes te nates kur je i dehur? Tip stervitje? Edhe kjo, ca ka bere? Ate qe mund te bente, i ka drejtuar automatikun e ka nxjerre dufin, ca dreqin tjeter mund te bente, te kthehej ta rrihte mbrapsht? Une sepse kam pershtypjen se kjo i ka fut ca plumba te thjeshte fillimisht, edhe ky ka bere nje Tony Montana on her (you think you can take me??? You think you can fcuk with me? I am Tony Montana!!), atehere kjo ja ka zbrazur.
    Nga halli,
    derrit i thuhet dajo.

    Ndjesë pastë nëna e shtrenjtë..
    Sa shumë vëllezër paska patur!

  2. #12
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Citim Postuar më parë nga oiseau en vol
    Nga nje moter, po oj shkodrane

    Motra nuk eshte plaçke, as send, as rrak me e hedh nga te duash. Kur jeton ne Shqiperi dhe nuk ke nga ia mban, kur nuk ke mundesi t'i hypesh makines dhe t'ia mbathesh nga wild wide west, atehere te vjen shpirti per te dale. Kur urrejtja te ka mberthyer shpirtin, kur syve iu ik shndritja, kur e kupton nje dite qe eshte dikush brenda vetes tende qe po rrihet si kali i gabelit,si i thone fjales, atehere e merr vesh se jeten nuk e kemi me ia lane peng dikujt, por thjesht per ta JETUAR.

    T'uroj shendet

    E vertete asht zotni i nderum se motra nuk eshte placke, po vellane e ke
    zemer, shpirt. Pamvarsisht nga inati i momentit une vallahi nqs sdo kisha pase
    rruge, ma mire kisha myte vedin ose marre rrugat sesa me vra vllane tem.
    Mos e thafte Zoti. Asht me vra veten me durt tuja, e me jetu tane jeten ne ferr.

    Shendet e te mira pac...!

  3. #13
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar më parë nga shkodrane82
    E vertete asht zotni i nderum se motra nuk eshte placke, po vellane e ke
    zemer, shpirt. Pamvarsisht nga inati i momentit une vallahi nqs sdo kisha pase
    rruge, ma mire kisha myte vedin ose marre rrugat sesa me vra vllane tem.
    Mos e thafte Zoti. Asht me vra veten me durt tuja, e me jetu tane jeten ne ferr.

    Shendet e te mira pac...!
    Eh moj shkodrane, pa e bej nje dore muhabet me ty

    Ti thu se vellane e ke zemer, shpirt. Harron ti se ketu duhet te perdoresh menyren kushtore te foljes, dhe do te duhej thene qe vellane do te duhej ta kishim zemer, shpirt. Se nganjehere te del dreq, sikur i ka dale asaj te mjeres Liza. Dhe me sa mora vesh une, nuk paska qene inat momenti se ai vellai e paska pase zbut ne dru kete te shkreten, s'ia paska nda drunin prej kurrizi. Te thashe ma nalt qe ne Shqiperi nuk ke mundesi me marre kater udhet e botes se e dime mire qysh asht. Dhe mos harroni se ajo Liza nuk ka vra vellane e vet, sepse ne ato momente (dhe bile shume kohe perpara gjate zbutjes se kurrizit) ai ka qene per te njeriu me i urryer ne bote qe asgja nuk e lidhte me te.

    Nuk po them se ajo do ta kete te lehte tani e prapa por ama shpirti i asaj e di ç'a ka heq. Por siç duket njeriu shkon duke e fajesu veten per te gjitha te keqijat e kesaj bote dhe ajo e shkreta ne ndonje moment te dobet do te thote : "ah, ç'a paskam ba !". Po, por viktima eshte ajo e jo ai. A e keni pa nganjehere qe viktimes i vjen keq per xhelatin ? Psikologet munden te na e sqarojne me mire kete.

    Sidoqofte, nuk ke gja te hajrit nga tipa qe vene dore mbi grate. Moter, nane, grua, vajze, jane te shenjta. Te kujtohena pak per baladen e Palit dhe Doruntines ? Qysh u çua vellai nga varri dhe shkoi e e mori motren atje ku hiqte keq ? Ja ky eshte vella, e jo ai qe e rreh motren per se gjalli.

    Ka ardh koha me iu kthy baladave tona te moçme, se ato jane ku e ku ma njerezore se mesimet e sotme me kanune e fe allosoj.

    Te pakten keshtu mendoj une

  4. #14
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Citim Postuar më parë nga oiseau en vol
    Eh moj shkodrane, pa e bej nje dore muhabet me ty

    Ti thu se vellane e ke zemer, shpirt. Harron ti se ketu duhet te perdoresh menyren kushtore te foljes, dhe do te duhej thene qe vellane do te duhej ta kishim zemer, shpirt. Se nganjehere te del dreq, sikur i ka dale asaj te mjeres Liza. Dhe me sa mora vesh une, nuk paska qene inat momenti se ai vellai e paska pase zbut ne dru kete te shkreten, s'ia paska nda drunin prej kurrizi. Te thashe ma nalt qe ne Shqiperi nuk ke mundesi me marre kater udhet e botes se e dime mire qysh asht. Dhe mos harroni se ajo Liza nuk ka vra vellane e vet, sepse ne ato momente (dhe bile shume kohe perpara gjate zbutjes se kurrizit) ai ka qene per te njeriu me i urryer ne bote qe asgja nuk e lidhte me te.

    Nuk po them se ajo do ta kete te lehte tani e prapa por ama shpirti i asaj e di ç'a ka heq. Por siç duket njeriu shkon duke e fajesu veten per te gjitha te keqijat e kesaj bote dhe ajo e shkreta ne ndonje moment te dobet do te thote : "ah, ç'a paskam ba !". Po, por viktima eshte ajo e jo ai. A e keni pa nganjehere qe viktimes i vjen keq per xhelatin ? Psikologet munden te na e sqarojne me mire kete.

    Sidoqofte, nuk ke gja te hajrit nga tipa qe vene dore mbi grate. Moter, nane, grua, vajze, jane te shenjta. Te kujtohena pak per baladen e Palit dhe Doruntines ? Qysh u çua vellai nga varri dhe shkoi e e mori motren atje ku hiqte keq ? Ja ky eshte vella, e jo ai qe e rreh motren per se gjalli.

    Ka ardh koha me iu kthy baladave tona te moçme, se ato jane ku e ku ma njerezore se mesimet e sotme me kanune e fe allosoj.

    Te pakten keshtu mendoj une



    Po te shtoj apo te heq nje fjale me shume e prish .




    White_Angel
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  5. #15
    Hey, how do i look? Maska e Aragorn I
    Anëtarësuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    Your five years in solitary confinement are at an end. You've paid part of your debt to France.
    Postime
    323
    Citim Postuar më parë nga chemical
    Ti je tip me vete daku..!!

    sa her shkru ti cuditem tu pa cer shkru mer haahahahahahahahahahahahahahahah

    nejse kjo osht per te qa mer ene une po qesh.... nejse nejse ky eshte mentaliteti i ndritur shqiptar ( RRASI PLUMBIN) ene maro pune shpejt lool

    GJYNOF
    Ma shpjegon dot pse eshte gjynah? Une i kufizuar ne aq sa di mundohem t'i jap shpjegim, ta arsyetoj. Edhe me aq sa di, e me aq sa arsyetoj, ai paska qen nje rrote qe e paska ngrene mollen me kohe... Gjynah is one scarceful resource e cila nuk duhet shperdoruar ne raste te tilla. Hec tani se kemi pune te tjera!
    Nga halli,
    derrit i thuhet dajo.

    Ndjesë pastë nëna e shtrenjtë..
    Sa shumë vëllezër paska patur!

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-09-2002
    Vendndodhja
    Myslym Shyri
    Postime
    644
    Une mendoj se eshte shume tragjedi, sidomos ta vrasesh gjakun tend. Ajo mund te kishte ikur nga shpia dhe te shkonte me ndonje vend tjeter, ose ti thoshte familjes per problemin, se sa e mante brenda. Ka zgjedhje te tjera!!!

  7. #17
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Citim Postuar më parë nga oiseau en vol
    Eh moj shkodrane, pa e bej nje dore muhabet me ty
    Te pakten keshtu mendoj une
    I dashur mik, ti mendon drejte dhe dakort jam me ty. Se mallku qofshin ato
    burra qe ven dore ne nje femen...cfare do qe ta kene. Pasi njeriu s'eshte
    bageti merr vesh me fjale.....poo ahhhh vellau me ther dicka ne gjoks me e
    dite se nje gisht vret, e jo me te jem une ajo qe t'ja marr jeten me duart e mija.
    Po ta them me bindje te plote e me besim ne fjalet qe them, qe pritezot te isha ne vendin e njasaj femen ma para do e drejtoja ate arme nga vedi, sesa nga vellai, qe e ke shpirt zemer..dhe e dyta te lesh
    3 femi jetima....

  8. #18
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    I lumte dora!
    Gjynah qe ato plumba s'ja ka dhene nje e nga nje qe ta vuante i cike.Ai vella?Ai ka qene i cope kafshe,pale burre 43 vjec,ajo ne ate moshe e ka patur vendin te dale e te bej qejf me shoqe,duke shijuar jeten e jo duke u rrahur barbarisht.Do isha kurioze te dija se sa shume i punonte gruaja ne shtepi ketij,sa shpesh i thoshte te punonte,sa shpesh e rrahte apo pune te tilla.Do dilnim ne nje disproporcion te ndjeshem me te motren.
    Ne vend qe ti luante rolin e te atit,aq me teper jetime e gjora,ta mblidhte ate moter me te mire ne shtepi deri sa te kishte shkuar ne fatin e saje...bageti ne dy kembe tamam.
    Po ne fakt plumbin e ka dashur dhe ai trapi tjeter,i ati,i cili le gocen ne duart e nje kafshe te tille per te pjellur kalamaj cdo 9 muaj me ndonje kalamanke.S'po flas gje as per ato 3 te tjeret qe jane shkaperdare rrugeve te botes pa ju rene nder mend per askend,po fundja te bijte e te atit jane.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  9. #19
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Vëllezërit dhe babai Nikolla: Nuk dimë kujt t’ia hedhim fajin. Dje u varros Gjovalini, askush nuk e vizitoi Lizën në qeli

    Na vjen keq për vëllain e vdekur, por na dhimbset edhe motra


    Gjergj Marku

    LEZHË - Të presin në shtëpi dhe të nxjerrin filxhanin e kafesë, por këmbëmguljes për të mësuar detaje rreth së vërtetës së vrasjes së Gjovalin Palit, familjarët i përgjigjen me heshtje. “Nuk duam të bisedojmë për punë gazetash në këtë ditë varrimi”,-thonë ata, ndërsa bëhen gati për ceremoninë mortore të babait të tre fëmijëve, vrarë dy ditë më parë nga e motra, Liza.
    E tërë familja ndihet si e mpirë dhe të vetmet fjalë që dëgjohen nëpër odat e shtëpisë dhe në oborr, ku vijnë të ngushëllojnë dhjetëra bashkëfshatarë e miq, janë “Zoti ju dhashtë kivet, të rroni me të tjerë!”.
    Njëri prej njerëzve më të afërt të familjes Pali, nuk di se si t’i japë drejtim kësaj pune. “Është gjë e keqe kur një vrasje ndodh në gjini e brenda familjes, por për këtë nuk di çfarë të thuash. Kujt t’ia hedhësh fajin?”,-thotë nëpër dhëmbë. Njëri prej vëllezërve të viktimës dhe autores së krimit shton: kujt t’ia ngarkojmë fajin, vëllait apo motrës? Të dy i kishim njëlloj, tanët…”
    Ndërsa i ati, Nikoll Pali, thotë se kjo gjëmë u ra si një rrufe e papritur.
    ***
    Sukaxhia është një fshat i zonës më të thellë malore të Lezhës, me disa shtëpi të rralla, secila majë ndonjë kodre. Për të shkuar nga njëra tek tjetra, mund të duhen orë në këmbë. Në orët e mbrëmjes, fshati duket sikur nuk ekziston sepse të duhet të dalësh në majë një kodre për të parë një shtëpi. Dhe pastaj, të zbresësh në një luginë për të parë tjetrën.
    Tek shtëpia e Gjovalin Palit
    Pas disa gryka malesh, në dalje të Gjazujve, tek ngjitesh rrugës së Sukaxhisë, shfaqet në një kodër varreza e fshatit, aty ku edhe u varros dje 43-vjeçari i vrarë nga e motra. Poshtë varrezave gjendet shtëpia njëkatëshe e Gjovalin Palit. Është një shtëpi e vjetër dhe me pak dhoma për familjen. Kanë mundur të vijnë me ngut në këtë mort edhe vëllezërit e tjerë të Gjovalinit, Gjini nga Italia, Marku dhe Leka nga Greqia, si dhe të afërm të tjerë të familjes. Pas shumë vitesh, që në 1996, duket në këtë shtëpi edhe babai i tyre, Nikollë Pali, që pas vdekjes së bashkëshortes së parë, jeton me gruan tjetër dhe fëmijët që ka me të në Balldre të Lezhës. Gruaja e tij e parë me të cilën kishte 4 djem dhe 2 vajza ka vdekur në fshat para disa vitesh, kur ka rënë në një tel korenti të vënë në kopshtin e shtëpisë, pak metra poshtë oborrit. Më pas, Nikolla u martua dhe ka tri vajza dhe një djalë.
    Gratë e shtëpisë janë veshur të gjitha në të zeza, kështu që mezi dallohet Maria, gruaja e Gjovalinit. Sipas familjarëve, të tre fëmijët e saj, më i madhi 13 vjeç, që të tre djem, janë akoma të traumatizuar nga vrasja e babait të tyre, sepse ata e kanë parë të shtrirë pajetë në një nga minderet e dhomës së pritjes.
    Sapo hyn në këtë dhomë, duken qartë shenjat e plumbave që kanë bërë vrima të shumta në anën e djathtë të saj, ku është vendosur një minder druri. Aty ka qenë shtrirë Gjovalini, pas pirjes së gjatë të alkoolit natën e festës të Shëm Mhillit. Po atë natë, të dielën, ai ka rrahur barbarisht të motrën, Lizën, gjë që e ka vazhduar edhe në mëngjes. Vajza duke mos e duruar më gjatë dhunën disavjeçare, ka rrëmbyer automatikun dhe ka derdhur një karrikator të tërë mbi të vëllanë, duke e lënë të vdekur në vend. Asgjë nuk është prekur tek ai vend që prej tri ditësh. As nuk janë mbyllur vrimat në mur, dëshmimtarët e dufit që ka shfryrë Liza mbi Gjovalinin e dhunshëm.

  10. #20
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar më parë nga shkodrane82
    I dashur mik, ti mendon drejte dhe dakort jam me ty. Se mallku qofshin ato
    burra qe ven dore ne nje femen...cfare do qe ta kene. Pasi njeriu s'eshte
    bageti merr vesh me fjale.....poo ahhhh vellau me ther dicka ne gjoks me e
    dite se nje gisht vret, e jo me te jem une ajo qe t'ja marr jeten me duart e mija.
    Po ta them me bindje te plote e me besim ne fjalet qe them, qe pritezot te isha ne vendin e njasaj femen ma para do e drejtoja ate arme nga vedi, sesa nga vellai, qe e ke shpirt zemer..dhe e dyta te lesh
    3 femi jetima....
    Po shkodrane, jena marre vesh deri diku. Por ka hala do gjana qe m'lane pak medyshas. Ti shume mire e ke qe te ther ne gjoks kur vellau vret nje gisht. Edhe mua gjithashtu. Por jena te fol hala per vella e jo per te mallkum. Ai burre qe ngre dore kunder motres se vet, gruse, nanes, bijes, ai i ka thane lamtumire kesaj bote. Une te pakten nuk pres gja te hajrit nga ai.
    Ti thu qe njeriu nuk asht bageti. Nuk mendoj se asht justifikim i mire kjo. Sepse as bagetia nuk e di pse duhet te rrihet. Une shoh ne kete ngritjen e dores kunder dikujt nje gja te pariparueshme. Nuk u besoj fort faljeve qe ato kerkojne. Dhe mos kujto se ajo ngritja e dores vjen keshtu papritur, sepse ia dha truni atij burrit. Jo jooooooo, kjo i ka rrenjet mu te gjuha qe flasim. Aty niset gjithçka. Shikoja te foluren, agresivitetin qe fshihet aty, dhe pastaj te jesh e sigurte qe ai burre na i ka marre te ligat. Une nuk besoj fort kur thuhet qe ai vetem fjale ka se s'te ban gja. S'te ban gja vetem se nuk i ka ardh hala rasti se shpirtin ta merr.
    Ke edhe ketu ne forum plot qe kane nje fjalor qe e shoh teper te dhunshem, edhe kur nuk shprehin ndonje kercenim. Ketyre ua kam friken shume se keto nuk e kane gja njeriun.
    Shkurt fjala, nje njeri qe ka ne koke psikologjine e forces, ai vetem dam ban, une nuk pres asgja te mire prej tij, as ne lufte nuk duhet te mbash shume shpresa tek ai.

    Kurse per kete qe thue qe do t'ia kishe kthy vetit, as kjo nuk me duket me vend. Vendi jone nuk ka nevoje per heronj, keshtu kemi patur boll. Ndermjet Lizes dhe vellaut te vet, une du ne kete jete Lizen, nje te thjeshte qe i eshte nxire jeta, dhe jo te vellaun qe nuk e di pse do te duhej para saj. Le te mundohena nje here me qene normal, e jo heronj, e te sakrifikuar. Liza, e ardhun ne caqet e durimit te vet, ka bere diçka per ti dhene fund kesaj gjendje. Zgjidhje esktreme ? Po, sigurisht, por ama dhe rast ekstrem. Ne e dime shume mire qe ka dhe me keq se Liza, qe ka femra qe jane krejt te poshteruara nga burrat e vet, dhe me e keqja as gojen s'mundin ta hapin. Kesi lloj jete nuk shtyhet per askend. Atehere sa po ia kthej vetes, po ia kthej ma mire atij qe m'ka ba n'kete dite. Dhe femijet jetime, tre femije, ato paskan qene jetime edhe me babe gjalle. Se nuk jane te pakta rastet (bile shume) kur gruja rrihet pa te keq ne sy te femijeve. A kam une nevoje per nje babe qe ma rreh nanen vetem e vetem pse atij i thone babe ? Jo, une jam jetim per kete babe, as te mos me shkoje ndermend qe jam tamam.

    Keshtu puna shkodrane, kaq mendoj une per kete pune, por edhe ty te mora vesh. Ne kushte normale ashtu asht siç thue ti. Kur kam vra gishtin une pernjemend, vella e moter me thirrshin ne telefon çdo dite, keshtu qe te mos i ngaterrojme gjanat.

    Te uroj shendet e jete ty e krejt te dashunve te zemres tane

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Familja Kamberaj kërkon Eduart Kamberaj
    Nga Kozetta në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 184
    Postimi i Fundit: 07-02-2013, 00:25
  2. Korcari sulmon vellain per ta vrare
    Nga Asriana në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2006, 09:30
  3. Poezi nga Diabolis
    Nga Diabolis në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 499
    Postimi i Fundit: 13-05-2004, 12:06
  4. Kisha dhe i krishteri.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 223
    Postimi i Fundit: 05-05-2004, 19:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •