Close
Faqja 131 prej 153 FillimFillim ... 3181121129130131132133141 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,301 deri 1,310 prej 1521
  1. #1301
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Marre nga Gazeta " KRITIKA" dhe "ZEMRA SHQIPTARE" dt. 9/Maj/ 2009
    Burri i vyer i kombit Petro Harito -
    Nga Ksenofon M. Dilo

    Shqiptarizmi as nuk plaket as nuk vdes.



    Kaluan vite. E reja merr ē’i takon dhe i jep hakun sé kaluarčs. Koha čshtč e etur pčr Demokraci. E uritur pčr Drejtčsi. Kjo, kčrkon soliden. Grindjet, amullitč kčrkojnč e i duan varrmihčsit e kombit, qč presin sa ne tč flčmč. Vetčm filosofia e disa brumbujve e sheh ēčshtjen kombčtare né interesin e vet dhe, u detyron tč njčjtin avaz- tčrč jetčn tč vazhdojnč kryqčzatčn kundčr patriotčve! Ti bien gjoksit duke mburrur bčmat dhe vet-veten, tč ngrčnč né qiell “meritat” e tyre. Sč fundi ēudia: ”Kush nuk bindet nuk do popullin!”
    Dhimbjet janč tč shumta. Ato tč shqiptarit patriot kalojnč ē’do tjetčr. Trishtohesh kur burra me pčrmasa tč tilla si Petro Harito, Jani Dilo etj. qč busull térč jetč kishin patriotizmin dčnohen me heshtje! Historia nuk vidhet. Kombi na kčrkon kurdoherč modestč po, kasta e kuqe pčrdor tčrč arsenalin e marifeteve tč saj pčr tč poshtčruar virtytin. Mč kryesorja metodč e pčrdorur- terrori ! Kjo shpjegon qč dhe jetčn nuk e filloi nga djepi po, nga varret… Me paturpčsi, né Nivan tč Zagorisč nčn portčn e tč Atit tč Petro Haritos(Mihal Harito-s, krahut tč djathtč tč Abdyl Frasherit, pjesmarrčs né lidhjen e Prizrenit) atč ditč qč ja e shkatčrroi, shkroi me germa te medha :


    “Ujčt flč, hasmi s' flč”?!



    Po.. hasmi?! Hasčm askush tjetčr, veē atyre qč urdhčruan tč dhunohej kujtesa historike, né včndin qe ngroh si Dielli’ zčmra e zagoritit !. . ishtč enveristi, qč largohej prej qčnies njerčzore e harrin si robot qč funksionon verbčrisht dhe pa menduar deri, tč shkatčrrohej dhe ajo portč, me ato vlerat e veēanta arkitektonike dhe historike, e diplomatit Mihal Harito qč, mčnēuria popullore thosh :
    “…Kur dilje né portč e rrinje
    Ē’bčhej né Stamboll e dinje.“

    Njeriu ndjeu dhimbje, dobčsia banale e mčndjes enveriste, pčrbuzte virtytet kombčtare! Kuqo-dopingčt kishin nevojč pčr tč mobilizuar tčrč potencialin emocional e mendor, pčr tč dobčsuar kujtesčn kombčtre, qč shqiptari tč vuante shqiptarizmin !…Identifikohej akti patriotik me aktin e vuajtjes, deri tč mbesa č Mihalit, bijčs sé Petro Haritos, zonjčs sé nderuar- Ifijeni,. nuk ju lejua tč banonte né shtčpinč e tč parčve tč saj!! Nga mčndja, nuk mč ēkitet : ish né ato ēaste agonie (nčnčntor 2007-tčs). . ajo Mčmč, e mčkuar qysh né fčmirinč e saj me patriotizčm, kur. . včshtroi flamurin me shkabčn dy krenare qč u- ēpalos. . (edhe pse doktorčt hequr ēdo shpresč..) foli me gjithč shpirt: -“Sa lezet ka ky Flamur i Skčnderbeut, sa krenare kjo shqiponjč dy krenare! Afromani ta puth njč ēikč !.. ”…e. . me sa fuqi i kish mbetur e shtčrngoi me dorčn e Saj aq sa mundi!. . Shkojnč njerčzit tani afčr asaj shtčpie te ai rrap madhčshtor-, urojnč tč birin(dikush dhe ndihmon- čshtč gjak shqiptari qč vlon) e saj, Piron (inxhinieri dinjtoz qč, dhe né demokraci né vazhdimčsi. . persekutimi. . i rčndon) edhe pse né kushte shume tč včshtira me njč punč vetmohuese plotčson “zbrazčtinč”. , shmang dhunčn mbi kujtesčn kombčtare. . , né včndin ku kanč hyrč e kanč dalč Burra tč Kombit.

    Kanč histori ata Burra tč besčs, tč fortč si stralli, hijerčndč si rrapi, tč bčjshčm, tč drejtč, kurrč s’i ranč gjoksit me grushta, as qaheshin e shkumčzonin prapa gardhit por, serjozč, tč mčnēur qč e kishin pčr turp tč tč mburreshin e tč flisnin pčr trimčrinč e tyre( se, veē gratč flasin né Zagori pčr to). Burri zagorit e ka trimčrinč né gjak, e tregon kur duhet. . sa dhe né monizčm me zgjuarčsi, baruti i kčngčs sé tij kčrkonte opozitč. Isua, mbushte…kčngčn aprovonte bujshčm mesazhin qč shpčrthente (dhimbjen pčr dobčsitč parimore, morale dhe ideollogjike):

    ”More rrap tč qofshim falč, more rrap!
    Ku i ke burrat e parč, more rrap!. . ”

    Shtonte efektin kuptimor tč kčtyre vargjeve, vlera e mbčshtetjes emocionale te shqiptarizmit, tč ngrinte peshč ( kčnga labe) sa, shtynte dhe dčgjuesin mč indiferent tč jetč, dakord me to. Mč madhorja, shquante bukuria e shpirtit shqiptar ! dhe ē’ka jeton nč botčn e shpirtit tč shqiptarit, nuk vdes kurrč.

    Eshtč force lčvizčse e karakterit, energji shpirtčrore, nč včndin ku burri kčrkon burra tč včshtrojnč rrugčn e pčrjetčsisč. Koha i kčrkonte dhe i kčrkon burrat č besčs e tč fjalčs, burra qč nuk u dridhej qerpiku, si tč parčt. , si Ilia Dilo Sheperi, Petro Hariton, Jani Dilo-n, Aristidh Rucin, Cajupin, Jorgji Cakon etj se, shqiptarizmi nuk plaket Gjallčron e shquan dukshčm sot, i riu me sedrčn shqiptare nč universete kudo duke u-prezantuar denjčsisht para botčs krenar, jam shqiptar!. Edhe nč kčtč mes pčrsčritet tani e včrteta e qčmotshme, njčkohčsisht dhe oshčtima e fjalčs me zč tč lartč, e besimit tč patundur tč rilindasve: Shqipt arčt janč tč veēantč !-


    Po kush ishte rilindasi Petro Harito? Le tč citojmč fjalimin e profesor Ilia Dilo Sheperit ( para arkivolit tč Petro Haritos, 73 vjet mč pare):
    :“ Zi e madhe mbuloi sot tčrč Zagirinč, včndin e lindjes sate. Ngushčllim tč thellč pčrhap sot né tč gjithč ančt e SHqipčrisč lajmi i papritur i vdekjes sate, o bir i shtrčnjtč i Zagorisč o burrč i vlefshčm i Shqipčrisč.
    Qysh ike dhe e le pčr jetč Shqipčrinč tčnde qč e deshe aq shumč. Qysh nuk kujtove fare Zagorinč tčnde, qč tč ka pasur kurdoherč tč vetmin mbrojtčs né rrezik, tč vetmin udhčheqčs né ditč tč kčqija dhe tč včshtira, tč vetmin pčrfaqčsues né gčzime dhe hidhčrime.

    Po, qysh nuk tč erdhi keq pčr fčmijčn tčnde, qč e le tč mitur e tč parritur, pčr fčmijčn tčnde qč kishte kaq nevojč pčr kujdesitč e tua atnore, pčr Nčnčn dhe Hallčn tčnde, qč u qe thčnč tč pinin dhe kčtč kupč tč hidhur, pčr farefisin tčnd qč tč adhuronte, qč tč mbčshtetesh tčrčsisht mbi ty?
    Mbylle sytč, o, Petro Harito dhe i le tč gjithč dhe tč gjitha dhe bashkč me fčmijčn tčnde tč dčshpčruar, bashkč me farefisin tčnd tč pikčlluar, bashkč me Zagorien tčnde tč shkretuar, derdh lotč hidhčrimi dhe tčrč Shqipčria qč tč njojti, i tčrč Atdheu ynč, tč cilit aq bukur i shčrbenje gjer né kčtč ditč, i shtyrč nga ndjenjat fisnike tč zčmrčs sate tč madhe.

    Bir i Babait tč mirč, i Mihal Haritos, qč nderoi tčrč včndin duke pčrfaqčsuar SHqipčrinč e tčrč prej SHkodre gjer nč Prevezč si deputet né parlamentin e parč tč perandorisč Otomane mč 1878-tč, bir i atij Babai, dhe nip i atij Ilia Harito, qč e nderonte tčrč vilajeti i Janinčs, bir them dhe nip i atyre burrave qč tč lanč si trashčgim njč emčr aq tč lčvduar po dhe me detyra sa tč larta aq dhe tč rčnda, i pasove.
    Ishte zčmra jote e madhe, ishin ndjenjat e tua fisnike dhe patriotike, ato qč tč bčnč t’a mbaje lart kčtč emčr, ato qč tč bčnč tč vlefshčm pčr Atdhe, ato qč tč udhčhiqnin né ēdo rast tč mirrje udhčn e nderit, tč bashkoheshe kurdoherč me shokčt mč tč kulluar né ndjenja, mč tč matur né vendime dhe veprime pčr tč mirčn, pčr shpčtimin e Atdheut.

    Né ditčt e tua Shqipčria jonč e dashur ndeshi né včshtirčsi mč tč mčdha tč jetčs sé saj tč gjatč, shkoi peripčcitč mč tč rrezikčshme, pati nevojčn pčr ndihmčn mč tč gjallč tč bijve tč saj. Dhe do tč ishte tepčr e gjatč sikur tč nisja tč numčronja njč nga njč tč gjitha punčt e tua, sikur tč matesha tč analizonja gjithč ndjenjat qč tč shtynin né ato punč pčr tč mirčn e Atdheut, o, burrč i vyer i Shqipčrisč.

    Né kohčn e okupacionit grek nuk e mohove emrin e nderuar tč Shqiptarit, nuk pushove sé mburruri qč jeshe Ssqiptar, as peshove pčrbuzjet, as dhe rreziqet qč shkaktonin kčto mburrjet e tua fisnike.

    Né kohčn e autonomisč kundčrshtove paudhčsinč me sa ishte njerčzisht e mundur dhe e rrezikove bujarish t jetčn tčnde kur u ngrite e vajte i paftuar né Hormovč né mes tč andartčvet dhe u pčrpoqe me ē’do mčnyrč qč tč shpčtonje včllezčrit Shqiptarč Muhamedanč nga rreziku qč i kčrcčnonte.

    Né mbledhjen panepiriote tč Delvinčs e shfaqe burrčrisht mendimin tčnd qč Epiri ishte i Shqipčrisč dhe duhej t’ģ lčshohej Shqipčrisč.

    Né kohčn e Italisč i pčrbuze nderimet e nuk pajtoheshe me interein e indipendencčs shqiptare. Zbrite ngjer né bashkčfjalim me njerčz keq-bčrčs, qč tč ndaloje veprimet kundčr katundeve tč Shqipčrisč, né tč cilat provinca jote e Gjirokastrčs tč ka zgjedhur kurdoherč si pčrfaqčsues tč saj pčr meritat e tua, qčndrove
    kurdoherč i pandarč nga shokčt qč pčrpiqeshin pčr tč mirčn e mirčkuptimit tč Atdheut, dhe, kur e desh nevoja, nuk dyshove tč bashkpunoje me ta, pčr shpčtimin e Shqipčrisč.

    Nuk u druajte né ēdo rast tč ēfaqje mendimet qč tč diktonte zčmra jote e pastčr, dhe nuk u dčshpčrove kurrč, as u zčmčrove kurrč kundčr atyre qč keqshpjegonin
    fjalčt e tua tč kthjellta, ndjenjat e tua tč kulluara.
    Kčto sjelljet e tua tč nderuara tč mbajtčn lart né sy tč popullit shqiptar dhe tčrhoqčn mbi Ty dashurinč e Mbretit tonč, i cili tč pati kurdoherč né tč djathtč tč Tij. Deputetčve dhe nčpunčsve tč lartč tč shtetit tč cilčt, tč gjithč sot, me lajmin e papritur tč vdekjes sate derdhin pa dyshim lot hidhrimi sé bashku me fčmijčn tčnde tč pikčlluar, sé bashku me Zagorien t’čnde qč tč čshtč mbledhur sot kčtu e po tč qan me lot.

    Né njč hidhčrim tč kčtillč janč tč pafuqishme fjalčt, nuk zčnč včnd pčr ngushčllim. Feja vetčm čshtč ajo qč largon dčshpčrimin, feja qč thčrret e thotč :”Tč tjera janč mendimet e njrzve dhe tč tjera urdhčrat e Perčndisč pčr tč mirčn tonč”: Tč pčrunjemi para urdhčrave tč Perčndisč, le tč pčrmbajmč hidhčrimin e madh, le t’i lutemi tč Madhit Zot tč derdhi balsamin e ngushčllimit, né fčmijčn dhe né farefisin e Tij tč pangushčlluar, dhe, duke ditur qč s’ ka njeri pa tč mčkate né kčtč botč, le ti lutemi atij Zoti t’a ē’lodhi né banime tč tč drejtčve, duke thčnč:

    “Ndie Zot Shpirtin e Tij!“


    Sot, me atdhetarin zčmčr-zjarrtč Petro Harito e ndjejmč vehten krenarč, ndonse dikujt duhet t’i skuqet faqja qč u la né harresč. . ai qč gčzonte respektin e miqve dhe tč armiqve “ nuk vete unč me yje qč perčndojnč-tha kryetari i partise opozitare me tč, né parlament-por mbaj sytč mbi yllin e polit-Xha Petron- dhe kčshilloj gjithč shqiptarčt qč tč bčjnč po kčshtu né se, duan shpčtimin e Atdheut. ”


    Te tiilč ishin burrat e kombit qč, tč pajisur me pikpamje dhe me virtyte tč larta nuk čshtč ēudi pse dčnohen me harresč nga ata qč e shikojnč popullin si njč masč amorfe, tč cilčn mund ta manipulojnč sipas qejfit dhe interesave tč tyre, se realitetin shoqčror para tč tillčve qčnkčrka arenč e gjesteve tč automatizuara ! Angazhimi, lufta e pandčrprerč e burrave si Petro Harito etj. né temperaturčn e kohes aq tč shqetčsuar, pčr triumfin e idealeve kombčtare, pčr triumfin e sé drejtčs e sé včrtetčs, čshtč pčr brezat e ardhmč udhč-rrčfyes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 09-05-2009 mė 20:42

  2. #1302
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Citim Postuar mė parė nga EDilo Lexo Postimin

    More mire Serafimi qe na doli, nga ku kish humbur, po nuk po gjendet gjekundi "Lakrori", e te tjere e te tjera me radhe qe kane shkruar nga nje here....!!!!!!!!!!!!!!!!!???????????
    "Jane mendjemedhej keta sheperjotet"!

  3. #1303
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Bravo Eduard,qe na kujton:se cfar jemi,cilet ishem e kujt duhet ti perkasim.

  4. #1304
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Ne gazeten "Zemra Shqipetare" dhe "Kritika" gjejme te shkruar kete shkrim rreth librit "DILOIADA".
    Shpirt nga shpirti i Mėmėdheut - Nga Baki Ymeri


    Ndriēime shqiptare lidhur me viktimat e terrorit komunist.

    (Pėrkitazi me librin “Diloiada ose lotėt e pa terur tė dhimbjeve”, autorė: Jorgo S. Telo dhe Eduard M. Dilo, Gjirokastėr, 2009)





    Nė vargjet e Diloiadės shquhet respekti ndaj gjuhės shqipe dhe dėgjohet zėri i rilindėsve tanė. Nė ballinėn e parė (lart), duket me kapelė miku i Ēajupit, patrioti dhe gjuhėtari erudit, Ilia Dilo Sheperi, martir i demokracisė (fotografuar me bashkėshorten e tij mė 1914), pas sė cilės pasojnė foto/medalionet e pjestarėve tė kėsaj familje patriote qė kanė lėnė gjurmė nė histori, pasardhė qė kanė vajtur gjurmave tė babait dhe gjyshit tė tyre. Njėri ndėr ta ėshtė Dr. Jani Dilo qė kishte miqėsi e shkėmbim letrash me Presidentin Kenedi dhe me piktorin e madh tė shekullit tė kaluar, Pikaso. Luftoi me vetėmohim dhe e mbrojti e e bėri tė njohur nė tė katėr anėt e botės tė drejtėn e pamohueshmepėr pavarėsi tė popullit tė Kosovės. Bashkėvepronte me kongresmenė amerikanė, me dashamirės dhe pėrkrahės tė kauzės kosovare, pėr tė organizuar para Selisė sė OKB-sė demonstratėn nė mbrojtje tė rinisė studentore tė Kosovės nė vitet '80, duke marrė pjesė nė ēdo tubim dhe manifestim pėr realizimin e kėtij misioni tė shenjtė.


    Pėrndryshe, koautori i kėsaj vepre, Eduard M. Dilo do tė vijė gjatė kėtij viti para opinionit shqiptar edhe me njė libėr tė ri: Ilia Dilo Sheperi dhe pasardhsit e tij (tė cilėt luftuan e punuan pėr Shqiptarė tė lirė nė njė Shqipėri tė lire). Nga autorėt kuptojmė se ndjenja e adhurimit pėr njerėzit e mirė dhe mendimin e lirė, si dhe neveria pėr ligėsinė e padrejtėsinė, i nxitėn autorėt tė shkruajmė kėtė libėr me vlera reale tė atdhedashurisė shqiptare, njė poemė/baladė si kaptinė e parė, njė album me fotografi dhe njė kaptinė e pajisur me shkrime tjera mbi njė vėrtetėsi sa rrėnqethėse po aq edhe e dhembshme dhe e pamohueshme. Reēenzente e librit ėshtė Tonine Hido, pėrpunimin e fotografive e ka bėrė Vasili nga Athina, ndėrsa pėr realizimin e kopertinės ka dhėnė kontribut njė kosovar: Ukė Zenuni i Gjakovės, me banim nė SHBA


    Sipas autorit tė parė (Jorgo S. Telo), nga i madhi Ilia Dilo Sheperi te martirja Kaliopi Dilo e gjer te famozja Anxhela u pėrshfaq nė teatrin e jetės sė familjes sė madhe tė Dilajve sheperiotė njė mozaik i tėrė jetėsor e dramatik ngjyrash ku gjithkush sheh qartė se si rrinė tė ngjizur pėrbėrėsit e kėtij mozaiku: dituria dhe krijimtaria, idealizmi dhe atdhetarizmi, pasioni dhe pėrkushtimi, dinjiteti e krenaria, vuajtjet nga persekucioni dhe lėngatat nga internimet e burgimet, shpirti i qėndresės dhe trishtimet, lotėt e vetmisė dhe lotėt e mallit, diskriminimi dhe dhuna, pėrjetimi i ofendimeve dhe i terrorizmit absurd, poshtėrimet, provokimet, tmerri dhe vdekjet e njėpasnjėshme deri te krimi makabėr ndaj njė jete tė pafajshme qė shkaktoi lotėt e pashterur tė lamtumirės, duke vazhduar me rendjen drejt dritave tė ndezura tė shpresės. Tė gjitha kėto brenda njė familjeje tė madhe. Nderim e respekt pėr kėtė fis qėndrestar, tė pėrvuajtur e me nje tė personalitet tė pėrndritur nė krye tė tij.

    Ata na e lanė amanet dashurinė gjuhės ngase na edukuan me frymė Perėndie



    “Kurė s’kish parė ky popull/ luftė klasash kaq bishore,/ burgjet plot e jeta vorbull,/ tmerr pėr trojet arbėrore” (f. 39). Nė faqet e kėtij libri defilon zėri i rilindėsve tanė dhe njė pjesė e atdhetarizmit shqiptar tė pjestarėve tė familjes Dilo Sheperi, qė u shpallėn “reaksionarė”, u dėbuan, u burgosėn, u torturuan ēnjerėzisht, u vranė e u masakruan, bile njėri prej tyre (Ilia Dilo Sheperi), njė patriot i kulluar dhe erudit i famshėm i shkronjave shqipe, u pushkatua edhe nė varr, fat tė pafatshėm tė ciln e pat pėrjetuar edhe mamaja Kaliopi. Kush ishte Ilia Dilo Sheperi, tė cilin e pėrgėzonte edhe Ēajupi pėr atdhetarizmin e tij! “Sa i etur ish pėr dije,/ aq me zell pati studiuar,/ rroku dijet fije/fije, gjuhės shqipe iu kushtua” (f. 36). Familjes Stefa nga berat dhe familjes Dilo nga Zagoria, Shqipėria u ka borxh jo vetėm ngritje monumentesh dhe pagėzime rrugėsh e shkollash, por edhe njė serė filmesh dokumentarė derisa i kemi gjallė kujtimet dhe pjestarėt e kėtyre dy familjeve tė mėdha e tė shenjta.


    Botimi dhe difuzimi i Diloiadės ėshtė njė inisiativė fisnike pėr ndriēimin e vlerave tė panjohura kombėtare qė do tė jenė frymėzim pėr gjeneratat e reja dhe pasardhėsit tanė, pjestarė tė njė kombi tė martirizuar. Njė fragment tė atdhetarizmit tė kėsaj familjeje tė rėnė nė altarin e demokracisė, e ka bėrė tė njohur revista e famshme Zemra Shqiptare, duke prezantuar nga njė portret pėr Viktoria Dilon dhe disa shkrime tjera tė shkruara me dhimbje e lotė nga Eduard Margarit Dilo, tė cilit i loton shpirti sa herė qė kujton dhe pėrfytyron tė parėt e tij tė arestuar, tė torturuar, tė burgosur e tė vrarė, shqiptarė qė pėrjetuan poshtėrimin dhe skėterrėn e burgut komunist, edhepse nuk i bėnė kurrė keq askujt, dhe, siē rrėfehet Eduardi nė njė letėr tė tij, “Familjarėt e mi tė persekutuar, nuk na mėsuan neve tė bėhemi hakmarrės, por na e lanė amanet dashurinė e pakufishme ndaj Shqipėrisė dhe trojeve shqiptare, qė nga Kosova e deri nė Ēamėri. Ata na e lanė amanet dashurinė dhe respektin ndaj gjuhės shqipe dhe ndaj njėri/tjetrit, ngase na edukuan me frymė Perėndie, dhe na mėsuan tė mos t’i trembemi tė drejtės”. “Eh ē’mė ndjekin pas kujtimet, kur kujtoj nėnėn e babanė,/ pėr ta s’kishin fund lėngimet, ua vranė shpirtin dhe i rivranė” (f.46).

    Mė thoni, o djema, fill pas vdekjes sime,/ gjuhės sonė tė dashur, ai bėtė shėrbime!



    Kjo poemė/baladė strukturohet nė 12 akte tė kurorėzuara me prolog, epilog dhe me nga njė akt tė ndėrmjetmė. Secili akt i kushtohet nga njė martiri. Martirizime tė ngjashme ka pėrjetuar edhe Toma Arnėucoju i Rumanisė me pjestarėt e familjes sė tij, por ndjekja, torturimi dhe likudimi i tyre “justifikohet” me etiketime komuniste gjoja se ishin bashkėpunėtorė tė fraksionit legjionar qė bashkėvepronin me Hitlerin, edhepse misioni i tyre ishte nacionalist, antikomunist e jo profashist.. Rasti i Dilajve tė Zagorisė shqiptare ėshtė i dhimbshėm dhe dramatik ngase ata kurrė nuk u ulėn me fashistėt, por pėrjetuan tortura vetėm nga komunistėt. Pėr Qirjak Dilon qė parashtronte pyetjen: “Mė thoni, o djema, fill pas vdekjes sime,/ gjuhės sonė tė dashur, ai bėtė shėrbime? Qirjakua ishte i rreptė me vetveten, besnik, bujar dhe i drejtė, njė prind i devotshėm dhe njė shqiptar me vlerė. Nga balada kuptojmė se “Kur panė qė ishte kritik dhe i zgjuar/ ia kurdisėn grackėn pėr ta arrestuar” (f. 26). Margariti i Eduard Dilos, edhe ky i persekutuar, do tė shprehet nga bota e engjėjve: “Brenda diktaturės ne provuam tmerrin/ na e vranė shpirtin, por jo karakterin./ Mbi ne uturinte njė makinė shtypse,/ qė dinte tė filste me gjuhė komuniste” (f.19/20).


    Nga parathėnia e Evjen Perit kuptojmė se “shkrimtari, studiuesi dhe poeti i talentuar Jorgo Telo u shton kėtė herė krijimeve tė tij tė suksesshme edhe poemėn/baladė Diloiada, kėtė herė sė bashku me studiuesin e poetin Eduad Dilo. Nė tė gjen fjalė artistike e figura stilistike brenda njė kompozimi origjinal tė realizuar mjeshtėrisht. Qė nė rreshtin e parė deri te rreshti i fundit qė mbyll kėtė baladė rrjedh dhimbja, krenaria dhe madhėshtia e Familjes sė Madhe tė Dilajve tė Sheperit.. Nga kjo familje nisi udhėn e jetės Ilia Dilo Sheperi. Pas i vijnė fėmijėt, nipėrit, stėrnipėrit, qė nuk e ulėn kokėn nė asnjė ēast, sado i rėndė pėr ta. Si udhėrrėfyes patėn dhe kanė Ilinė, si shėmbėlltyrė, po kėshtu: Ilinė e nėnė Savėn si kreatyrė, kurse si pikėsynim, tė ecin dhe ecin nė gjurmėt e tyre. Nėse Ilia Dilo Sheperi u ngrit deri nė simbolin e njė shqiptari tė madh, pėr shtat i vijnė dhe pasardhėsit e tij tė shumtė, qė u shquan pėr prurjet e qėndresėn e qė nuk nuk u epėn edhe pse thika u arriti deri nė palcė.


    Ilia Dilo Sheperi, sipas parathėnjes, u bė dhe mbeti mėsuesi i pėrkushtuar, i pėrjetshėm i Kombit Shqiptar. Madhėrishėm tingėllojnė edhe sot fjalėt/perla tė Tij: “Jemi dhe ne, mėsuesit e parė tė kėsaj Shqipėrie, shpirt nga shpirti i mėmėdheut, asht nga ashti i tij.” Njė fis i tėrė i kryqėzuar. U sfilitėn dhe u pėrndoqėn egėrsisht. Nė ēdo rrethanė ai mbeti vetvetja qė pati dy martirė: Njė i vdekur dhe njė e gjallė, qė e vdiqėn nėn tortura ēnjerėzore. Ilia shkencėtari, albanologu qė rrezaton dritė, u zhvarros. Kaliopi, grua tipike zagorite, qė pėrhapte dhe mbillte kudo mirėsi, u masakrua. Ilia Dilo Sheperi mbante dhe mban madhėshtinė e fisit tė tij. Ai mbroi dhe respektoi deri nė vetėmohim shqiptarizmin, tempulli ku falej, ku frymėzohej e gjente forca pėr tė krijuar dhe pėr tė mbijetuar.I hipur nė piedestal, i kthyer nė Bronx , Ilia Dilo Sheperi tė duket sikur kuvendon e pėrshėndetet ēdo ditė me bashkėfshatarėt, me kalimtarėt. Kėshtu thekson Evjen Peri dhe vazhdon: Pėr ata qė urdhėruan dhe kryen zhvarrosjen 30 vjet pas vdekjes sė tij, duket sikur pėshpėrit: “Fali, o Zot, se nuk dijnė se ēka bėjnė!” Porse vjen njė ditė dhe e vėrteta del nė dritė, e vėrtetė kjo edhe pėr familjen e madhe tė Dilajve, qė ju desh tė pėrballonte realitetin e kobshėm, sfilitjen e kalvarin mizor, pėrndjekjen mizore tė saj, si njė nga tragjeditė mė makabre tė kohės. Pėrbėjnė kėto medaljen e mirėnjohjes pėr ta. Nė kėtė poemė/baladė nuk gjen asnjė fjalė tė vetme tė stisur, tė trilluar, tė krijuar artificialisht. Gjithēka ėshtė e vėrtetė, e ndodhur realisht, e pėrjetuar, e njohur. Madje mund tė themi se nuk arrihet dot plotėsisht parashtrimi as i atdhetarizmit as i vuajtjeve shpirtėrore e materiale, as ofshamat e keqtrajtimet, as poshtėrimet, as mallkimet, as qėndresa e patundur e tyre, sido e sado qė mund tė shkruhet. Mjaft domethėnės dhe i vlershėm ėshtė bashkėpunimi i Jorgos me njėrin prej nipėrve tė kėsaj familjeje, Eduard Margarit Dilon, fakt qė tė shton besueshmėrinė nė faktet e trajtuara artistikisht. Ėshtė pėr t’u pėrgėzuar ky bashkėpunim edhe pse nė distancė tė madhe, qė, me sa dimė, ėshtė realizuar pėrmes internetit nė linjėn Gjirokastėr/ New York

  5. #1305
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Bravo Eduard,qe na kujton:se cfar jemi,cilet ishem e kujt duhet ti perkasim.
    Serafim, ju falnderoj per sa me shkruani . E bej kete duke i bere publike ne forumin tene , me qe lexohet aq shume, (mos gaboj ka arritur numuri i leximeve nja 40.000(!), te gjitha sa gjej te botuara rreth Zagorise dhe Zagoriteve.

  6. #1306
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    "Jane mendjemedhej keta sheperjotet"!
    Thone se vertet sheprjotet kane qene mendjemedhej....pa tani....eheeee!

  7. #1307
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Citim Postuar mė parė nga EDilo Lexo Postimin
    Serafim, ju falnderoj per sa me shkruani . E bej kete duke i bere publike ne forumin tene , me qe lexohet aq shume, (mos gaboj ka arritur numuri i leximeve nja 40.000(!), te gjitha sa gjej te botuara rreth Zagorise dhe Zagoriteve.
    Ti me falenderon,ndersa une krenohem me Eduard Dilon.

    Rendesi ka; ATO QE SHKRUAN,ke hedhur zemren perpara.

  8. #1308
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    NACIONALISTI JOVAN TREBICKA.
    Njė nacionalist shqiptar u beson tė bijve trashgimninė shpirtėrore qė Ai vetė dikur e kishte marrė né dorėzim.



    Edhe sot e kėsaj dite e kam né vesh atė zėrin e qetė tė Xh. Vanit (Jovan Trebickės). Gjithnjė i ėmbėl, i butė nė komunikim. I matur né kėshilla. Tė kristalta mendimet:
    ”Tė mirin, tė drejtin, duaje! Tek ai buron mirėsia nga shpirti. Rastis qė dhe i ligu edhe gėnjeshtari bėn mirė, por atij i del ligėsia nga shpirti”. Asgjė nuk e bėn mė tė bukur njė njeri se sa njė zėmėr e ndriēuar si e Xha Vanit qė dinte tė pėrcillte tė vėrtetėn e pėlqyeshme tek tė tjerėt.. Librin nuk e ndante nga dora. Ē’farė mėndje e pangopur!
    Ē’sy tė gjallė!
    Shihte dhe atje kur né atė kohė mėndja nuk do guxonte. Vetė qėndrimi i tij, me atė ballė tė pastėr nga qetėsia e brėndėshme, shtatin tė drejtė nga dinjiteti, pasqyronte atė qė poeti Agim Mehqemea ka shprehur né vargje, qė mė flasin edhe pėr xha. Vanin!


    .. ”Mė mirė i vetėm se sa i vetmuar,.
    Se shpirti brengėn e ka pastaj dhuratė
    I vetmi s’ėshtė i vetėm, i pafat…”


    I vetėm nga lufta klasore. Jo i vetmuar, se brengėn e kish luftuar, kurrė s’kishte qėndruar larg nga zėmrat.
    Shumė mirėnjohės i jam jetės qė mė dha rastin ta takoja Jovan Trebickėn-xha Vani si e thėrrisnin. E njoha né Gjerbės tė Tomorricės né vitin 1970-tė. birin e familjes sė dėgjuar Trebicka, vėllanė e oficerit trim Loni Trebicka vrarė né pabesi nga forcat e terrorit tė kuq…
    Vrarė si babai i tij, Argjiri, dhe si xhaxhai Vasili, nga shovenistėt grekė: Njerin e dogjėn tė gjallė, tjetrin ja nxorrėn sytė pastaj e vranė.
    - Nga jeni? - mė pyeti né shumės, me gjithė ndryshimin e moshės qė kishim.
    - Nga Sheperi i Zagorisė- iu pėrgjigja. Ē’ti thoshje tjetėr? Njė fshat me afro 70 shtėpi, me 16-tė burgosur politikė - shtova, dhe mėndja mė shkoi tek i dehuri nga mrekullitė satanike qė kish strehuar né shtėpinė e tij, Mugoshėn.
    Koha-kjo mėsuese e palodhur e jetės- i mėsoi, se e kish bėrė pėr tė zezėn e tij, tė Sheperit, tė tė gjithė Shqipėrisė.
    - Tė jesh krenar, shtoi xh. Vani, qė “je nga vėndi i Jani Dilo-s. Burrė i rrallė. Burrė i pushkės dhe i penės si vetė Ai. Gazeta “Ora” qė dilte né atė kohe nė Korēė drejtohej prej Tij. Atje ku i shkelte kėmba ato vénde ishin ishuj lirie.., njė shėmbull ku mund tė ēojė trimėria, burrėria, ideali i pashuar shqiptar! Robėrit i kthente mbrapa, tė plagosurit urdhėronte tė mjekoheshin.. Plot besim futeshin nė betejė kur udhéhiqte Jani Dilo. Betejat si, Strugė-Qafė Thanė, Barmash etj. janė udhėhequr prej tij.. Bile tė mos kishin mbritur dy fshatarė me kuaj shpejt te Jani, gjermanėt desh i rrethuan nė kthesat e Barmashit se forcat e Petrit. Dumes ishin larguar qysh mbrėmane nga ura, vėndi qė u qe caktuar. Po, Jani gjeti forca e i zmbrapsi gjermanėt. Nė atė betejė forcat e Maliq Dusharit qenė mė tė shumtat dhe mė tė armatosurat... Koha tani nuk e do Janin. Luftės sé ndershme i lehin gjithmonė shumė tė pandershmit. E nesėrmja do tė flasė shumė pėr Tė.. Nė Leskovik donin t’i ngrinin bust pėr sė gjalli, nė rrezik vuri jetėn e Tij dhe shpėtoi rreth100 vetė nga vrasja e sigurtė e dorės sė huaj! Mor bir, - foli i menduar - njė vepėr qė mburret sot nga frika, nesėr do tė qėllohet me fjalėt mė tė liga. Po, edhe e kundėrta...”
    Kam né bibliotekėn e shtėpisė sime “Gramatiken dhe Sintaksa e Gjuhės Shqipe” tė Ilia Dilo Sheperit“ botuar né Vlorė, 1927-Sot, ky libėr aq i vlefshėm, dhe pėr shkollat, ndaluar nga kriminelėt e librit! Ē’tė thuash..!?.. Po, ēka mbetur nga biblioteka e Babait tė Janit?
    - Diēka, i thashė shkurt. Si nė kohen e inkuzicionit
    - Koha..
    Me “kohė” kuptonte materjalizimin e strategjiasė komuniste né tre fjalė: p e r s e k u t i m, t j e -t ė r s i m, p ė r ē m i m..
    Nuk kish psikollogjinė e skllavit. Kėshtu e deshi jetėn dhe jeta e deshi si shqiptar tė vėrtetė, karakter tė lartė.. Bile njė ditė i nervozuar shtoi: “Komunistėt, janė si ai shkopi i rėnė né hale. Nga do qė ta kapėsh tė ndyn.“ I kishin dėnuar tė birin, Nardin, pėr agjitacion e propagandė.
    Né natyrėn e tij ishte ajo veti qė quhet t a k t, qė ėshtė dhe lulja mė delikate e fisnikėrisė.
    Merrej me tė bijėn, Vjollcėn, nxėnėse gjimnazi, qė, nuk ulej tė bėnte detyrat.
    - Pa, eja bija ime! Mė trego mua si i zgjidhni ju kėto problema né shkollėn tuaj? Mbase dini ndonjė mėnyrė mė tė mirė.
    Nisėn e zgjidhėn tėrė problemat e kapitullit…
    … Arriti tė 80-tat, kujtonte e shoqja, Marika. Forcat po e linin dal nga dalė. Mėndja i mbeti gjithmonė gjallė. Ngrihej e shkonte te biblioteka…Tanimė njė bibliotekė me libra tė rralluar.. E kishin spiunuar, mbante libra tė ndaluara. Duhej tė zhdukeshin qė tė mos pėrfundonte dhe Ai né Spaē Ditėn qe kontrolluesit shikonin librat e gazetat né bibliotekė, ato qė kish hequr né njė dhomė tjetėr-digjeshin pėr tė mos ngelur asnjė shėnjė e tyre! Tymi nga saēi né magjirjo ngjitej lart, lotėt xha Vani i gėlltiste poshtė... S’kish ē’bėnte ndryshe pėrfundonte dhe Ai né ato… ingranazhe tė asaj makinerie qė, bluante kocka e kullonte gjak..…
    - Do shkojmė tė votojmė pėr demokracinė- i thanė, atė mėngjez marsi 1992-shit xha Vanit qė kishte ditė qė nuk dilte dot as né oborr..
    Pritni fėmijt e mi! Me njė hop e me pak ndihmė, u ngrit nga krevati. Veshi kostumin... Pa dale tė vė dhe kėtė limodhetėn! Me kujdes e rregulloi me ata gishtrinj qė i kishin mbetur si qirij. E, mori njė qėndrim tė hijshėm!
    Do vij tė votoj pėr D e m o k r a c i n ė. Sa mirė qė ia harrita k ė s a j d i t e!
    Dhe u nis e vate…
    Bota e marrė gjumashe po shihte fundin e saj. Lindi njė mėngjes i ri, pas gjysėm shekulli ēmėndurie komuniste.
    Mėndja e Tij e zgjuar kuptonte ē’momente kalonte vėndi. Politikanėt komunistė kishin p r o j e k t u a r vrasjen e demokracisė. Banda qė kish bėrė tė sajėn ideollogjinė e kuqe, me gjak e kish marrė pushtetin, me gjak e mbajti, , por dhe me gjak do ta dorėzonte pushtetin edhe pse veshi mantelin e demokracisė.. Ajo ėshtė dhe shtet dhe mafi-mafi e kuqe. Ajo tė vret e thotė –vrau veten, tė shtyp me makinė e thotė”aksident”, tė masakron e thotė e vranė pėr flori, tė shan e thotė mė shave, i bėn gjithė ndyrėsitė dhe avuketrit “brillandė” mbushin xhepat. Padrejtėsia lulezon, drejtėsia hesht!
    Arkitekti i shkatėrrimit tė Shqipėrisė Ramizi i partisė, e kish menduar! ”Tė drejtat e njeriut janė diēka brėnda nesh dhe mund tė abuzohet… kurrė nuk do ti lėmė tė marrin pushtetin… nė forma tė ndryshme do t’i ngatėrrojmė me njeri-tjetrin… komunistėt reformatorė do tė zbatojnė strategjinė tonė… Me kėtė strateghi do tė kemi.. ish klasėn komuniste né klasė kapitaliste” (vendimi i byrosė politike, tetor 1988-tė) - Elbete, shqiptarėt janė pak tė ashpėr. Nuk e kuptojnė demokracinė pa njė “ēikė” didakturė, pa i pėrēarė me njeri-tjetrin. Ndryshe do ta kishin vendosur me kohe se, nuk paska mė demokrate se ata!!!
    Para xh. Vanit dilnin pyetjet: a do ta mundojė shumė kolera komuniste kėtė vėnd. Ata qė, kishin tradhėtuar luftėn e nacionalistėve, Kosovėn, e kishin ndėrtuar njeriun e ri, do tė ndryshonin njė ditė?
    I shėrbeu jetės dhe né kohėn qė vdiq.
    Mendonte “komunistet janė si stapi qė ka rėnė né hale”. U nda nga kjo botė duke lėnė pas tė 86-tat. Pati njė fund aq tė natyrshėm dhe tė qetė si rėnia e njė frute tė pjekur.
    Thirri fėmijėt t’i afroheshin i shikoi tė gjithė né sy, me radhė ….
    Po iki nga kjo botė. E mora dhe gėzimin: Nardi m’u bė me djalė. Kjo derė s’do mbyllet.
    Njė amanet kini nga unė! “Kur Kosova tė jetė sé bashku me Shqipėrinė, tė vini mbi varrin tim e tė mė thoni”.
    Kalonte nga brezi né brez jeta por, dhe vetėdija. U besonte tė bijve trashgimninė shpirtėrore qė ai vetė dikur e kish marrė né dorėzim. Trashėgonte atė pasuri qė pėrbėn ndryshimin qė ndan patriotin nga tradhėtari
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 09-05-2009 mė 20:55

  9. #1309
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Nga shteti nė shtet
    Friday, 01-05-2009, 07:40pm (GMT+1) Gazetat: "Zemra Shqiptare"/ "Fjala e lire"/ "Kritika


    Nga shteti nė shtet

    “ E SHKUAR SHIKOHET JO PER TE MARRE HAK POR, PER TE PERMIRESUAR PUNEN NE TE ARDHMEN”
    Dr.Jani Dilo

    Nga Ksenofon M. Dilo

    Radhė…Radhė dhe heshtje.Po heshtje qė flet.. Radhė pėr tė marrė dokumente persekutimi ! Radhė pėr t’i dorėzuar... Po ku, vallė?! Nė shtet?! Heu! Nga shteti,nė shtet ..Ujku pėrpara syve ecėn serbes...dhe i kčrkohen gjurmčt !I kujt ėshtė faji? I zyrčs,apo i zyrtarit..? I lindin trurit edhe pyetje tė tilla retorike... Buzėqeshin ata qė “shihnin dhe qimen nė vezė ...” Buzėqeshin hidhur. Nėnqeshje apo qeshje nėn hundė. Nėn qeshje vrastare...! O Zot,a i dallon dot, kujt i vjen pėr tė qeshur me vuajtjet e pėrlindura prej shtypjes, persekutimit e krimit?
    Veēanti e ēuditshme: Radha qetėsi,investim nė ekuilibrin e tyre shpirtėror. Ustallarčt e vjetčr helmojnč higjenėn demokratike.Ata sikur nuk kanė tjetėr punė veē me pak fjalč t‘i thonė tė persekutuarit:shtrohu, pėrshtatu me faktin, me fatin...! Dhe e mbytin me shpresa !Po,kanė arsye..flenė syhapur e pėrpiqen tė shohin realisht atė shumėēka qė e ndiejnė vetėm nė ato pak sekonda pėr ēfarė shikojnė nė ėndčrra, qoftė dhe pėrsėritur nėpėr netėt e zymta tė njč prtitshmėrie tė zgjatur...
    Ndryshe pse duhet lejuar vazhdimėsia e radhės…..kjo lėvozhgė e ngjitur nga e kaluara, qė mban me vete nota poshtėrimi,abuzimi me doza tė pagėlltitshme, por mbytėse... ?! Demokracia kėrkon me vepra tė sinqerta vėllazėrore tė afrohen zčmrat shqiptare e jo tė lėndohen mė tepčr nga ē’ janė lėnduar! Shėrimi i dobėsive tė trashėguara nuk na diskrediton.Na lartėson.Jo tė thuhet do tė vendosim drejtėsinė nė jetė...Dhe, drejtėsia veē nė mos mundtė,se s’lė gjė pa bėrė! Spekullimet morale janė bėrė modė! E vėrteta dhe dashuria s’marrin frymė.
    Janė ata qė nuk heqin dorė nga formacionet komuniste dhe duan qė ndryshimet tė jenė sipėrfaqėsore,diku anakronike,pėr tu quajtur demokratike. Janė ato monstra qė pengojnč reformat me synimin demonian qė ish tė vuajturit tė mos kenė kushtet e nevojshme tė lirisė ekonomike, njerėzore, politike, po tė kenė reformat vulėn e xhambasllėqeve,tė pazarllėqeve,tė pėrēarjeve,grindjeve...Janė ata qė,njeriun nuk e duan tė jetė krijesė e lirė e Zotit,po tė jetė vegėl e thjeshtė e shtetit e partisė. Janė ata qė Padrejtėsinė e duan tė lulėzojė, kurse Drejtėsi e dėshirojnė tė heshtė, deri sa e vjedhura t’u bėhet pronė, degėve t’u fshihen rrėnjėt e vrasejeve - dėshmitė! Kėta komedianė tallen me tė drejtat e njeriut,shkelin tė drejtėn e jetės sė tij .. Kriminelin e duan tč lirė, tė drejtėn tė burgosur !Atlasi i kurmit tė persekutuarit flet shumč pėr tė...
    Tė burgosurit nė radhė… Radhė qė shtohen e diē na kujtojnė kur dyqanet e bukės e vitrinat e shitoreve ishin bosh... radhė qė thyen dhe monotoninė e saj. I dčnuar ,dhe ai,qė kaloi nė krime vet-padronin! Dhe pėr kėtė ai nuk e fali ! Tani ata kanė stilin e tyre tė rrėfimeve.Kėshillojnė e pėrgjėrohen qė kanserin e kuq ta shčrojmč me aspirina..As u shkon ndėr mend qė truri i tyre do larė nga kanseri i kuq. Shpirtin duhet ta pastrojnė..Proverbi jo i vjetėr thotė: “Ai qė merret nga polici lirohet.Ai qė merret nga hoxha e prifti,nuk kthehet mė”. Kuptohet ekzekutuesi ėshtė ordiner,po padroni ,mjeshtri, urdhėruesat qė bėnin gjėmėn ku janč ? !
    A thuaj nuk ėshtė tallje! Po Zoti s’duron tallje. Vrasėsi ka vetėm njė emėr,KRIMINEL ē’ngazėllim djallėzor! Vihet drejtėsia nė shėrbim tė padrejtėsisė .. A ka radhė tė ēeli gonxhe mirėsie dhe dashurie? A po “harrohet” plaga tė mjekohet pėr njė shėndet tė vėrtetė qė do tė thotė sadizėm, si nė vrasjen e tė burgosurit politik, Fore Pocoli (nė Leusė tė Pėrmetit)…etj, tė dėnohen e jo tė afroheshin nė Tiranč !!! Nuk ėshtė rrezik tė vihet dorė sinqerisht mbi tė metat, po duket mjaft delikate kur mbahet gjarpri nė gji…!
    Me tė drejtė del dhe pyetja: Mos vallč krimi, hipokrizia, paskan mbi njerėzit me pushtet (nč tranzicion) nga e drejta ? Kush dredhon pyetjen vjedh tė vėrtetėn. Hesht drejtėsia.Livadhisin kriminelėt. Si njera,tjetra shkatėrrojnė.
    Kujdes, komedianė!ngushčllim i oratorisč sé damarčve tč Enverit. Boll po talleni me ironi me tč drejtėn e njeriut e i shkelni tė drejtėn e jetės! Mjaft mė! Akoma nuk po vini dot dorė sinqerisht mbi turpe tė tilla; po mirrni pėr sistem hipokrizinė,e pėr parim diktaturčn e rrugčs. Kurse pėr ideal kini pikėpamjet antivėllazėrore, antishoqėrore, antishqiptare …Ku u shpie fantasia e sėmurė delirante? . “E kaluara shikohet pėr tė pėrmirėsuar punėn pėr tė ardhmen,e jo pčr tč marrč hak” Aisbergu lėviz tėrė madhėshti,pikėrisht sepse njė pjesė e tij qėndron mbi ujė.Mė e rčndesishmja, ajo qč vlen, tė nėnkuptohet …” Bota črhtč e atyre qč digjen dhe jo e atyre qč ngrohen .

  10. #1310
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Na kenaqe sot,dhe pa paguar,kenaqet njeriu mjafton nje tregim.

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Dhe E Drejta Ndėrkombėtare
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-06-2010, 09:22
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. KUR'ANI nė gjuhėn shqipe
    Nga RaPSouL nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  4. Vilson Ahmeti tregon..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2006, 03:06
  5. Kushtetuta e Medines
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-11-2006, 10:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •