
Postuar mė parė nga
Jorgo Telo
HOMAZH PĖR ĖNDRRĖN E PĖRGJAKUR
(ETIEN M. DILOS nė pėrvjetorin e parė tė ndarjes nga jeta)
(Nga Jorgo S. TELO)
Shkoi njė vit qė pragu Dilo provon zinė e papėrmbajtur.
Shkoi njė vit e shpirti Dilo hesht mbi ėndrrėn e pėrgjakur.
Hidhni sytė nė Kokojkė. Rri e zhytur nė trishtim.
Ndjen mungesėn e Etienit, ėndėrrtarit nė amshim.
Gjiri Bambullit te lumi ndjen shtrėngim tek bambullon.
Lotėt e familjes Dilo grushte grushte grumbullon.
Shihni pran Llagaturatit, si drithmon der e shtėpisė.
Hidhni sytė pėrmbi strehė, si rėnkon kulmi i ēatisė.
Drithėrima, psherėtima prej dėnesės sė pashterur
- Ēdo kėtu, o Etien djali? vikat nėna zemėrtherur.
- Ētė tė flas, o mėm e shtrenjtė? Ndoshta mė dėrgoi malli.
Ndoshta mė dėrgoi Zoti. Boll po vuaja pėrsėgjalli
Jeta jon, o mėm e dashur, kurrsesi nuk quhej jetė?
Tėrė kohėn buzėplasur, shpresėhumbur, tė paqetė.
Tė kujtohėt, mėm e mirė, sill ndėrmend si mė le mua!
Dhe durimi humbi durimin, kur liria na u privua
- Sterra un, bir, ētė ka gjetur, sna u ndanė kėto dhimbje!
- Po, moj nėnė, pranuam dhimbje, sepse kishim tjetėr bindje.
Dhe qėndruam tė paepur, siē qėndron njė qendrestar.
Pėrmes dhimbjesh mbijetuam. Kurrsesi su hoqėm zvarrė.
Kishim ėndrra e dėshira pėr njė tjetėr Shqipėri
Porse shpresat na u vranė nga e keqja egėrsi
E di mirė babai i mirė, ēhoqi pėrmes izolimit
Po ti, mėmė, ēi ndjeve jetės; veē pėrbuzjes, masakrimit?
E di mirė motra e vetme si iu vranė ėndrrat e bardha.
Mirė e dinė dhe vėllezėrit, si prej tyre unė u ndava
Etien isha, etje kisha, pėr tė nxėnė dije pareshtur.
Etien isha, etje kisha, pėr tė folur, pėr tmos heshtur
Pėr tė folur pėr familjen e pėr gjyshin kryesipėr
E pėr gjithė xhaxhallarėt tė dashuruar me dritėn.
U larguan tė vrerosur xhaxha Jani me Orestin.
Nėn rregjimin e pangopur ata kurrė smund tė ecnin.
Dhe tė tjerėt pėr lirinė e shkallmuan krejt rininė.
Nuk u trandėn nga xhelatėt jetėvrarėt xhevahirė.
Nuk harroj hallat e mira tė urta e shembullore
Viktorinė e Fevroninė njė e dijes, njė punėtore.
xxx
Ēgjėm e zez nė dhe tė huaj e rrėmbeu tė mirin burrė?
Si Mihali dhe Kaliopi tė tillė kob se prisnin kurrė.
Shkuan vite prej masakrės
e ēdokush kryet i ngriti.
Porse ikja e Etienit, sėrish kokėn ia uli fisit
Burrė qė se njihte vesin, mbushur vetėm me virtyte.
Pėr tė nxjerrė librin e parė , shihte Foni se si ngutej.
Profetike ajo ngutje, apo veē njė parandjenjė?
Vrulltaz punonte pėr librin, veē atė kishte nė shenjė
Pėrkushtuar nė qėmtime, zhytur npunė pa zhurm e bujė;
Si symbol i modesties, nuk i reshti mendja kurrė
Ec e ec nė gjurmė tė gjyshit, kushedi ku do kish mbėrritur
!
Porse fati
eh, ky fati shpesh vepron si i marrisur
Admirimin qė kish Foni pėr vėllanė e menēuruar;
E shpreh sot kur mban ndėr duar librin e Tij tė pambaruar.
Si vėllezėrit dhe Donika nuk u zėnė fjalėve besė;
Si mund tė vriste makina atė burrė qė kish kujdes
!
Kish kujdes kur ecte rrugės thellėsisht duke u menduar.
Vetėm librin kish me vete, njė dėshir tė pėrshpejtuar
Ashtu ulur mbi kompjuter e kujtojnė qė tė gjithė
Pamje ėmbėl, plot virtyte
diē ti jepte Shqipėrisė
Donte tfliste sa mė qartė pėr tė drejtėn e burgosur
Pėr gjith dhimbjet njerėzore, qė pėr Tė skishin tė sosur
Zoti i Madh e mori pranė, larg prej dhimbjesh tokėsore
Duke marrė njė brilant, i dha poste engjėllore
Gjithėsekush ballė shtėpisė e ndez pėr Ty njė qiri
Gjyshin ke aureole, krejt njė fis tė mban nė gji.
I pavdekshėm, je Etien, mė e ndritshmja shėmbėlltyrė.
Prehu qet! tė gjith tė thonė. Shijo paqe, Etieni ynė!
Gjirokastėr 04.06.2009
AKROSTIK* PĖR ETIEN DILON
(Me rastin e njėvjetorit tė vdekjes)
(Nga Jorgo S. TELO)
Eh! ēpo pasthirrmon njė penė, -
Tani
ēdorė mua do tė mė mbajė?
Imzot, ku mė je? Ku je, shpirtzjarrti Etien?
Etien, qenke ngjitur nė yllnajė.
Nuk vij dot tek Ty. Ti tek unė svjen
Ditė pėr ditė po tė presin zemėrdjegur, mallzhuritur
Ike Ti
ike pėrgjithmonė
po kė le pas?
Le motrėn e vėllezėrit. Le Eftalinė, Eldėn, Eljon trup-e-shpirtdrobitur
O, ēpėrvėlimė zemre u shpure babait e mamasė
!
Akrostik = lloj poezie kur gėrma e parė e ēdo vargu formon njė emėr e mbiemėr tė pėrcaktuar.
Gjirokatėr, 04.06.2009
Krijoni Kontakt