Close
Faqja 8 prej 25 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 242

Tema: Lorik Cana

  1. #71
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    Ai Me Duket Si Lojtare Koti Pavarsisht Se Luan Me Shqiperin Dhe Nuk Na Takojme Ta Shajme
    Ato Revistat Francze Shkruajne Se Duan Ta Shesin Sa Me Teper
    Ketu Ne Angli Une Nuk Kame Degjuar Ndonjeher Qe Arsenali Apo Man Utd Te Jene Te Interesuar Per Te
    Eshte Mi Mire Se Fabrigas Apo Mikelelen Qe Ky I Fundit Te Pakten Deri Sezonin E Kaluar Ka Qene Me I Miri Ne Bote Ne Ate Pozicion
    Cfare Bere Ne Ndeshjen Me Te Rendesishme Mund Te Them Ne Karieren E Tij. Me Liverpulin Ne Marsej
    Per Mendimin Time Ai Mund Te Jete Lojtare I Mire Ne Nje Ekip Vari Lesht Si Marseja Qe Po I Tregon Cilesit E Saj Qe Ne Renditje Ne Lige

  2. #72
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Cana, ja pse eshte kapiten i OM-se

    Lorik Cana ngrihet heret dhe ne oren 6.55 paraqitet ne qendren stervitore marsejeze, vetem nje minute pasi aty ka shkelur trajneri Erik Gerec. Dita nis me nje batute me belgun e famshem, ndersa te dy presin ardhjen e lojtareve te tjere qe nga Zubari e me radhe, por jo me pare se ora 7.12. Ne 8.43 Gerec e fton Lorikun per nje kafe. Vazhdojne pergatitjet per stervitje, shikime videosh, biseda me trajnerin etj., ndersa ne nje moment kerkohen njerez per te mbledhur topat e lene ne fushe qe nga stervitja e pasdites se nje dite me pare. Loriku hedh syte ne te kater anet per te gjetur “vullnetare”. I takon, kot nuk eshte kapiten.

    Dita kalon si gjithnje, ndonese duket shume e gjate, per shkak te rezultateve jo shume te mira dhe renditjes se dobet ne tabele te Olimpikut te Marsejes. Vjen dreka, pastaj pushimi dhe ne vijim seanca e pasdites, ku Gerec pergatit disa detaje taktike, per te cilat skuadra ka nevoje. Ne oren 18.30, pasi eshte bere dushi, te gjithe shperndahen per ne shtepite e tyre, apo atje ku duan te kalojne mbremjen. Por jo Loriku. Shqiptari qendron, sepse duhet te beje edhe 500 kercime te tjera, qe i ka si pjese te punes individuale. Nje kapiten qe shkon i pari ne klub dhe largohet i fundit. Ky ishte nje reportazh qe njera nga gazetat marsejeze pergatiti me titullin “Nje dite tek Olimpiku i Marsejes”.

    KORRIERI
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #73
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    E kėrkoi Roma, vlera e kartonit tė Canės arrin 13.5 milionė euro

    Shifėr rekord, 13 milionė e gjysmė euro. Asnjė futbollist shqiptar deri tani nuk ėshtė vlerėsuar kaq shumė. Teksa Roma e Franēesko Toti shpalli haptazi dėshirėn pėr ta pasur nė organikė, vlera e kartonit tė kosovarit kuqezi pėsoi njė rritje prej 3.5 milionė euro. Deri para disa javėsh, kartoni i Lorik Canės nuk i kalonte 10 milionė eurot. Por mjaftuan disa zėra merkatosh qė drejtuesit e Marsejės tė vėnė duart pėrpara. Ende nuk dihen nėse presidenti i Olimpik Marsejės, Pap Diop do tė ndjekė tė njėjtėn strategji me Lorik Canėn, sikundėr edhe mė parė me futbollistė tė tjerė, teksa u ka ngritur edhe artificialisht vlerat e kartonėve tė tyre pėr t’i shitur sa mė shtrenjtė. Por, pėrveē Canės, ngritje ka njohur edhe Ervin Skela, vlera e kartonit tė tė cilit ka shkuar nė 1 milionė euro nga 800 qė ishte deri pak kohė mė parė. Gjithashtu njė kuotim mjaft tė mirė ka marrė edhe talenti i ri i Palermos, Edgar Ēani, i cili vlen po aq sa edhe Skela, njė milionė euro. Ēani ėshtė futbollisti mė i shtrenjtė i U-21 tė Shqipėrisė. Ndėrkohė ditė tė vėshtira si nė fushė dhe jashtė saj po kalon Erjon Bogdani. Vlera e kartonit tė tij nga 6.5 milionė euro ka zbritur nė 2.8 milionė euro, duke treguar qartė krizėn qė po kalon sulmuesi i Livornos dhe i kombėtares shqiptare.

    Ishte
    Lorik Cana: 10 mln euro
    Ervin Skela: 800 mijė euro
    Erjon Bogdani: 6.5 mln euro
    Edgar Ēani: 100 mijė euro
    Gilman Lika: 200 mijė euro

    Ėshtė
    Lorik Cana: 13.5 mln euro
    Ervin Skela: 1 mln euro
    Erjon Bogdani: 2.8 mln euro
    Edgar Ēani: 1 mln euro
    Gilman Lika: 500 mijė euro

    TIRANA OBSERVER
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #74
    MiKeL Maska e Orgjinal
    Anėtarėsuar
    22-11-2007
    Vendndodhja
    Afer Teje
    Postime
    27
    Cana do bej Gabimin me te madh nqs do e lej ekipin e Marseille.
    Ckerkon me Cana?
    Aty ka arritur deri ne Sheritin e Kapitenit te ai Ekip , ku pak lojtar e gezojne ate status.
    Vdekja eshte e bukur, kur jeta eshte e shemtuar.

  5. #75
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Lorik Cana: Jam krenar pėr pavarėsinė e Kosovės

    "E kemi pritur prej shekujsh, njerėzit e meritonin"

    Lorik Cana ka deklaruar se ndihet krenar pėr pavarėsinė e Kosovės. 17 shkurti ėshtė shndėrruar nė njė ditė historike dhe ka shėnuar lindjen e shtetit mė tė ri nė Evropė. Nė njė deklaratė tė shkurtėr tė dhėnė pėr agjencinė franceze tė lajmeve, "AFP", kapiteni i Olimpik Marsejės, qė ėshtė edhe njė prej shtyllave kryesore tė Kombėtares shqiptare, nuk e ka fshehur gėzimin pėr kėtė ngjarje tė shumėpritur. "Shpallja e pavarėsisė ėshtė diēka qė mė bėn krenar, mė lumturon pamasė, pasi e kemi pritur prej shekujsh", tha 24-vjeēari. "Kjo ngjarje duhet t‘i shėrbejė Kosovės pėr tė ecur pėrpara. Duhet tė pranoj se jam i lumtur pėr familjen time, qė ndodhet atje. Mendoj se njerėzit e meritonin. Unė jam shumė krenar pėr ardhjen e pavarėsisė".

    Ashtu sikurse tė gjithė kosovarėt qė janė detyruar tė largohen nga vendi i tyre, dita e djeshme ėshtė ndjerė edhe nga Loriku, qė ėshtė njė ndėr lojtarėt mė tė spikatur me origjinė shqiptare dhe tashmė pėlqehet edhe nga skuadrat mė tė mėdha nė Evropė. I lindur nė Prishtinė, nė korrik tė vitit 1983, Cana ėshtė larguar nga vendlindja e tij kur ishte vetėm 9 vjeē (nė vitin 1992). Shkak ėshtė bėrė situata e tensionuar nė rajon dhe luftėrat qė shėnuan ndarjen e ish-Jugosllavisė. Nė atė periudhė futbollisti u transferua nė Zvicėr, ku ndodhej familja e tij dhe brenda pak kohėsh fitoi statusin e azilantit politik. Nė vazhdim tė deklaratės sė tij, mesfushori nuk e ka fshehur dėshirėn pėr tė qenė i pranishėm nė kryeqytetin e Kosovės, Prishtinė, pėr tė festuar ashtu sikurse mijėra bashkėkombėsit e tij. "Do tė mė kishte pėlqyer tė kisha qenė prezent atje (nė Kosovė) tė dielėn, por kishte disa gjėra tė rėndėsishme qė duhej tė bėja me Marsejėn", deklaroi Cana, duke iu referuar takimit qė skuadra e tij zhvilloi me PSG-nė.

    Kombėtarja

    Pavarėsia e Kosovės ka vėnė nė dyshim tė ardhmen e Kombėtares shqiptare tė futbollit. Data 17 shkurt ka shėnuar lindjen e njė shteti, qė ashtu sikurse ēdo vend tjetėr i pavarur do tė ketė simbolet e tij, jo vetėm nė arenėn politike, por edhe nė atė sportive. Kjo do tė thotė qė shumė shpejt federatat kosovare do tė aderojnė nė organizmat ndėrkombėtare dhe do tė jenė aktive nė tė gjitha aktivitetet me ekipet pėrfaqėsuese. Ky ndryshim do tė ndjehet mė sė shumti nė Kombėtaren shqiptare tė futbollit, ku luajnė njė numėr i madh kosovarėsh, tė cilėt janė shtylla tė rėndėsishme tė skuadrės. Prej kohėsh Cana, Dallku, Curri, Beqaj e tė tjerėt kanė bėrė tė ditur se pas shpalljes sė pavarėsisė do tė dalin me njė vendim tė pėrbashkėt rreth tė ardhmes sė tyre. Sipas tė gjitha gjasave, ata do tė pėrfaqėsojnė Kosovėn, njė fakt pėr tė cilin ēdo shqiptari do t‘i bėhej qejfi, por qė faktikisht do shėnonte largimin e "boshtit" tė pėrfaqėsueses kuqezi.

    GAZETA SHQIP
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #76
    Duhet te Krenohemi me Lorik Canen per arsyje te shumta nder to jane:
    eshet Kapiten i Skuadres me te mir Franceze, Pastaj Lojtar qe perfaqeson kombin tone ne
    arenen nderkombetare e shum e shum te tjera.
    Ju lutem Votone te gjithe Lorik Canen ne site te OM.

    (( http://www.om.net/index.php?pid=0&lng=fr ))
    Inter Campione d'Italia!!
    2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013... 2500

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Roma ne kerkim te Lorik CANES. kushton 13 milion.

    Roma eshte ne kerkim te Lorik CANES per vitin qe vjen, por Olimpik i Marsejes e vlereson CANEN rreth 13 Milion Euro.

    per me shume :

    Ma la Roma, sotto traccia, lavora anche per il mercato in entrata. Emissari giallorossi stanno seguendo l'albanese Lorik Cana, centrocampista centrale del Marsiglia. Di passaporto francese, č un punto fisso del gruppo di Gerets. Classe 1983, č arrivato dal Psg nel 2005. La trattativa, una volta iniziata, sarą comunque ardua. Perché l'OM intende rinnovare il contratto al giocatore. Un accordo gią a lunga scadenza (2012) che potrebbe ulteriormente allungarsi. Il secondo problema, ma non per importanza, č la valutazione che il club francese ha fissato per Cana: 13 milioni.

    http://controcampo.mediaset.it/artic...colo6331.shtml
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #78
    Xhuxhumak, shume me vonese na i nxore kete lajm, hidhi syt pak me lart, e ke dhe ne shqip po deshe.
    Welt Meister 2014

  9. #79
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2008
    Postime
    36
    Cana beri nje autogol sot...po nejse se marseja gjithsesi e mundi lionin 3-1

  10. #80
    http://www.youtube.com/watch?v=mzMiaz2NAQI

    Kronika e ndeshjesh Marsej - Lion 3-1

Faqja 8 prej 25 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •