Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4

Tema: Neser

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Neser

    Gjithcka eshte nje genjeshter e madhe, nje genjeshter e treguar bukur, kaq pafajesiht e besueshme.
    Kush do te guxonte te fliste per mungese fantazie.
    Pretendim idiot.
    Mos u justifikoni.
    Eshte njesoj si droga.
    Nje burre I qethur shkurt, me nje mjekerr te dendur te shikon ngultaz ne fytyre, ndersa retinat e tua zvogelohen, duart e djersitura ne fillim dridhen, pastaj gjithe trupi si nje frut i tej-pjekur keputet ne prehrin e pergjumjes.
    S’ke fryme.
    Gjithcka palitet, si te ishte nje pelte e madhe e shtypur nga pesha e ketij qielli te qelqte.
    Gjen damarin, shtrengon krahun me llastikun qe terheq me dhembe, ngul agien, terheq nje mase gjaku te cilen e shtyn perseri ngadale brenda venes tende.
    Vena kau.
    Keto nuk jane vena.
    Eshte rrjeti energjitik i qenies tende.
    Buzeqesh frikshem.
    Mbyll syte dhe ja ku gjithca fundoset ne erresire.
    Ke ftohte????
    S’ka se si.
    Nuk e ndjen afshin e ngrohte qe te mbulon.
    Ulesh ne gjunje, me sy te mbyllur ngerdheshesh frikshem.
    Krisht, eshte kaq i bukur ky cast sa druaj se nuk eshte i imi.
    E dini se cfare eshte gjeja me e bukur ne bote?
    A keni mundur ta pyesni ndonjehere veten per kete, apo frika se nuk do te mund tu perkas kurre e ka mbajtur ate larg nga mendimet tuaja mediokre, nga bota juaj e vogel e mbushur me rutina.!?
    Nuk ka asgje me te bukur se vdekja.
    Eshte gjeja me perfekte, me eksituese, qe dikush mund te imagjinoj.
    Eshte paturpesisht seksi.
    Mjafton te flas per te, dhe ndiej te me fryhet.
    Syte me cmenden.
    Rrenqethem i teri, kerkoj nje vend ku te mund te mastruboj.
    Nje vend ku te mund te derdhem.
    Te gjithe te denuarit me vdekje ne castet e fundit te jetes kane nje ngrehje tmerresisht te fuqishme.
    Eshte lavdia e fundit.
    Cfare sfide.
    Te gjithe mastrubohen, gardianet, policet, i denuari.
    Orgji kolektive, dhe eshte festa e vdekjes.
    Askush nuk mund te vrapoje, te iki, ti shpetoje gravitetit te saj, forces se saj terheqese, deshires per te ndier peshen e saj zhberese, per te shijuar nektarin e epshit te saj.
    Le mos te flasim per sekonden perfekte pastaj, per castin ku ti ndihesh i terhequr nga nje dimension tjeter, dhe shikon tej vetes veten, qe po shnderrohet ne vete.
    Gjithcka ndoth teksa po vdes.

    Perseri terheq nje shkulm gjaku nga venat e tua, shtrengon dhembet, ngerdheshesh, ndjen rrenqethjen ne shpine, dhe pastaj gjithcka qe zbret ne vendin e vete, nga ajo ngjitje e shpejte e pakuptimte
    Imazhe te shumfishuara, asnje lidhje midis tyre.
    Asnje lidhje mes teje dhe botes.
    Leviz pa u ndjere dhe nuk je hije.
    Ajo qe na lidh me boten eshte koha.
    Kohaaaaaa.
    Si nje kordon ombelikal, ushqen qenien tone me gjithcka qe na duhet, na mban te bashkuar me njerzit, me boten, me te teren, e prape na flak ne vetmin tone.
    Vetem nga dita qe lindim.


    Z eshte tregtar kuvash.
    Ben oferta te ndershme.
    Ti paguan per pak shoqeri.
    Ai te zgjat katalogun, te ngul syte dhe hesht.
    Nuk do te influencoj ne zgjedhejen tende.
    Sa kushton modeli 18.
    Sa do te paguaje ti.
    30 per gjithe naten.
    Ai qesh.
    Po tallesh.
    Therret vajzen.
    Ajo ngre bluzen.
    Thithkat i ka te medhaja si dy ishuj cokollate, ndersa lekuren si nje det qumeshti.
    Do te flesh me te?
    Ke deshire ta pallosh, te shkerdhehesh me te?
    A do tja prekesh cdo pjese te trupit te saj me buze, ta thithesh deri ne pergjakje, ta shkerdhesh me bindje se cdo renkim i dal nga kraharori i saj eshte nje bekim per parajesen ne te cilen e ke cuar?
    Renkon bukur, kjo me beso.
    Pastaj i drejtohet asaj, renko pak vogelushe.
    Ajo renkon, pastaj buzeqesh.
    E shikon se cfare frekuence ka renkimi i saj.
    Buzeqeshje shenjtoresh-komentoj une.
    Po ajo eshte nje shenjtore, thote ai dhe shkel syrin.
    Me thuaj pra, a do te flesh prane saj, te mbulohesh nga trupi i saj i imet, te lundrosh ne magjine e enderrave te saj?
    Te behesh I pamekate ne pranine e saj?
    Mik, nuk dua te te mbush mendjen, por nje pallim me te eshte si te jesh ri-pagezuar.
    Do ta duash boten me shume pas kesaj.
    Tund koken ne shenje pohimi.

    A do tja shikosh zogun .
    I ben shenje vajzes te ule mbathjet, edhe pse them qe nuk eshte e nevojshme.
    Atehere 50 dollar dhe kjo vogelushe e nderuar, me prejardhje shenjtoresh do te te jete ne sherbimin tuaj.
    Ajo ben gjithcka.
    Hahahahahahahahahahahahahahaha.
    Eshte e perkushtuar si motra e Gjergj Elez Alise.
    Qeshet me shakane e vete.


    Ne shtepi eshte kaos.
    Mbi tavoline instrumentat e mija, nje gjysem sanduici dhe nje gote qumesht..
    Ne muret e dhomes gravura, skica, piktura te paperfunduara.
    Je piktor-pyet me nje ze qe sja kisha degjuar der atehere.
    Une tund koken.
    Nuk ulet, qendron ne mes te dhomes, ne mes te drites.
    Nuk ka as pasion dhe as lavdi ne ate trup te imet, te kerrusr, dhe kjo e bene te duket si shenjtore.
    Vjen era sperme.
    Ajo eshte e uritur.
    I jap gjysmen e sanducict, goten me qumesht.
    Ajo eshte mirenjohese.
    Fillon te zhvishet.
    Lakuriqesia e saj eshte tronditese.
    Duhet te jete patjeter anemike.
    Te pelqejne ishujt e mi te cokollates thote?????
    Qesh frikshem.
    Cfare do qe te bej thote???
    A shpohesh e pyes une?
    Ajo pohon me koke.
    I tregoj qesen e e heroines.
    Nuk kisha si te gabohesha, dukej qe ishte prezaqe.
    Pastaj ajo me ndihmon te pervesh mengen.
    Terheq serish nje shkulm gjaku, e shtyn tinezisht drejt rrjedhes se jetes, dhe koha dehet.
    Ajo shpohet, leshohet mbi shtrat, nxjerr fryme.
    Ka frike.
    Ne retinat e ngushtuara imazhet e pakuptimta shfaqen, me bejne te qesh.
    Hahahahahahahahahahahahahahaha.
    Ajo shikon e habitur, struket edhe fort prane meje, dhe sikur kupton gjithcka pyet.
    Po neser?????
    Nuk e di nese ajo pyet veten a mua.
    Hesht.
    Ndjej peshen e se nesermes, dhe nuk dua ta mendoj ate.
    Nuk ke pse shqetesohesh lepurushe, ne edhe mund te vrasim veten po te duam.
    Ndihem i qete kur mendoj se e kam gjithmone nje mundesi shpetimi.
    Ajo ngjeshet edhe me forte pas meje.
    Rreshkas ne qetesise time djallezore.
    Ne retina me ngjeshen imazhe te genjeshterta, pafajesisht te besueshme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 03-10-2005 mė 13:58

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Sot u ngrita si njeriu i gjerave te vogla.
    Hapesirat qe shtriheshin midis pjeseve te mija ishin te paperceptueshme.
    Binte shi.
    Perseri ne rruge.
    Ishte ende heret kur dola.
    Nuk kisha kohe ta mendoja e jo me ta doja kete dite.
    Gjithcka perreth duket e re.
    E re fringo, sikur te kete dale nga qesja.
    Nje qese e mjegullt griset dhe zbulon konturet e sendeve, gjallesave.
    Ne krahun tjeter dikush kollitet.
    Duket si perendia e vdekjes qe del nga tymi i ferrit.
    Ketu banoj une.
    Mbase nuk ishte e nevojshme tja thosha vetes kete.
    Ben mire njeriu qe ja thote here mbas here vetes adresen.
    Eshte mase sigurie per te mos humbur rrugen e kthimit.
    Dita terheq trupin e saj, si lehone kullon qumesht drite.
    Perpara meje nje qen i zi.
    Gjithcka duket kaq mitologjike, dhe vazhdoj te jem i bindur se kam nje koke te marre.
    Vajza qe dua nuk eshte ne dritare.
    ka kohe qe nuk e shikoj.
    Kam deshire ta ndjej ate.
    Hy ne je kafene.
    -Me falni a mund te perdor banjon tuaj.
    -Banjoja eshte vetem per klientet thote baristi.
    Po, por eshte urgjente, ......... me duhet nje vend per te mastrubuar.
    Ai nuk habitet, por edhe nuk flet, me shikon ne sy pa levizur.
    -Ok me bej nje kafe i them dhe futem ne banjo.
    Nuk e kam te veshtire te vij.
    Laj duart ne nje kove jeshile, uji i seciles duket i yndyrshem.
    Dal nga banja, ndersa kamarieri ben me koke nga tavolina ku eshte vendosur kafja.
    Prane meje try burra te kollarisur, flasin me ze te larte.
    Burri1- Ai nuk e do ate.
    Burri 2_ Po ti nga e di??
    Burri 1 E kam degjuar njehere kur uronte qe asaj te binin te gjithe dhembet qe kishte ne goje.
    A nuk eshte kjo shenje qe tregon se ai nuk e do???
    Te dy burrat pane nga burri i trete, sikur prisnin aprovimin e tij.
    Burri 3 qeshi.
    Pastaj tij qeshen edhe dy te tjeret.
    Burri 3 flet me rradhe, por qesh bukur.
    Qesh edhe atehere kur nuk ka asgje per te qeshur.
    Dy te tjeret, qeshin dhe ata.


    .
    .
    .
    .
    .
    .
    .
    .
    .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Burri i trete, vazhdon te praktikoj artin e tij te te qeshurit.
    Ai me ansamblin e buzeve te tija, ma prish idene e kesaj dite marsi.
    Befas gjithcka mbeshtillet nga ngjyrat.
    Autobuz blu, qiell i verdhe, rruge te kuqe, dhe nje det portokalli, saldohen ne shpinen e imagjinates sime.
    Nga e cara e deres vjen nje drite e bardhe.
    Nuk degjohet asgje, a thua se gjithcka ka vdekur.
    Perballe meje nje burre me kostum te bardh te dale mode, qesh me vete, pertypet, kafshon nje djalle e di se cfare.
    Ai kthen koken ne anen tjeter, peshtyn mbi asfalt, humbet ne hamendjet e veta.
    E gjitha duket si nje moment i vjeter, brenda te cilit eshte tmerresisht e veshtire te deportosh.
    Perplasesh pas tij, kupton se koha persrit veten.
    Njeriu me te bardha duket si engjell demode, i lodhur nga dyshimi.
    Ne boten tone te gjithe i perkasim dyshimit, te gjithe jemi ingranazhe te tij.
    Dyshimi nuk di te flere.
    Gjithcka dyshon, madje edhte pritja eshte dyshuese.
    Mbushem me fryme, perkulem mbi asfalt, vendos duart ne pozicion starti, ngre koken larte, tendos tshpinen, sprintoj.
    Vrapoj me gjithe forcen time, si te isha mezat i dashuruar me eren, si te isha hamshor qe kerkoja te puthja barkun e lirise, e prape ndjeja rreth vetes, ne te rrahurat e zemres sime, ne syte e mij, ne pulsin tim, dyshimin.
    Dyshimit nuk mund ti shpetosh.
    Ai ushqehet me mendimin tend, dhe nuk di te vrapoje.
    Te shikon ngultaz ne sy, ngadale instalohet brenda teje.
    Mbeshtillet rreth trupit te vete, e me naivitetin e nje femije, plotesiht e pafajshme shkatarron qetesine tende .
    Nuk kam me se c’pres, prandaj pres gjithcka.
    Harrova emrin dhe fytyren e vajzes qe desha.
    Sme kujtohen syte e saj, e as ngjyra e flokeve.
    E vetmja gje qe me vjen ne mend eshte aroma e gjinjeve.
    Kujtimet per aromat jetojne me gjate nga te gjitha llojet e tjera te kujtimeve.
    Do te kisha ngritur nje babiloni aromash nese do te sillja ne mend te gjitha dashurit e mija.
    Por ja qe gjithecka nuhas nga dritarja e shtepise sime eshte ere asfalt i lagur.
    Qytetit i lagen kembet.
    Dritarja ime eshte e kalbur.
    Catia ime eshte e mbushur me bula shiu.
    Muzika e pikave qe perplasen mbi dysheme te pergjum.
    Muri i shtepise eshte i veshur me myshk, ndersa ne oborr, po krijohet nje pellg me te cilin ne diten e trete te javes do te bie ne dashuri..
    Eshte mars, koha per tu dashuruar.
    O zot sa i gjate eshte ky cast, sa i huaj, dhe sa vetem ndihem ne kete dite te njomur.
    Dhe nuk kam ku te shkoj ne kete ore te vetmise sime.
    Nese mbyll syte, dhe buzeqesh per nje moment, mbase do te ndodh dicka, degjoj nje ze nga pjesa optimiste e vtetes.
    Them ta provoj.
    Mbyll syte, dhe buzeqesh.
    Asgje, nuk ndodh asgje.
    Tani leshoje trupin, plotesisht, clirohu, mbaji syte mbyllur dhe vazhdo te buzeqeshesh, kembengul zeri.
    Bindem, por perseri nuk ndodh asgje.
    Tani shto pak uthull, vaj ulliri, dhe majdanoz, karrotat e zjera priti holle, ndersa patet fergoi me gjalp.
    Cfare????
    Zeri po cmendet???
    Ai uleret, e mua me tundet dyshemeja e kraharorit.
    Hahahahahaahhahaha
    Por zeri vazhdon.
    Shto pak vere te bardhe, dhe pak rrushe te thate.
    Kanelle, mos harro te hedhesh kanelle, sepse ajo e ben gjithcka me te deshirueshme, pastaj pak qumesht te skremuar dhe pasi ta lesh ne furre per 30 minuta do te shikosh se do te jete gati per tu servirur me vere te bardhe.
    Zeri hesht, ndersa oshetima e tij me mblidhet ne fyt.
    Vjelle.
    Pema e zhveshur ne fund te oborrit, me kujton trupin e gjyshes sime te vdekur.
    Ishte i ftohte dhe i lemuar si ky mur i lagur.
    Ate e gjeten te vdekur tek qendronte e ulur ne parvazin e dritares.
    Ne duar mbante nje lule te thare.
    Syte i kishte drejtuar nga qielli dhe dukej e lumtur.
    Plaka ishte e cmendur, si te gjithe pleqet ne fisin tone.
    Vjen nje dite dhe te gjithe cmenden.
    Nuk eshte veshtire ta kuptosh se kur ndoth kjo, sepse pikerisht atehere ata behen me te bukur, me te rinj, thua se nuk do te vdesin kurre.
    Plaka kishte floke mendafshi, sy manushaqeje, dhe gishterinj te gjate e te brishte.
    Perkedhelte femijet, e mblidhte molle me duart e saj te bukura, mesonte te donte sendet duke lemuar format e tyre me mollezat e gishtave.
    Me ka mesuar edhe mua te dua sendet, te flas me to.
    Kur femijet e u rriten, ajo lemonte qiellin.
    Atehere te gjithe thane se ajo u cmend si e jema, si i jati, si te gjithe moshataret e saj ne fisin tone.
    Dhe ishte kaq e bukur, sa nuk mund te kishte frike nga vdekja.
    Dhe ishte kaq e vertete sa zor te mos ishte e dashuruar me jeten.
    Ne fisin tone vjen nje dite dhe te gjithe cmenden...... cmenden nga deshira per te dashur.
    Ishte nje dite marsi.
    Ngjyrat kishin ngrire te pezmeta mbi shpinat e sendeve.
    Lageshin kembet e qytetit te mbuluar nga aroma e asfaltit te lagur.
    Nje burre i vjeter me nje kostum te bardhe, me krahe engjelli, capitej ne skajin tjeter te dyshimit te tij, per ti dhene se paku nje kuptim te trishte pritjes sime
    Zeri brenda meje ishte shurdhuar..
    Nuk me kujtohej as emri e as fytyra e vajzes qe desha, dhe po cmendesha si te gjithe anetaret e fisti tim, po cmendesha nga deshira per te dashuruar.

  4. #4
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Kete nuk e lexonkam, e shikonkam.
    Dua te them 'e bukur' por i urrej ato qe mendojne se bukuria e tjetrit mund te
    jete edhe e tyrja. Thjesht, ne menyren time te pelqimit, me pelqeu ... e gjitha.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •