
Postuar mė parė nga
EDilo
[COLOR="Blue"]DIKU ME PARE,KEMI THENE SE DO SHKRUAJME "VAJE" , KETO VARGJE TE GDHENDURA ME AQ MJESHTERI E DHIMBJE NGA CAJUPI YNE I MADH:
Qe diten qe vdiqe, qekur s'te kam pare,
lote qe kam derdhur ,s'me jane dhe thare!
Shume vjet u bene, sot u mbushen dhjete,
qe kur me ke lene dhe s'te sho nde jete!
Nde c'kopshte me lule ke qendruar valle?
S'te vjen keq per mua? S'te vjen mall per djale?
O engjell i bukur, mos meno ne bote ,
ktheu te te shome , te na mbeten lote.
S'rrojme dot pa tyne, ti si rron pa neve?
Motemot qe rrojtim bashke s'me hurreve.
Atje tek rri jane qipariz' e varre...
Ktheu te te shome ,mos na le per fare!
Mos na le te gjore ,me zemer te ngrire,
ktheu te gezonesh kur te shoc te bire:
e ke lene foshnje ,tani u be burre ,
s'arrite ta rritje, s'te ka pare kurre!
Per ty shume here coc do te me thote,
po s'munt t'i pergjigjem se me mbytin lote!
Kthej koken menjane dhe veshtroj perpjete,
duke psheretitur te Zot' i vertete.
O Zot i vertete ,s't'erdhi keq per djale,
kur imore memen dhe me le te gjalle?
Te me keshe marre do te qe me mire
dhe te rronte mema te rritej te bire.
Me se rrojne foshnjat? C'i rrit cilimite?
Dashuri e memes dhe perkedhelite.
O Zot , te jam fale, mos me le te mjere,
dergom'Evgjenine ta sho dhe nje here!
--Pse s'kuvendon mire, mor punebardhe,
cili vdiq nje here dhe prape ka ardhe?
Gjith' humbasen gruan, memen a babane ,
po ata qe mbeten si ti nuke qane:
te vdekurin lote s'e bien ne jete,
po lutu dhe falu te rric djalen vete.
Doje drit' o Qiell, more driten time
dhe ma mbushe jeten plot me hidherime !
Tani rroj pa shprese,ndaj s'dua te rroj,
sa dhe Perndine tani s'e besoj!.................................................. ...............[/COLOR].................................................. .............
Krijoni Kontakt