Close
Faqja 5 prej 25 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 242

Tema: Lorik Cana

  1. #41
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga Davius
    Tifozėt nė kor: Cana ėshtė si Gatuzo

    Tė gjithė tė gėzuar pas lajmit se futbollisti po bisedon pėr rinovimin

    Lorik Cana tashmė ėshtė njė lojtar i padiskutueshėm pėr Olimpikun e Marsejės dhe drejtuesit e skuadrės po bėjnė gati pėr tė njė pėrmirėsim tė ndjeshėm tė kontratės, me shpresėn qė ta mbajnė atė deri nė vitin 2010. Mesfushori i pėrfaqėsueses shqiptare ėshtė kthyer nė liderin e marsejezėve dhe ndonėse nuk mban shiritin e kapitenit nė krah, me paraqitjet e tij ka treguar se ėshtė i pazėvendėsueshėm. Normalisht, lajmi i fillimit tė bisedimeve pėr rinovimin e kontratės ka kėnaqur mė shumė tifozerinė e kėsaj skuadre qė e ka pėrzgjedhur shqiptarin si imazhin e saj, ndėrsa e vlerėsojnė si mesfushorin mė tė mirė mbrojtės nė Francė, duke e krahasuar me italianin Gatuzo.

    Presidenti i Olimpikut tė Marsejės, Pape Diuf, ka deklaruar dje nė faqen zyrtare tė klubit se rinovimi i kontratės me Canėn ishte njė gjė krejtėsisht logjike. "Zgjatja e kontratės sė Lorik Canės ėshtė ēėshtje kohe. Jemi shumė tė kėnaqur me paraqitjen e tij, ndėrsa edhe Loriku ėshtė i lumtur me eksperiencėn nė radhėt e kėtij klubi dhe nė kėtė qytet. Nėse tė dy palėt bien dakord mbi kėtė pikė, mendoj se bėhet gjithēka mė e thjeshtė dhe zgjatja e kontratės do tė vijė shumė shpejt. Deri kur do tė jetė ajo? Kėtė do ta vendosim ne dhe ai nė njė bisedė tė gjatė duke parė tė mirėn e tė dy palėve. Ne kemi vendosur qė tė takohemi, por nuk besoj se ka nevojė qė tė ngutemi, do tė bėjmė gjithēka nė kohėn e duhur", u shpreh presidenti i Olimpikut tė Marsejės. Sipas mediave franceze, Diuf po mundohet qė tė zgjatė edhe njė vit mė shumė kontratėn qė pėrfundon nė vitin 2009, duke u nisur sidomos nga fjalėt e trajnerit Albert Emon. Ky i fundit e ka cilėsuar shqiptarin si shtyllėn e skuadrės dhe njė futbollist me njė rritje tė vazhdueshme nė lojėn e tij. "Ai ėshtė njė lider, pėrveē faktit qė luan 95 minuta nė njė ndeshje dhe qė ėshtė konstant nė lojėn e tij gjatė kėsaj kohe. Ai ka arritur tė pėrmirėsohet dhe tė bėhet mė i matur nė lojėn e tij, luan me mė shumė inteligjencė, duke u menduar mė shumė pėr veprimet e tij. Ėshtė e vėrtetė qė ėshtė zhvilluar shumė, por mund tė bėhet edhe mė i fortė nė tė ardhmen", deklaroi Emon. Por ky i fundit nuk ėshtė i sigurt nėse lojtari do tė vazhdojė tek Olimpiku i Marsejės nėse skuadra nuk kualifikohet nė Ligėn e Kampioneve nė sezonin e ardhshėm.

    Ndėrkohė, tifozeria e Olimpikut ėshtė nė delir pas lajmit pėr bisedimet. Nė forumet mė tė rėndėsishme, Cana vlerėsohet si mesfushori mė i mirė nė kampionatin francez, ndėrsa nuk mungojnė as krahasimet me Xhenaro Gatuzo. Sipas tifozėve, nė 2-3 vitet e ardhshme, Cana do tė kthehet nė futbollistin mė tė mirė tė kėtij roli nė botė dhe klubi duhet tė mendojė pėr tė afruar yje tė tjerė apo pėr tė krijuar mundėsinė qė tė pėrfitojė mė shumė ekonomikisht nga njė shitje e mundshme e tij.
    Gattuso o majmun, Canen e kemi dhe pallosh djale kshu, shkojn dhe na e krahasojne me lojtar kot me kot.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #42
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Lorik Cana: “Top-11, si njė trofe pėr mua”

    - “Gjashtė pikė? Ai ėshtė qėllimi, pasi tė gjithė presin nga ne dy fitore”, - u shpreh zėvendėskapiteni i Kombėtares shqiptare, Lorik Cana. “Fitorja nė Shqipėri ėshtė e padiskutueshme. Unė mendoj se ėshtė njė ndeshje e rėndėsishme, pavarėsisht se nė vėshtrim tė parė nuk ėshtė si ajo e Holandės, qė shėrben mė shumė si vitrinė. Nuk duhet ta nėnvleftėsojmė kundėrshtarin. Kemi parė disa ndeshje nė kasetė dhe Luksemburgu ngjishet shumė nė mbrojtje”, - thotė Loriku, qė shton se Shqipėria ka vetėm tri pikė nė pesė ndeshje. “Ėshtė rast i bukur pėr tė bėrė nėntė pikė dhe tė ngjitemi nė renditje”. Mesfushori i Olimpikut tė Marsejės, Lorik Cana, ėshtė pėrzgjedhur nga specialistėt nė 11-shin mė tė mirė tė kampionatit francez, qė uli siparin fundjavėn e shkuar, bėnte tė ditur prestigjiozja sportive franceze "L'Equipe" Cana ishte njė nga tre lojtarėt e skuadrės marsejeze, pėrkrah Samir Nasrit e Mamadu Niangut, qė u pėrzgjodhėn nė ekipin ideal tė sezonit 2006-2007 nga "L'Equipe", nė bazė tė paraqitjes sė tyre nė kampionatin francez. Olimpiku u rendit nė vendin e dytė nė kampionat, duke siguruar kėshtu vendin nė ndeshjet e grupit nė Ligėn e kampioneve sezonin e ardhshėm, si dhe arriti deri nė finale tė Kupės sė Francės.



    Lorik, jeni pėrzgjedhur nga gazeta prestigjioze sportive franceze "L'Equipe" nė formacionin ideal tė sezonit qė porsa u mbyll. Njė lajm i publikuar nė shumė faqe interneti.

    - Ėshtė hera e parė qė pėrzgjidhem nė 11-shin mė tė mirė tė njė kampionati dhe pėrbėn njė kėnaqėsi tė madhe pėr mua, duke ditur nivelin e kampionatit dhe lojtarėt qė aktivizohen nė kampionatin francez. Ky vlen pėr mua si njė lloj trofeu si shpėrblim i tė gjitha ndeshjeve gjatė katėr viteve nė Ligėn e parė si titullar. Sidomos sezoni qė porsa u mbyll ishte i shkėlqyer nė planin personal. Do tė mundohem tė ruaj ēdo vit kėtė nivel dhe pėrfshirjen nė top-11 nė Francė.

    Nė opinionet qė pėrcjell media sportive franceze flitet hapur pėr njė Lorik shumė mė tė pjekur, mė tė kujdesshėm nė raport edhe kartonėt e verdhė, shumė mė tė pakėt. Sė fundi siti francez football.fr, veēonte mė shumė te Marseja maturinė tuaj se sa shpėrthimin e talentit Samir Nasri.

    - Ėshtė e vėrtetė. Ka shumė lojtarė qė janė mė tė vjetėr se mua nė moshė dhe me mė shumė vite nė futboll. Me moshėn time (23 vjeē) ka bėrė shumė ndeshje nė Ligėn e Parė. Ndeshje pas ndeshje kam fituar njė eksperiencė mė tė madhe. I kam kaluar tė gjitha nivelet me ekipin Kombėtar, Ligėn e Kampioneve, Kupėn UEFA. Bėra gati 140 ndeshje nė kampionatin francez. Kjo ėshtė njė pėrvojė qė mė ndihmon pėr tė qenė njė futbollist shumė mė i mirė

    Gjatė njė interviste tė dhėnė pėr faqen zyrtare tė Olimpikut tė Marsejės, pohuat se u duheshin atėherė 9 fitore pėr tė arritur nė Ligėn e Kampioneve. Ia arritėt kėsaj duke u shpallur edhe nėnkampion i Francės.

    - Duhet ta kishim siguruar me parė. Humbėm shumė pikė nė ndeshjet e para tė fazės sė dytė, por gjithsesi e bėmė realitet duke i lenė pesė pikė pas ndjekėsin tonė tė vendit tė tretė.

    Nė median ndėrkombėtare ėshtė folur pėr njė ripėrtėritje tė kontratės suaj deri nė vitin 2012, pavarėsisht se nuk e keni firmosur zyrtarisht atė. Disa kohė mė parė u fol edhe pėr njė kalim te Arsenali. Marseja plotėsoi kushtet e tua financiare?

    - Kam qenė gjithmonė i sigurt se nuk do tė lėvizja nga Marseja pėr aq kohė sa kisha kontratė mė tė, por sė bashku me klubin vendosėm tė vazhdonim bashkėpunimin. Tė gjithė mbetėm tė kėnaqur mė kushtet dhe nuk kam asnjė arsye tė largohem nga Marseja.

    I ke dhėnė njė mbėshtetje tė fuqishme morale sulmuesit tė njohur Zhibril Sise.

    - Ai po kalonte njė periudhė tė vėshtirė, pasi u kthye nga dėmtimi. Muajt janar-mars kanė qenė shumė tė vėshtirė pėr tė. Kishte pak dyshim te vetja dhe futej me shumė frikė nė dyluftime. Tifozeria iu kthye e gjitha kundėr dhe nuk mund tė mos e mbėshtesja nė ato moment tė vėshtirė qė i kalon ēdo lojtar. Nė muajt prill-maj ai shėnoi shumė gola.

    Cilat janė marrėdhėniet e tua me presidentin Pape Diouf?

    - Janė shumė tė mira. E njoh qė para shtatė vjetėsh, pėrpara se tė vija te Marseja. Gjithsesi kjo nuk ėshtė njė arsye qė unė jam te Olimpiku.

    Kapiten sezonin e ardhshėm?

    - Nėse nuk do tė rrijė Habib Beje, i cili e meriton tė jetė kapiteni i Marsejės, padyshim qė do tė jem pasi jam zėvendėskapiteni. Unė isha kapiten nė disa ndeshje. Gjithsesi tė jesh kapiten te njė ekip i madh si Marseja dhe pėr mė tepėr nė njė moshė kaq tė re ėshtė dhe njė kėnaqėsi personale pėr mua. Gėzoj mbėshtetjen e lojtarėve tė skuadrės dhe dashurinė e tifozerisė. Jam shumė krenar pėr kėtė.

    Sė fundi, Marseja do tė jetė kampione e Francės pėr sezonin e ardhshėm, do ta

    - Vitin e ardhshėm do tė rivalizojmė deri nė fund me Lionin dhe do objektivi ynė ėshtė titulli. Nuk mund tė them tani nėse do t’ia arrijmė tė dalim kampion por tė do tė luftojmė deri nė fund.

    Intervistoi: Dash Frashėri/www.Albania-Sport.com

  3. #43
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anėtarėsuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Lorik Cana pa dyshim qe eshte nder lojtaret me te talentuar ne gjithe historine e futbollit Shqiptar. Per moshen qe ka ka bere shume per kombetaren tone dhe po vazhdon te dhuroje lojra te bukura. Eshte i vetmi qe ne ēdo ndeshje luan me shpirt dhe kurdohere i pa lodhshem. Ai ne ēdo ndeshje qe luan Shqiperia shpallet lojtari i ndeshjes per Shqiperine e madje ne disa raste dhe per te dy ekipet.

    Flitet qe ai kerkohet nga Arsenali dhe ky eshte nje vleresim me vete per te. Te kerkohesh nga Arsenali nuk eshte pak, shume lojtare e kane enderr te luajne per ate ekip.

    Gjithashtu ai u shpall lojtar i 11 me te mire ne ligen franceze dhe kjo eshte nje domethenie e madhe duke patur parasysh lojtaret qe luajne ne kete kampionat, duke filluar qe nga shoket e tij te ekipit si Riberi e Malouda e duke pare dhe lojtaret e Lion-it si Juninho, Chris etj etj. Gjithashtu eshte zevendes kapiten i Marsejes dhe kete vit do te luaje dhe ne champions si titullar, gje te cilen pak lojtare Shqiptar e kane bere ne karrieren e tyre.

    I uroj suksese Lorikut dhe paste nje karriere te mbushur plot me trofe. Uroj qe heret apo vone, megjithese eshte shume e veshtire te udheheqe kombetaren tone ne nje kualifikim ne Boteror apo ne Europian si kapiten i Kombetares se Shqiperise, pasi e meriton plotesisht kete privilegj.

    Imperator
    Albanian Perandory

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Lorik Cana: Do martohem me nje shqiptare

    E Merkure, 27 Qershor 2007

    Futbollisti i njohur i ekipit kombetar, ne nje interviste me gazetarin Blendi Fevziu per emisionin "Opinion+", rrefen jeten e tij dhe planet per te ardhmen

    Babai juaj ka pasur nje karriere te famshme ne futboll me skuadren e Prishtines, gjate viteve '80. Sa ka ndikuar kjo, ose c'impresione keni nga karriera e tij?

    "Une kam qene shume i vogel, sidomos ne ato vite, kur Prishtina arriti suksesin me te madh qe doli nga kategoria e dyte ne kategorine e pare. Une, ne ate vit kam lindur dhe ai ka qene momenti me i suksesshem i futbollit kosovar dhe e ka bere ajo gjenerata e arte e futbollit ne Kosove, Fadil Vokrri, Halim Cana e shume lojtare te tjere. Ne Kosove e kemi pasur gjithmone ate shkollen e futbollit jugosllav, kemi punuar me trajner jugosllav dhe ka ndikuar shume ne cdo aspekt te futbollit ne Kosove, nga tifozeria e te gjitha. Me i suksesshmi ne futboll ka qene Fadil Vokrri. Por, babai im ka shpresuar dhe ka enderruar qe une do ta kaloj nje dite".

    A ka qene nje nga modelet qe ju keni pasur ne jeten e futbollit?

    "Babi jo. Sepse ka shume pak kaseta, ka shume pak ndeshje, sepse kane pasur shume pak per t'i shikuar. Po une e kam pasur si shembull punen e tij dhe dua te them se tani jam futbollist, por une e kam thene, futbollisti qe jam, mbaj mbiemrin Cana, por mbaj mbiemrin e te gjithe familjes, sepse kemi bere nje pune te ekipit. Ne kemi bere nje pune te gjithe si familje, nena bente gatimin dhe punet e shtepise, babai gjithmone mbas meje ne stervitje dhe une ne fushe, kemi arritur nje sukses kolektiv".

    Ju thate se iu kane ngelur shume pak imazhe te ndeshjeve te babait tuaj. Por, dicka keni arritur ta shihni?

    "Po, kam pare disa ndeshje. Gjithmone me kane folur dhe tani kur iki ne Kosove me thone se si ka qene ambienti i zjarrte ne ate kohe".

    Si jeni ndjere kur keni pare babane tuaj duke vrapuar ne fushe, ne nje moshe kur edhe vete jeni futbollist?

    "Mua me kane thene gjithmone se babai im ka qene nje lojtar shume i ashper, me shume energji dhe shume luftarak. Thone se ne shume aspekte i ngjaj. Kur une e kam pare ne kasete, ka shume gjera te cuditshme, sepse kur degjon fjale dhe te shikosh imazhet eshte nje gje tjeter".

    Sa i rendesishem ka qene futbolli ne ato kohera?

    "Duke ditur se cfare atmosfere ka qene, sidomos ne aspektin politik, ju e dini shume mire se cfare roli luan sporti ne keto momente. Ne ato momente, futbolli e ka luajtur rolin e tij, si nje ambasador, si nje hap perpara per kosovaret dhe jemi munduar te kalojme mesazhin tone me futboll".

    Perse pas viteve '80, Kosova nuk e arriti dot kurre me ate nivel?

    "Une nuk mund ta them, sepse jam shume i ri dhe kam ikur nga Kosova qe nga viti '91. Besoj se ne ato aspekte ka shume pergjigje qe personat mund te imagjinojne".

    A ju ka shtyre babai te praktikoni sa me shume futbollin, a ka qene ai shtytja kryesore?

    "Ai ka qene shtytja kryesore. Ne fillim kam luajtur si cdo femije shqiptar ne rruget e Prishtines dhe me tej, kur jam larguar ne Zvicer, ai ka pare qe une kam potencial dhe talent dhe ka provuar maksimalisht deri ne fund per ta arritur".

    A eshte e veshtire per nje futbollist t'i hyje karrieres, duke pasur edhe babane futbollist?

    "Eshte veshtire, sepse para se te besh nje emer, ke nje mbiemer. Kjo eshte nje pergjegjesi shume e madhe. Por, une e kam pasur babane si nje force per mua, ngaqe ka pasur nje pervoje shume te madhe, e kam pasur si keshilltar gjate gjithe momenteve te jetes sime. Por, vertet eshte shume veshtire. Shume baballare kane deshire qe i biri te behet si ai, por edhe me mire eshte, edhe mire, pasi keto gjera behen me deshire, me pasion dhe fat".

    Ku keni lindur?

    "Ne Prishtine".

    Ne ate kohe qe babai juaj luante me Prishtinen?

    "Po, ne ate kohe".

    Po me pas ku keni jetuar?

    "Kemi jetuar ne Prishtine, jemi larguar disa here, pasi babai ka luajtur dhe ne Turqi. Me nenen dhe me motren kemi kaluar nga Turqia, ne Kroaci, ku ka luajtur me Dinamon e Zagrebit. Por, me andej kam filluar shkollen fillore ne Prishtine, perpara se te iknim ne Zvicer, ne vitin 1991".

    Perse u larguat nga Kosova dhe si?

    "U larguam per shume gjera. Nje here qe babai kishte perfunduar karrieren dhe kishte pasur disa kontakte me Zvicren per t'u aktivizuar ne ligen e dyte dhe ka vendosur per t'u larguar atje. Ne jemi bashkangjitur atje pas disa muajsh. Duke pasur parasysh situaten e tensionuar me Jugosllavine, kemi vendosur per te jetuar ne Zvicer".

    Kur u vendoset ne Zvicer ishit vetem 8 vjec, kur e keni filluar futbollin?

    "E kam filluar me heret se te shkoja ne Zvicer, sepse gjithmone kur kam qene i vogel kam qene gjithmone me nje top. E kam pasur si mikun me te mire. Me tej, per te folur si skuader, ka qene ne Zvicer, ku e kam filluar me moshat e reja".

    Pastaj si ka shkuar karriera?

    "I kam kaluar te gjitha shkallet e te rinjve ne Lozan, duke arritur deri tek ekipi i Shpresave, ku e kam filluar me 15-vjecaret. Ka qene nje moment shume i veshtire, pasi ne ato kohe ishte edhe lufta ne Kosove. Vitet 1989-2000 ka qene sezoni i vetem qe e kam lene futbollin menjane, sepse kane qene shume momente te veshtira per familjen".

    Pse kane qene momente te veshtira per familjen?

    "Momente te veshtira, sepse ne disa momente nuk kemi pasur ndonje lajm per familjen, ku ishin dhe ku nuk ishin. Dhe ne ato momente eshte shume veshtire per t'u perqendruar ne futboll. Ne ate momente kur gjithcka ka perfunduar, me tej jam shtyre me me shume energji per te vazhduar. Ne ate kohe kam pasur nje person ne krah, qe kishte shume kontakte ne Evrope. Ne kemi pasur nje moment qe e dinim te gjithe, se ka pasur shume emigrant kosovare ne Zvicer dhe Zvicra donte t'i kthente te gjithe ne Kosove. Ka qene edhe babai dhe familja ime te perfshire. U afrua ai moment dhe ne u larguam, ku na priti Franca".

    Si ishte kalimi nga Zvicra per ne France?

    "Ka qene nje transferim, si mund te thuash. Zoti vete e shkroi fatin ashtu, sepse kam pasur disa kontakte ne ate moment. Kam pasur kontakte me Real Madrid dhe Arsenal. Per pune vizash, per pune pasaporte, nuk m'i dhane vizat. Ne Arsenal me therriten per te me testuar. Ishte Vengeri, ai qe do te me testonte 2 jave".

    A eshte e vertete qe Vengeri mbetet nje nga admiruesit tuaj?

    "Nje admirues nuk e di. Por, eshte e vertete qe ne jemi gjithmone ne kontakt dhe ai ka nje sy per mua".

    Shtypi ka shkruar ne Shqiperi se ai ka tentuar, ka deshiren t'ju kete tek Arsenali, eshte e vertete?

    "Nuk ka pasur asgje konkrete, por eshte e vertete qe kemi biseduar disa here. Eshte e vertete qe interesi i tij eshte shume i madh, por ai e ka degjuar deshiren dhe mendimin tim. Mendimi im eshte qe kete vit te mos largohem nga Marseja, ku jam aktualisht"

    Nje vize ju pengoi te shkonit ne Angli...?

    "Nje vize me pengoi, sepse kemi nje situate politike... dhe vendosem ate qe eshte me e lehte per ne, per te kaluar kufirin per ne France".

    Kishit kontakte me PSG-ne?

    "Personi qe eshte nje miku im, qe e kam ne Marseje, quhet Kristian Lavjer. Dhe ai ka pasur kontakte me Parisin dhe dy klube te tjera franceze. Dhe kam ikur atje te bej nje prove, 10 dite. Me ate prove, une i kam bindur te gjithe. Kushti im ka qene se une do te vij me gjithe familjen ne France. Ka qene situate e veshtire, sepse ka pasur shume gjera burokratike. Ai me mbeshteti qe une te jap maksimumin per t'i plotesuar keto kushte. Qe nga sezoni 2000-2001, une kam filluar te ngjis shkallet".

    Sa e rendesishme ka qene PSG per karrieren tende?

    "Shume. Une kisha dy vende qe enderroja kur isha i ri. Si shume kosovare kam qene tifoz i Milanit ne kohen e Van Basten, me tej kur kam kaluar ne Lozan kam pare nje atmosfere tjeter te jashtezakonshme qe eshte Marseja dhe jam bere tifoz i Marsejes. Por edhe rasti i Parisit, ka qene rasti dhe fati qe une kam punuar me shume dhe kam provuar te arrij sa me shume atje. Eshte klubi qe me ka ofruar gjithcka per te arritur dicka. Te kemi parasysh se eshte shume e veshtire qe te kalosh nga mosha e shpresave ne klubet e medha".

    A keni luajtur ne te njejten kohe me Muratin te PSG?

    "Jo, sepse kur kam ardhur une ne Paris, ai u larguar te Lile. Faktikisht jemi takuar dhe kemi mbajtur kontakte. Por, ai u largua".

    Cilet kane qene futbollistet e famshem me te cilet keni luajtur te PSG?

    "Une e kam filluar me moshen 18-vjecare qe jam bashkangjitur me ekipin e pare. U aktivizova me ekipin e dyte, por stervitesha me ekipin e pare. Ne fillim ka qene Anelka, me tej kemi pasur Ronaldinjo. Ne ndeshjet e mia te para ne kampionatin francez isha 19 vjec dhe fillova te luaja afer me Ronalidinjon, qe e mbaj si kujtim shume te mire".

    Perse u larguat nga PSG?

    "Per shume arsye, sepse une me shume modesti e them qe deshira ime e madhe eshte per t'u ngritur sa me lart ne klubet e futbollit. Dhe kam pare qe ai klub m'i ka dhene shanset per t'i arritur, eshte klub i madh dhe i famshem. Qe rruga ime te shpejtohej dhe t'i ngjitja shkallet me shpejt, ka qene momenti qe une te levizja ne nje klub tjeter. Sepse aty e kisha pasur imazhin e nje djali te ri, qe nuk eshte si nje tjeter. Paraqitja ime ne fushe ka qene shume e mire, kam qene edhe dy vite titullar, ku kam luajtur Ligen e Kampioneve me PSG-ne, kam qene shume i suksesshem kur arritem vendin e dyte. Aty e pashe qe duhet te largohesha per te marre nje nivel tjeter".

    Pse ishte kaq entuziaste, kaq fantastike, kaq eksituese, atmosfera futbollistike ne Marseje?

    "Une kur e kam pasur deshiren per t'u larguar nga Parisi, ka qene ose te iki une nga ky kampionat ose te iki te Marseja. Sepse eshte i vetmi klub i madh francez dhe fituesi i vetem i Liges se Kampioneve. Ka qene edhe finalist i Liges se Kampioneve dy vjet me pare, ku humbi me klubin e Beogradit. Marseja eshte e vecante, eshte si Napoli ne Itali, ku i gjithe qyteti ka shume tifozeri, jeton me futboll. Une nuk jetoj ne Marseje, por ne nje qytet te vogel afer Marsejes. Nuk iki shume ne Marseje, sepse eshte me te vertete cmenduri, iki i maskuar me kapele. Jam nje tip lojtari qe kam nevoje per nje mbeshtetje te madhe nga publiku. Kam qejf kur eshte ambienti i ngrohte".

    Dhe ky ambient nuk mungon ne Marseje?

    "Jo, aty eshte tamam sic e kam gjetur, nje vend qe me takon mua. Ajo ka qene nje nga arsyet e mia per ta vazhduar aventuren me kete klub".

    Keni nenshkruar me Marsejen per te vijuar kontraten tuaj deri ne vitin 2012?

    "Nuk kam nenshkruar akoma. Por jemi marre vesh me personat atje, me presidentin. Kur te kthehem nga pushimet do ta bisedojme atje".

    Pra do ta nenshkruani?

    "Po".

    Kush ju kontaktoi dhe si mberritet ne ekipin kombetar shqiptar?

    "Ka qene nje deshire personale, sepse gjithmone, qe kur e kam filluar futbollin, kam pasur si deshire dhe si enderr per te luajtur dhe te aktivizohem me ekipin tone kombetar. Duket ditur se perfaqesuesja jone, Shqiperia, perfaqeson te gjithe shqiptaret dhe ne kosovaret, i takojme asaj".

    I ndiqnit ndeshjet e Kombetares shqiptare kur ishit ne Zvicer?

    "I kam ndjek gjithmone. Sidomos, ajo ndeshje me Gjermanine, 4 me 3, ku Igli Tare shenoi 3 gola dhe Gjermania qe e ktheu rezultatin ne minutat e fundit. Kam ndjere afersi me lojtare si Igli, Strakosha, Lala dhe te tjere. Dhe ka qene nje deshire personale. Madje, kam pasur mikun tim aty, Edvin, ku ka qene kontakti im i pare ne Kombetare dhe jemi afruar bashke afer federates dhe ata kane ardhur ne France per te me pare mua gjate takimeve te mia. Me duket qe grumbullimi im i pare ka qene ne vitin 2002, perfshirja ime e pare, ne ndeshjen kunder Kosoves".

    Ka qene i veshtire debutimi juaj kunder Kosoves?

    "Ka qene shume e bukur, sepse eshte nga disa gjerat e bukura qe ben fati dhe jeta. Ka qene vendi ku babai im u aktivizua. Ka qene nje gje shume e bukur, me tej debutimi im ne ndeshjet zyrtare ka qene ne vende te tjera, ku kam kaluar shume kohe, ne Zvicer. Ka qene nje deshire e madhe te fitoja kunder Zvicres, fatkeqesisht ne humbem 3 me 2. Nga 30 mije tifoze, 15 mije prej tyre ishin shqiptare. Une u futa ne pjesen e dyte dhe qe nga ajo ndeshje nuk kam levizur nga formacioni kryesor".

    Shtypi shqiptar ka shkruar se trajneri aktual i Frances, Domenik, eshte shprehur se keni gabuar qe keni pranuar te luani me Shqiperine, se mund te kishit nje perspektive tjeter me Francen...?

    "Kur eshte bere selektimi, kemi biseduar me Domenik dhe me tha qe je nxituar qe ke zgjedhur te luash me Shqiperine, pasi, padyshim do ta kisha dhene edhe une shansin te jesh nje nga 22 lojtaret e Frances. Edhe tani ne Boterorin e Gjermanise, ku kisha per te qene nje nga 22 lojtaret per te luajtur per Francen. Une kam dhene gjithmone te njejten pergjigje, se per mua ekipi kombetar nuk eshte nje fare interesi, une mundohem te perfaqesoj anen personale, per familjen time dhe kosovaret e shqiptaret te luaj me te gjithe ekipet e medha te Evropes. Per mua, eshte nje lloj detyre qe une i bej atdheut tone dhe nuk duhet te kete asnje lloj interesi personal".

    Gjithsesi, duhet te kete pasur ndonje moment qe jeni penduar...?

    "Jo, kurre. Kam nder qe luaj per ekipin tone kombetar. Edhe pse ndonjehere nuk kemi uje te ngrohte ne stadiumin tone 'Qemal Stafa' per t'u lare, edhe ajo nuk eshte problem".

    Pritet qe Kosova te marre shume shpejt statusin e saj perfundimtar dhe padyshim do te kete nje ekip kombetar te futbollit. Ne rast se Kosova do te kete nje ekip kombetar, do te transferoheni nga ekipi yne?

    "Jane 2 gjera. Ky transferim eshte i mundshem, sepse ka rregulla, ka gjera. Nuk ka ardhur momenti per t'i kthyer pergjigje. Momenti i dyte eshte qe kete zgjedhje do ta bejme te gjithe se bashke, te vendosim te bejme se cila eshte gjeja me e mire per te dy vendet. Nese me pak forca qe kemi dhe do t'i ndajme, do te kemi dy ekipe jo te mira. Keto gjera vendosen sipas deshires dhe rruges qe do te vendosim te gjithe se bashku. Deshira ime eshte qe te kete nje Kombetare per nje komb".

    A mund te kemi nje ekip te perbashket kombetar?

    "Une e kam pak si pasion, une jam pak teper nacionalist. Megjithese nuk i shpreh idete e mia diplomatike, politike e gjera te tjera, sepse nuk me takon. Une mundohem te perfaqesoj kombin tim ne futboll. Por, sic e thashe, deshira ime eshte "nje komb, nje kombetare", nuk e di nese vete shqiptaret e kane kete deshire."

    Ne qofte se do te ndaheshin kombetaret do te kishim nje problem te madh, nuk do te humbnin vetem gjysmen e futbollisteve, por edhe tifozet e jashtezakonshem...?

    "Ajo nuk diskutohet. Te gjithe tifozet qe na mbeshtesin, nje pjese e madhe jane kosovare, qe gjejne menyra dhe shpenzime, per te na mbeshtetur dhe qendruar prane. Eshte e vertete qe ka per te qene nje humbje e madhe, por kur vjen momenti do te vendosim te gjithe se bashku".

    A mendoni qe prania e lojtareve qe kane ardhur nga Kosova e kane rritur mjaft cilesine e Kombetares shqiptare?

    "Ju edhe te gjithe shqiptaret mund ta thone kete pergjigje dhe kete gje. Por, une mendoj qe po, sepse duke konsideruar lojtar si, Besnik Hasi, qe ka dhene shume kontribut per vendin tone, si edhe Arjan Beqaj, ne porte. Kjo gjenerata e re qe ka ardhur me Currin, Berishen...".

    Si shpjegohet qe Kosova po furnizon Kombetaren tone me futbolliste kaq cilesore. Ka ndonje tradite apo me ndonje dicka tjeter?

    "Nje here duhet te kemi parasysh se ne Kosove jemi dy milione banore dhe jemi shume jashte. Po marrim si shembull Berishen dhe une, qe kemi lindur ne Kosove, por kemi dale nga vendi dhe kemi marre ate shkollen ne Perendim. Por, per shkak te lojtareve ne Kosove, me te vertete qe shkolla jugosllave ka ndikuar ne ate aspekt dhe ka ndikuar ne nje menyre te punes, arsyet e arritjes".

    Sa i ndiqni kampionatet kombetare ne Kosove dhe Shqiperi?

    "Shume pak, sepse nuk kam edhe kohe, por nuk kam edhe mediat per t'i ndjekur".

    A keni nje ide te nivelit te futbollit?

    "E kam, sepse i shoh disa lojtare te grumbulluar me ne, qe jane me kampionatin e Shqiperise. Eshte e vertete qe ekziston nje diference shume e madhe me disa kampionate te tjere, por kualiteti eshte. Normale qe kushtet e punes, vendet e punes ndikojne. Ne Evrope dhe Perendim, e di qe ka potencial shume te madh".

    Si shkoni me trajnerin Oto Baric?

    "Mire. Eshte nje person qe ka pervoje shume te madhe. Eshte interesante kur i merr mendim dhe si punon ky lloj personi. Megjithate, qe te gjithe presin nga ky person qe me eksperiencen e tij dhe menyren e punes, per ta ngritur ekipin kombetar dhe ky pritet qe te marre sa me shume rezultate".

    Ju keni luajtur edhe ne kohen kur Brigel ka drejtuar Kombetaren e Shqiperise. Cilat jane diferencat midis te dyve?

    "Ka shume diferenca, sepse jane dy persona me dy shkolla te ndryshme. Brigeli ka pasur ate menyren e punes dhe ate seriozitetin e shkolles se Gjermanise, por dalengadale u ambientua me sistemin shqiptar, sepse kemi nje mentalitet te ndryshem. Ka ditur qe ne momentin qe duhet, te jete qene me i ashper dhe me serioz dhe kur duhet t'i lere djemte te lire. Kemi kaluar momente shume te bukura me Brigelin".

    Deri ku mund te shkoje Shqiperia ne futboll?

    "Une jam nje person qe sheh realitetin. Ne vitin e ardhshem kemi shpresa te kualifikohemi per nje Evropian ose Boteror. Kemi mundesine, sepse duke pare rezultatet qe kemi pasur para shume kohe, ku Shqiperia ka qene ne nivelet me te poshtme te futbollit evropian edhe duke u ngritur shkalle mbas shkalle dhe nivelet. Duke pare ne shorte qe nuk jemi te fundit dhe disa rezultate, gjithcka eshte nese ne do te duam te ngjisim shkallet nje e nga nje, apo me shpejt".

    Ju jeni duke luajtur aktualisht ne kampionatin francez. Ne rast se ky kampionat nuk do te ishte aktualisht per ju, ne cilin kampionat do te deshironit te luanit?

    "Ka shume skuadra dhe ekipe qe kam deshire per te luajtur. Une kam qene gjithmone tifoz i Milanit. Une, nje pjese te endrres time e kam realizuar tashme, dua te realizoj ate pjesen tjeter. Shume persona me kane thene qe edhe te kampionati anglez te pershtatet shume menyra e lojes qe kam. Te shohim, nuk bej plane, mundohem te jap maksimumin gjithmone".

    Shtypi ka nenvizuar faktin qe ju jeni zgjedhur nga firma "Vikemberg" per te bere publicitetin e saj, eshte thjesht nje karriere e re apo cfare...?

    "Eshte gjithcka qe ka te beje me nje deshire, sepse me kane ofruar te jem mesazhi i Vikemberg ne France dhe e kam pranuar. Por, me pare kam bere edhe disa foto te tjera, pse jo si hobi jashte futbollit".

    Ju i keni deklaruar shtypit shqiptar se jeni i fejuar?

    "Jo nuk jam i fejuar dhe nuk besoj se do te fejohem, do te martohem direkt. Jam duke qendruar me nje goce kosovare dhe shume i lumtur. Deshira ime ka qene ta kaloj jeten me nje shqiptare dhe te shohim se deri ku...".

    Po ne te njejten interviste jeni shprehur se Gjakova mbetet nje nga vendet qe ju ndiheni shume mire...?

    "Jam gjakovar me prejardhje, te gjithe njerezit e familjes jane me prejardhje nga Gjakova. Eshte vendi im, ku ka kaluar familja ime dhe nje pjese jeton akoma aty. Une jam ambasador vete i Gjakoves".

    Ju vete do te jetonit me kenaqesi ne Gjakove?

    "Nje here per nje here do te jete e veshtire, sepse Vllaznimi nuk e ka arritur nivelin nderkombetar ne garat e futbollit. Por, jam vete tifoz i Vllaznimit. Ndoshta me vone, me gjithe deshire".

    Ju jeni zgjedhur ose perzgjedhur si perfaqesues ose ambasador i PNUD-it, cfare do te thote kjo?

    "Kjo ka qene, me te vertete nje nder, sepse kur me kane afruar per te propozuar kete post, kete imazh, eshte nje ceshtje qe e marr me shume seriozitet dhe do te mundohem ta bej punen deri ne fund, sepse ne Kombet e Bashkuara ekziston nje program per zhvillimin, PNUD. Eshte nje program per objektivat shumevjecare, ne shume aspekte, si varferia, uria dhe barazia gjinore, shume objektiva qe deri ne vitin 2015 te ndihmojne te gjithe keto vende te behen si te tjeret. Ne cdo vend kane nje tip ambasadori per ta ndihmuar dhe promovuar. Eshte rasti qe dy ambasadore jane futbolliste, ku Zidan dhe Ronaldo jane shpallur ambasador te ketij programi. Une kam qene i treti ambasador qe jam ofruar nga PNUD ne Kosove dhe do te mundohem te jap shume per programin".

    Kam lexuar qe ju intereson shume historia?

    "Eshte pasioni im. Mendoj se, nese nuk do te isha bere futbollist, do te kisha vazhduar shkollen per histori".

    A keni kohe per libra, per histori?

    "Kohe kam, sepse jemi shume ne udhetime, ne avione, ne hotele dhe kam lexuar shume. Kur vjen fjala per historine e popullit tone, kam shume interes, sepse ndoshta do te jete vendi, do te jete puna, qe mbas futbollit do te angazhohem. Per shembull, interesohem per arkeologjine dhe historine e popullit tone, meqenese i kemi si pasuri ne dhe do te veproj t'i mbaj dhe t'i ruaj keto".

    Pra, ne kemi nje futbollist te shkelqyer ne fushe dhe nje historian te shkelqyer...

    "Nuk dihet, pse jo".

    Cilat jane interesat e tuaja te tjera jashte fushes se stadiumit?

    "Kam edhe nje sport tjeter, sporti me makina. I ngas shume shpejt. Fakti qe puna ime dhe profesioni im me jep mundesi per t'i realizuar disa gjera".

    Cfare makine perdorni zakonisht?

    "Porsh".
    #VamosArgentina

  5. #45
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Lorik Cana, “luftėtari” i dashuruar


    “Unė jam njė person i thjeshtė, dhe dua tė mbetem kėshtu”. Lorik Cana, ėshtė shndėrruar nė njė idhull tė tifozerisė kuqezi, qysh kur luajti ndeshjen e parė ndėrkombėtare me Shqipėrinė, nė qershor tė vitit 2003. Loriku, djaloshi nga Gjakova, djali i nė futbollisti tė famshėm tė “Gjeneratės sė artė” tė FK Prishtina tė viteve 1980, Agim Cana, ėshtė i ftuari special i gazetės “Albania”. “Lideri” shpirtėror i Kombėtares (njė pėrcaktim i trajnerit Oto Bariē) ishte nė Tiranė sė bashku me tė fejuarėn e tij, arkitekten e re 23-vjeēare, Hana Nanēi, “fshehtas” medias sė shkruar, aparateve fotografikė dhe kamerave tė televizioneve, por jo larg vėmendjes sė posaēme tė “Albania”-s, pėr tė cilėn “ylli” i Kombėtares, nė prani edhe tė miqve tė tij tė ngushtė, pranoi tė rrėfehej nė barin “Pirro” tė Hotelit “Rogner Europapark” nė kryeqytet.

    Lorik Cana, nėnkampion me Olimpikun e Marsejės nė Francė, finalist i Kupės sė Francės, lojtari mė vlerėn mė tė shtrenjtė nė tregun futbollistik (10 milionė euro), kontratė e pasur me skuadrėn mė tė dashur pėr francezėt (180 mijė euro pagė mujore), lojtari mė i mirė i sezonit pėr formacionin e Olimpikut tė Marsejės i votuar nga ultrasit pas sezonit tė shkėlqyer (33 ndeshje, 2 gola). Loriku zhvilloi njė sezon tė shkėlqyer, me njė paraqitje konstante nė tė gjitha ndeshjet duke fituar njė status tė ri tė liderit nė fushė. Fizikisht impresionues, Cana ėshtė njė nga rikuperuesit mė tė mirė nė kampionatin francez, madje i zgjedhur pėr herė tė parė dhe nė formacionin ideal “Top-11” tė Ligės sė Parė franceze. “Luftėtari”, siē thirret ai nė median sportive franceze, konsiderohet si njė element i domosdoshėm i Olimpikut tė Marsejės. “Nė tė gjitha rastet, ai ėshtė njė lojtar qė jep gjithēka pėr Olimpikun e Marsejės, dhe ne na duhet ta falėnderojmė me gjithė zėmėr”- shkruan lephoceen.fr. Para dy ditėsh edhe befasia mė e fundit. “Football.fr”, e cila ka zhvilloi njė anketė, me specialistė francezė, nė lidhje me lojtarėt mė tė mirė tė botės, e pėrshtatur me pozicionin qė luajnė, e pėrzgjodhi Lorik Canėn si mesfushorin e dytė difensiv nė botė, pas lojtarit tė Milanit, Andrea Pirlo, duke lėnė pas Diarra tė Real Madridit, Makelelen e Ēelsit dhe Fabregas tė Arsenalit. Te Paris Sėn Zhermeni ende qajnė qė lejuan tė largohet djaloshi i ri, sot njė nga personazhet mė tė mediatuar nė Francė.



    Lorik, 2007-ta duket se ėshtė njė supervit pėr ju, nėnkampion i Francė dhe pjesėmarrje direkt nė Ligėn e Kampioneve, njė ėndėrr e juaja pėr ta realizuar me Marsejėn.

    - Sukseset janė tė shumta, por sezoni nuk ka qenė aspak i lehtė, madje do ta konsideroja tė vėshtirė nga shumė kėndvėshtrime. Ka qenė njė sfidė e madhe pėr tė gjithė ekipin e Marsejės, pasi kaluam njė sezon me dy pamje, njė lloj piramide e dyfishtė. Njė fillim i mirė nė kampionatin francez, njė vazhdim i keq dhe njė fund i jashtėzakonshėm. Gjatė kampionatit patėm disa momente tė vėshtira, pasi disa nga lojtarėt kryesorė pėsuan dėmtime disa javore, si Riberi apo Sise. Megjithatė, arritja e objektivit tė vendit tė dytė nė kampionat pas Olimpikut tė Lionit dhe njė vend nė Ligėn e Kampioneve pėrkrah klubeve mė tė mėdha europiane ėshtė njė sukses i madh pėr ne, ēka na bėri shumė tė lumtur nė pėrfundim tė sezonit, pėr tė kryer edhe pushime tė qeta.

    Gjithsesi finalja e humbur e Kupės, besoj se ende ju dhemb?

    - Ajo mbetet njė pikė e zezė, pasi e humbėm Kupėn e Francės, qė do tė ishte e dyta e imja me penallti, kur tri minuta pėrpara pėrfundimit tė shtesave, kundėrshtari ynė (Sedani) barazoi takimin (2-2) pėr ta fituar atė mė pas me gjuajtjet e penalltive, ku ne gabuam (Cana realizoi). Megjithatė, e pėrgjithshmja mund tė pėrmblidhet me njė fjali: Jam shumė i kėnaqur. Do tė mundohemi qė dhe vitin e ardhshėm tė bėjmė njė sezon tė tillė.

    Pėr herė tė parė Ligėn e Kampioneve e pėrjetove si lojtari i Paris Sėn Zhermenit, para tre sezoneve, nė vitin 2004, tani do ta pėrjetoni sėrish nė radhėt e Olimpikut tė Marsejės. A ndjen ndonjė ndryshim Loriku 23-vjeēar i Marsejės me Lorikun 21-vjeēar tė PSG-sė?


    Pa dyshim. Ka shumė gjėra qė i shoh dhe i vlerėsoj ndryshe, pėrfshirė edhe performancėn time tė tri viteve mė parė, qė nuk mund tė krahasohet me kėtė qė gėzoj aktualisht. Nė Ligėn e Kampioneve 2004-2005 ne ishim nė njė grup (H) me Ēelsin, CSKA-nė e Moskės dhe Porton. E filluam sfidėn shumė keq kur humbėm ndeshjen e parė 3-0 nė Paris me Ēelsin, qė ishte nė sezonin e tij tė parė me Mourinjon. Pas humbjes sė ndeshjes sė dytė, me CSKA e Moskės nė transfertė (2-0), fituam nė ndeshjen e dytė nė shtėpi fituam 2-0 kundėr Portos, me tė cilėn barazuam (0-0) dhe nė Porto. Barazuam nė “Stamford Bride” me Ēelsin (0-0) dhe ishim nė vendin e dytė pėrpara ndeshjes sė fundit, por humbėm nė Paris 3-1 me CSKA e Moskės dhe nuk mundėm tė kualifikoheshim pėr nė fazėn e dytė. Unė luajta nė tė gjashta takimet. Mbetet njė eksperiencė e bukur.

    Si e shihnin aventurėn me Marsejėn nė sezonin e ri tė Champions?

    Pėr Ligėn e tanishme tė Kampioneve, pėr atė qė nis nė shtator, do tė pėrpiqemi tė bėjmė mė tė mirėn, duke parė se gėzojmė edhe njė nga mbėshtetjet mė tė fuqishme nė Francė, por dhė nė raport me klubet mė tė mėdha europiane. Dua ta pėrjetoj Ligėn e Kampioneve nė mėnyrėn mė tė bukur, pasi e kam pasur ėndėrr ta luaja nė radhėt e Marsejės. E pres me padurim ballafaqimin me disa nga ekipet mė tė forta dhe shpresoj se ekipi ynė do tė bėj ndeshje interesante. Unė besoj se do ta kalojmė fazėn e grupeve. Do tė mundohemi tė tregojmė vlerat tona, forcėn e ekipit duke u kualifikuar sė pari nė 16 mė tė mirat e kontinentit, pavarėsisht se nuk kemi pėr momentin nuk e kemi vendosur se me cilin objektiv do tė ishim tė kėnaqur.

    U pėrfshitė nė skuadrėn ideale tė kampionatit francez, apo nė “Top-11” siē u etiketua ajo nė mediat franceze. Njė sukses individual

    - Ėshtė vėrtet njė kėnaqėsi. Njė arritje personale tė momentit, kėshtu mund ta konsideroja tani, pasi bėhet fjalė pėr njė kampionat qė ka pėrfunduar dhe njė tjetėr do tė nisė pas disa javėsh. Synimi im ėshtė qė ta arrij ēdo vit

    Lorik, le tė kthehemi te Kombėtarja, te dashuria e madhe e tė gjithė shqiptarėve. Katėr ndeshje tė suksesshme me Kombėtaren shqiptare nė kualifikueset e Euro 2008 dhe me tre ekipe tė lėna pas: Bjellorusinė, Slloveninė dhe Luksemburgut, me tė cilėn fituam dhe dy ndeshjet e fundit direkt. Mė 12 shtator presim Holandėn, njė sfidė e vėshtirė. Nė takimin e parė nė Amsterdam munguat pėr shkak tė pezullimit. Si po pėrgatitet kuqeziu Cana pėr sfidėn me “portokallinjtė” e Marko Van Bastenit.

    - Mosaktivizimi im nė Holandė e vlerėsoj njė humbje tė madhe personale por dhe me ndikim direkt per ekipin tonė. Takimet kundėr mė njė ekip tė madh si Holanda janė njė vitrinė pėr kombin tonė dhe futbollin shqiptar. Dy fitoret e me Luksemburgun u dhanė kėnaqėsi tė gjithėve. Unė mendoj se nėse do t’ pėrfundojmė ndeshjet nė grup nė vendin e katėrt, do tė ishte njė arritje e madhe pėr kombin tonė. Megjithatė kemi pėrballja tė vėshtira nė takimet e ardhshme. Holanda dihet kush ėshtė, por unė jam i bindur se ne nuk duhet tė kemi frikė. Nė Shqipėri nė duhet tė luftojmė edhe pėr fitore kundėr Holandės. Kemi njė mbėshtetje tė jashtėzakonshme nga tifozėt tanė, nga kudo qofshin ata. Tė gjitha ndeshjet e Kombėtares janė njė festė pėr tė gjithė, dhe ne duhet t’u ofrojmė atyre ndeshje tė jashtėzakonshme dhe spektakėl.

    Ndeshja juaj e parė ndėrkombėtare ka qenė ajo mė Zvicrėn (3-2), mė 11 qershor 2003, i thirrur nga trajneri gjerman Hans Peter Brigel, ndėrsa e fundit pėr momentin ėshtė ajo kundėr Luksemburgut (0-3) mė 6 qershor 2007 nėn drejtimin e kroatit Oto Bariē. Nė vlerėsimin e Lorik Canės, cilat jane per trajnerėt tė pėrbashkėtat dhe ndryshimet midis tyre?

    - Ka shumė ndryshim pa asnjė dyshim. I pari, Brigeli i pėrket shkollės gjermane tė futbollit, ndėrsa Bariē ėshtė produkt i shkollės jugosllave. Brigeli ka pasur disa gjėra plus, pasi ka pėrcjellė frymėn e Kombėtares gjermane, duke qenė shumė fleksibėl nė punėn me lojtarėt. Brigeli ishte njė individ shumė i mirė. Natyrishėm qė ka pasur edhe ndonjė gjė mangut, askush nuk ėshtė pėrfekt. Bariē ėshtė njė trajner me shumė pėrvojė dhe ėshtė shumė i menēur. Di tė marrė maksimumin nga lojtarėt e tij dhe nga grupi qė ka. Ėshtė njė trajner qė ka sjellė gjėra tė reja. Por gjithsesi, matės janė rezultatet. Ato nė futboll flasin pėr shumė gjėra dhe pėrcakton nė njė farė mėnyrė nė opinionin e pėrgjithshėm edhe nivelin e trajnerit.

    Jeni shprehur nė media se lėnia jashtė e ish-kapitenit tė Kombėtares Igli Tare dhe zėvendėsit tė tij, Besnik Hasi, mund edhe tė evitoheshin edhe pėr njė farė kohe.

    - Kėto janė vendime qė janė marrė nga trajneri dhe natyrshėm qė sollėn edhe debate. Unė dua tė them se me Besnikun dhe Iglin kam kaluar shumė mirė dhe se janė dy nga miqtė e mi shumė tė mirė. Pėr mua janė dy lojtarė qė kanė dhėnė kontributin e tyre nė ekipin Kombėtar: Besniku tetė vjet, Igli mė shumė. Igli Tare ėshtė njė nga figurat e mėdha tė futbollit shqiptar. Megjithatė, duhet respektuar vendimet e trajnerit, pasi ai ėshtė dhe drejtuesi i ekipit Kombėtar.

    Pushimet e tua nisėn nė Kosovė me Gjakovėn dhe Prishtinėn dhe pėrfunduan Shqipėri me Dhermiun e Tiranėn. Njė intinerar i cili po pėrsėritet vitet e fundit.

    - Nė Kosovė kalova shumė mirė. Takova njerėz tė familjes sime, por dhe persona qė i dua, tifozė qė vazhdimisht mė mbėshtesin pėr ēdo gjė nė Gjakovė dhe Prishtinė. Edhe nė Shqipėri kam shumė miq jashtė futbollit. Dhėrmiu ėshtė njė nga plazhet mė tė bukura dhe dėshiroja ta shfrytėzoja nė maksimum kohėn qė kisha nė dispozicion pėrpara se tė nisja me Marsejėn fazėn pėrgatitore.

    Si e pėrjeton famėn Lorik Cana. Nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni dhe nė Marsejė je idhulli i tifozėve. Sa ndikon ajo te ty?

    - Jo pak. Por, nėse ėshtė e lehtė ta arrisėsh ėshtė e vėshtirė ta mbash atė, si nė aspektin e lojės sė futbollit ashtu dhe nė jetė. Unė jam njė person i thjeshtė, i cili dėshiron dhe nuk i shmang marrėdhėniet me njezit. Dua tė mbetem kėshtu gjithmonė dhe mendoj se kjo ėshtė gjėja kryesore.

    Intervistoi: Dash Frashėri/ Albania-Sport

    Skeda

    Lorik Cana

    Datėlindja: 27.07.1983

    Vendlindja: Gjakovė

    Gjatėsia:186 cm

    Pesha: 86 kg

    Roli: Meshushor

    Kombėsia: Shiptare

    Nėnshtesia: Shqiptare, franceze dhe zvicerane

    Karriera

    - Lausanne Sports

    - Paris Saint-Germain (2000-2005)

    - Olimpik i Marsejės (nga 2005-2012)

    Ndeshjet

    - Liga 1 franceze: 130 ndeshje, 5 gola

    - Ndeshje mė Kombėtaren Shqiptare: 27 ndeshje/1 gol

    Arritjet

    - Fitues i Kupės sė Francės me Paris SG,2004

    - Nėnkampion i Francės, PSG (2004), OM (2007)

    - Finalist i Kupės sė Francės me O.Marsejės nė vitin 2006 dhe 2007

    - Top-11 i kampionatit francez 2006-2007

    - Futbollisti shqiptar i viti 2004, 2005, 2007

    - Liga e Kampioneve, 2004-2005, 2007-2008


    TE VECANTAT

    Mik me yje

    “Pėrveē dy lojtarėve tė mėdhenj si Xhibril Sise dhe Frenk Riberi i cili tani ka kaluar te Bajerni i Munihut njoh shumė lojtarė tė tjerė, si Gabriel Heince qė luan pėr Manēester Junaitid, Pauletėn e Paris Sėn Zhermenit apo Ronaldinjon e Barcelonės, tė cilin e kam takuar shumė herė pasi dhe jemi aktivizuar bashkė te PSG”.

    Ambasador i PNUD-it

    Cana luajti nė muajin maj pėrkrah emrave tė mėdhenj si Zidan, Ronaldo, Rivaldo nė ndeshjen e Bamirėsisė tė zhilluar nė “Velodrome” tė Marsejės. “Si shqiptari i vetėm nė atė takim, ishte njė kėnaqėsi e madhe pėr mua dhe pėr shqiptarėt kudo nė botė. Kjo ishte edhe pjesė e punės si ambasador i PNUD”

    Dy tatuazhet

    Atėherė 20-vjeēar, djaloshi Lorik Cana, nė sezonin e tretė si profesionist te Paris Sėn Zhermeni, “gdhendi” si tatuazh njė shqiponjė nė krahun e majtė. “Prej shtatė muajsh kam edhe njė tatuazh tė dytė, njė pėrkrenare ilire dhe simbolizon mbretėrinė dardane dhe e shkruajtur Dardania”- thotė me krenari Loriku.




    Manekin i Bikkembergs


    Bukuria mashkullore e Lorikut (186 cm) dhe performanca e tij te Marseja tėrhoqėn vėmendjen e botės sė modės. Mesfushori i Olimpikut tė Marsejės, ashtu Fabrizio Ravanelli apo Ludovik Zhyli pozon pėr markės sė njohur belge tė veshjeve Bikkembergs, qė njihet pėr vlerat dhe kualitetin e produkteve tė saj.



    Nje permbledhje te videove te Canes do te mund te gjeni ne

    www.albavideo.tk

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Miqesite VIP te Canes dhe tatuazhi i dyte

    28 Qershor

    Mesfushori me ne forme shqiptar, tregon disa nga elementet e tij jashte fushe. Me pikantja, tatuazhi i dyte pas shqiponjes, tani ne shpatull mban edhe stemen e Dardanise. Cana eshte i fejuar se fundmi me nje vajze nga Gjakova, nga eshte edhe me origjine

    “Pervec dy lojtareve te medhenj si Xhibril Sise dhe Frenk Riberi, i cili tani ka kaluar te Bajerni i Munihut njoh shume lojtare te tjere, si Gabriel Heince qe luan per Mancester Junaitid, Pauleten e Paris Sen Zhermenit apo Ronaldinjon e Barcelones, te cilin e kam takuar shume here pasi dhe jemi aktivizuar bashke te PSG”.Cana luajti ne muajin maj perkrah emrave te medhenjsi Zidan, Ronaldo, Rivaldo ne ndeshjen e Bamiresise te zhilluar ne “Velodrome” te Marsejes. “Si shqiptari i vetem ne ate takim, ishte nje kenaqesi e madhe per mua dhe per shqiptaret kudo ne bote. Kjo ishte edhe pjese e punes si ambasador i PNUD?it”Lorik Cana, ne sezonin e trete si profesionist te Paris Sen Zhermeni, “gdhendi” si tatuazh nje shqiponje ne krahun e majte. “Prej shtate muajsh kam edhe nje tatuazh te dyte, nje perkrenare ilire dhe simbolizon mbreterine dardane, e shkruajtur Dardania”? thote me krenari Loriku.Cana ne perfaqesuesen shqiptare njihej per shoqerine e tij te ngushte me Taren dhe me Hasin. Te dy keta futbolliste nuk luajne me ne skuadren kombetare, megjithate Cana eshte i gezuar nese do te perballet me Iglin ne Champions
    #VamosArgentina

  7. #47
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Cana: Vengeri me ka fiksim

    1 Korrik Ylli i Kombetares shqiptare, Lorik Cana, gjate nje interviste me gazetarin Blendi Fevziu per emisionin “Opinion +”, ka rrefyer jeten e tij dhe planet per te ardhmen. Mesfushori kaloi me shume se nje jave pushime mes plazhit te Dhermiut dhe Tiranes. Ai ishte i shoqeruara nga e dashura Hana Nanci, ish? Miss Gjakova.



    Babai juaj ka pasur nje karriere te famshme ne futboll me skuadren e Prishtines, gjate viteve ’80. Sa ka ndikuar kjo, ose cfare impresione keni nga karriera e tij?

    ”Une kam qene shume I vogel, sidomos ne ato vite, kur Prishtina arriti suksesin me te

    madh qe doli nga kategoria e dyte ne kategorine e pare. Une ne ate vit kam lindur dhe ai ka qene momenti me i suksesshem i futbollit kosovar dhe e ka bere ajo gjenerata e arte

    e futbollit ne Kosove; Fadil Vokrri, Agim Cana e shume lojtare te tjere. Ne Kosove kemi pasur gjithmone shkollen e futbollit jugosllav, kemi punuar me trajnere jugosllave dhe kjo ka ndikuar shume ne cdo aspekt te futbollit ne Kosove, nga tifozeria e te gjitha. Me I suksesshmi ne futboll ka qene Fadil Vokrri. Por, babai im ka shpresuar dhe ka enderruar qe une do ta kaloj nje dite”.

    A ka qene nje nga modelet qe ju keni pasur ne jeten e futbollit?

    ”Babi jo. Sepse ka shume pak kaseta, ka shume pak ndeshje, sepse kane pasur shume pak per t’i shikuar. Po une e kam pasur si shembull punen e tij dhe dua te them se tani jam futbollist, por une e kam thene, futbollisti qe jam, mbaj mbiemrin Cana, por mbaj mbiemrin e te gjithe familjes, sepse kemi bere nje pune te ekipit. Ne kemi bere nje pune te gjithe si familje, nena bente gatimin dhe punet e shtepise, babai gjithmone mbas meje ne stervitje dhe une ne fushe, kemi arritur nje sukses kolektiv”.

    Si jeni ndjere kur keni pare babane tuaj duke vrapuar ne fushe, ne nje moshe kur edhe

    vete jeni futbollist?

    ”Mua me kane thene gjithmone se babai im ka qene nje lojtar shume i ashper, me

    shume energji dhe shume luftarak. Thone se ne shume aspekte i ngjaj. Kur une e kam

    pare ne kasete, me jane dukur shume gjera te cuditshme, sepse kur degjon fjale dhe te shikosh imazhet eshte nje gje tjeter”.

    Sa i rendesishem ka qene futbolli ne ato kohera?

    ”Duke ditur se cfare atmosfere ka qene, sidomos ne aspektin politik, ju e dini shume

    mire se cfare roli luan sporti ne keto momente. Ne ato momente, futbolli e ka luajtur

    rolin e tij, si nje ambasador, si nje hap perpara per kosovaret dhe jemi munduar te kalojme mesazhin tone me futboll”.

    Perse pas viteve ’80, Kosova nuk e arriti dot kurre me ate nivel?

    ”Une nuk mund ta them, sepse jam shume i ri dhe kam ikur nga Ksova qe nga viti ’91.

    Besoj se ne ato aspekte ka shume pergjigje qe personat mund te imagjinojne”.

    A ju ka shtyre babai te praktikoni sa me shume futbollin, a ka qene ai shtytja kryesore?

    ”Ai ka qene shtytja kryesore”.

    A eshte e veshtire per nje futbollist t’i hyje karrieres, duke pasur edhe babane futbollist?

    ”Eshte veshtire, sepse para se te besh nje emer, ke nje mbiemer. Kjo eshte nje pergjegjesi shume e madhe. Por, une e kam pasur babane si nje force per mua, ngaqe ka pasur nje pervoje shume te madhe. E kam pasur si keshilltar gjate gjithe momenteve te jetes sime”.

    Perse u larguat nga Kosova dhe si?

    ”U larguam per shume gjera. Nje here qe babai kishte perfunduar karrieren dhe kishte

    pasur disa kontakte me Zvicren per t’u aktivizuar ne ligen e dyte dhe ka vendosur per t’u

    larguar atje. Ne jemi bashkuar atje pas disa muajsh. Duke pasur parasysh situaten e tensionuar me Jugosllavine, kemi vendosur per te jetuar ne Zvicer”.

    Kur u vendoset ne Zvicer ishit vetem 8 vjec, kur e keni filluar futbollin?

    ”E kam filluar me heret se te shkoja ne Zvicer, sepse gjithmone kur kam qene i vogel

    afer kam pas nje top. E kam pasur si mikun me te mire. Me pas kam filluar ne Zvicer me

    moshat e reja”.

    Pastaj si ka shkuar karriera?

    ”I kam kaluar te gjitha shkallet e te rinjve ne Lozane, duke arritur deri tek ekipi i shpresave. Ka qene nje moment shume i veshtire, pasi ne ato kohe ishte edhe lufta ne

    Kosove. Vitet 1999?2000 ka qene sezoni i vetem qe e kam lene futbollin menjane, sepse

    kane qene shume momente te veshtira per familjen”.

    Pse kane qene momente te veshtira per familjen?

    ”Sepse ne disa momente nuk kemi pasur ndonje lajm per familjen se ku ishin. Ishte

    veshtire per t’u perqendruar ne futboll. Ne ate momente kur gjithcka ka perfunduar, me

    tej jam shtyre me shume energji per te vazhduar. Ne kemi pasur nje moment qe e dinim

    te gjithe, se ka pasur shume emigrante kosovare ne Zvicer dhe Zvicra donte t’i kthente.

    Ka qene edhe babai dhe familja ime te perfshire. U afrua ai moment dhe ne u larguam per

    ne France”.

    Si ishte kalimi nga Zvicra per ne France?

    ”Ka qene nje transferim, si mund te thuash. Zoti vete e shkroi fatin ashtu. Kam pasur kontakte me Real Madrid dhe Arsenal. Per pune vizash, per pune pasaporte, nuk munda te shkoj. Ne Arsenal me ftuan per te me testuar. Ishte Venger ai qe do te me testonte 2

    jave”.

    A eshte e vertete qe Vengeri mbetet nje nga admiruesit tuaj?

    ”Eshte e vertete qe ne jemi ne kontakt prej kohesh, dhe ai ka nje sy per mua”.

    Nje vize ju pengoi te shkonit ne Angli...?

    ”Nje vize me pengoi, sepse kishim nje situate politike... dhe vendosem ate qe eshte me e lehte per ne, per te kaluar kufirin per ne France”.

    Kishit kontakte me PSG?ne?

    ”Personi qe eshte nje miku im, qe e kam ne Marseille, quhet Kristian Lavjer. Dhe, ai ka pasur kontakte me Parisin dhe dy klube te tjera franceze. Une ika atje te bej nje prove 10 dite. Me te prove, une i kam bindur te gjithe. Kushti im ka qene se une do te vij me

    gjithe familjen ne France. Ai me mbeshteti qe une te jap maksimumin per t’i plotesuar keto kushte. Qe nga sezoni 2000?2001, une kam filluar te ngjitem shkalleve”.

    Sa e rendesishme ka qene PSG per karrieren tende?

    ”Shume... Eshte klubi qe me ka ofruar gjithcka per te arritur dicka”.

    Perse u larguat nga PSG?

    ”Qe rruga ime te shpejtohej dhe te ngjitesha me lart, mora vendimin qe te levizja ne nje klub tjeter. Paraqitja ime ne fushe ka qene shume e mire, kam qene edhe dy vite titullar, ku kam luajtur Ligen e Kampioneve me PSG?ne”.

    Pse ishte kaq entuziaste, kaq fantastike, kaq eksituese, atmosfera futbollistike ne Marseille?

    ”Une kur e kam pasur deshiren per t’u larguar nga Parisi, ka qene per dy arsye; ose te iki nga kampionati francez ose te ikja te Marseja. Sepse eshte i vetmi klub i madh francez dhe fituesi i vetem i Liges se Kampioneve. Eshte i vecante si Napoli ne Itali, ku i gjithe qyteti jeton me futboll. Nuk shkoj shume ne Marseje, sepse eshte me te vertete cmenduri, iki i maskuar me kapele”.

    Kush ju kontaktoi dhe si mberritet ne ekipin kombetar shqiptar?

    ”Ka qene nje deshire personale, sepse gjithmone, qe kur e kam filluar futbollin, kam pasur si deshire dhe si enderr per te luajtur me ekipin tone kombetar”.

    Ka qene i veshtire debutimi juaj kunder Kosoves?

    ”Ka qene shume e bukur, sepse eshte nga disa gjerat e bukura qe ben fati dhe jeta. Ka qene vendi ku babai im u aktivizua. Ka qene nje gje shume e bukur, me tej debutimi

    im ne ndeshjet zyrtare ka qene ne vende te tjera. Ka qene nje deshire e madhe te fitoja

    kunder Zvicres, fatkeqesisht ne humbem 3:2”.

    Shtypi shqiptar ka shkruar se trajneri aktual i Frances, Domenech, eshte shprehur se

    keni gabuar qe keni pranuar te luani me Shqiperine, se mund te kishit nje perspektive tjeter me Francen...?

    ”Kur eshte bere perzgjedhja, kemi biseduar me Domenech dhe me tha qe je nxituar qe ke zgjedhur te luash me Shqiperine, pasi, padyshim do ta kisha dhene edhe une shansin te jesh nje nga 22 lojtaret e Frances. Edhe tani ne Boterorin e Gjermanise do te mund te isha nje nga 22 lojtaret per te luajtur per Francen. Une kam dhene gjithmone te njejten pergjigje, se per mua ekipi kombetar nuk eshte nje fare interesi, une mundohem te perfaqesoj anen personale, per familjen time dhe kosovaret e shqiptaret te luaj

    me te gjithe ekipet e medha te Evropes”.

    Gjithsesi duhet te kete pasur ndonje moment qe jeni penduar...?

    ”Jo, kurre. Kam nder qe luaj per ekipin tone kombetar. Edhe pse ndonjehere nuk kemi uje te ngrohte ne stadiumin tone _Qemal Stafa’ per t’u lare, por edhe ajo nuk eshte problem”.

    Ne qofte se do te ndaheshin kombetaret do te kishim nje problem te madh, nuk do te

    humbnin vetem gjysmen e futbollisteve, por dhe tifozet e jashtezakonshem...?

    ”Ajo nuk diskutohet. Te gjithe tifozet qe na mbeshtesin, nje pjese e madhe jane kosovare, qe gjejne menyra dhe shpenzime per te na mbeshtetur dhe qendruar prane. Eshte e vertete qe ka per te qene nje humbje emadhe”.

    A mendoni qe prania e lojtareve te cilet kane ardhur nga Kosova e ka rritur mjaft cilesine

    e Kombetares shqiptare?

    ”Mendoj se po, sepse duke konsideruar lojtare si Besnik Hasi, Arjan Beqaj, pastaj gjenerata e re qe ka ardhur me Currin, Berishen, Dallkun...etj”.

    Si shpjegohet qe Kosova po furnizon Kombetaren tone me futbolliste kaq cilesore.Ka ndonje tradite apo me ndonje dicka tjeter?

    ”Nje here duhet te kemi parasysh se ne Kosove jemi dy milione banore dhe jemi shume

    jashte. Po marrim si shembull Berishen dhe une, qe kemi lindur ne Kosove, por kemi dale nga vendi dhe kemi marre ate shkollen ne perendim”.

    Si shkoni me trajnerin Oto Baric?

    ”Mire. Eshte nje person qe ka pervoje shume te madhe. Eshte interesante kur i merr mendim dhe si punon ky lloj personi. Megjithate, qe te gjithe presin nga ky person qe me eksperiencen e tij dhe menyren e punes, ta ngreje ekipin kombetar”.

    Deri ku mund te shkoje Shqiperia ne futboll?

    ”Une jam nje person qe sheh realitetin. Ne vitet e ardhshme kemi shpresa te kualifikohemi per ne Evropian ose Boteror. Kemi mundesine, sepse duke pare rezultatet qe kemi pasur para shume kohe, Shqiperia ka qene ne nivelet me te poshtme te futbollit

    evropian, jemi duke u ngritur shkalle mbas shkalle”.

    Ne cilin kampionat tjeter do te deshironit te luanit?

    ”Ka shume skuadra dhe ekipe qe kam deshire per te luajtur. Une kam qene gjithmone tifoz i Milanit. Une nje pjese te endrres time e kam realizuar tashme, dua te realizoj ate pjesen tjeter. Shume persona me kane thene qe edhe te kampionati anglez te pershtatet

    shume menyra e lojes qe kam. Te shohim...”.

    Ju jeni zgjedhur nga firma “Vikemberg” per te bere publicitetin e saj, eshte thjesht nje

    karriere e re apo cfare?

    ”Eshte gjithcka qe ka te beje me nje deshire, sepse me kane ofruar te jem mesazhi i Vikemberg ne France dhe e kam pranuar. Por, me pare kam bere edhe disa foto

    te tjera, pse jo si hobi jashte futbollit”.

    Ju i keni deklaruar shtypit shqiptar se jeni i fejuar?

    ”Jo, nuk jam i fejuar dhe nuk besoj se do te fejohem, do te martohem direkt. Jam duke qendruar me nje goce kosovare dhe jam shume i lumtur. Deshira ime ka qene ta kaloj

    jeten me nje shqiptare dhe te shohim se deri ku...”.

    Cilat jane interesat tua te tjera jashte fushes se stadiumit?

    ”Kam edhe nje sport tjeter, sporti me makina. I ngas shume shpejt. Fakti qe puna ime dhe profesioni im me jep mundesi per t’i realizuar disa gjera”.

    Cfare makine perdor?

    orshe.

    Cana ne sallon estetik

    Lorik Cana dhe e dashura e tij Hana kane zgjedhur nje nga sallonet estetike me te njohura ne Tirane qe te kujdesen per lukun e tyre. Salloni frekuentohet nga personazhe VIP te muzikes, gazetarise, politikes si edhe te sportit. Ka qene linja e famshme e kremrave franceze “Sothys” te cilat i tregton kjo salloni ne fjale, ajo qe e ka shtyre Lorikun me te dashuren per te hyre ne kete sallon estetike. Futbollisti frekuenton te njejtin sallon edhe ne Paris. Lorik Cana me te dashuren kane qendruar per disa ore ne kete sallon estetike nen kujdesin e esetisteve profesioniste. Pas kohes se kaluar ne sallon, pronarja i saj i ka kerkuar Canes, te dale me te ne foto.



    “Vetem nje kombetare”

    Ne rast se Kosova do te kete nje ekip kombetar a do te transferohet Lorik Cana, nga ekipi yne perfaqesues”? eshte pyetja shqetesuese e cdo tifozi. “Jane 2 gjera? thote mesfushori? Ky transferim eshte i mundshem, sepse ka rregulla te FIFA?s. Por nuk ka ardhur momenti per te kthyer pergjigje. Momenti i dyte eshte qe kete zgjedhje do ta bejme te gjithe se bashku, te vendosim te bejme se cila eshte gjeja me e mire per te dy vendet. Keto gjera vendosen sipas deshires. Deshira ime eshte qe te kete nje Kombetare per nje komb”.



    “Pa futboll do isha historian”

    Ylli i kombetares shqiptare, Lorik Cana do te kishte qene nje historian nese nuk do te kishte luajtur kaq suksesshem si futbollist. Futbollisti e ka bere kete zbulim ne emisionin “Opinion Plus” te gazetarit Fevziu: ”Eshte pasioni im. Mendoj se nese nuk do te isha bere futbollist, do te kisha vazhduar shkollen per histori”. Futbollisti i perfaqesueses sone nuk ka pasur mundesi te vazhdoje nje shkolle te rregullt per shkak te futbollit profesionit, te cilin ai e ka filluar me PSG qekur ishte ende adoleshent.

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Cana pozon me estetisten e “SOTHYS”

    Derguar me: 01/07/2007
    • Nė sallonin e njohur, ku ka qenė bashkė me tė dashurėn, Lorik Cana ka pozuar nė fund edhe me estetisten Alma Bardhi, qė rregullon lukun e tyre

    Lorik Cana dhe e dashura e tij Hana zgjedhin njė nga qendrat estetike mė tė njohura nė Tiranė, “SOTHYS” qė tė kujdeset pėr lukun e tyre. Nė sallonin e njohur, ku ka qenė bashkė me tė dashurėn, Lorik Cana ka pozuar nė fund edhe me estetisten Alma Bardhi, qė rregullon lukun e tyre. Pėr shkak tė njė lapsusi, sqarojmė se nė foton e shfaqur dje nė “Gazetėn Shqiptare” (foto mė sipėr), femra nė krah tė Lorik Canės ka qenė pikėrisht estetistja Alma Bardhi dhe jo e dashura e futbollistit, me-gjithėse kjo e fundit ka qenė e pranishmė nė sallon nė ato momente.
    #VamosArgentina

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Cana: Kalova pushime te rehatshme

    E Merkure, 04 Korrik 2007


    Lorik Cana, futbollisti shqiptar i Marsejes, nje dite pas stervitjes se tij te pare me Olimpikun, shprehet i kenaqur nga pushimet e bera ne token shqiptare dhe se ndjehet teresisht i clodhur dhe gati per sezonin e ri. "Pushimet shkuan mire. Kam qendruar prane familjes ne Shqiperi deri ne diten e fundit. E kemi akoma pak mendjen te pushimet, - pohon Lorik Cana, - por jemi clodhur mire dhe i kemi idete e qarta". Gjithashtu, ai ndalet edhe te skuadra e tij dhe te blerjet e reja te skuadres. "I njihja lojtaret e rinj qe kane ardhur si kundershtare, ndersa tani me duhet t'i njoh si shoke skuadre dhe jashte fushave te lojes. Ata jane te Marseja, sepse i kane kualitetet per te qene ketu. Tani na takon neve per t'i integruar me skuadren".
    #VamosArgentina

  10. #50
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    A mua me duket, apo ky Cana eshte be pak i merzitshem me keto deklaratat e tij te perditshme neper gazetat shqiptare. As per Ronaldinhon nuk shkruhet aq shume, ndersa per Canen kaja nonen shqipe....
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 5 prej 25 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •