Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 49
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e burim980
    Anëtarësuar
    13-03-2005
    Postime
    85

    Një ide për një film

    Hapa ket tem per arsije se me intereson mendimi i juaj se cfar filmi dhe me cfar tematike do te ishte i qelluar (behet fjal per film shqip dhe film i cili do te ishte interesant dhe i kuptueshem per gjith trojet shqiptare) ne kinematografine shqipetare.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga burim980 : 03-10-2005 më 19:32

  2. #2
    Fotoja e maturës :) Maska e Kinezja
    Anëtarësuar
    04-07-2005
    Vendndodhja
    Qyteza buzë liqenit - Pogradec
    Postime
    76
    Telenovele, krejt me lote, krejt me vaje, krejt melankoli, krejt kujtime te hidhura, dashuri te deshtuara, do ishte fantastik e?

    Si thoni ju?
    Buzëqeshja i pasuron ata që e pranojnë, por nuk i varfëron ata që e japin.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anëtarësuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    Pershendetje!

    I dashur "Burim"; Nuk ekziston Film Artistik. Ah, nese do te percaktosh tematiken e filmit,eshte tjeter gje. Mund te thuash e intereson nje Film dramatik,apo komik etj,-po jo artistik.
    Duam te te dua!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e burim980
    Anëtarësuar
    13-03-2005
    Postime
    85
    Citim Postuar më parë nga Trebeshina
    I dashur "Burim"; Nuk ekziston Film Artistik. Ah, nese do te percaktosh tematiken e filmit,eshte tjeter gje. Mund te thuash e intereson nje Film dramatik,apo komik etj,-po jo artistik.



    Kinematografia

    Kinematografia ne Shqiperi u zhvillua mbas vitit '45, nderkohe qe si shfaqje e pare filmike njihet ajo e piktorit Kol Idromenos ne vitin 1912. Filmi me i vjeter me teme shqiptare i xhiruar nga te huajt, eshte "Albania ribelle", xhiruar nga shoqeria italiane "Cines" e Torinos, ne vitin 1909. Ne vitin 1946 u ngrit ndermarrja e pare kinematografike shqiptare. Gjate viteve '70- '80-'90 prodhimi kinematografik shqiptar numuronte ne vit, [14 filma artistike, 40 dokumentare dhe kronikale, 16 filma vizatimore te teknikave te ndryshme. Pas viteve '90, prodhimi i filmit shqiptar ka shenuar renie te ndjeshme.
    "Tana", eshte film i pare artistik shqiptar me metrazh te gjate. Prodhim i Kinostudios "Shqiperia e re", realizuar ne vitin '1958. Subjekti i filmit, me teme nga jeta shoqerore e fshatit dhe eshte me skenar te Fatmir Gjates, mbeshtetur ne novelen e tij me te njejtin titull. Regjisor eshte Kristaq Dhamo.

    "Qeshim se nuk qajme dot" eshte filmi i pare artistik me metrazh te shkurter, me regjisor, Viktor Stratoberdha, me skenar te Dionis Bubanit. U shfaq per here te pare pas 43 vjetesh, ne vitin 1999, per shkak se regjisori Stratoberdha u denua nga regjimi komunist. Viktor Stratoberdha u lind ne qytetin e Korces ne vitin 1925."Beni ecen vete". Film artistik per femije me regjisore Xhanfise Keko (Artiste e Popullit), prodhim i vitit 1975. Ka fituar cmimin e posacem ne festivalin per femije te Salernos ne Itali ne vitin 1979.

    "Zana dhe Miri", eshte filmi i pare vizatimor i prodhuar ne vitin 1975. Me pas filloi prodhimi i filmave me tekniken e vizatimit dhe me vone i filmave me tekniken e kombinuar me sende reale.

    a zemer e kupton tani...........

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anëtarësuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    aaaaaaaaaa

    I dashur, kam frike se po te ndeshemi"per "filmin" ne te gjitha kuptimet e tij, Je "mat" qe ne pak levizjet e para. Por nuk e marr mundimin per kete.Desha vetem te te thosha qe Film "artistik" eshte nje mbiemer i trasheguar nga koha e diktatures."Artistik" eshte cdo krijim ne art; Filmi eshte film dhe e merr "mbiemrin" vetem nga tematika e tij. E gjithsesi, une mendoj si une,e Ti mendon si Ti; Eshte normale. Te uroj shendet,zemer!
    Duam te te dua!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e burim980
    Anëtarësuar
    13-03-2005
    Postime
    85
    o zemer po na nuk kemi biseduar kur per film e qe te konkludojm se kush sa din dhe sa ka njohuri per ket lemij......

    une kam hapur kete teme per qellime tjera dhe pres nga antaret e forumit (nga ju )qe te jepni nje ide ne qofte se keni .......

    nese mendon se duhet te bisedohet per kete problematik hape nje teme te re dhe do ta debatojme

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Artistik e ka kuptimin si fikcion e jo dokumentare, i nderuari Trebeshina dhe se kuptoj fare se ku ju dhemb juve nese e quajm ende kete zhaner keshtu ne gjuhen shqipe ?!!!

    Le te jet pra sipas juve : drama, apo film e pastaj ?
    Tema ishte se ç'fare syzheu do ishte i nevojshem per shikuesit shqiptarë ne keto ditet tona....

    une kisha zgjedhur qe te gjirohen filma te periudhes 1912- 1935 !
    Atehere s'kishte as plehra as vetura....gjiruar dikun rrethe detit si nje robinson kruso....mbrojtes i natyres dhe ambientit.
    shendeti mbi te gjitha.

    Per dashamiret e historis do ishte mire te gjirohej nje film mbi piraterine ilire ne krye me Teuten, pse jo nese keni lekë une jam gati, ta bej skenarin per 20 ditë !

    Filmi i pare nga italiane u gjirua ne shqiperi ne vitin 1940 "KALORESI I KRUJES" qe i kushtohet Gjergj Kastriotit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 03-12-2005 më 18:51

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-12-2005
    Vendndodhja
    berlin
    Postime
    9
    shume periudha te shqiperise kane peshen e tyre per tu filmuar. tani me vjen nje cike rende te kuptoj se cila periudhe do me dukej mua interesante ta shikoja ne film. hm, mbase tragjedia e madhe ne adriatik e te ikurve per ne itali ne kohen pas diktatures? nuk mbaj mend si eshte emeruar kjo tragjedi, por me rrenqeth trupin kur kujtoj.....mbase ka shume dhimbje ne te...

    shendet, mimose

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636

    Arrow

    Citim Postuar më parë nga mimose
    shume periudha te shqiperise kane peshen e tyre per tu filmuar. tani me vjen nje cike rende te kuptoj se cila periudhe do me dukej mua interesante ta shikoja ne film. hm, mbase tragjedia e madhe ne adriatik e te ikurve per ne itali ne kohen pas diktatures? nuk mbaj mend si eshte emeruar kjo tragjedi, por me rrenqeth trupin kur kujtoj.....mbase ka shume dhimbje ne te...

    shendet, mimose
    Duhej angazhuar Xhejms kameron per te bere kete fim me piratet modernë...
    Sidomos ajo kryengritja ne stadion te bridisit, si e atyre gladiatorve te kohes romake...
    Duhen shume lekë per kete projekt.
    Mirepo mos mendoni se edeh te huajt do te interesoheshin per keto dramat tona, a si tvfilm per shikuesin shqiptare do ishte interesant mbrenda 10 vitesh qe do vijn.
    Kurse te huajve iu intereson psh. pirateria ilire ne krye me Teuten dhe dashuria me Dhimiter Farin ku ka edhe intriga...

    Një interesim do ta kishin te huajt edhe per pashajn e tepelenes sipas biografis se Bopit,liber i shkelqyer ku mund te nzirret nje skanre i fortë si "betoni" !

    Do ishte interesante edhe reflektimi i ngjarjeve te luftes se dyte botrore pas 45-tes kur fundoset anija britanike ne kanalin e Otrantes, perballe Korfuzit.
    Ketu gjejm manipulimet sllave e geke qe te menjanohet shqiperia nga perendimoret...film pra spiunazh.
    tjeter syzhe nuke po me bie nder mend tani per tani por kemi sa te duash burime me vlera te çmuara qe te dalim edhe ne keto vite me filma te mesem, se paku per tv.

  10. #10
    ...gjení... Maska e mad
    Anëtarësuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321
    mendoj, se shume prej ketyre qe jane shprehur per tematiken e filmit, rrotullohen rreth ngjarjeve historike....filmat epike jane gjithnje te arritur, nese ke nje ide te mire dhe material te bollshem, nje staf te mire qe ti pershtatet kesaj ideje dhe normalisht edhe nje buxhet te mire qe te mbuloje shpenzimet e ketij stafi.

    mua do e pelqente vertete dicka nga periudha ilire, por kam pershtypjen se do arrinim si perfundim ne nje "Gladiator" ose "Spartak" te dyte....pastaj filma te ketij lloji, duhet te kene nje figure kryesore....cilen do veme ne? i vetmi film i ketij lloji i realizuar pjeserisht nga shqiptaret eshte "Skenderbeu".

    suksese burim!

    {^_^}
    ::|maDes!gn © 2009|::

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si i njoha Nanon dhe Berishën.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 23-01-2008, 19:21
  2. Debati mbi Ditën e Çlirimit
    Nga dardajan në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 23-02-2006, 04:50
  3. D'Alema per Kosoven
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-01-2006, 08:43
  4. Maskrat greke mbi çamet
    Nga alibaba në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 16:43
  5. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •