Close
Faqja 9 prej 15 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 147
  1. #81
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anėtarėsuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700
    Citim Postuar mė parė nga inter_forever
    Faktet tregojne qe tifozat e Interit ne forum diskutojne pas cdo humbjeje apo fitoreje ....Kur jemi rraf nga Palermo , xhuve apo Porto kemi pranuar humbjet dhe kemi gjet edhe gabimet e skuadres ....
    Jo si ca bilanista qe zhduken nga qarkullimi kur bilani ha dajak .... Ishit zhdukur nga qarkullimi per 3-4 muaj dhe u shfaqet menjehere sapo pate humbjen e Interin ... Nese ju rref xhuve neser , me siguri do riktheheni vitin tjeter...Ndaj ju uroj para kohe ''Gezuar vitin e ri '' ....
    .

    O fanti spathi kete qe ke thene me lart te them vetem shko shiko ne forume se para kater muajsh kam hapur dhe nje teme ku shpjegoja qe sdo isha deri ne tetor ne forum dhe mos na trego tani perrallen e borebardhes me shtate pinteristet se e dine dhe foshnjet ne djep.

    Ikni bani nai ekip karateje me SuperTaysonMaterazzi dhe SuperHolifildVeron se ja ca ekipi jeni ju ekip ordiner.
    Ke pa ti te qelloje nje lojtar i Milanit me shpulle nje lojtar te ekipit tjeter kundershtar si humbje barazim fitore?
    E pra rrini tani mos na bani der der si ato gjinkallat ne vape se sja vlen me harxhu hapsire ne server me u mor me gomarlleqet e juaja.

    Forca Milan
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kacaku basket : 28-10-2005 mė 23:16

  2. #82
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Kacaku shkruajti:

    Milan - Juventus. Parashikime dhe Debate

    --------------------------------------------------------------------------------

    Milan - Juventus

    Kryesfida e Kampionatit Italian do te luhet diten e shtune ora 20:30 (ora lokale Itali)
    Biletat jane shitur te tera dhe ka qene pothuajse e pamundur te gjenden pas dites se merkure.Mbi 78 mi pagues + te abonuarit.
    Do te jene te pranishem 250 televizione nga e tere bota (Amerike Jugore) (Usa)(Lindja e larget)(Tere europa)(Afrika)
    Llogaritet qe me teper se 1 miliarde persona do te ndjekin kete ndeshje Live.

    Disa shifra per kete ndeshje.

    Ne fushe do zbresin plot 45 Kampionate 28-Juventus dhe 17-Milan.
    Ndeshjet e luajtura ne fushen e Milanit jane plot 71.24-Fitore te Milan 30-Barazime dhe 17-Fitore te Juventus.

    Milani ka shenuar 102 gola ndersa Juventus 87 gola.
    Fitorja e fundit e Milanit ka qene me dt 22 Mars 2003 (Sheva,Inzaghi dhe Nedved)

    Golshenuesi i kesaj supersfide nder vite eshte Josč Altafini.
    Fitorja me e thelle e Juventus ne fushen e Milan ka qene ajo e 6 prrillit 1997 1-6
    Fitorja me e thelle e Milanit ne fushen e tij ka qene ajo e 12 mars 1989 4-0
    Recordin per ndeshje te luajtura ne kete supersfide e mban pa dyshim Paolo Maldini me 36 ndeshje te luajtura nga te cilat 19 ne fushen e tij.

    Une jam Milanist dhe uroj fitoren Milan dhe mendoj qe do te luaje per te fituar.

    Nje lajm i mire per tere Milanistet: Shevchenko eshte thirrur nga trajneri Ancelotti por sdo ta nisi ndeshjen si titullar.

    Formacionet e mundshme:

    Milan

    Dida
    Cafu-Nesta-Maldini-Kaladze
    Gattuso-Pirlo-Kaką-Seedorf
    Gilardino-Inzaghi

    Rezervat
    16 Kalac
    31 Stam
    14 Vogel
    7 Shevchenko
    27 Serginho
    10 Rui Costa
    32 Vieri

    Juventus


    Chimenti
    Zambrotta-Cannavaro-Thuram-Pessotto
    Nedved-Viera-Emerson-Camoranesi
    Ibrahimovic-Trezeguet

    Rezervat.
    32 Abbiati
    6 Kovac
    20 Blasi
    23 Giannichedda
    10 Del Piero
    18 Mutu
    25 Zalayeta

    ...


    U detyrova ne kete menuyre te postoj shkrimin tend dhe nuk e bashkova sepse mandej del sondazhi ne temen kryesore te Calcios.

    Gjithcka per futbollin italian tek kjo teme dhe tek temat e klubeve.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #83
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Trajneri bardhezi frenon entuziazmin 29-10-2005

    Kapelo: Milani, i rėndėsishėm, jo vendimtar!


    "Do tė shkojmė tė luajmė nė njė stadium tė rėndėsishėm, ndaj njė kundėrshtari tė dorės sė parė, ndaj tė cilit do tė luajmė, gjithsesi, me armė tė barabarta. Sfidėn ndaj Milanit duhet ta marrim qetėsisht dhe me besim nė forcat tona." Fabio Kapelo e di mirė se sfida ndaj Milanit duhet pėrjetuar sa mė mirė nga ana psikologjike. Pa e tepruar, pėrndryshe edhe Juvja e rekordeve do tė rrezikonte tė digjej, por, duke luajtur gjithnjė dhe, sidoqoftė si "Zonjė".

    "Kjo ėshtė njė ndeshje e rėndėsishme, vijoi Don Fabio, por jo vendimtare. Po tė ishim pesė javė pėrpara fundit tė kampionatit, do tė ishte ndryshe, por tani kemi gjithė sezonin pėrpara. Megjithatė, po tė fitonim dhe tė shkėputeshim tetė pikė nga Milani s'do tė ishte keq." Gjė qė ndodhi edhe sezonin e kaluar, por mė pas Milani arriti ta rikuperonte tė gjithė disavantazhin, pėrpara se tė shembej pikėrisht nė ndeshjen direkte. Kuqezinjtė e kanė nisur sezonin me disa vėshtirėsi, por tani po ecin me ritėm tė plotė: "Mė habiste fakti qė s'e kishin nisur mirė. Ata kanė njė skuadėr tė madhe, me lojtarė cilėsorė, dhe s'kishin si tė mos e rimerrnin veten." Njė kėrcėnim mė shumė pėr mbrojtjen bardhezi mund ta pėrbėjė rikthimi i Filipo Inzagit:

    "Sigurisht, Inzagi ėshtė gjithnjė njė rrezik, por te Milani janė tė gjithė lojtarėt: Xhilardino, Kaka', Serzhinjo, Sedorf, Pirlo. Kur luan ndaj njė skuadre tė tillė, nuk e di asnjėherė se nga mund tė tė vijnė rreziqet. Megjithatė, ne nuk kemi asgjė mė pak se Milani." Nėse Milani e ka rigjetur Inzagin, Juventusi mund ta ketė sėrish tė gatshėm Patrik Vieiranė, i cili do tė grumbullohet pėr sfidėn ndaj kuqezinjve, dhe tė cilin Kapelo e sheh si vlerėn e shtuar tė Juventusit tė sivjetshėm: "Nė krahasim me sezonin e kaluar, - pėrfundoi Kapelo, - pikėrisht golat e tij na kanė dhėnė diēka mė shumė. Tani kthehet pas ndalesės; nuk e di sa benzinė ka, por jam i bindur se nė fushė pesha e tij do tė ndihet. Sė bashku me Patrikun ėshtė rikuperuar edhe Ibrahimoviē, ndėrsa nė portė me siguri do tė mungojė Abiati, i cili deri tė enjten ka qenė me temperaturė."
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #84
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Gjyqtari Bertini, "bilbili" i ndeshjes

    Pas polemikave tė sezonit tė shkuar, Paolo Bertini kthehet tė gjykojė Milan-Juventus. Gjyqtari 41-vjeēar, dhjetė muaj mė parė nė "Dele Alpi", e ka mbyllur ndeshjen mes protestave tė kuqezinjve pėr mungesėn e dhėnies sė dy 11-metėrshave, pėr ndėrhyrje tė gabuar ndaj Kalaxes e Krespos, dhe e ndaloi nė aksion Kakanė pėr tė ndėshkuar me karton tė verdhė Turamin qė i ndėrhyri ashpėr. Atėherė ishte 18 dhjetori i 2004-s, dhe gjyqtari nga Arexo sot do ta takojė pėr herė tė parė Juves jashtė fushe.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #85
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    bayern...

    Te kam thene mos u merr me kampionatin italian se nuk merr vesh ...rri e kujton ato qe thot Lipush plera , qe nuk e meritonte pankinen e Interit (gaf e Moratit ) ...Nga lipushi nuk pranoj moral , se ka q ene xhuventin edhe kur ishte ne pankine me ne dhe vetem ka shkaterruar ekipin me veprime plera (si sherri me Baggion )...
    ta degjoj llafin kur flet per ndonje kombetare apo ndonje ekip gjerman , por kampionati italian cdo vit ka historite e veta ...nuk mohon njeri qe Morati ka bere gafa fatale gjate viteve me nderrimet e shpeshta , por edhe te themi nje muhabet gjithmone nuk ja vlen ...
    Dje bleva DVD e rradhes (cdo jave del 1) per historine e Interit ...Ishte viti i rekordeve me te madhin Lothar MaTTHAUS 89-90 ...I heq kapelen se ka qene super ...
    Nje lider si Matthaus i ka munguar ne keto vite te Moratit ekipit ...Bergomi thoshte : <>...Ne fakt lideri i Interit dhe i Gjermanise ishte perbindesh...Jo vetem bente gardh ne mesfushe , por shenonte gola si nje sulmues...Shto ketu edhe mbrojtesin Brehme , qe te cante rrjeten ...
    Ndoshta nje Ballack mund ti hyje ne pune Interit (Veron iken) ...por ne liste jane Manchester dhe Real ...Megjithese them se lojtare si Matthaus nuk ka ne qarkullimn ....
    Se harrova nje histori qe e treguan tek DVD : ''Ne nje pushim ndeshjeje , me siguri do kene qene nervoz se ishin duke barazu me duket , se ate vit Interi vetem fitonte....Matthaus shef qe Schifo (talenti i Belgjikes ) po lynte floket me xhel....Vete Matthaus dhe i fut ca shpulla....'' Hallall...Ja nje si Matthaus dua tek Interi une...


    kacako...
    o fanti kup...e di qe ke ik me leje ...se kisha me ty muhabetin ...
    meqe na kujtove tajsonin Materazz , kujto pak GODITJEN ME KOKE te Sheves ne derbin e Champions...apo e ke harruar...Mos na beni moral kot...E mbi te gjitha ju as nuk denoheni , jeni te mbrojt nga ''kupola'' , kurse ne na bejne ''shembull'' sapo bejme ndonje trapllek....
    Ke bere nje analize te pikeve ....muhabet kot...
    Po nuk fituat sot , kampionati italian u p.ordh perfundimisht... dhe mos harro qe inter ka pas kalendar degjenerat ( Palermo , Udinese , Chievo jashte ) , kur te shkoni te te merrni 3 pikeshin atje flasim ...


    Juventus...
    mos iu fut kot muhabetit te NDERHYRJEVE , se je i humbur qe ne fillim ...Juve ka rekordin e NDERHYRJEVE cdo vit ...edhe sivjet...Cuditerisht ka numrin me te vogel te te verdhave...Lojtaret e juves jane te mbrojtur me ''ligj'' ...Canavaro tek Interi merrte te verdhe cdo ndeshje , kurse tek xhuve ka ''imunitet''....

    Materazzi u be tabele qitje nga shtypi e media per nderhyrjen ndaj Ibraimovic.. Nderhyrje qe merrte edhe te kuqen ....Nje xhuventin tek Processo di Biscrdi kerkoi qe Matrix mos te loze me nacionalen si denim !!!!!
    Kur pas 1 jave CANAVARO beri TE NJETEN NDERHYRJE TE RENDE ...ishte e njejta nderhyrje dhe meritonte te kuqen....POR cuditerisht MOVIOLAT nuk u kujtuan ta analizonin....Tek Proceso di Biscardi , Scarpini interist iu drejtua atij mikut xhuventin :<< Si thua ta heqim edhe CANAVARON nga kombetarja pas kesaj nderhyrje ??>> Si m.ut rrinte xhuventinin...
    Triade Giraudo - Moggi - Betega jasne mjeshtra per keto muhabete.... bejne zhurmen me qellim aty ku i do suma... Se kane pas gazetaret lecaculo qe thne gjithmone ''si padrone'' ....nejse...

    Juve ka ekip te forte .... Por ''njollat'' i ka pas gjithmone me vete...Akuzohet gjithmone per ''vjedhje'' scudetosh...Ndoshta xhuve nuk ka nevoje per ndihmat e arbitrave , por ka nje koecidence te cmendur me ''njollat'' ...

    ------------------------------------------------------------------------------------------------------------


    Kurse per Interin....Ndeshja e veshtire me Sampin (rrahu Milanin ) na gjen me probleme ...mungojne ne mesfushe Veron e Pizzaro(ne dyshim )...ne mbrojtje Materazi e J.Zaneti ... ne sulm Recoba ka probleme...Trajneri Mancini eshte ne tribune , se shau nga plaka arbitrin...
    Sot eshte ekip eksperimental me CAMBIASSO - C.ZANETI (nese Pizzaro nuk loz dot ) ...ne mbrojtje mund te futet ne qender Mihajlovic (do zoti nuk ben gafa , pleqeri hesapi ) ...Ne sulm mund t e jete Adri - Martins...
    Po na rrafi Sampi , mirupafshim kampionat dhe te shofim vetem champions pastaj....

    Juve loz me formacion titullar...rekuperoi Ibra dhe Viera ...ne porte nuk duan te vene Abiatin , se kane frik nga ndonje puc milanist ....

    Milan rekuperoi Nesten...Sheva eshte ne pankine ...Nuk di gje per Stam ...


    Shendet dhe mos e rruni se me mire do behet ... milan - juve e fiton ascoli...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga inter_forever : 29-10-2005 mė 11:27
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  6. #86
    Fshatar i varfer Maska e Chingy
    Anėtarėsuar
    25-09-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    363
    Citim Postuar mė parė nga inter_forever
    bayern...
    Shendet dhe mos e rruni se me mire do behet ... milan - juve e fiton ascoli....
    Hahahaha.E forte kjo.Po besoj se sot do bosh icik tifozllik per Milanin besoj se me fitu Juve skapen mo.Hajt ishalla fitoni me Sampdorian Dhe hiqeni Ate Mancinin se eshte trajner popull kot.Merni trajnerin e Celsit se vetem ai ju bon pune juve masi ti mari me shpulla gjithe lojtaret.
    Se sei stanco e vuoi morire, pensa a chi sa di dover morire e vuole vivere...

  7. #87
    Alessandro Del Piero Maska e Juventus
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Aty ku Shqiptaret po vuajne.
    Postime
    1,500
    TiTi
    Ne xhdo klub ka te till qe nuk meritojn te lozin por ju kishi futur ne at grup edhe nedvedin qe un ju them se gaboni a materaci duhet te largohet nga futbolli se nuk ka asnje eksperienc per te lozur futboll thjesht nuk eshte per futboll...

    "Iter_forever"
    Jo per te humbur sigutrisht qe humbni ju.Thoni se Juves i ndihmojn arbitrat por jo.Ju kujtohet vitin e kaluar kur nga nje duel ne mes Zlatanit dhe Cordobes Zlatani u denua me 4 ndeshje me te vetmin qellim te mos jet ne ndeshjen me Milanin por te medhejt din te fitojn edhe pa at se nuk nvaremi nga nje futbollist...
    Shendet
    Team: That team in Italy with 29 titles. Or was it 30?

  8. #88
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anėtarėsuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700
    DT 29/10/2005 ora 17:48 (Ora lokale Itali)

    Po afron dhe supersfida Milan-Juventus.
    Nje nga sfidat me te perfolura dhe me te forta ne futboll.9 fitore rrjesht te Juventus dhe 6 fitore rrjesht te Milani premtojne nje Superndeshje futbolli.
    Do te luftohet ne cdo cm² te fushes.
    Nje analize te shkurter per pretagonistet e kesaj sfide.Per 22 kampionet qe do te zbresin sonte ne fushe.

    Sfida midis portiereve.

    DIDA-CHIMENTI
    Shifrat flasin keq per portierin e Milanit Dida,ka pesuar me teper se 3-fishi i golave ne krahasim me dy sevendesuesit e Buffon (7 Dida 2 Abbiati e Chimenti).
    Por duke mos nenvleresuar meritat e Abbiati dhe Chimenti keto te fundit kane pasur nje mbrojtje me te madhe nga ana e shokeve te tyre.Ne nivel individual,Dida vlen me teper se Chimenti,qe do te luaj sonte por edhe me i forte se Abbiati.Por kjo sdo te thote qe te te kesh portierin me te forte mund te jesh ne krye te kampionatit sic e ka vertetuar dhe Juventus.

    Sfida Mbrojtie-Sulm

    STAM-NEDVED

    Kapiteni i Brasilit nuk do te terhiqet,sepse ne moshe 35 vjec nuk ndjehet akoma pensionist,por ne ndeshjet e fundit ka vene shume pikepytje mbi forcen e tij.Nqs Ancelotti e konfirmon,duke mos i besuar Stam,Cafu rrezikon te niset ne dizavantazh ne dyluftimin me Nedved,me i shpejt dhe me i forte se ai.Por edhe hollandesi i Milanit Stam mund te jete ne veshtiresi ne dyluftimin me cekun e Juventus Nedved.

    NESTA-IBRAHIMOVIC
    Nesta ka munguar ne ndeshjen e kombetares kunder Sllovenise tre jave me pare,ai eshte gati te marri vendin e tij ne qender te mbrojties,per kete nuk ka dyshime.
    Edhe Ibrahimovic,ka munguar te merkuren,eshte rikuperuar edhe pse Suedesi i Juventusit leviz gjithmone kundershtari kryesor i tij do te jete pikerisht Nesta.
    Nje dyluftim teknikisht shume interesant,por nqs do ta shikojme shpesh kete dyluftim do te ndikonte jo pak ne rezultatin e ndeshjes.

    MALDINI-TREZEGUET
    I lene pushim ne ndeshjen me Empolin,kete here Kapiten Maldini sdo te mungoje ne supersfiden me Juventus,si vitin e kaluar ne Torino.Teorikisht kundershtari i tij duhet te jete Trezeguet,inferior ne krahasim me kapitenin ne pikpamjen teknike,por i afte te perfitoj nga qofte edhe nje gabim.Maldini i eshte e ndaluar te ēperqendrohet edhe nje seconde te vetme,jo rastesisht Trezeguet eshte edhe goleshenuesi me i mire i Juventus, me 5 gola.

    SERGINHO-CAMORANESI
    Kaladze ne fillim dhe pastaj ndoshta Serginho?Krahu i majte i Milanit u eshte besuar atyre per arsye te ndryshme Juventus eshte e favorizuar ne kete krah.Camoranesi,eshte lene pushim ne dy ndeshjet e fundit,me sprintin e tij,krosimet e tij nga e djathta,por edhe me aftesite e tij per te luajtur ne mes si nje mesfushor i shtuar,eshte nje pike force per Capellon.Ky i fundit mund te perdori edhe karten rumene Mutu.

    GATTUSO-ZAMBROTTA
    Skemat e ndryshme te lojes qe ndjekin dy skuadrat u japin me shume liri anesoreve te Juventusit.Per kete dy ndihmesit e Pirlos mund te gjenden ne veshtiresi.Gattuso,teorikisht me i dhene per lojen ne qender,duke bere presion mbi Viera.Mund te jete keshtu i detyruar per tu larguar nga e djathta e sulmit te Milanit per te mbajtur sa me larg Zambrotten.Sepse ne rast te kundert Stam ose Cafu do te gjendeshin kunder nje tjeter kundershtari,plus Nedved.
    potrebbe quindi essere costretto a sdoppiarsi, allargandosi sulla destra per

    PIRLO-VIEIRA
    Pirlo eshte i padiskutueshem,edhe pse kete vit prezantimet e tij ne kuadratin e gjelber kane qene me disa pikpytje.Per nje arsye me teper edhe Viera eshte i padiskutueshem,gati per tu kthyer pasi ka munguar 4 ndeshjet e fundit te Juventus(3 kampionat 1 Champions).Francezi ka bere gjithmone dieferencen,sidomos ne transferte.Do te jete ai nje nga lojtaret kyc.Por Pirlo ka nje arme plus,goditjet e denimit...

    SEEDORF-PESSOTTO
    Per kete dyluftim,vlen diskutimi qe bera me lart Gattuso-Zambrotta,edhe pse Seedorf nuk mund ti ngarkohen detyra mbrojtese.Me e lehte eshte te mendojme qe do jete Pessotto qe do te ngarkohet me detyrat mbrojtese ndaj Seedorf.Hollandezit i pelqen te hapet shpesh nga e majta per tiu afruar qendres dhe per te provuar gjuajtjen e tij te hidhur.Ne kete rast cdo gje varet nga Seedorf,ndryshimi i shpejtesise se tij dhe gjuajtja e tij mund te beje diferencen.

    KAKA-EMERSON
    I avancuari Kaką dhe i terhequri Emerson.Per gezimin e trajnerit te Brazilit Parreira,ja dhe derby brazilian qe do te vendosi jo pak mbi ndeshjen. Emerson eshte me pak fantazist por me i fuqishem se Pirlo,padyshim Kaką eshte me i shpejt dhe me fantazues se Viera.Atehere mendohet qe cdo gje do te varet nga forma e mesfushorit te avancuar te Milanit,i vetmi kuq e zi qe mund te beje diferencen duke luajtur vetem,por edhe per te tjeret.

    INZAGHI-CANNAVARO
    Leshimi i Shevchenkos apo ndeshja e dyte e Inzaghi?Diferenca taktike nuk eshte pak,por Ancelotti do te bazohet mbi qendien fizike te dy sulmuesve dhe Inzaghi duket favorit per te nisur nga minuta e pare kete supersfide dhe per te dyluftuar me mbrojtesin dhe kapitenin e kombetares Italiane Cannavaro.Ndoshta edhe Thuram.I ndaluar do te te qendroje Gilardino,ne pozicion me te avancuar,shoku tij i sulmit nuk do ta kete te lehte,sepse Cannavaro elektrizohet ne sfida te dilla,sidomos ne San Siro,ish stadiumi i tij.

    GILARDINO-THURAM
    I kursyer ne dy ndeshjet e fundit,Thuram rikthehet ne takimin me te rendesishem dhe do ngarkohet detyra veshtire te markoje Gilardinon.Per ti ndaluar ketij te fundit te shenoje golin e tij te pare ne San Siro pas 5 golave ne transferte.I denje per fanellen e titullarit,per aftesite teknike dhe jo per turnoverin,Gilardino ka karakteristikat per te vene ne veshtiresi Thuram e Cannavaro.Asnjehere si me pare ai eshte pika riferimit ne sulmin e Milanit per kete ndeshje.

    Artikulli u perkthye nga gjuha italiane dhe u mor nga Gazzetta dello Sport.

    Per ju kacaku_basket.

    Forza Rossoneri,tricolore sarą.

  9. #89
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anėtarėsuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700
    Ja dhe Formacionet e Mundshme te marra nga disa gazeta te njohura Italiane.

    IL GIORNALE: MILAN-JUVENTUS
    29/10/2005
    MILAN: Dida; Cafu, Nesta, Maldini, Kaladze; Gattuso, Pirlo, Seedorf; Kaką; Inzaghi; Gilardino.

    JUVENTUS: Chimenti; Pessotto, Cannavaro, Thuram, Zambrotta; Camoranesi, Emerson, Vieira, Nedved; Trezeguet Ibrahimovic.

    LA REPUBBLICA: MILAN-JUVENTUS,
    29/10/2005
    MILAN: Dida; Cafu, Nesta, Maldini, Kaladze; Gattuso, Pirlo, Seedorf; Kaką; Inzaghi; Gilardino.

    JUVENTUS: Chimenti; Pessotto, Thuram, Cannavaro, Zambrotta; Camoranesi, Emerson, Vieira, Nedved; Trezeguet Ibrahimovic.

    IL CORRIERE DELLA SERA: MILAN-JUVENTUS,
    29/10/2005
    MILAN: Dida; Stam, Nesta, Maldini, Serginho; Gattuso, Pirlo, Seedorf; Kaką; Inzaghi; Gilardino.

    JUVENTUS: Chimenti; Pessotto, Thuram, Cannavaro, Zambrotta; Camoranesi, Emerson, Vieira, Nedved; Trezeguet Ibrahimovic.

    TUTTOSPORT: MILAN-JUVENTUS,
    29/10/2005
    MILAN: Dida; Cafu, Nesta, Maldini, Kaladze; Gattuso, Pirlo, Seedorf; Kaką; Inzaghi; Gilardino.

    JUVENTUS: Chimenti; Pessotto, Thuram, Cannavaro, Zambrotta; Camoranesi, Emerson, Vieira, Nedved; Trezeguet Ibrahimovic.

    IL CORRIERE DELLO SPORT: MILAN-JUVENTUS,
    29/10/2005
    MILAN: Dida; Cafu, Nesta, Maldini, Kaladze; Gattuso, Pirlo, Seedorf; Kaką; Inzaghi; Gilardino.

    JUVENTUS: Chimenti; Blasi, Thuram, Cannavaro, Zambrotta; Camoranesi, Emerson, Vieira, Nedved; Trezeguet Ibrahimovic.

    LA GAZZETTA DELLO SPORT: MILAN-JUVENTUS,
    29/10/2005

    MILAN: Dida; Stam, Nesta, Maldini, Serginho; Gattuso, Pirlo, Seedorf; Kaką; Inzaghi; Gilardino.

    JUVENTUS: Chimenti; Pessotto, Thuram, Cannavaro, Zambrotta; Camoranesi, Emerson, Vieira, Nedved; Trezeguet Ibrahimovic.

  10. #90
    CeRrIkS & Albanian-4-EvEr Maska e CERIKSI-CHICAGO
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    CHICAGO
    Postime
    178
    juventus 2- milan 1 nuk e mposht dot juventusin ky ekip qe ka milani kete vit
    JUVENTUS # 1

    ITALIA WORLD CHAMPION

Faqja 9 prej 15 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. SS Lazio
    Nga Sherri nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 336
    Postimi i Fundit: 22-08-2019, 11:54
  2. Inter 1 - 0 Juventus
    Nga Flori nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-11-2008, 06:49
  3. Arkivi i gazetės elektronike sportive: "FUTBOLLI"
    Nga no name nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 3100
    Postimi i Fundit: 06-09-2007, 05:28
  4. SERIA A 2006/07 - (FC Inter - kampion)
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 369
    Postimi i Fundit: 16-06-2007, 10:26
  5. Klubi i Interit # 18 !
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 600
    Postimi i Fundit: 03-03-2007, 12:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •