Close
Faqja 4 prej 25 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 242

Tema: Lorik Cana

  1. #31
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Njė miliardier i “fiksuar” pas Lorik Canės

    Pronari i ardhshėm i Olimpikut tė Marsejės, Xhek Kashke, i ka thurur elozhe lojtarit tė Kombėtares shqiptare, Lorik Cana, i cili, sipas tij, e ka lėnė tė mahnitur. Miliarderi kanadez nuk e ka fshehur simpatinė pėr Lorik Canėn. “Punon shumė dhe vrapon gjatė gjithė kohės, ėshtė njė futbollist me zemėr”,- ka thėnė Kashke. “Kėnaqem duke e parė tė luajė, kur e takova i thashė se unė dhe fėmijet e mi ishim tifozė tė tij. Nuk ėshtė shumė i talentuar, por ėshtė i apasionuar nė atė qė bėn. Pak si unė”,- ka thėnė miliardieri kanadez qė do tė jetė edhe pronari i ri i klubit tė Marsejės. Fjalėt e tij janė komentuar me tone pozitive nga ana e shtypit, qė e ka cilėsuar Kashke si njė njeri qė merr vesh nga futbolli. Kreu i klubit aktual tė Marsejės, Pape Diuf ėshtė pranė largimit nga posti qė mban sepse bizneset e tij nuk kanė ecur me ritmet e duhura dhe vitin e fundit pozitat e tij financiare janė lėkundur ndjeshėm. Megjithatė ai ka premtuar se nėse do tė largohet do ta lėrė skuadrėn nė duar tė sigurta, qė sipas tė gjitha gjasave do tė jetė pikėrisht miliarderi amerikan kanadezi Xhek Kashke. Ndėrkaq, Lorik Cana do tė luajė nė ndeshjen e bamirėsisė mes skuadrave qė do tė kenė kapitenė Zidan dhe Ronaldo mė 19 mars nė stadiumin “Velodrome”, aty ku luan ndeshjet Olimpiku i Marsejės.

    Gazeta PANORAMA
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #32
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Lorik Cana: Pas futbollit, hobi im historia
    Nga Dash Frashėri


    (INTERVISTE)- Cana, tashmė jeni shndėruar nė njė idhull i tifozėve shqiptarė nė mbarė botėn. Tashmė jeni dhe zvėndėskapiteni i ri i Kombėtares, njė pėrsonazh mediatik nė Francė dhe pėr mė tepėr njė ambasador i posaēėm i PNUD-it. Njė nga momentet kulmore nė karrierėn tėnde futbollistike ėshtė goli i shėnuar kundėr ish-ekipit ku rrite si lojtar profesionist, Paris Sėn Zhermenit, me njė gol i cili tė bėri botėrisht tė njohur, video e tė cilit bėri xhiro rreth botės.

    - E konsideroj njė rast tė veēantė, pasi goli jo vetėm qė i dha tri pikėt Olimpikut tė Marsejės, por pėr ta intigruar mė shumė momentin u shėnua kundėr ish-klubit tim, ku nisa dhe karierėn time si profesionist. Me PSG luajta p ėr tri sezone dhe arrita tė aktivizohem edhe nė Ligėn e Kampioneve.

    Pėrse ndryshove ekip?

    Klubi aktual pėr tė cilin luaj, Marseja, ėshtė klubi mė i madh nė Francė dhe njė nga legjendat e futbollit francez dhe njė nga krenaritė e Francės. Unė mendova se mė kėtė lėvizje do tė mirrja dhe mė shumė famė duke u bėrė njėkohėsisht edhe njė futbollist i pėrmasave tė tjera.

    Sa i veēantė ishte ai gol?

    Besoj se fati mė ka ndjekur, dhe nė atė ndeshje tė zhvilluar nė tetor tė vitit 2005, ishte e veēantė jo vetėm pėr mua, por dhe pėr familjen time. Kjo edhe pėr faktin se Marseja nė nėntė ndeshjet e fundit nuk kishte fituar me Paris Sėn Zhermenin. Ai gol ishte njė bėfasi pėr tė gjithė, por edhe mė solli njė kėnaqėsi tė madhe, duke shpėrthyer edhe nė gjeste tė pazakonshme.

    Ju jeni djali i njė futbollisti tė madh kosovar, Agim Cana. Sa ka ndikuar babai juaj nė formimin tuaj?

    - Ėndėrra e babait tim ishte qė edhe unė tė bėhesha njė futbollist i zoti dhe i famshėm. Aq mė tepėr jo gjithmonė prindėrit ia arrijnė tė shohin fėmijėt t’ia arrijnė kėsaj. Im atė e pikasi shumė shpejt talentin tim dhe punoi fort pėr tė mė bėrė sportist me tė dhėna tė mira, qysh nga mosha 7-8 vjeēare. Gjithminė e kėmi bėrė rrugėn sė bashku. Edhe nėna ime mė ka ndihmnuar shumė, madje shpesh herė ka qenė nė strėrvitjet e mia, e mė pas dhe dy motrat. E gjithė familja mė ka mbėshtetur.

    Kush tė ndjek nė stadium gjatė ndeshjeve?

    - Babai ėshtė gjithmonė i pranishėm, por dhe nėna vjen shpesh. Babai udhėton nga Parisi pėr tė ardhur nė Marsejė, gati 850 km rrugė, qė sigurisht ai bėn me avion.

    Sa ndikon fama juaj nė botėn e televizionit apo medias nė pėrgjithėsi?

    - Unė kam e konsideruar fat aktivizimin nė skuadra tė famshme si Paris Sėn Zhermeni dhe Marseja. Kur luan pėr skuadra tė mėdha mediat tė pėrcjellin dhe televizoni tė kushton vėmendje. Ky ėshtė njė avantazh i madh pėr njė futbollist.

    Sa ngjason Cana me futbollistėt e mėdhenj, dhe kėtu kam parasysh anglezin Dejvid Bekham apo italianin Franēesko Toti, francezin Zidan apo brazilianin Ronaldo, ėshtė gjithmonė i pranishėm nė media.

    - Ėshtė normale qė janė tė mediatizuar pasi kanė mbėshtetje maramandėse nga televizione apo mediume tė tjera. Unė gjithsesi ndodhem nė njė klub qė ėshtė mė i dashuri pėr francezėt. Rezultatet dhe loja e mirė qė bėj ndikon shumė.

    Ditėn e hėnė u bėrė pjesė e njė evinementi tė madh futbollistik, ku luajtė pėrkrah emrave tė mėdhenjė si Zidan, Ronaldo, Rivaldo apo tė tjerė. Si u ndje Cana pranė tyre?

    - Ishte mė tė vėrtetė njė kėnaqėsi e madhe pėr mua, pėr familjen timė, pėr shqiptarėt nė Shqipėri dhe nė Kosovė pasi e pėrcollėn ndeshjen. Si shqiptari i vetėm nė atė takim personalisht mė dha kėnaqėsi tė jashtėzakonshme. Kjo ėshtė edhe njė punė nė kuadėr tė rolit tim si ambasador i PNUD.

    Kush ua bėri ftesėn Zidan apo Ronaldo?

    - Unė e njoh personalisht ish-kapitenin e Francės, Zinedin Zidan dhe padyshim qė ftesa ishte e tij, por e nėnshkruar nga tė dy, Zidan dhe Ronaldo. Nė atė takim morrėn pjesė kampionė tė mėdhenj tė botės, Ronaldo, Rivaldo dhe yje tė tjerė nė futboll.

    Me cilėt yje ka kontakte Cana?

    - Pėrveē dy lojtarėve tė mėdhenj si Frenk Riberi dhe Xhibrik Sise, tė cilėt luajnė nė ekipin, tim njoh shumė lojtarė tė tjerė, si Gabriel Heince qė luan pėr Manēester Junaitid, Pauletėn e Paris Sėn Zhermenit apo Ronaldinjon e Barcelonės, tė cilė e kam takuar shumė herė pasi dhe jemi aktivizuar bashkė te PSG.

    Ju kemi parė tė fotografuar me njė tatuazh, njė shqiponjė qė ėshtė nė krahun tėnd tė majtė.

    - Atė tatuazh e kam bėrė para tri vitesh, e kam patur si fiksim qysh nė moshė tė re. Por tani, prej pesė muajsh kam edhe njė tatuazh tė dytė, njė pėrkrenare ilire dhe simbolizon mbretėrinė dardane dhe e shkruajtur Dardania dhe merr tė githė krahun.

    Tė shohim gjithmonė nė sitet e internetit gjithmonė midis fansave. Si ndihet Cana i rretuar nga adhuruesė tė tifozėt marsejezė?

    - Marseja ėshtė njė klub i famshėm dhe aty mė parė kanė luajtur futbollistė tė tillė si Rudi Fėler, Zhan Pjer Papin, Loren Blank dhe trajnerė ka qenė trjaner dikur dhe Franc Bekenbauer. Unė tashmė jam dhe imazh i klubit dhe kur futem nė fushė me brohorasin gjithmonė.

    Tė thėrrasin me ndonjė nofkė tifozėt?

    - Jo, por tani kanė mėsuar ta shqiptojnė saktė mbiemrin tim, “Cana”. Kam njė raport tė veēantė me publikun. Mė adhurojnė.

