Pershendetje !
E pashe ndeshjen Int-Juv dhe mu duk se pervec gjuajtjes se Nedved ishte shume
e merzitshme. Ndoshta ka ndikuar edhe shiu por me siguri arsyeja kryesore eshte se qe te dyja ekipet jane ekipe qe luajne vetem me muskuj. Gjithsesi ne dallim nga
Interi, Juventusi ka nje strategji me te qarte dhe e qarkullon me mire topin.
Per Interin mund te them se ka filluar te me zhgenjeje serish pasi ne fillim te sezonit ishte shpresedhenes. Adriano po tregon se nuk eshte fenomen por nje lojtar i mire qe here pas here shkelqen. Figo me ngjan me statusin Vierit edhe pse eshte me i mire.
Kurse Milani ka filluar te sherohet dhe me pak fat mund edhe te rikuperohet serish
per ta fituar Kampionatin ose/edhe Champions League-n. Gjithshka do te varet nga gjunjte e Kafu-se dhe Stamit, apo edhe Gilardinho duke shpresuar mos demtimet e Kaka-se ose Shevchenkos.
Krijoni Kontakt