Close
Faqja 72 prej 153 FillimFillim ... 2262707172737482122 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 711 deri 720 prej 1521
  1. #711
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Citim Postuar mė parė nga Lakrori21 Lexo Postimin
    Mos u ngrys prej deshperimit
    Nese jeta te genjen
    Hesht ne ditet e mundimit
    Rishtas dit'e gazit vjen
    Pushkin

    [COLOR="Blue"]Ah sa te mrekullueshme keto vargje te Pushkinit , poetit te math Rus, qe me kujtuan rinine time aty ne Sheperin e bukur,kur i lexoja dhe me ipnin kurajo per jeten...!
    dhe strofa tjeter me sa kujtohet :
    ..........................................
    "njeriu me te ardhmen rron
    ker gjithcka papritur shkon
    per te shkuaren mallohet."COLOR]
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 06-11-2008 mė 00:41

  2. #712
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Citim Postuar mė parė nga EDilo Lexo Postimin
    [COLOR="Blue"]DIKU ME PARE,KEMI THENE SE DO SHKRUAJME "VAJE" , KETO VARGJE TE GDHENDURA ME AQ MJESHTERI E DHIMBJE NGA CAJUPI YNE I MADH:

    Qe diten qe vdiqe, qekur s'te kam pare,
    lote qe kam derdhur ,s'me jane dhe thare!
    Shume vjet u bene, sot u mbushen dhjete,
    qe kur me ke lene dhe s'te sho nde jete!
    Nde c'kopshte me lule ke qendruar valle?
    S'te vjen keq per mua? S'te vjen mall per djale?
    O engjell i bukur, mos meno ne bote ,
    ktheu te te shome , te na mbeten lote.
    S'rrojme dot pa tyne, ti si rron pa neve?
    Motemot qe rrojtim bashke s'me hurreve.

    Atje tek rri jane qipariz' e varre...
    Ktheu te te shome ,mos na le per fare!
    Mos na le te gjore ,me zemer te ngrire,
    ktheu te gezonesh kur te shoc te bire:
    e ke lene foshnje ,tani u be burre ,
    s'arrite ta rritje, s'te ka pare kurre!
    Per ty shume here coc do te me thote,
    po s'munt t'i pergjigjem se me mbytin lote!
    Kthej koken menjane dhe veshtroj perpjete,
    duke psheretitur te Zot' i vertete.
    O Zot i vertete ,s't'erdhi keq per djale,
    kur imore memen dhe me le te gjalle?
    Te me keshe marre do te qe me mire
    dhe te rronte mema te rritej te bire.
    Me se rrojne foshnjat? C'i rrit cilimite?
    Dashuri e memes dhe perkedhelite.
    O Zot , te jam fale, mos me le te mjere,
    dergom'Evgjenine ta sho dhe nje here!
    --Pse s'kuvendon mire, mor punebardhe,
    cili vdiq nje here dhe prape ka ardhe?
    Gjith' humbasen gruan, memen a babane ,
    po ata qe mbeten si ti nuke qane:
    te vdekurin lote s'e bien ne jete,
    po lutu dhe falu te rric djalen vete.

    Doje drit' o Qiell, more driten time
    dhe ma mbushe jeten plot me hidherime !
    Tani rroj pa shprese,ndaj s'dua te rroj,
    sa dhe Perndine tani s'e besoj!
    .................................................. ...............[/COLOR].................................................. .............
    kryeveper,kryeveper.

  3. #713
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Bravo Eduart,per Poezin Vaje.tani Mund Te Shkruash E Te Thuash Cfar Te Duash,edhe Sekretar Partie Mund Te Behesh,te Falet.
    Eshte E Vetmja Vjersh Qe Eshte Me Lart Se Sa Poezia.

  4. #714
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Kierkegaard.

    Duhet Ta Shijojme Jeten;por Kondicjoni Per Kete Shijim E Gjejme Ne Individin Vet,po Ne Menyre Qe Te Mos Jet Vene Nga Ai.keshtu Pergjthshisht Personaliteti Eshte I Plotfuqishem Si Dhe Talenti...mbase Nuk Rihet Ndaluar Tek Talenti E Ne Paprituren E Tij,duhet Edukuar Ne Te Gjitha Menyrat,por Kondicjoni Per Sodikfaksjonin Ne Jete Eshte Talenti Vet....ne Deshire Individi Eshte I Menjehershem,edhe,se Persa Kenaqesia Eshte E Rafinuar,e Rikerkuar,e Studjuar,individi Eshte Gjithmon Ne Te Si I Menjehershmem.kush Shijon Eshte Ne Momentin,edhe Se Persa Shumhereshe Te Jet Kjo Kenaqesi,ajo Eshte Gjithmon E Menjehershme,sepse Eshte Ne Moment.per Kete Te Jetosh Per Te Kenaqur Te Gjitha Deshirat Eshte Nje Pozicjon Shume I Rafinuar Ne Jete,dhe,fale Zotit,eshte E Ralle Ta Shohesh Te Realizuar Komplet Per Shkak Te Veshtersis Se Jetes Tokesore Qe I Jep Te Tjera Gjera Per Te Menduar Njeriut......

  5. #715
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    LETER NENOKES SIME

    Gjalle je, nenoke? Edhe une Gjalle jam.
    Shendet me pac, shendet!
    Drite u befte kjo mbremje
    E lume Izben tende qe me mall me pret.
    Thone qe je ligur e je tretur.
    Nga meraku im,po nuk ankon.
    Se, peshtjelle me nje shall te vjeter,
    Fillikat rruges shpesh kalon.
    Dhe kur mugetire e kalter bie.
    Nje vegim i zi te kall ty frike,
    Sikur ne nje sherr diku ne pije,
    Vjen dikush e ma keput me thike.
    Kot,e dashur,vuan kaq, besome,
    Brengat t'i fanitin keto nder sy.
    S'jam aq pijanec i lige sa c'thone ,
    Si do vdes pa te pare ty?
    Une jam po foshnje , si nje here ,
    Dhe nje shprese vec ushqej ne gji:
    T'iki nga ky tym e kjo potere
    Te shtepiza jone aty te vij.
    Dhe do vij , kur kopshti yne i bardhe
    anekend vishet me blerim:
    Vetem ti, si tete vjet me pare ,
    Mos me zgjo aq heret ne agim.
    Mos e zgjo ate qe shkrumb
    ju bene endrrat e moshes plot hare.
    Me ka vrare jeta mjaft, o nene,
    Dua vec te shlodhem e te fle.
    As ti lutemi Zotit mos me thuaj,
    Sikur dikure ne t'arten mituri.
    Ti ke mbetur ngushellim per mua ,
    Drite e pa rrefyer , vetem ti.
    Ndaj merak ti mos m'u be aq teper
    Tek e liga mendjen mos e co,
    Dhe aq shpesh me shallin tend te vjeter,
    Fillikate rruges mos kalo.


    ESENIN

  6. #716
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    KIERKEGAARD.

    HIPOKRIZIA e IRONIA.

    Hipokrizia ben pjes ne fushen e moralit.Hipokrizia sforcohet vazhdimisht te duket e mire,edhe se eshte e keqe.Ironia,ne kundershtim,vendoset ne fushen e metafizikes,e per ironistin duhet vetem te ngjaje i ndryshem se si eshte ne te vertet,se per kete,fshen shakan e tij ne seriozitet,serioziteti i tij ndodhet ne shakan.Keshtu mund ti vij qe te hiqet si i keq edhe se mund te jete i mire.

    Ne fakt,diferenca ndermjet ironis e hipokrizis duket ne faktin qe hipokrizia nuk do qe vet mendimi te kuptohet e te zgjerohet komplet,ndersa kush ben ironi le qe te kaloj ndermjet te qeshures opinionin e tij te vertet.Hipokrizia,domethen,nuk thote ate qe mendon sepse nuk do qe ta gjykosh.Hipokrizia atehere kundershton vetveten sepse nuk do te shprehet te krahasohet me realitetin qe e rethon,sepse nuk ja mban te kundershtoj nje opinion qe ka vertetesi ne bote.Ironia ndjek nje rruge tjeter,kush ne te qeshuren ironike kerkon te njohi distancen qe e ndan nga ajo qe ka thene,nuk mohon ne te,po mundohet ti bashkohet nje realiteti qe i duket sikur i mungojn vlerat.Ironia,domethene,i jep mundesi personit qe te mbaje distance nga ajo qe ka thene,duke u liruar,duke prere uren qe e lidh me lealitetin qe e njeh me mungese e pa vlera...

  7. #717
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    KIERKEGAARD

    DESHPERIMI.

    Deshperimi duhet te jet nje semundje vdekjeprurese.Deshperimi eshte nje semundje e shpirtit ne"un",e mund te jet e trefisht.Te deshperohesh duke mos qene i bindur te kesh nje "un".Te deshperohesh qe nuk do te jesh gjithmon i njejti.Te deshperohesh duke qene gjithmon i njejti.
    NJeriu eshte shpirt.Po cfar eshte shpirti?SHpirti eshte un.Po cfar eshte un?Eshte nje raport qe te ve ne raport me vetveten,ose faktikishisht,qe i raporti vihet ne raport me vetveten.Po "un" nuk eshte nje raport,po fakti qe raporti futet ne raport me vetveten.NJeriu eshte nje sintetizim i te pafundit e fundit,i momentit dhe i perjetshem,i mundesis dhe i te dashures,domethen nje sintetizim.NJe sintetizim i nje raporti midis dy elementeve.Po ta shohesh keshtu njeriu nuk eshte akoma nje "un".
    Te biesh ne nje semndje vdekjeprurese e te mos vdesesh,por jo sikur te kete shpres ne jete,mungesa e cdo lloj shprese do te thote qe ketu mungon dhe shpresa e fundit,ajo e vdekjes.Kur rreziku me i madh eshte vdekja,shpresohet gjithmon ne jeten,po kur shikohet nje rrezik me i tmershem,shpresohet ne vdekje.Kur reziku eshte kaq i madh qe vdekja te behet shpresa vet,atehere deshperimi lind sepse mungon shpresa qe mund te vdesesh.Per kete te fundit sinjifikim,deshperimi quhet semundje vdekjeprurese.Ky kontradicion i gjynahshem i vdekjes se perjetshme,te vdesesh e te mos vdesesh,te vdesesh nga vdekja o te vdesesh vet vdekjen.Sepse te vdesesh do te tregoj qe gjithcka eshte e kaluar,po te vdesesh vdekjen do te thot te jetosh,duke eksperimentuar vdekjen.

  8. #718
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2008
    Postime
    121
    Serafim mire e ke zene
    Qe shkruan filozofi
    Jane shkrime per te qene
    Na i mban trurin te ri
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lakrori21 : 09-11-2008 mė 20:47

  9. #719
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Citim Postuar mė parė nga Lakrori21 Lexo Postimin
    Serafim mire e ke zene
    Qe shkruan filozofi
    Jane shkrime per te qene
    Na i mban trurin te ri
    Cfar te bejm o Lakror,nuk dime edhe se cte shkruajm.Ti a derbardh shkruaj dy fjal me teper,mir qe shkruan rralle po shkruan dhe pak,se do na marrin per gjirokastrit......

  10. #720
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    POEZIA ATDHEU SHKRUAR NGA I MADHI NAIM BEJ FRASHERI

    O atdhe! me je i dashur sa me s'ka,
    Me je nene,me je moter e vella.
    Nga c'ka rrotull me i shtrenjti ti me je,
    Je m'i miri nga cdo gje qe ka ky dhe.
    Ty perdite nena ime te ka pare,
    Dheu yt ne fund ate e pati marre,
    Numeruar t'i pat lulet syr' i saj ;
    Tek ti lindi , tek ti vdiq ajo pastaj.
    Ti ke pare gjyshstergjysherit e mi,
    Dhe eshtrat e tyre tretur i ke ti.
    O shpirt, teje ata kurre s'qene ndare,
    Prane teje paten qeshur, paten qare.
    Nena ime vdiq ,ndaj ty te kam sot nene,
    Nene qe s'ke vdekje kurre , faqehene.
    Dhe pse ha ,o dhe, ti bijt' e tu te mjere,
    Numr' i tyre ne vend mbetet kurdohere.
    Begatoje , o im zot , ti kete vend!
    Falu njerzve mbrothesi ,e falu shend!
    Hi u befshin kurdoher' armiqt' e tij!
    Gaz perjete pacin zoterit e tij!
    I begaty' ,i lulezuar qoft ' ai,
    Nje te ardhme paste plot me lumturi
    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 10-11-2008 mė 21:58

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Dhe E Drejta Ndėrkombėtare
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-06-2010, 09:22
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. KUR'ANI nė gjuhėn shqipe
    Nga RaPSouL nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  4. Vilson Ahmeti tregon..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2006, 03:06
  5. Kushtetuta e Medines
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-11-2006, 10:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •