Close
Faqja 53 prej 153 FillimFillim ... 343515253545563103 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 521 deri 530 prej 1521
  1. #521
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    mall mall mall maaaaaaaaaaaall

    SERAFIM:

    Mall..., s'kam vetem per Zagorine,
    Po per gjithe Shqiperine,
    An' e kend ta shoh nje here
    Si ne dimer e pranvere....

    Te shoh vendet bukuroshe
    Te shetis qoshe me qoshe
    Nje dite te pushoj ne fshat
    Ne vreshtat e mia ,lart....

    Te pi uje Llagaturati
    Te shijoj nje lakror saci...
    Uje te pi dhe tek Gjineci...
    te shijoj kukurec ,me dhjame keci...


    Te dal ne Carrok ,ne hije...
    Fushes Sheperit te mbledh arre dhe lajthi-e
    Ne Bambull , te fle pak gjume
    Peshqit te levrijne atyne....

    Ne Cajup une te shkoj,
    Shkembn' e Zhejit te shikoj...,
    ujt' e Bratit te shijoj,
    Papalepurin s'e harroj....

    Ne Topove kur te kaloj
    Tek Rrapi i madh te pushoj.
    Te sodis gjithe Zagorine
    Te marr ere trendeline......
    Andej te shoh bukurine
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 01-10-2008 mė 12:40

  2. #522
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2008
    Postime
    121
    KUJTIME PER KOHEN E SHKUAR

    Kur lexoj Cajupin
    Kujtoj tjeter bote
    Njerez te sinqerte
    Edhe patriote

    Qe deshen vendlindjen
    Qe deshen atdheun
    Qe nderonin trimat
    Edhe Skenderbeun

    Ndihmonin shoshoqin
    Nderonin te vjetrin
    Kurre su shkonte mendja
    Te hanin njeri tjetrin

    S'mbaronin vizitat
    Nefesta gezime
    Askush s'te nderhynte
    Ne jeten intime

    Ishin zemer bardhe
    Te mencur te zgjuar
    Po tani c'ndoth valle?
    Pse kane ndryshuar?

    Sheh njerez te ftohte
    Me koken menjane
    Edhe njeri tjetrit
    Me hile ja kane

    Miletit te shkrete
    I iku gezimi
    Se kudo qe shkonte
    Ishte sigurimi

    Dhe ne qofte se ishe
    Pak i deklasuar
    S'duhej te gaboje
    Se kishe mbaruar

    Duhej qe te ishe
    Shelegu i bute
    Te beje c'te thoshnin
    Mos t'i vrisje trute

    Duhet te mohoje
    Gjyshin dhe xhaxhane
    Per ndryshe do mirrje
    Spacin dhe kalane

    S'e kishin per gje
    Te gjithe ata horra
    T'ihiqnin dhe plakut
    Bastunin nga dora

    Kur njeriu yt
    Ikte nga kjo jete
    S'te qasej njeri
    Ta varroje vete

    Njerezve me te mire
    Patriote me vlere
    Ju c' varrosen kockat
    I hodhen ne ere

    Nuk gjendej e drejta
    Ndershmeria s'shkonte
    Frika dhe dyshimi
    Kudo zoteronte

    Ne s' ishim te tille
    Nga dolli kjo fare
    Se gjera te tilla
    Nuk ishin me pare

    Nuk mendohej kurre
    Keshtu Zagoria
    Gjithmon egzistonte
    Paqja dashuria

    .THIRRJE.....!

    Ku ini o zagorite
    Dilni nga ku ini fsheur
    Mos valle <demokracia>
    Ju ka bere si te dehur.

    Mblidhuni te diskutojme
    Dhe hallet bashke t'i qajme
    Te forcojme dashurine
    Se bashku s'kemi c' te ndajme


    LAKRORI



    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lakrori21 : 01-10-2008 mė 15:59 Arsyeja: KORIGJIM

  3. #523
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Njerezve me te mire
    Patriote me vlere
    Ju c' varrosen kockat
    I hodhen ne ere

    zagorite
    Dilni nga ku ini fsheur
    Mos valle <demokracia>
    Ju ka bere si te dehur.

    LAKRORI

    MORE PO CFAR SHKRUANI KESHTU,PO VAZHDUAT SIC E KENI NISUR JU ARMIQ TE PARTIS,JO QE NUK DO KET ZAGORIT QE TE DALI,PO AS PERMETAR E GJIROKASTRIT.NDRYSHONI RRUGE SE PERNDRYSHE DO TI BOTOJE GAZETA E PAVARUR KOMUNISTE ZAGORIA O SHOQATA E TE PERNJEKURVE SPIUN POLITIK CAJUPI.NDRONI RRUGE SA SESHT VON,SE ME TE THATIN DIGJET EDHE I NJOMI.
    (njeri me budalla se kush e ka ncjer kete shprehje nuk duhet te kete,sikur te kishte nxjere nje shprehje tjeter tip po hodhe patatet ne uj te perveluar dalin te ziera edhe mund ta kuptoja)PO PSE BUDALLENJ JAN TE TJERET QE NUK SHKRUAJN,E MBAJN PERBRENDA GJITH MLLEFIN,RRIN E ULERIJN SI QEN TE RAHUR,PO NUK BEJNE SI JU,KAN DINJITET TE TJERET E KAN NGRENE ME BUK,NUK JAN SI JU.MOS HARONI SE KUR TE VI PRAP KOMUNIZMI E PARTIA,KETO GJERA DO TI PAGUANI.
    ROFTE PARTIA
    ROFSHIN SEKRETARET E PARTIS E KRYETARET E KOOPERATIVAVE
    CTHOT PARTIA BEN POPULLI E CTHOT POPULLI BEN PARTIA

  4. #524
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    FILLOZOFI

    NJERIU NUK E PERDOR KUR LIRIN QE KA
    PER TE SHPREHUR MENDIMIN E LIR
    DO PASTAJ TA KOMPENSOJ DUKE KERKUAR LIRIN E FJALES.

    soren kiekegaard

    NJEREZIT KAN DHURAT FJALEN
    JO PER TE FSHEHUR MENDIMI QE KAN
    PO PER TE FSHEHUR FAKTIN QE NUK E KAN

    soren kiekegaard

    FRIKA ESHT MARJAMENDSH E LIRIS

    soren kiekegaard (fillozof danes) 1813 1855

  5. #525
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2008
    Postime
    121
    Citim Postuar mė parė nga Lakrori21 Lexo Postimin
    THONE QE TE QESHURIT TE BEN MIRE DHE TE GJITHE E KEMI NEVOJE LE TE LEXOJME KETE POEZI TE TE MADHIT TONE A. Z. CAJUPI QE ME PARE KA QENE E CENSURUAR DHE SHUME PAK NJEREZ MUND TA DINE

    KENGA E KANDARIT


    Grua po prishet kandari
    S'eshte me ai i pari
    Qe qendronte dite e nate
    Gati si barut i thate

    Qe punonte dimer e vere
    Pa u lodhur asnjehere
    Qe ishte i lehte si flete
    Qe mbante kryet perpjete

    Qe turrej si trim ne balle
    Qe kapte zocken te gjalle
    Qe rropatej neper shpella
    Ku ishin me te thella

    Tani s'e di se cka pesuar
    Here here rri menduar
    Kur ben ftohte e acar shume
    Struket e bie ne gjume

    Ndonese eshte i permalluar
    Gjuetine e ka rralluar
    Kerkon belushka te ngrohta
    Shijon shalushka te plota

    Dhe me to sa guduliset
    Fillon celet kapardiset
    Buckoset e i qesh nuri
    Edhe merr pamje prej burri

    Pastaj fillon nga zanati
    Si e ka bere dhe i jati
    Dhe rreshqet vrull si ngjale
    Drejte vendlindjes nga ka dale


    Kenga e kandarit No2
    Grua, lere se c'me gjeti
    nuk me bindet me aleti
    bandilli qe cante rete
    me s'e ngre koken perpjete


    Vjet si kale turfullonte
    grate e fshatit kur shikonte
    tek i shihte p.icken e zbuluar
    sulej si qen e terbuar

    I pushtonte vete te ghitha
    zgavra, shpella, guva, verra
    fryhej si nje patllixhan
    kur shikonte nen fustan

    Sa i vinte mend zanati
    e uronin grate e fshatit
    po sot c'ka qe eshte i merzitur
    trup e shpirt i rraskapitur?

    Shiko cupat siseplota
    me shale te buta e te ngrohta
    nuset e bardha si bora
    qe s'te shpetonin nga dora

    Grate e reja sisemedhate
    qe i nderroje cdo nate
    dhe s'leviz te behet burre
    po mbeti vetem per shurre


    Ah moj grua, moj e ngrate
    mbeti burri koqethate
    megjithemend nuk te ngop dot
    po dikur s'kam qene si sot

    Isha trim, djale i hedhur
    pak usta dhe per te zgjedhur
    buzeqeshja me te tera
    mjafton qe tu hante verra

    Vec me shume doja grate
    vithegjerat, sisemedhate
    edhe cupat shume i desha
    nuk i lija virgjeresha



    Po te mbeteshin me barre
    i therja, u beja varre
    nuset e reja me naze
    i haja si qofte taze

    U ndukja siset me dhembe
    sa ngrihej fshati ne kembe
    isha bej, me nam e toka
    beja sic me thoshte koka.


    Me Zagori qesh dere e pare
    me sejmen e hyzmeqarit
    kisha kuaj, lope e dhene
    dhe gra me shume se qene
    Vete i ujdisja te tera
    c'me tha koka e s'i bera?

    Ne Europe s'lash vend pa pare
    kuplarate i mora mbare
    Shijova bjondet gjermane
    meskeputurat persiane

    rreth e qark iu solla botes
    po ne France lash ment e kokes
    Kush te doje ta provoje
    e mernin mikun ne goje

    ne Stamboll mos shkofsha kurre
    bashkohej burri me burre
    Thone se eshte ves i shemtuar
    ah, do vdes pa e provar

    se tani kjo pune e pati
    u mplaka, me la takati
    Te qaj hallin xhan o grua
    nuk ke faj qe s'fle me mua
    te jap fjalen, te betohem
    se neser do vizitohem

    Preje burro, beje pace
    s'vjen rinia me ilace
    brodhe gjersa u kepute
    ku gjete vrime, u fute

    Dhe tani me lot me mpake
    u martove kur u plake
    hiqmu qafe, nuk te dua
    s'meriton te flesh me mua

    Jam e re, me zien gjaku
    s'me ngop nepsi i nje plaku
    u mundova te ta ngre
    s'qe e thene, po te le

    Ta lava me uje te ngrohte
    por c'e do, mundim i kote
    ti je plak, te gjithe e dine
    s'ndizet zjarri pa benzine!!!!

    FUND

    DERGOJA NJE MIKU__________________
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...
    SHUME HUMORISTIKE

  6. #526
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    FILLOZOFI

    SA HER VDES NJE NJERI
    ESHT UNIVERSI I GJITH QE SHKATROHET
    E KUPTOJM VETEM ATEHERE KUR IDENTIFIKOHEMI ME ATE NJERI.

    karl popper

    KUSH DO TE THOT NJE GJE TE RE E TE RENDESISHME
    MUNDOHET QE TE TJERET TA KUPTOJN
    DHE BEN CESHT E MUNDUR TE SHKRUAJ NE MENYR TE THJESHT QE TE TJERET TA KUPTOJN
    ASGJE SESHT ME E THJESHT SE SA TE SHKRUASH TE PAKUPTUESHMEN

    karl popper

    KUSH MESON QE JO ME LLOGJIK
    PO ME ADHURIM SENTIMENTAL DUHET TE QEVERISESH
    HAP RRUGEN ATYRE PERSONAVE
    QE QEVERISIN ME URREJTJE.

    kakl popper austriak 1902 1994

  7. #527
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    FILLOZOFI

    KUSH KERKON TE PRISH NJOHURIT PER DHIMBJET
    DO TJU HEQI DHE NJOHURIT MBI KENAQESIT
    E NE FUND DO TE MBOSHTI NJERIUN

    michel de montaingne

    GJERAT NUK JAN SHUM TE DHIMSHURA O TE VESHTIRA PER TE QENE
    ESHT DOBESIA DHE FRIKA QE I BEJN TE TILLA

    michel de montainge

    BESIMI NE MIRESIN E TJETRIT
    ESHT PAK A SHUM TESTIMONJAC E MIRESIS QE KENI

    michel de montagne

    KA INJORANC ANALFABETI E KA INJORANC DOKTORI

    michel de montaigne

    KUSH DO TI MESOJ NJEREZVE SE SI TE VDESIN
    DO TI MESOJ ATYRE SE SI TE RROJN

    michel de monagne francez 1533 1592.

  8. #528
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    UJKU DHE QENGJI

    Nje qengj pinte uje brenda ne perrua,
    nje ujk e kish pare dhe ju aferua.
    -Pse trumbulon ujet? thirri gjaketori,
    se ,kur e pa,qengji nga frika permori.
    - Ujet vete poshte, ti pi permi mua,
    thot qengj' i mjere , qysh u trumbulua?
    -Jane gjashte muaj, pse me keshe share?
    -Une s'keshe lere, ku te te keshe pare?
    -Per Zone, tha ujku, ati yt me shau!
    Dhe u hoth e zuri dhe me dhemb' e cau.

    Andon Cako Cajupi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 04-10-2008 mė 13:41

  9. #529
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    SERAFIM DILO;2036167]Me qe flet per Pellazget.....

    PELLASGET-SHQIPETARET
    (1897)

    Ishte nje dite
    Qe pellasgjite
    Posi nje drite
    Mbuluan dhene;
    Duall ng' Asia
    Si mizeria
    Dhe me ania
    E hodhe dene.

    Pas pake here ,
    Duke perzjere
    Ca me te tjere ,
    Bene elinet,
    Dhe duke ndare
    Syresh nje fare,
    Si ka te ngjare,
    Beri llatinet.

    Edhe te tjeret
    E me te ndjeret,
    Te paperzjeret,
    Pellasgjinj mbene;
    Maqedhoninjte
    E ilirinjte
    E mollosinjte,
    Gjith' ata qene.
    Dhe ata jane
    Prinderit tane,
    Pastaj na thane
    Na shqipetare;
    Mundim te themi
    Ne ata jemi,
    Ate gjak kemi ,
    Si dhe shtypare.(pamjen).

    Thot' Herodoti,
    Ne Tomor zoti
    Shtepi qemoti
    Kishte Dhodhone;
    Eshte me e vjeter
    Ngaha cdo tjeter,
    Shume me teper ,
    Kjo gjuha jone.

    Ne kurdohere
    Burra te ndjere
    Edhe te vlere
    Jemi treguar;
    Me Grekerine
    Dhe me Persine,
    Me gjth' Asine
    Kemi leftuar.

    Me Leken vame
    Muntme Darane,
    Daten' i dhame
    Gjithe Asise;
    Burr' u deftyem,
    Te gjith' i thyem ,
    Permbys e kthyem
    Fron ' e Persise.

    Te tere dhene,
    Den' e sterene,
    Sa kombe qene
    Ne kemb' i vume ;
    Dhe mbreteruam
    Kudo qe shkuam,
    Tekdo leftuam ,
    Vendin ' e zume.

    Me Pirron vame
    Romes ' i rame ,
    Llatint' i vrame
    E i tmerruam;
    Me Skenderbene
    Turqve sa qene
    U dhame dhene
    Edhe i dbuam.

    Kush i goditi
    Posi petriti
    E i cfiliti
    Turqit , barbare?
    Bota s'kuxonte
    Qe t'u qendronte,
    Po kush leftonte?-
    Ne shqipetaret.

    Pastaj u ndruam ,
    Se s'kupetuam
    Dhe nuk' e cquam
    Te miren tene;
    Gjakne per bote
    E derthme kote,
    Njeri c'te thote?_
    Nuk' ishte thene!

    Mbajtme Turqine,
    Ngjallem Greqine,
    Ndihm' Italine.
    Po Shqiperine?
    Pse s'u munduam?
    Per ke luftuam?
    Neve c'fituam?
    C'kemi tanine?


    NAIM BEJ FRASHERI, (VEPRA TE ZGJEDHURA, FAQE 251-254)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 04-10-2008 mė 14:18

  10. #530
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Gjitoni Trim
    Rronte ne nji katund nje plak i mire ,po shum i varfer; te hollat i a kishin vjedhure, gruaja i kishte vdekur , e ai i mjeri dergjej ne shtrat i semure. Fshataret e tij e veshtronin e e kishin kujdes se u vinte keq per te; pra per dite i dergonin buke e gjelle e keshtu plaku i shkrete e harronte pakez vobesin e tij.
    Nje mbramje ra zjarri nde nje shtepi afer shtepies se plakut. Te gjithe kercyen te shuanin zjarrin,po nuk e shuanin dot; zjarri perhapej edhe me teper e pas nje cike flaka arriti edhe shtepien e plakut.
    Fshataret mundoheshin e veshtronin seicili per shtepin e tij , e asnjerit s' i binte nder ment per te mjerin plak. Atehere po kthehej nga puna edhe nje burre qe e kishte shtepine ngjitur me ate te plakut , e, kur pa se te dy shtepite kishin marre zjarr, u- kujtua me nje here per te semurin e tha: o dereziu plak, qe do te digjet mbrenda e do te behet shkrum! Esht mekat i math t'a le n 'ate rrezik! E, duke thane keshtu, u- hodh ne shtepi te plakut e nuk veshtroi fare rrezikun e vet as te shtepis se tij.
    Flaka e zjarri e kishin rrethuar shtratin e te mjerit plak; nje tra i madh po digjej mbi krye te tij, e per nje cike do te keputej e do t'i binte siper.Gjitoni trim pa u- trembur fare hyri ne tym e ne flake, rrembeu plakun me krah, e nxorri jashte dhe e shpetoi nga vdekja e sigurt.Kerceu pastaj ne shtepin e vete qe te mund te shpetonte rraqet, por ishte vone:flaket e zjarri ishin perhapur ne te kater anet e shtepis e njeri s'munt te qasej me aty. Shtepia e plackat , te tera u dogjene u- bene hi, po burri trim kishte gezimin qe i shpetoi jeten plakut.

    SHKEPUTUR NGA "KENDIME PER CUNAT", VJETI 1904

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Dhe E Drejta Ndėrkombėtare
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-06-2010, 09:22
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. KUR'ANI nė gjuhėn shqipe
    Nga RaPSouL nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  4. Vilson Ahmeti tregon..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2006, 03:06
  5. Kushtetuta e Medines
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-11-2006, 10:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •