Zyrtare: Cana lojtar i Galatasarayt
Skuadra e Sunderlandit ka konfirmuar transferimin e Lorik Canės te Galatasaray, pėr njė shumė qė raportohet tė jetė rreth 5 milionė funte, ndėrsa mesfushori kuqezi ka nėnshkruar kontratė katėrvjeēare me skuadrėn turke.
Mesfushori i hekurt kosovar ka kaluar te Galata pas njė periudhe mjaft tė suksesshme te Sunderlandi. Me rastin e kėtij transferimi, ai ka thėnė se ai ka kaluar te Galatasaray qė tė jetė sa mė pranė familjes sė tij nė Kosovė.
“Qė nga dita e parė qė unė arrita nė Angli, unė kam kaluar pėr mrekulli me Sunderlandin. E kam ditur se do ta gjeja atė lloj mbėshtetje qė mu nevojit pėr ta luajtur lojėn time. Njerėzit kėtu e duan klubin e tyre, ata kanė pasionin dhe njė identitet tė duhur”.
“Unė dhashė gjithēka pėr Sunderlandin, klub qė gjithmonė do tė mbetet nė kujtesėn time. Mė ėshtė dhėnė oferta qė tė luaj nė Ligėn e Kampionėve dhe natyrisht tė jem mė pranė familjes time nė Kosovė edhe pse ky vendim nuk ishte i lehtė pėr mua, ndėrsa shpresoj se njerėzit do tė mė kuptojnė”.
“Falėnderoj tė gjithė te Sunderlandi, stafin drejtues, ekipin mjekėsor, zyrtarėt, bashkėlojtarėt dhe natyrisht tifozėt. Unė i dėshiroj klubit qė tė arrijė atė qė meriton dhe tė vazhdojė tė shkojė lart e mė lart”, deklaroi Lorik Cana. /Telegrafi/
Krijoni Kontakt