U mėsuam me pritje, ēfarė tė bėjm? Mos ta ushqejm veten me optimizėm se nė njė tė ardhme do ngrihet dhe futbolli yn? Kur e kishe menduar ndonjėherė se do dilje kampion Bote nė mundje, peshėngritje, karate, xhudo, boks? Po ja qė ndodhi duke u investuar dhe i rritur niveli sportiv arrihen dhe majat. Po tė ushqejm veten me pesimizėm nuk do ikje as ti dhe as unė nga vendi pėr tė marrė mė tė mirėn nga vendi ku jetojm.![]()
Cana rrefehet ne “Prag-Sfide” ne “SuperSport”
Lorik Cana, ylli i futbollit shqiptar, qe po shkelqen ne Premier League, rrefehet ne emisionin e “Prag-Sfide” ne Supersport, te drejtuar nga Ilda Bejleri.
Nepermjet telefonit direkt nga Birmingemi, ku ndodhej ne prag te ndeshjes se sotme te Sanderlendin ndaj vendasve, mesfushori ka folur per aventuren e tij angleze.
Fitorja me Liverpulin u shoqerua me polemika te shumta, pasi ne momentin e shenimit te golit te vetem nga Darren Bent, nje tullumbace e hedhur nga nje femije i vogel, tifoz i “Reds”-ave, devijoi topin drejt rrjetes.
Loriku qesh dhe nuk i kursen shakate, kur thote se “do te kishim fituar edhe pa ate, por ate femije mund ta kete marre Manēesteri ne ‘Anfild’.
Kalimi i tij ne Premier League ka rritur vemendjen e shqiptareve per kampionatin anglez.
“E di qe shqiptaret pelqejne ta ndjekin futbollin anglez. Premier League eshte kampionati me i forte dhe me atraktiv ne Europe.
E kam vene re qe shume tifoze shqiptare me flamuj kuqezi na ndjekin ne Sanderlend, por edhe jashte, ne ‘Old Traford’.
Do jene edhe ne Birmingem. Eshte nje kenaqesi qe t’ju dhurojme edhe atyre pak lumturi”.
Sanderlendi i tij ka bere nje start impresionues ne kete sezon, por megjithate, Loriku kembengul se objektivat e tyre nuk kane ndryshuar.
“Eshte e veshtire per nje klub, i cili vitet e fundit ka luftuar per mbijetese, te hedhe nje hap shume te madh. Mundesite financiare jane shume te medha, pasi eshte klubi i katert per investimet ne merkato. Niveli i skuadres eshte ngritur me Daren Bent dhe lojtare te tjere. Por gjithsesi, Premier League 5-6 vendet e para jane gati te pakapshme: “Big-Four”, me pas dhe Manēester Siti, Totenhemi e Aston Vila jane skuadra shume te forta. Qellimi yne eshte ne mes 10 te pareve, nese do ishte ne 8 te paret akoma edhe me mire. Por do te jete e veshtire te bejme shume me shume se kaq ne vitin e pare”, thote Cana.
Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!
Dje lozi shkėlqyeshėm, madje ka gjithė ndeshjet pėr Sunderland-in qė luan shumė mirė.. tifozėt ulėrijnė emrin e tij, ėshtė bėrė idhull.
Po lexoja forumin e Sunderland, binduni vetė ēfarė mendojnė (madje tė bėjnė tė qeshėsh):
http://www.readytogo.net/smb/showthread.php?t=455567
http://www.readytogo.net/smb/showthread.php?t=455748
http://www.readytogo.net/smb/showthread.php?t=455495
Kėtė e kemi kapiten tė kombėtares, ai trajneri kroat pėrpiqet qė tė marrė nėnshtetėsinė ai bananaman chimp qė lozte me Dinamon dhe akoma mė keq, ta fusi edhe nė fushė (jo se kombtarja jonė shkėlqen nga futbolli, po tė paktėn ka pamje normale).
Prektora
Une e percjelli gati rregullisht ate forum, dhe s'ka teme qe nuk permenden Cana, eshte bere idhull i madh ne ate qytet.
Kjo video eshte perpunuar nga un ...
Cana dhuron 10 mijė euro pėr familjet e pėrmbytura nė Shkodėr
Kapiteni i Sanderlendit dhe lojtari i kombėtares ėshtė Ambasador i UNICEF-it dhe PNUD-it
E enjte 14 Janar 2010 12:33
Dhurimi i 10 mijė eurove personave tė dėmtuar nga pėrmbytjet nė Veriun e Shqipėrisė nga ana e Lorik Canės, nuk ėshtė i pari pėr kapitenin aktual tė Sanderlendit nė Angli. Lojtari mė i shtrenjtė shqiptar i tė gjitha kohėrave ka qenė gjithmonė i vėmendshėm ndaj problematikės nė vendin tonė, por dhe nė Kosovė, nė shtetin e tij tė lindjes.
Ashtu siē bėri pėr ēėshtjen e Gėrdecit, mesfushori i kombėtares shqiptare Lorik Cana ka dhėnė 10 mijė euro nga tė ardhurat e tij pėr familjet e pėrmbytura nė Shkodėr. Nė njė deklaratė pėr mediat, kapiteni i Sandėrlendit nė Angli, ėshtė shprehur tepėr i shqetėsuar me situatėn aktuale nė Shkodėr, ku janė pėrmbytur mbi 10 mijė hektarė tokė dhe mbi 2 mijė shtėpi. Qė nga Portugalia, ku ėshtė bashkė me ekipin e tij, kosovari, duke shfrytėzuar edhe imazhin e tij popullor, u ka bėrė thirrje tė gjithėve pėr sensibilizim.
Me shqetėsimin mė tė madh po e ndjek situatėn nė veri tė vendit, e cila si pasojė e reshjeve dhe prurjeve tė shumta ka shkaktuar pėrmbytje tė sipėrfaqeve tė mėdha territoresh, shkruan Cana nė deklaratėn e tij pėr mediat shqiptare.
Duke i ndjerė nė vete kėto pasoja, nė shenjė solidarizimi me banorėt e kėtyre territoreve tė pėrmbytura, dhuroj shumėn prej 10,000 euro, me destinacion pėr ndihmė tė familjeve tė kėtij rajoni. Me kėtė rast inkurajoj tė gjitha pėrpjekjet qė shteti shqiptar, individė, organizatat dhe vendet mike, tė cilėt po bėjnė tė pamundurėn pėr tju gjetur sa mė afėr popullatės sė kėtyre zonave tė prekura nga kjo tragjedi. Nė kėtė drejtim, shfrytėzoj rastin tu bėj thirrje tė gjithė atyre qė kanė sado pak mundėsi tė ndihmojnė dhe t'u gjenden nė ēdo formė pranė familjeve tė pėrmbytura duke i ndihmuar ata, pėr ta kapėrcyer kėtė situatė, pėrfundon deklarata e futbollistit tė ekipit kombėtar.
Nė nėntor tė vitit 2007, Lorik Cana, atėherė kapiteni i ekipit tė Marsejės, u bė anėtar i nderit tė Fondacionit tė Fėmijeve Shqiptarė, Domenick Scaglione, presidente e tė cilit ėshtė zonja Liri Berisha.
Gjatė vitit tė kaluar, Lorik Cana, u shpall fituesi i Yjeve tė pokerit, njė garė e organizuar nga televizioni francez Canal Plus. Kapiteni shqiptar i Sandėrlendit fitoi jo pak, por 100 mijė euro, tė cilat, sipas tij, do ti pėrdorė pėr ti ardhur nė ndihmė familjeve nė Kosovė.
Lorik Cana ishte njė ndėr emrat e shquar tė ndeshjes sė bamirėsisė sė organizuar nga ish-kapiteni i Marsejės, Fabio Celestini nė emėr tė Fondacionit 4-4-2 nė Zvicėr.
Kapiteni i Sandėrlendit, Lorik Cana, nė fund tė dhjetorit tė vitit 2008 u dekorua nga Presidenti i Republikės, Bamir Topi, me Urdhrin Ambasador i Kombit, teksa mė parė ėshtė pėrzgjedhur nga UNICEF-i edhe ambasador i kėsaj organizate, ku kėtė status e gėzojnė emra tė elitės botėrore si Kaka, Ronaldinjo, Andrij Shevēenko, Ronaldo, Zinedin Zidan etj.
Pėrveēse lojtari mė i njohur shqiptar, Lorik Cana ėshtė gjithashtu ambasador i OKB-sė nė vendet e varfra. Ai ėshtė pėrfshirė shpesh nė iniciativa bamirėsie, sidomos nė raste fatkeqėsish. Bamirėsia e Canės nuk mungoi as nė rastin e tragjedisė sė Gėrdecit rreth 2 vjet mė parė./trt/
http://www.mesazhi.com/artikuj/cana-...ura-ne-shkoder
Sikur Islami i ndalon kėto lojrat e fatit apo ka ka pėrjashtime?Gjatė vitit tė kaluar, Lorik Cana, u shpall fituesi i “Yjeve tė pokerit”, njė garė e organizuar nga televizioni francez “Canal Plus”. Kapiteni shqiptar i Sandėrlendit fitoi jo pak, por 100 mijė euro, tė cilat, sipas tij, do t’i pėrdorė pėr t’i ardhur nė ndihmė familjeve nė Kosovė.![]()
Life's too short to remove USB safely.
Profesori kishte marr nje flet te bardh ne dore, dhe ne ate flet e kishte bere nje pike te zeze, profersori i pyte nxensit "cfar ngjyre po shikoni ne kete flet qe un po mbaj ne dore", disa nxense pergjigjen "nje pik me ngjyr te zeze" kurse vetem njeri thot "jo profesor un po shikoj ngjyren e bardh", natyrisht se ngjyra e bardh dominonte ne ate flet, po ja qe truni i disave nuk e kuptojn (:, ky nxens ka qene Einstaini.
Pra edhe ty, ku te ra ne sy bash ajo pik e zez dhe gjithe ajo flet e bardh (qe mbane cana) nuk te ra ne sy ?! Po nejse te tille jeni ju ( ju qe jeni xheloza hehe) (:
Te gjitha per cdo levdate. Por nje gje nuk e kuptova te titulli. Cfare ka te beje islami me te gjitha keto qe i the per Lorikun? Apo keshtu jemi te predisponuar ne shqiptaret, qe cfardo gjeje, ti shtojme edhe pak melmesa cfare ne na merr mendja, e ta prishim " receten " ?
Daja Goni, ne fakt un desha te sjell vetem videon ketu, dhe te tregoi besimin e Lorikut, por rruges kur lexova edhe kete lajm, thash ta sjelli edhe kete lajm mbasi behet fjal per Lorikun (:.
Un nuk e di a e shikove ate video ?! Aty ka te beje Loriku me Islamin ...
Longarus, pik perqefi e emrova keshtu temen, sepse ti dhe ata si ti kur ta shohin fjalen "Islam" kane marak mi shti hunt dhe me shiku se cka po ndodhe ne ate teme (:.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bani gjk : 16-01-2010 mė 06:52
Krijoni Kontakt