Close
Faqja 7 prej 25 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 242

Tema: Lorik Cana

  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Lorik Cana: I formuar per te fituar

    E Diele, 15 Korrik 2007

    Lorik Cana e di se angazhimi i tij fizik, ana luftarake e lojes se tij, e ka bere popullor te Marseja, dhe se ai duhet te qendroje ne menyre konstante ne nivelin e tij per t'u pergjigjur vemendjes dhe respektit te mbeshtetesve. Tashme Lorikun po e shohim edhe ne rolin e nje golashenuesi. Per gazeten marsejeze "La Provence", Cana dha kete interviste:

    Lorik, cilat jane pershtypjet e tua te para per Marsejen e re?

    Ato jane shume te mira. Ne jemi mirekuptuar shume shpejt me lojtaret e rinj, po punojme mire per te krijuar nje grup kompakt.

    Diferenca e madhe me sezonin e kaluar, ishte pikerisht besimi i tepruar te lojtaret e rinj te rekrutuar.

    Sa me shpejt lojtaret te mberrijne, aq me shpejt do te formohet nje grup, me veprime te harmonizuara. Ne shtate ndeshje miqesore, ne kemi kohen e mjaftueshme per kedo qe deshiron te njohe vlerat e tyre. Drejtuesit kane punuar mire qe grupi te ndertohet shume shpejt.

    Goli juaj nga 20 metra ne kunder Monpeljese, edhe pse ne nje ndeshje miqesore ishte fantastik.

    Eshte nje nga fushat ku une duhet te bej perpjekje per te progresuar. Albert Emon (trajneri) me ka folur shpesh, ashtu si babai im dhe trajneri i Kombetares shqiptare. Une kam nje goditje te fuqishme, por vitin e kaluar, une "ujita" jo pak here tribunat dhe publikun. Kjo vjen edhe nga fakti qe une hallakatem shume gjate lojes dhe kur vjen casti i bekuar, mua me mungon qartesia. Nese do te arrij te kanalizoj energjite e mia, une do te arrija te finalizoja me mire.

    Ekziston shpesh pershtypja se ju i ushtroni shume fuqi ne gjuajtjet tuaja.

    Eshte e sakte, une kam deshire qe ta fus portierin me gjithe top brenda rrjetes, por kjo nuk eshte nje gje e madhe. Duhet te mesohem te kem me shume precizion dhe me shume shtendosje. Besimi mund te me cliroje gjithashtu.

    Te permiresosh nje pike te dobet nuk te pengon te ruash nje pike te forte. Do te kemi gjithmone nje Cana luftarak?

    Une jam formuar keshtu. Nuk deshiroj te humbas gjerat e mia baze. Une gjithashtu jam i ndergjegjshem per imazhin qe le te njerezit, nuk deshiroj kurre t'i zhgenjej. Une do te qendroj gjithmone i njejti njeri, duke u perpjekur te permiresoj tekniken. Gjithmone ky lloj lojtari pelqehet nga shumica e klubeve, por ne Marseje akoma me shume. Por kjo te jep pergjegjesi. Me presin te jem gjithmone ne ate nivel. Nuk mund te dobesohem.

    Sa here ke degjuar shprehjen: "Ah, sikur te kishim njembedhjete Cana..."?

    Por, jo! Te pakten duhet thene pa portierin. Dhe sulmuesit! Une nuk jam i afte te bej ato qe bejne Taivo ose Beje, Niang ose Nasri. Njerezit mendojne ne aspektin mendor, por cdo lojtar ka karakteristikat e tij te vecanta.

    Efektivi i perforcuar, rolet e dubluara, cili rrezik mund ta shqetesoje Olimpikun e Marsejes?

    Duhet qe te gjithe te perpiqen qe ta mbajne ekipin ne nivele te larta. Me pesedhjete ndeshje ne sezon, ne do te kemi sigurisht te gjithe mundesine per te luajtur. Pas kesaj, ketu, ne jemi vendosur nen nje presion te madh. Duhet te ndertojme baza te mira per te perballuar sfidat.

    Roli juaj si zevendeskapiten eshte i rendesishem?

    Po. Kjo tregon ate cka te gjithe presin nga mua. Une e marr kete si nje nder, si nje mirenjohje. Por, kur Habibi (kapiteni) eshte aty, une qendroj ne "pension". Prej pese vjetesh, Olimpiku i Marsejes eshte pas tij dhe ai ka vlera. Ne Marseje, ky rol eshte honorifik, por sjell pergjegjesi, dhe duhet te jesh shembull.

    Cili eshte percaktimi juaj i fjales kompeticion?

    Per nje sportist, eshte dicka qe duhet te jete midis nesh. Une jam i formatuar per kete, per te fituar cdo ndeshje, edhe sikur te luaj letra apo basketboll me miqte e mi. Une jam i lindur per te fituar. Dhe ne profesionin tim, une jam i kushtezuar per kete.
    #VamosArgentina

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Cana: Asgjė s'krahasohet me Marsejėn

    Derguar me: 20/07/2007
    • Lorik Cana i ka treguar edhe njėherė besnikėri Marsejės, teksa e ka quajtur ekipin nga "Velodrome" si zgjedhjen e jetės sė tij.

    I pyetur nėse ka patur oferta nga klube tė tjera nė muajt e verės, mesfushori i kombėtares shqiptare ėshtė pėrgjigjur me sinqeritet: "Oh, po. Por nuk kisha dėshirė tė lėvizja. Pėr mua, sot pėr sot Olimpiku i Marsejės ėshtė mbi tė gjitha dhe nuk krahasohet me asnjė klub tjetėr", ka thėnė kosovari.
    #VamosArgentina

  3. #63
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Lorik Cana: “Holanda, mė shumė se njė ndeshje futbolli”
    “Besnik Hasi njė mik i shkėlqyer”, “Arjani ėshtė ekzemplar si shok”, “Dallku ka zemėr tė madhe”, “Curri modern”, “Besarti perindimor nė lojė”, “Rrustemaj me vlera”. Kėto janė vlerėsimet e Lorik Canės per futbollistet kosovare te Kommbetares, tė thėna gjatė njė interviste ekskluzive pėr Albania-Sport.com.


    Lorik, shprehėt keqardhjen tuaj pėr mungesėn gjatė ndeshjes sė parė me Holandėn nė Amsterdam, tani keni mundėsinė tė tregoni veten nė Tiranė, kur “kursyet” edhe ndeshjen me Maltėn, pėr tė mos u dėmtuar pėr takimin me “tulipanėt”. Ē’mund tė presim nga zėvendėskapiteni Cana?


    Ndeshjen me Holandėn e konsideroj mė shumė se njė takim futbolli, por si njė bashkim kombėtar midis lojtarėve dhe tė gjithė tifozerisė shqiptare nga e gjithė bota. Duhet tė luftojmė tė gjithė sė bashku pėr tė fituar ndaj njė ekipi qė ėshtė njė ndėr mė tė mėdhatė nė botė, dhe njė prej skuadrave mė tė vėshtira qė ėshtė ndeshur ndonjėherė Shqipėria. Fitoren dua ta shohim si njė gėzim kombėtar dhe si njė festė futbolli. Kemi rastin pėr ta prezantuar bukur Shqipėrinė. Njė fitore pėr mua do tė ishte ideale, por dhe njė rezultat pozitiv do tė ishte bukur.

    Keni filluar ta godisni portėn nga larg, madje jeni shprehur nė mediat franceze, se keni filluar tė mėsoheni me kėnaqėsinė qė tė jep goli. A do tė kemi njė gol nga Cana nė ndeshjen zyrtare, kur kemi parė vetėm njė tė tillė nė miqėsore?


    Gola kam realizuar disa herė me Marsejėn, por nga goditje standarde, por nga loja nuk kam qenė shumė i suksesshėm. Te Marseja janė tė kėnaqur me lojėn time dhe nuk u vėnė shumė rėndėsi golave, por nė Shqipėri e ndjej se i duhet dhėnė mė shumė Kombėtares, jo se nuk e kam bėrė deri tani, por e ndjej se duhet mė shumė.

    Ju vlerėsoheni si njė nga lojtarėt mė tė mirė tė kėtij grupi, pėrse kjo “pakėnaqėsi” ndaj vetes?


    Punėn time e kam kryer gjithmonė, por nga ajo qė presin prej meje duhet tė arrij nė njė nivel tjetėr.

    Bariē pėrsėrit shpesh se ka grupin mė tė mirė tė lojtarėve qė ka pasur Shqipėria, ti ndan nė tė njėjtin mendim me trajnerin?

    Unė dėshiroj tė theksoj se ky ėshtė grupi mė i ri i lojtarėve qė ka pasur ndonjėherė Kombėtarja, tė paktėn tė kėtyre viteve tė fundit. Mundet tė jetė njė grup i mirė, por nuk mė pėlqen tė komentoj mendimet e trajnerit, pasi unė i shoh gjėrat thjesht si futbollist.

    Nė Kombėtaren shqiptare aktivizohen njė numėr i konsiderueshėm titullarėsh qė vinė nga Kosova. Cili ėshtė vlerėsimi i Canės pėr ta, duke nisur nga portieri Arjan Beqaj?


    Arjani do tė vinte te Marseja, por pėr shkak tė disa pengesave nga klubi i tij, por dhe pse ne morėm njė portier tė ri, ai nuk mundi tė vinte nė Francė. Arjani ėshtė njė portier shumė i mirė, ekzemplar si shok dhe besoj se do t’i duhet edhe pėr shumė kohė ekipit Kombėtar.

    Armend Dallku?


    Dallku ėshtė njė lojtar me njė zėmėr tė madhe dhe jep maksimumin nė fushė, gabon apo s’gabon ėshtė diēka tjetėr, por ėshtė njė futbollist qė jep gjithēka pėr Kombėtaren. Ėshtė njė lojtar modern dhe i fuqishėm, njė nga pikat e rėndėsishme tė mbrojtjes sonė.

    Debatik Curri?

    Ka vetėm njė vit me Kombėtaren, por e ka treguar se e ka merituar vendin dhe fanellėn. Ėshtė njė lojtar i ri dhe i talentuar, vlen shumė pėr tė ardhmen.

    Besart Berisha?

    Sė pari mė vjen keq qė e humbi ndeshjen me Holandėn, pasi ishte pėrgatitur shpirtėrisht. Besarti ėshtė formuar nė perėndim, ėshtė njė talent i jashtėzakonshėm, shumė teknik dhe i shpejtė. Ėshtė njė djalė shumė i mirė edhe jashtė futbollit. Nėse punon dhe ka fat mund tė shkojė shumė larg.

    Blerim Rrustemaj?

    Blerimi ėshtė njė lojtar, i cili nė debutimin e tij tė parė nė ndeshjen kundėr Anglisė (B) e tregoi veten se ka vlera dhe mund t’i shėrbejė Kombėtares. Besoj se do t’i vijė dhe radha edhe atij.

    Nė ndeshjen me Holandėn do t’i japė lamtumirėn futbollit me Kombėtaren, Besnik Hasi, njė ndėr mė tė vlerėsuarit me fanellėn kuqezi. Mesazhi i Canės pėr tė?

    Besniku ėshtė njė nga miqtė e mi mė tė mirė. Kam kaluar shumė vite mė tė nė ekipin Kombėtar dhe mė ka ndihmuar shumė nė fillimet e mia. Pėr mė tepėr qė tė dy jemi nga Gjakova, kemi pasur njė marrėdhėnie tė veēantė, por jo vetėm unė, tė gjitha djemtė kanė pasur raporte tė jashtėzakonshme me tė. Njė futbollist qė ka dhėnė njė kontribut tė madh. Ėshtė njė ndėr lojtarėt e vetėm shqiptarė qė ka luajtur rregullisht nė Ligėn e Kampioneve dhe njė karrierė tė shkėlqyer. E konsideroj njė shembull respekti.

    albania-sport

  4. #64
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Chelsea vezhgon Lorik Canen

    Ne intervisten per Albania-Sport ku Cana kerkonte falje popullit shqiptar per incidentin ne ndeshjen me Hollandet permend se skautet e Chelseat kane qene prezent ne ndeshjen e para tri javeve PSG - Olimpik Marsej per te vezhguar nga afer.......

    Ndoshta supriza vin se shpejti, te presim edhe pak....

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    se besoj
    fryrje e rradhes shte kjo asgje me teper

  6. #66
    Jeto qe te mesosh Maska e CuLi-GoaL
    Anėtarėsuar
    08-11-2007
    Vendndodhja
    GJAKOVA CITY
    Postime
    437

    Menagjer te Chlsea-s dhe juves ndjekin Canen

    Menagjer te Chlsea-s dhe juves kane qen kan qen ne ndeshjen qe Marseille humbi 0 me 4 nga Liverpool-i per ta vezhguar Lorik Canen kosovari kerkohet nga shum ekipe te medha evropiane ?

  7. #67
    8cubanezi3 Maska e Cub
    Anėtarėsuar
    22-02-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    111
    Esht edhe lojtari qe ka thene nuk luaj me me shqiperine!! se do luaj per kosoven....
    Tålkģng behind my båck? While yoł re there..Kiss My Ass!!

  8. #68
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    Citim Postuar mė parė nga Cub Lexo Postimin
    Esht edhe lojtari qe ka thene nuk luaj me me shqiperine!! se do luaj per kosoven....
    Akoma me thashetheme ju.
    E lexova dhe rilexova 100 here intervisten e Canes dhe askund nuk thote qe sdo luaj per Shqiperine.Biles ai kerkon nje kombetare futbolli edhe pse Kosova do jete e pavarur.

    Plus qe Cana nuk pranoi te luaj per Francen atehere kur u kerkua sic bene ca shpifarake te tjere si Behrami,Sotir Nini,Milaim Rama etj.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  9. #69
    ReaL maDriD Maska e ReaLFan
    Anėtarėsuar
    04-06-2007
    Vendndodhja
    N'Zvicerr
    Postime
    1,199
    Po te Isha Un si Cana nuk do shkoja te ndonje Top ekip evropjan se do humb shum Cana pastaj.. Si pershebull Michael Ballak Apo sheva
    ReaL madriD
    Campeón de Liga 2007/08
    Repasa el triunfo de la Liga 07/08 del Real Madrid.

  10. #70
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Qendi
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    2,102
    Football.fr: "Klubet e mėdha evropiane "ēmenden" pas Lorik Canės"

    Ne numrin e djeshem te revistes prestigjioze franceze qe i kushtohet ekslkluzivisht vetem futbollit eshte dhene ne lajm, paksa senzancional dhe entuziazmues qe si per protagonist kryesor te ngjarjes kishe yllin e mesfushes shqiptare Lorik Cana.
    Aty thuhej se klubet te cilat interesohen per te janeayern Munchen.Arsenal.Chelsea,Man UTD,Juventus,Real Madrid,Milano dhe skuadre te tjera.Faqja franceze “Football.fr”, e cila ka zhvilloi njė anketė, me specialistė francezė, nė lidhje me lojtarėt mė tė mirė tė botės, e pėrshtatur me pozicionin qė luajnė, e pėrzgjodhi Lorik Canėn si mesfushorin e dytė difensiv nė botė, pas lojtarit tė Milanit, Andrea Pirlo, duke lėnė pas Diarra tė Real Madridit, Makelelen e Ēelsit dhe Fabregas tė Arsenalit.Mirepo kjo nuk ndalet me kaq kjo faqe jep edhe mundesite e klubeve vec e vec qe kane gjasa ta transferojne Canen dhe poashtu cakton nje shume marramendese mund ta qujame e cila eshte hic me pak se 25 milione euro qe do duhej te jepnin keto klube ne kembim te yllit shqiptar.

    ARSENALI – Dashuria e parė e Canės jashtė Francės, njė dashuri qė lindi kur shqiptari pėrgatitej si futbollist nė akademinė e Lozanės nė Zvicėr. Tė besuarit e Arsen Vengerit nuhatėn te ai, atėherė 16-vjeē, lojtarin me tė ardhme. Sinjali nga trajneri i njohur francez mbėrritėn te familja e Canės (refugjate nė Zvicėr), por pamundėsia pėr tė siguruar letrat legale tė transferimit nė ishullin britanik anuluan edhe testimin e Lorikut pranė skuadrės sė “Topēinjve”. Sinjalet (kėsaj radhe gjysmėzyrtare) u pėrsėritėn edhe gjatė kėsaj vere, kur mbaroi sezoni 2006-2007, por Cana zgjodhi rinovimin e kontratės me Marsejėn deri nė vitin 2010, kjo edhe pėr shkak tė njė politike finaciare tė drejtuesve tė klubit pėr ta shitur shtrenjtė, ashtu siē bėnė edhe me Frenk Riberinė te Bajerni i Mynihut nė vlerėn e 25 milionė eurove. Trajneri i shquar francez, Arsen Venger, u interesua personalisht pėr talentin shqiptar dhe nisi pėrmes tė besuarvė tė tij bisedimet me menaxherin e mesfushorit Cana, qė ėshtė i ati i tij, por nga Agimi (babai i Loriku) u kėrkua njė njė pagė mujore prej 200 mijė eurosh (atėherė tek Olimpiku ai paguhej 150 mijė euro nė muaj). Venger, konsiderohet si rekrutuesi mė i mirė i talenteve tė rinj dhe njė pėrforcim me Canėn vitin e ardhshėm do tė garantonte teknikut njė kopje tė Patrik Vierasė. Aq mė tepėr kur Gilberto Da Silva dhe Sesk Fabregas janė nė ikje e sipėr

    BAYERNI MUNCHEN – Njė emėr i pėrmendur jo rallė si alternativė e mundshme e Lorik Canės. Te rekordmenėt e Gjermanisė francezėt kanė qenė tė pranishėm gjithmonė, por transferimi gjatė kėsaj vere i Frenk Riberisė, njė nga miqtė mė tė mirė tė Lorikut kur ylli i Kombėtares franceze luante te Marseja, ėshtė njė “aksion” i madh listėn e merkatos sė ardhshme tė Bajernit tė Munihut. Loriku nuk e ka fshehur asnjėherė se ėshtė i interesuar tė jetė pjesė e historisė sė klubit tė Franc Bekenbauerit, njė ish-trajner i dikurshėm i Olimpikut tė Marsejės. Lidhjet funksionojnė nė nivel tė lartė midis dy klubeve dhe politika e re e financiare e skuadrės bavaraze e bėn tė besueshėm transferimin e Canės nė Gjermani, vendi ku dashuria pėr shqiptarėt ėshtė gjithmonė nė rritje. “Gjermanė” tė tillė si Rudi Vata, Altin Lala, Ervin Skela, Fatmir Vata, apo dhe mė tė rinjtė si Edmond Kapllani e Besart Berisha janė njė tregues i qartė se alternativa “Bajern i Munihut” mbetet njė temė e nxehtė pėr njė futbollist me temperament tė zjarrtė si Lorik Cana.

    ĒELSI- Loriku e di se ndiqet prej kohėsh prej klubit nė pronėsi tė miliarderit rus, Roman Abramoviē dhe dha maksimumin e tij nė ndeshjen Liverpul-Marsejė pėr Ligėn e Kampioneve, duke bllokuar kapitenin kundėrshtar Stivėn Xherard. Kundėr Liverpulit, Cana udhėhoqi skuadrėn e tij nė njė fitore spektakolare 1-0 (gol i Valbuenės nė tė 77’me njė gjuajtje tė lirė), por qė erdhi si pasojė e njė faulli tė fituar nga Loriku.Kampionati anglez pėrbėn edhe preferencėn e mesfushorit shqiptar, nisur edhe nga fakti se fiziku i fuqishėm dhe dylyftimet e Canės janė tipike pėr lojtarėt qė luajnė nė Premier League.

    MILANI – Kampioni nė fuqi i Europės ėshtė skuadra qė kėrkon njė zėvendėsues tė denjė tė shkatėrruesit Xhenaro Gatuzo. Motorri dhe grinta e kombėtares “axurre” ėshtė dhe njė nga armėt mė tė forta tė skuadrės sė Anēelotit. Loriku ka tė gjitha karakteristikat fizike dhe temperament tė ngjashėm me italianin. Nė forumet e faqeve franceze por dhe ato italiane nė internet Gatuzo-Cana konsiderohen si dy binjkė, kuptohet nė planin futbollistik. Loriku do tė vishte (teorikisht hė pėr hė) pėr herė tė parė fanellėn e njė skuadre tė adhuruar nė Shqipėri, por te Milani U-17, me bluzėn kuqezi luan mbrojtėsi Andi Corri. Ky argument vlen thjesht pėr statistikė. Gjatė intervistave tė shumta tė tij, Cana ka folur me entuziazėm pėr pistėn milaneze.

    JUVENTUSI – Emri i “Zonjės sė vjetėr” nuk ėshtė dhe aq i rastėsishėm nė listė. Sezonin e kaluar skuadra italiane (luajti nė Serinė B), u drejtua nga trajneri francez Didier Deshamps dhe burime pranė lojtarit shqiptar pohuan fillesėn e dida kontakteve (edhe pse anėsore) me tė ngarkuarit e merkatos bardhezi. Juventusi ėshtė njė ekip dashamirės dhe ai ambientuar me futbollistėt qė vijnė nga shkolla franceze e futbollit dhe pėr ta Lorik Cana do tė shtonte koloninė transalpine nė ambientin torinez

    REALI I MADRIDIT- Klubi spanjoll e ka pasur shpesh herė nė vemendjen zėvendėskapitenin e Shqipėrisė dhe Loriku e ka shprehur jo pak herė se e dėshiron njė kalim te 30-herė kampionėt e Primera Divizion, por edhe pse ėshtė vėzhguar nė disa ndeshje kur Cana luante me Paris Sėn Zhermenin dhe mė tani Olimpikun e Marsejės prej gjigandėve tė “Shtėpisė sė bardhė”, nuk mbėrrriti kurrė njė faks zyrtar nė zyrat e Marsejės. Nėse do tė luante pėr Realin e Madridit, Cana do tė hynte nė histori si futbollisti i parė shqiptar qė do tė luante me rekordmenėt e Europės (9 trofe)
    MANCHESTER UNITED – “Djajtė e kuq” gjithmonė kanė qenė befasues nė merkato. Njė “ujk i vjetėr” si skocezi Sėr Aleks Ferguson ėshtė gjithmonė nė gjueti: kujtoni sulmuesin anglez Runi dhe anėsorin portugez Kristiano Ronaldo. Kujtimet e bukura tė Fergusonit pėr francezin Erik Kantona janė gjithmonė tė mendjen e tij, dhe njė shkatėrrues si Lorik Cana (i rritur dhe edukuar nė atdheun e “gjelave) do tė ishte i dobishėm pėr Manēester Junaitid. Klubi nė pronėsi tė miliarderėve amerikanė (familja Glejzėr) do tė investonte shuma tė kėnaqėshme pėr tė siguruar shėrbimet e pjesės mė tė ēmuar tė skuadrės sė Marsejės

Faqja 7 prej 25 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •