NGA GAZETA "DIELLI"-VOL NR64 -NR 11,WORCESTER ,MASS. MONDAY,DEC 31-1973,
SHKEPUTIM PJESEN E MEPOSHTEME :
ILIA DILO SHEPERI,DY DHURATAT E TIJA SHOQNIS SHQIPTARE
Ribotimi "Gramatika dhe Sindaksa e Gjuhes Shqipe" prej Ilia DiloSheperit ,me bie ne mend se aji,mesuesi i mesuesve dhe njeriu i ditunis dhe i njerezimit , deri sa qe gjall,i dhuroi dy dhurata shoqnis Shqiptare , njana ma e mire dhe ma e vlefshme se tjetra: Gramatiken dhe Sindaksen e Gjuhes Shqipe dhe dy djemte e tij ,Orest dhe Jani.
Vleren e librit e kan peshue,dhe, me plot te drejte ,e kan naltesue ata qe jane mare dhe ata qe meren me gjuhesi.
Un deshiroj te ve ne dukje dhuraten tjeter te ketij edukatori; ate qe e pash , njofta dhe i ndejta prane: dy djemte e tij,Jani dhe Orest.
Te dy ata ne bisedime ,ne sjellje dhe per ma teper ne vepra, lene gjurmat e dy njerezve te brumuem nepermjet te ditunive dhe civilizimit.
Vetem nji shoqeni e pazhvillume dhe e mbrapambetem nuk i kupton dhe nuk i di me i vleftesue keta dy djem , qe jane burrenue dhe jane brumue drejt qellimit per me i sherbye me urtesi dhe me bujari Shoqnis Shqiptare.
Ata , kudo, neper bankat e shkollave, nder detyra , ne miqesina dhe ne perkrahje, i kan zgjate dueret e tyne,edhe kur i kan pase te shkurtueme nga rrethanat dhe nga te papritmet e jetes; i kan zgjate me zemer, drejt te gjithe atyne qe mbajne emna Shqiptaresh.
Ribotimi i "Gramatika dhe Sindaksa e Gjuhes Shqipe" asht nje tjeter veper e vellezenve Dilo; asht vepra e bujaris, deshires dhe atdhedashtunis tyne,te cilet ,tue u moshenue ,bashke me ne te tjeret ,po ia zgjasin dueret e tyne perkrahese edhe atyne qe po rriten ; po i paraqisin librin e mesuesit qe t'a mesojne dhe t'a pervehtesojne edhe ata gjuhen e atdheut te pareve te tyne.
Dy vellezrit Dilo, tuye ribotue librin e babajt te tyne,kane formue nje treshje: babaj me dy djemte ; te tre me librin e mesimit te gjuhes Shqipe ,qe aq shume e deshti babaj dhe po aq shume e dashtunojne dy djemte.
I pergezoj me admirim; me zemer e cfaq lumtenin dhe kryenaltesin qe i njofta.
SHEFKI MIRAKU
NEW YORK, DEC ,1973
Krijoni Kontakt