    Kė ka model Cana?

    - Kur kam qenė i ri gjithmonė kam ėndėrruar tė behesha si Marko Van Basten. Unė luaj nė njė rol tjetėr, mesfushor dhe nuk kam njė idhull, pavarėsisht se ka disa lojtarė tė mirė.

    Pas ndeshjes Shqipėri-Greqi, nė njė Talk Shoė tė Top Channell, njė femėr e pranishme tha, se tani qė shoh njė Lorik kaq tė bukur do tė shkoj gjithmonė nė stadium. Pėr politesė ju u ēuat nga podiumi dhe miqėsisht e puthėt nė faqe.

    - Ky ėshtė problem specifik. Ėshtė kėnaqėsi kur mbėshtetesh nga femrat. Ėshtė e natyrshme qė kur ke suksese dashur pa dashur adhurohesh nga gjinia femėrore. Jam shumė pėrson serioz.

    A ka ndonjė vajzė Cana?

    - Po prej njė vit e gjysmė kam marrėdhėnie serioze me njė vajzė shqiptare nga Gjakova, nga vendlindja ime.

    Zoti ka derdhur gjithė dashurinė pėr ty: i bukur, i famshėm, me emer. Ēfarė kishte tė veēantė kjo vajzė qė fitoi zėmrėn tėnde?

    - Nė kėtė vendim ka shumė gjėra, pasi duhet dhe koha pėr ta njohur. Unė e kam zgjedhur sipas dėshirės sime, pasi kam dashur tė jetoj me nėj shqiptare. Besoj se ajo ėshtė personi me tė cilėn do tė jetoj gjithė jetėn.

    A ju ndjek nė stadium?

    - Sigurisht, por jo shpesh pasi nuk jeton nė Francė. Kėtė vit ajo do ta bashkohet me mua. Gjithsesi e konsideroj ėngjėllin tim.

    Kush tė dėrgon mesazhin e parė, pas pėrfundimit tė takimit?

    - Kur luaj jashtė flas nė telefon me babain, prej tė cilit marr dhe vlerėsimin e tij. Por mesazhin mė tė ēmuar kam atė tė fejuarės sime

    Cili ėshtė hobi i Canės?

    - Historinė e kam pasion, sidomos atė tė popullit tonė, Kam dėshirė qė pas futbollit tė bėhem historian.

    Po nga makinat?

    - Kaloj shumė kohė me to pasi i kam pasion. Porsche ėshtė makina ime e ėndėrruar.

    www.albania-sport.com

  3. #33
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Tifozėt zgjedhin Canėn nė ekipin e vitit

    Mesfushori fiton nė vend nė formacionin ideal tė kampionatit francez pėr kėtė sezon

    Lorik Cana ėshtė gjithnjė e mė shumė njė idhull nė Francė, tashmė jo vetėm pėr tifozerinė e Olimpikut tė Marsejės, por edhe pėr tė gjithė dashamirėsit e futbollit nė kėtė vend. Lojtari i pėrfaqėsueses shqiptare ėshtė pėrzgjedhur nė formacionin ideal tė kampionatit francez pėr sezonin 2006-07, duke i zėnė vendin futbollistėve me mė shumė emėr dhe eksperiencė. Kjo tregon se ai tashmė ėshtė afirmuar si njė prej lojtarėve mė tė mirė tė kampionatit francez dhe se shumė shpejt priten tė hapen rrugėt pėr kampionatet mė prestigjioze nė Evropė.

    Nė sondazhin e organizuar nga faqja e internetit "football.fr", vendi i mesfushorit me tipare mbrojtėse ka qenė ai qė ka pasur rivalitetin mė tė madh, pėr shkak tė lojtarėve tė shumtė cilėsorė qė aktivizohen nė kėtė kampionat. Pėr kėtė arsye, fitorja e Canės ėshtė shumė e rėndėsishme, duke parė se zėvendėsues tė tij nė formacionin ideal janė zgjedhur as mė shumė e as mė pak, por dy emra tė njohur tė Olimpikut tė Lionit, Zhuninjo dhe Tiago, ndėrsa rivalė tė tjerė nė kėtė pozicion kanė qenė Kovaēeviē, Makun, Fernando dhe Mavuba. Pa harruar dyshen e Lionit, duhet kujtuar se tė katėr futbollistėt e tjerė janė nė epiqendėr tė merkatos pėr vitin e ardhshėm, pėr njė kalim nė radhėt e skuadrave tė Serisė A dhe kampionatit spanjoll. Bashkė me Canėn, pėr tė formuar dyshen e qendrės sė mesfushės ėshtė pėrzgjedhur edhe kapiteni i Lensit, Salif Keita. Nė pėrshkrimin pėr Canėn, nė faqen "football.fr", vlerėsohet aftėsia e tij nė lojėn mbrojtėse. "Loriku, njė mesfushor i talentuar, ka njė teknikė tė jashtėzakonshme, ka forcė dhe pėrfaqėson i vetėm njė repart solid para mbrojtjes", shkruhet nė komentin pėr formacionin.

    Ekipi ideal i kampionatit francez ka bėrė tė lindin shumė reagime nga tifozėt, qė nė komente tė sė njėjtės faqe tė internetit kanė paraqitur edhe alternativat e tyre. Nė pjesėn mė tė madhe tė varianteve, Cana ka qenė i pazėvendėsueshėm nė qendėr tė mesfushės, pavarėsisht partnerėve qė ka pasur pėrkrah sipas preferencave tė veēanta.

    Pėr tė pėrforcuar mė tepėr qėndrimin e tifozerisė ndaj lojtarit, dje Cana ėshtė zgjedhur edhe si lojtari mė i mirė i ndeshjes pėr Olimpikun e Marsejės nė ndeshjen e fundjavės kundėr Lorient mė rreth 57% tė votave tė tifozėve qė kanė votuar nė faqen "lephoceen.fr". "Lorik ka dhėnė shumė mė tepėr se shokėt e tij "ndėrkombėtarė", qė janė aktivizuar me pėrfaqėsueset, duke mos u dorėzuar asnjėherė. Ai kishte zhvilluar vetėm njė ditė stėrvitje tė premten, por nė fushė ka qenė si gjithmonė mė i miri dhe nuk ėshtė dorėzuar deri nė minutėn e fundit, duke dhėnė njė kontribut tė rėndėsishėm nė mbrojtje pėr tė mbuluar gabimet e prapavijės marsejeze", ėshtė komenti pas votimit tė Canės, si lojtari mė i mirė i ndeshjes.




    Formacioni i vitit 2006-2007


    Landro

    (PSZH)


    Beje Kris Skuilaēi Armand

    (O. Marsejė) (O. Lion) (O. Lion) (PSZH)


    S. Keita Cana

    (Lens) (O. Marsejė)


    Nasri Roten

    O. Marsejė) (PSZH)


    Savidan Elmander

    (Valensien) (Tuluzė)



    Zėvendėsuesit: Kupe, Demont, Mensah, Afolabi, Abidal, Tiago, Zhuninjo, Maluda, Bodmer, Dindane, Fred

  4. #34
    M1ST3R10Z3 @k47 Maska e Michaela
    Anėtarėsuar
    27-03-2007
    Vendndodhja
    BrEnDa NjE mIsTeRi
    Postime
    487

    Marsejezėt kundėr Venger: Larg duart nga Lorik Cana

    Lajmi se Arsen Venger kėrkon shėrbimet e Lorik Canės, ka irrituar jo pak tifozėt e Marsejės. Mesfushori shqiptar konsiderohet si njė nga “xhevahirėt” e skuadrės edhe pse Olimpiku duket se nuk ėshtė mė nė ditėt e tij tė lavdishme. Nė sitet franceze e sidomos ato qė kanė lidhje me klubin nga “Velodrome”, bie nė sy irritimi i tifozerisė me trajnerin francez qė drejton “Topēinjtė” e Londrės. Nė komentet e tyre shprehet pakėnaqėsia qė njė klub mė i pasur dhe me emėr tė madh nė Angli, kėrkon tė pėrfitojė nga gjendja ku ndodhet Marseja, duke nisur kontaktet me agjentin e Lorik Canės, qė ėshtė i ati i tij Agimi. “Venger nuk duket i kėnaqur qė mori Flaminin disa sezone mė parė dhe tani kėrkon tė bėjė tė tijėt futbollistė tė tjerė tė Olimpikut tė Marsejės”, thuhet nė njė koment nė sitin football.fr. “Pasi tentoi tė merrte Riberi, duke i bėrė tė ditura atij anėt pozitive tė Arsenalit me anė tė Tieri Henri si edhe duke i bėrė oferta joshėse talentit Nasri, Arsen Venger tani ėshtė vėnė nė sulm edhe pėr Lorik Canėn, duke negociuar me babanė e tij pėr ta marrė mesfushorin qė nė muajin qershor. Flitet pėr shumėn e 200 mijė eurove nė muaj”, shkruhet mė tej nė komentet e bėra pėr Lorik Canėn. Gjithsesi, klubi marsejez nuk duket i gatshėm pėr t’u privuar nga njė prej mesfushorėve mė tė mirė tė Ligės sė Parė franceze dhe joshja e parė pėr Lorik Canėn pritet tė jetė ajo e shiritit tė kapitenit sezonin e ardhshėm. Mesfushori i pėrfaqėsueses kuqezi ka qenė kapiten nė takimin e luajtur dy ditė mė parė ndaj Lorientit, por vitin tjetėr duket se do tė jetė zgjedhja e parė pėr kėtė rol nga trajneri Albert Emon dhe nga tifozeria marsejeze.

    Marseja
    Edhe nė rast se Arsenali do tė paraqitet me njė ofertė konkrete pėr Lorik Canėn, klubi francez ka ende “armė” pėr tė mbajtur nė organikė edhe pėr dy vjet tė tjera shqiptarin. Pėrveē premtimit pėr ta bėrė kapiten tė ekipit mė tė madh tė Francės vitin tjetėr, drejtuesit pritet tė pėrfitojnė edhe nga njė borxh qė Arsenali i ka kėtij klubi qė nė rastin e transferimit tė Methju Flaminit pėr nė Londėr dy sezone mė parė. Mbrojtėsi qė kaloi nė “Hajbėrin” e dikurshėm si njė talent premtues, tashmė ėshtė kthyer nė njė nga lojtarėt mė tė kėrkuar tė Premier Ligės dhe njė nga shtyllat e Arsenalit. Gjithsesi emri i njė klubi tė madh si ai londinez mund ta joshė Lorik Canėn, i cili nė njė intervistė pėr “Gazetėn Shqiptare” rreth 10 ditė mė parė u shpreh se karakteristikat e tij pėrputhen me ato tė futbollit anglez. Por “beteja” pėr kartonin e tij, duket se do tė zhvillohet nė verė.
    GjERMONE E LOGEL SA NJE GOGEL!

  5. #35
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anėtarėsuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Cana, kapiteni, i vetėm, i vėrtete...

    Tifozėt e Olimpikut tė Marsejės mendojnė se kapiteni i vėrtetė i Marsejės ėshtė Lorik Cana. Ata kanė dhėnė mendimet e tyre nė forumet e internetit, dhe njė prej tyre Albania-Sport e ka marrė nga faqja football.fr.

    “Beye ėshtė njė element i rėndėsishėm i mbrojtjes sė OM. Pėr mė tepėr qė ėshtė dhe kapiten, por kėtė sezon pėr tė thėnė tė vėrtetėn ka qenė nė lartėsinė e duhur e pėrgjegjėsisė sė tij; por nga ana tjetėr, unė konsideroj se i vetmi qė mund tė shprehė shpirtin e klubit ėshtė Lorik Cana. Pėr mua, Lorik ėshtė kapiteni natyral i OM. Unė jam qė ai tė mbajė shiritin. Mundet, qė kėshtu , OM tė rigjejė shpirtin e tij dhe kulturėn e tė fituarit”., shkruan njė nga tifozėt nė faqen franceze.
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  6. #36
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anėtarėsuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Lorik Cana : "Kemi ende shanse pėr Champions!"

    -Lorik Cana edhe njė herė tjetėr ėshtė kthyer nė personazhin mediatik mė tė kėrkuar. Pas intervistės sė tij dhėnė pėr faqen zyrtare tė klubit tė Marsejės, shqiptari ka dhėnė njė tjetėr intervistė tė publikuar nė gazetėn tė rajonit tė Marsejės, “La Provence”. Futbollisti ndėrkombėtar shqiptar u ka bėrė thirrje shokėve tė tij pėr ta mbyllur nė mėnyrėn sa mė tė mirė sezonin: “Kam pėrshtypjen se nuk kemi nxjerrė ende mėsime nga gabimet e mėparshme nė pėrqendrimin e lojės. Nuk na lejohet tė pėsojmė gola ashtu siē pėsuam ndeshjen e mėparshme”. Cana flet edhe pėr situatėn nė ekipin e Marsejės. “ Qysh prej fillimit tė sezonit po tregojmė se jemi njė ekip jo konstant, tė aftė pėr tė bėrė gjėra tė jashtėzakonshme, por dhe tė gabojmė nė mėnyrė qesharake.

    E gjitha koi pėr mungesėn e pjekurisė dhe mentalitetit. Njė klubi tė tillė si Marseja duhet tė jetė i pajisur me njė mentalitet fituesi”. Cana vazhdon edhe me synimet e Olimpikut tė Marsejės nė kampionatin francez pėr tė marrė njė nga vendet qė tė ēon nė Ligėn e Kampioneve. Marseja ka pėsuar 12 humbje nė kampionat. “Sinqerisht, ėshtė anormale qė njė ekip si OM tė ketė arkivuar deri nė prag tė javės sė 31 tė Ligės 1, njė bilanc prej 12 humbjesh dhe 6 barazime, dhe tė gjitha kėto nė njė kampionat shumė mesatar. Gjithsesi kemi akoma shanse pėr tė mos qenė tė distancuar. Gjithēka ėshtė e mundur. Olimpiku i Marsejės nuk duhet tė humbasė njė mundėsi tjetėr pėr tė marrė trenin qė tė ēon nė Ligėn e Kampioneve. Nė rast se nuk do tė ndodhė kjo, me gjithė stabilitetin e drejtuesve, gjithēka do tė shpėrthejė nė fund tė sezonit. Tifozėt tanė nuk e meritojnė kėtė”, pėrfundon Lorik Cana, para ndeshjes me Lilė.
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  7. #37
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Cana, duel Marsejė-Arsenal

    Francezėt duan rinovim, por varet nga Liga e Kampioneve

    Lorik Cana ėshtė prej disa javėsh nė tratativa pėr tė rinovuar kontratėn me Lorik Canėn dhe dje ka pasur njė tjetėr tentativė nga ana e klubit pėr ta bindur shqiptarin qė ta zgjasė deri nė 2009 marrėveshjen qė skadon nė qershor tė 2008.

    Megjithatė sipas tė pėrditshmes franceze “La Provenze” Arsenali ėshtė i gatshėm t’i japė dyfishin e asaj qė i ofron Marseja Canės aktualisht. Klubi francez duket se nuk i ka bėrė ndonjė rritje tė ndjeshme pagės sė lojtarit dhe kjo mund tė shfrytėzohet nga Arsen Venger qė ėshtė nė gjurmėt e shqiptarit prej shumė kohėsh. Mesfushori i Kombėtares shqiptare merr rreth 25 mijė euro nė javė, ose 1.3 milionė euro nė sezon, por sipas medias franceze kaq nuk mjafton qė klubi marsejez ta bindė xhevahirin e tij qė tė qėndrojė edhe vitin tjetėr nė kėtė skuadėr, sepse “topēinjtė” e Londrės ofrojnė dyfishin. Lorik Cana ėshtė shndėrruar nė njė nga lojtarėt kyē tė Marsejės, madje edhe trajneri i kėsaj skuadre Albert Emon e ka cilėsuar shqiptarin si liderin e ri tė grupit qė ai drejton. Rendimenti i gjakovarit ka qenė nė nivele tė jashtėzakonshme kėtė sezon dhe kjo ka bindur pėrfundimisht drejtuesit e klubit marsejez qė tė insistojnė qė lojtari tė rinovojnė pėr skuadrėn. Tratativat pėr zgjatjen e kontratės kanė filluar prej disa javėsh, por Cana ėshtė nė pritje tė pėrfundimit tė sezonit. Shumė gjėra sipas tij do tė varen nga renditja nė tabelė e Marsejės. “Unė jam nė tratativa me Marsejėn pėr tė rinovuar kontratėn – ėshtė shprehur Cana. – Deri tani ende nuk kemi arritur nė konkluzione, megjithėse bisedimet kanė ecur mirė. Mendoj se do tė jetė shumė e rėndėsishme sigurimi i njė vendi nė Champions. Nėse nuk e arrijmė kėtė atėherė nuk pėrjashtohet mundėsia se edhe mund tė largohem”.

    Media franceze aludon se kėmbėngulja e Marsejės pėr tė rinovuar kontratėn me Lorik Canėn ka pėr qėllim qė tė pėrfitojė sa mė shumė nga ndonjė shitje e mundshme e shqiptarit, se sa kujdesi i saj pėr tė mbajtur njė nga lojtarėt mė tė mirė edhe pėr sezonin tjetėr. Lorik Canės i skadon kontrata nė qershor tė vitit 2008 dhe rrezikon tė largohet nga Marseja me parametra tė ulėta. Pėr t’u siguruar qė kjo tė ndodhė menaxherėt e klubit francez dėshirojnė qė tė zgjasin kontratėn me tė. Nė kėtė mėnyrė Arsenali apo ndonjė klub tjetėr qė kėrkon shėrbimet e shqiptarit duhet tė pėrgatitet se duhet tė derdhė njė shumė tė konsiderueshme nė arkat e Marsejės pėr tė marrė shėrbimet e Canės.

    Skeda

    Emri: Lorik
    Mbimeri: Cana
    Data e lindjes: 27.07.1983
    Gjatėsia: 187 cm
    Pesha: 77 kg
    Skuadra: Olimpik Marsejė
    Numri: 19
    Pozicioni: Mesfushor
    Karriera: Lozanė, Paris Sg, Marsejė
    Gola: 2

    Gazeta PANORAMA
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #38
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Tifozėt nė kor: Cana ėshtė si Gatuzo

    Tė gjithė tė gėzuar pas lajmit se futbollisti po bisedon pėr rinovimin

    Lorik Cana tashmė ėshtė njė lojtar i padiskutueshėm pėr Olimpikun e Marsejės dhe drejtuesit e skuadrės po bėjnė gati pėr tė njė pėrmirėsim tė ndjeshėm tė kontratės, me shpresėn qė ta mbajnė atė deri nė vitin 2010. Mesfushori i pėrfaqėsueses shqiptare ėshtė kthyer nė liderin e marsejezėve dhe ndonėse nuk mban shiritin e kapitenit nė krah, me paraqitjet e tij ka treguar se ėshtė i pazėvendėsueshėm. Normalisht, lajmi i fillimit tė bisedimeve pėr rinovimin e kontratės ka kėnaqur mė shumė tifozerinė e kėsaj skuadre qė e ka pėrzgjedhur shqiptarin si imazhin e saj, ndėrsa e vlerėsojnė si mesfushorin mė tė mirė mbrojtės nė Francė, duke e krahasuar me italianin Gatuzo.

    Presidenti i Olimpikut tė Marsejės, Pape Diuf, ka deklaruar dje nė faqen zyrtare tė klubit se rinovimi i kontratės me Canėn ishte njė gjė krejtėsisht logjike. "Zgjatja e kontratės sė Lorik Canės ėshtė ēėshtje kohe. Jemi shumė tė kėnaqur me paraqitjen e tij, ndėrsa edhe Loriku ėshtė i lumtur me eksperiencėn nė radhėt e kėtij klubi dhe nė kėtė qytet. Nėse tė dy palėt bien dakord mbi kėtė pikė, mendoj se bėhet gjithēka mė e thjeshtė dhe zgjatja e kontratės do tė vijė shumė shpejt. Deri kur do tė jetė ajo? Kėtė do ta vendosim ne dhe ai nė njė bisedė tė gjatė duke parė tė mirėn e tė dy palėve. Ne kemi vendosur qė tė takohemi, por nuk besoj se ka nevojė qė tė ngutemi, do tė bėjmė gjithēka nė kohėn e duhur", u shpreh presidenti i Olimpikut tė Marsejės. Sipas mediave franceze, Diuf po mundohet qė tė zgjatė edhe njė vit mė shumė kontratėn qė pėrfundon nė vitin 2009, duke u nisur sidomos nga fjalėt e trajnerit Albert Emon. Ky i fundit e ka cilėsuar shqiptarin si shtyllėn e skuadrės dhe njė futbollist me njė rritje tė vazhdueshme nė lojėn e tij. "Ai ėshtė njė lider, pėrveē faktit qė luan 95 minuta nė njė ndeshje dhe qė ėshtė konstant nė lojėn e tij gjatė kėsaj kohe. Ai ka arritur tė pėrmirėsohet dhe tė bėhet mė i matur nė lojėn e tij, luan me mė shumė inteligjencė, duke u menduar mė shumė pėr veprimet e tij. Ėshtė e vėrtetė qė ėshtė zhvilluar shumė, por mund tė bėhet edhe mė i fortė nė tė ardhmen", deklaroi Emon. Por ky i fundit nuk ėshtė i sigurt nėse lojtari do tė vazhdojė tek Olimpiku i Marsejės nėse skuadra nuk kualifikohet nė Ligėn e Kampioneve nė sezonin e ardhshėm.

    Ndėrkohė, tifozeria e Olimpikut ėshtė nė delir pas lajmit pėr bisedimet. Nė forumet mė tė rėndėsishme, Cana vlerėsohet si mesfushori mė i mirė nė kampionatin francez, ndėrsa nuk mungojnė as krahasimet me Xhenaro Gatuzo. Sipas tifozėve, nė 2-3 vitet e ardhshme, Cana do tė kthehet nė futbollistin mė tė mirė tė kėtij roli nė botė dhe klubi duhet tė mendojė pėr tė afruar yje tė tjerė apo pėr tė krijuar mundėsinė qė tė pėrfitojė mė shumė ekonomikisht nga njė shitje e mundshme e tij.

    Gazeta Shqip
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e visari9
    Anėtarėsuar
    22-10-2006
    Vendndodhja
    n' Prishtinė
    Postime
    809
    Citim Postuar mė parė nga Davius
    Cana, duel Marsejė-Arsenal

    Francezėt duan rinovim, por varet nga Liga e Kampioneve

    Lorik Cana ėshtė prej disa javėsh nė tratativa pėr tė rinovuar kontratėn me Lorik Canėn dhe dje ka pasur njė tjetėr tentativė nga ana e klubit pėr ta bindur shqiptarin qė ta zgjasė deri nė 2009 marrėveshjen qė skadon nė qershor tė 2008.

    Megjithatė sipas tė pėrditshmes franceze “La Provenze” Arsenali ėshtė i gatshėm t’i japė dyfishin e asaj qė i ofron Marseja Canės aktualisht. Klubi francez duket se nuk i ka bėrė ndonjė rritje tė ndjeshme pagės sė lojtarit dhe kjo mund tė shfrytėzohet nga Arsen Venger qė ėshtė nė gjurmėt e shqiptarit prej shumė kohėsh. Mesfushori i Kombėtares shqiptare merr rreth 25 mijė euro nė javė, ose 1.3 milionė euro nė sezon, por sipas medias franceze kaq nuk mjafton qė klubi marsejez ta bindė xhevahirin e tij qė tė qėndrojė edhe vitin tjetėr nė kėtė skuadėr, sepse “topēinjtė” e Londrės ofrojnė dyfishin. Lorik Cana ėshtė shndėrruar nė njė nga lojtarėt kyē tė Marsejės, madje edhe trajneri i kėsaj skuadre Albert Emon e ka cilėsuar shqiptarin si liderin e ri tė grupit qė ai drejton. Rendimenti i gjakovarit ka qenė nė nivele tė jashtėzakonshme kėtė sezon dhe kjo ka bindur pėrfundimisht drejtuesit e klubit marsejez qė tė insistojnė qė lojtari tė rinovojnė pėr skuadrėn. Tratativat pėr zgjatjen e kontratės kanė filluar prej disa javėsh, por Cana ėshtė nė pritje tė pėrfundimit tė sezonit. Shumė gjėra sipas tij do tė varen nga renditja nė tabelė e Marsejės. “Unė jam nė tratativa me Marsejėn pėr tė rinovuar kontratėn – ėshtė shprehur Cana. – Deri tani ende nuk kemi arritur nė konkluzione, megjithėse bisedimet kanė ecur mirė. Mendoj se do tė jetė shumė e rėndėsishme sigurimi i njė vendi nė Champions. Nėse nuk e arrijmė kėtė atėherė nuk pėrjashtohet mundėsia se edhe mund tė largohem”.

    Media franceze aludon se kėmbėngulja e Marsejės pėr tė rinovuar kontratėn me Lorik Canėn ka pėr qėllim qė tė pėrfitojė sa mė shumė nga ndonjė shitje e mundshme e shqiptarit, se sa kujdesi i saj pėr tė mbajtur njė nga lojtarėt mė tė mirė edhe pėr sezonin tjetėr. Lorik Canės i skadon kontrata nė qershor tė vitit 2008 dhe rrezikon tė largohet nga Marseja me parametra tė ulėta. Pėr t’u siguruar qė kjo tė ndodhė menaxherėt e klubit francez dėshirojnė qė tė zgjasin kontratėn me tė. Nė kėtė mėnyrė Arsenali apo ndonjė klub tjetėr qė kėrkon shėrbimet e shqiptarit duhet tė pėrgatitet se duhet tė derdhė njė shumė tė konsiderueshme nė arkat e Marsejės pėr tė marrė shėrbimet e Canės.

    Skeda

    Emri: Lorik
    Mbimeri: Cana
    Data e lindjes: 27.07.1983
    Gjatėsia: 187 cm
    Pesha: 77 kg
    Skuadra: Olimpik Marsejė
    Numri: 19
    Pozicioni: Mesfushor
    Karriera: Lozanė, Paris Sg, Marsejė
    Gola: 2

    Gazeta PANORAMA
    edhe pse tė gjithė Shqiptarėt kan deshirė qė Lorik Cana tė vije nė Arsenal aja gjė nuk do tė ndodh edhe pse spiunet e Arsenalit janė prezent nė qdo lojė kur luan Lorik Cana , Arsenali as njeher nuk i ka bėrė ofert konkrete Lorik Canės por vetum flitet nė gazetat Shqiptare dhe as njėher nė webin kryesor tė Arsenalit
    1.Arsenal
    20.Tottenham

  10. #40
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603
    Pershendetje!!

    Monaco vs Marseil 1 - 2.

    Lorik Cana tregon dhe njeher qe eshte lider i ekipit, duke ndihmuar ne repartin e mbrojtjes dhe ate te mesfushes. Mendoj se Lorik Cana duhet te levizi ne rast e Marseilla nuk arin te luaj ne Champions League. Arsenali do ishte ekipi ideal ku mund te luante, pasi ka nje Trainer Francez qe ben nje loje po thuaj se identike si ne ekipet Franceze.

    Shpresoj qe te arrij majat si Futbollist dhe ta coj me lart emrin e Shqiptareve.

    Kalofshi Sa Me Mire

    T-B
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

Faqja 4 prej 25 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •