
Postuar mė parė nga
EDilo
Vitet kalojne , e ne mendoj kemi per detyre qe te kujtojme me respekt e mirenjohje Mesuesit tane , qe ishin aq te perkushtuar dhe te mire . Do permend mesuesit e Shkolles 8-vjecare Andon Zako Cajupi,ne Sheper, ne vitet kur une kam qene nxenes, ne kete shkolle, kujtoj qe harriti nje rekord per vite e vite me radhe , me nje kalueshmeri 100%, duke u bere shembell ne Republike! Plot respekt , kujtoj mesuesin e klases t'ime te pare , te mirin Qirjako Konomi, qe na i mesonte aq bukur Abetaren dhe me von Kendimin; gjithashtu me mbrapa ne kl. te dyte deri ne te katert Mesueset e mrekullueshme Amalia Pali e Folite Kulo,(per pak kohe na ka dhene mesim dhe Kico Muci); per te kaluar ne "unike" sic i thoshnim, ku jepnin mesim mesues po aq te mire si Evjen Peri, Vangjel Xhamballo, Thimjo Peci, Simo Peri, Jorgo Telo, Liri Kagjini, Anthokli Cajupi,Dhame Capi, Aristidh Muzha, Timoleo Caca, Foto Mandili, Aristomen Mandi, etj. Lavdi dhe respekt per gjithe sherberstaret e mesimdhenies !
Krijoni Kontakt